E përditshmja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një tekst të veçantë rrugëtimit të Kosovës drejt pranimit në UEFA dhe FIFA.
Rrugëtimin e Kosovës “The Guardian” e ka përshkruar me rrëfimin e ish-lojtarit të Feronikelit, Fidan Rexhepi, i cili përjetoi luftën e Kosovës në Drenicë.
“Fidan Rexhepi e adhuronte xhaxhanë e tij [Rexhep Rexhepin]. Gjatë javës ai huazonte këpucët e tij që të luante futboll në Koreticë, duke shpresuar që në njëfarë forme të transmetonte tek të tjerët reputacionin për driblimet e bukura dhe të majtën e fuqishme nëpër fushat e fshatrat e Drenicës”, shkruan “The Guardian”.
Fidan Rexhepi në rrëfimin për “The Guardian”, të cilin e transmeton Koha.net, kujton momentet kur idoli i tij, xhaxhai i tij Rexhep Rexhepi, emrin e të cilit tani e mban stadiumi i futbollit në Drenas, ishte vrarë nga forcat serbe më 12 shkurt 1999.
“Mbase jam me fat që jam gjallë sot, sepse nuk shkova me të”, kujton Fidani çfarë kishte ndodhur atë ditë.
Xhaxhai i tij, Rexha, siç e thërrisnin të gjithë, nuk ishte ushtar i UÇK-së, por i ndihmoi shokëve të cilët ishin pjesë e saj. Derisa voziti disa metra mes shtëpisë së tij dhe dyqanit që kishin në pronë familja e tyre, dy djemtë e tij dhe Fidani kishin shkuar për të skijuar. Kjo ishte hera e fundit që Fidani e pa të gjallë xhaxhanë e tij. Rexha ishte 34-vjeçar.
“Dëgjuam disa zhurma dhe e dinim se diçka nuk ishte në rregull”, kujton Fidani momentet e vrasjes së xhaxhait. “Ne ishim të frikësuar dhe u kthyem në shtëpi. Njëri nga të afërmit e mi erdhi dhe nuk mund të thoshte asgjë përveç: ‘Atje ka diçka, atje ka diçka’”.
“Ne nuk e dinim, por ai e kishte parë Rexhën në rrugë, të gjallë, por duke vdekur. Xhaxhai im më i vjetër shkoi për të parë dhe u kthye, e gjithë familja u mblodh në shtëpi. Më kujtohet një veturë që u ndal në oborr dhe gjyshen time që pyeste se ku ishte Rexha. Dera ishte e hapur dhe ne e pamë se ai ishte i vdekur. Xhaxhai im ishte personi i parë i vdekur që kam parë në jetën time”, kujton Fidani.
Rexha, thotë Fidani, mezi njihej. Ai ishte qëlluar me 20 plumba nga policia serbe, që e kishte ndalë në rrugë dhe e kishin urdhëruar që të dilte nga vetura.
Terrori që kishte përjetuar Fidani si 10-vjeçar nuk u harrua shpejt. Shtëpia u rrethua nga serbët që dyshonin se disa anëtarë të familjes Rexhepi ishin pjesëtarë të UÇK-së. Serbët i kishin kërcënuar se do ta shfarosnin tërë familjen atë natë. Në natën pa gjumë dhe të tmerrshme ishte William Walker, diplomati amerikan, që shpëtoi familjen pas negociatave me serbët. Trupi i Rexhës ishte marrë në Prishtinë kurse pjesa tjetër e familjes shpëtoi, shkruan “The Guardian”.
Stadiumi “Rexhep Rexhepi” gjendet në Poklek, fshat ku ndodhi njëra prej masakrave më të tmerrshme të civilëve shqiptarë vetëm dy muaj pas vdekjes së Rexhës. Sot, shkruan “The Guardian”, shumica e shtëpive të fshatit mbajnë flamurin kuqezi. Futbolli nuk mund të shërojë plagët e luftës, por u jep pak dritë dhe kjo ishte që familja bëri pas përfundimit të luftës, transmeton Koha.net.
“Vendosa se ne duhet të rindërtonim Feronikelin, ta bëjmë të fortë, për hatër të asaj që Rexha bëri paraluftës”, ka thënë Naseri, babai i Fidanit, burrë i sjellshëm që flet me krenari për vëllanë e tij.
“Futbolli ishte jeta e tij dhe iu përkushtua tërësisht klubit. Ai gjithashtu i ndihmoi financiarisht klubit kur liga jonë u nda nga Jugosllavia në vitin 1991 dhe klubi kishte vend të veçantë në zemrën e tij. Kishte shumë emocione për ato që kishte bërë ai, kështu unë së bashku me disa biznesmenë lokalë vendosëm ta financojmë klubin. Fal Zotit, tani jemi në situatë të mirë”, thotë Naseri për “The Guardian”.
Feronikeli prej vitit 2000 e këtej u ngrit shpejtë. Ata nga liga e tretë dolën në të dytën në krye me Naserin që ishte kryetar i klubit deri në vitin 2007. Në të njëjtën kohë Fidani, tani një djalosh i vendosur për ta parë veten në imazhin e xhaxhait, konsiderohej futbollist i talentuar që luajti rol në përmirësimin e klubit, përfshirë kalimin në Superligë në vitin 2012, por dy vjet më vonë ai u pensionua që të përqendrohej në rolin si trajner i të rinjve.
“Gjatë gjithë kohës, unë doja të bëhesha si ai”, thotë Fidani. “Pas luftës unë u përkushtova që të bëhem futbollist. Kur isha 15-vjeç hyra në ekipin e parë dhe ata më dhanë numrin 11, që ishte pensionuar pas vdekjes së Rexhës. Babai më thoshte se e shihte Rexhën te unë, por unë kurrë nuk isha i mirë sa ai – edhe pse të dy ishim specialistë të gjuajtjeve të lira”.
Javë më parë, Fidani dhe Naseri u veshën mirë për një rast të veçantë që nuk e kishin paramenduar.
“Ngado që shkoj në stadium e ndjej në zemrën time se Rexha është me ne”, thotë Fidani.
Feronikeli do të jetë ekipi i parë kosovar që do të shijojë kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ndërsa në kualifikimet e Europa Ligës do të marrë pjesë Prishtina që të shtunën mposhti Dritën.
Naser Rexhepi u ftua që t’i bashkohej ekipit në qendër të fushës së blertë derisa ata ngritën trofeun.
“Më kujtohet zëri Rexhës atë kohë”, kujton Naseri. “Ai thoshte: ‘Nëse unë vdes për këtë vend, për këtë shtet, lëri gjeneratat e reja të luajnë futboll’”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Capello shpjegon se çfarë i duhet Interit për të luftuar për titullin e Serie A në 2025
Ancelotti i kundërpërgjigjet Simeones pas komenteve për favorizimin e Real Madridit
“Hoqa dorë nga ushqimi i shpejtë dhe alkooli”, futbollisti gjerman humbi 50 kg në pesë vjet
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
“Hoqa dorë nga ushqimi i shpejtë dhe alkooli”, futbollisti gjerman humbi 50 kg në pesë vjet
Ancelotti i kundërpërgjigjet Simeones pas komenteve për favorizimin e Real Madridit
Cesc Fabregas dëshiron të sjellë dy yjet e Barcelonës në Como
Liverpooli vendos një prioritet tjetër para nënshkrimeve të reja në janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake