LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë lidhje keni nëse shkëmbeni mesazhe, video dhe fotografi seksi me partnerin

Ja çfarë lidhje keni nëse shkëmbeni mesazhe, video dhe fotografi seksi me partnerin

Ndër përfitimet e të jetuarit në epokën digjitale është se dy njerëz mund “ta bëjnë atë” kurdo, përmes celularëve apo internetit

Mesazhet seksi, apo në anglisht që njihet si “sexting” përfshijnë edhe dërgimin e videove dhe fotografive seksi.

Këtë gjë e aplikojnë shumë çifte, por hulumtuesit Rob Weisskirch, Michelle Drouin dhe Rakel Delevi kanë vendosur të shikojnë më thellë në aspektin se përse njerëzit dërgojnë këso mesazhe dhe çfarë thotë kjo rreth lidhjes së tyre, transmeton Telegrafi.


Specifikisht, hulumtuesit janë të interesuar të mësojnë se si shqetësimi në lidhje është faktor në marrjen e vendimeve për të dërguar kësi mesazhe. A vjen kjo nga një vend i komfortit, apo i frikës?

Për të pasur një ide më të mirë të motiveve të tyre, ata i kanë japë 459’të studentëve heteroseksualë të pamartuar një anketim online që ka matur “sjelljet e tyre të dërgimit të mesazheve seksi, angazhimin e lidhjes që nevojitet për të participuar në biseda të tilla, frikën e tyre për të mbetur beqarë etj.”

Duket se personat në lidhje romantike, pavarësisht se sa e gjatë ka qenë lidhja, kanë pasur prirje të dërgojnë mesazhe të tilla, ndryshe nga ata që kanë pranuar se janë beqarë. Veç kësaj, nëse dikush është frikësuar nga vlerësimet negative të partnerit, por kishin pasur afërsi të sigurti me ta, atëherë ata gjithashtu kanë pasur mundësi të shkëmbejnë mesazhe seksi.

Në thelb, kjo do të thotë se njerëzit që janë komod me lidhjet e tyre ndjehen të sigurt të jenë intimë edhe përmes mesazheve.

Ky fakt është kundër hipotezës fillestare të hulumtuesve, të cilët në fillim kishin hamendësuar se shkëmbimi i mesazheve, fotografive dhe videove seksi vjen si pasojë e frikës për ta humbur lidhjen, kur në fakt del të jetë simptomë e një lidhjeje të lumtur dhe të shëndetshme. /Telegrafi/