LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Nuk ka vend për deklarata boshe (Video)

Analistët: Nuk ka vend për deklarata boshe (Video)

Deklarata e sotme e ambasadorit evropian Aivo Orav tregon se negociatat për Përzhinën janë në qorr- sokak, ndërsa ardhja e të dërguarit special Johanes Haaindl dhe Victoria Nulandit do të bëjë presion më të madh mbi partitë të cilat janë pjesë e negociatave të Përzhinës.

Sipas analistit politik, Ismet Ramadani, deklaratat e ambasadorëve të huaj tregojnë se nuk ka vullnet nga liderët politik për të dalë nga kriza politike.
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Lubomir Fërçkovski theksoi se Maqedonia tashmë nuk ka kohë, për siç i quan ai, deklarata boshe dhe të përsëritura, por se priten vepra. Sipas tij, forcat duhet të drejtohen kah formimi i qeverisë së re.
“Në 10 ditët e para të korrikut, pritet që të ketë një qeveri të re, ajo është më e rëndësishme sipas marrëveshjes së Përzhinës. Qeverinë duhet të ndërtojnë të huajt, në aspektin e strukturës së qeverisë, që do të thotë se ato në tryezë duhet të përcaktojë strukturën e ministrive, që duhet të dalin nga kontrolli i partisë, sikur Ministria e Punëve të Brendshme, Financave, Arsimit, Punës dhe politikës Sociale, etj. Kështu që ata mund të jenë mbështetës të Prokurorisë Publike Speciale dhe të verifikimit të listës së votuesve, të cilat janë çështjet tjera prioritare”, theksoi Lubomir Fërçkovski, Profesor Universitar.
Sipas Fërçkovskit, deklaratat e sotme të ambasadorëve të huaj nuk kanë përmbajtje konkrete. Sipas tij, Maqedonia ndodhet në një periudhë kohore, kur politikanët duhet patjetër të veprojnë dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete./Telegrafi/