LAJMI I FUNDIT:

VV-ja akuzon pushtetin lokal për shkatërrim të qëllimshëm të qendrës historike të Prizrenit (Video)

VV-ja akuzon pushtetin lokal për shkatërrim të qëllimshëm të qendrës historike të Prizrenit (Video)

Përmes një konferencë për medie, këshilltarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prizrenit, kanë akuzuar pushtetin lokal për gjendje kaotike në Qendrën Historike të Prizrenit, dhe ka kërkuar plane konkrete përveç përgjegjësisë për sanimin e gjendjes . Zyrtarët e LVV-së, në Prizren e që njëkohësisht janë edhe këshilltarë të kësaj lëvizje në Kuvendin e Prizrenit, Drita Millaku dhe Arbër Rexhaj, kanë folur të premten para kamerave për gjendjen e rëndë në QHP.

Me këtë rast, Drita Millaku, ka fajësuar për gjendjen e rëndë në këtë Zonë të veçantë të Prizrenit drejtorinë e Urbanizmit, Inspektorateve, Turizmit dhe Kulturës , pasi që bazuar në ligjin e QHP-së, komuna e Prizrenit është institucioni kryesor që duhet të përkujdeset për këtë Zonë, theksoi ajo.


Drita Millaku, ka thënë më tej se në kuadër të Listës së Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të përkohshme 2015-2016, ku përfshihen monumente të shumta , pronar i të cilave është komuna e e Prizrenit, përkundër parashikimit të buxhetit për restaurim, rehabilitim dhe mirëmbajtje të këtyre monumenteve, komuna nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përmirësuar gjendjen e kësaj trashëgimie, theksoi ajo.

Ndërkaq, Arbër Rexhaj, ka fajësuar komunën e Prizrenit për shkatërrim të qëllimshëm të disa objekteve , dhe për këtë çështje tha ai , komunës i ngarkohet përgjegjësi penale , dhe se kemi të bëjmë me raste të hapura të cilat kërkojnë trajtim nga organet e drejtësisë.

Zyrtarët e LVV-së kanë shpalosur edhe qëndrime të tjera tashmë të njohura për opinionin e gjerë rreth gjendjes në QHP, ndërsa kanë thënë se komuna e Prizrenit është njëra prej përfitueseve kryesore të të mirave që sjell trashëgimia kulturore dhe turizmi kulturor i zhvilluar brenda QHP-së, dhe më këtë rast, ajo është përgjegjëse kryesore për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vlerave të trashëgimisë në këtë zonë.

LVV NË PRIZREN AKUZON PUSHTETIN LOKAL PËR SHKATËRRIM TË QËLLIMSHËM TË QENDRËS HISTORIKE TË PRIZRENITPërmes një konferencë për medie, këshilltarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prizrenit, kanë akuzuar pushtetin lokal për gjendje kaotike në Qendrën Historike të Prizrenit, dhe ka kërkuar plane konkrete përveç përgjegjësisë për sanimin e gjendjes . Zyrtarët e LVV-së, në Prizren e që njëkohësisht janë edhe këshilltarë të kësaj lëvizje në Kuvendin e Prizrenit, Drita Millaku dhe Arbër Rexhaj, kanë folur të premten para kamerave për gjendjen e rëndë në QHP. Me këtë rast, Drita Millaku, ka fajësuar për gjendjen e rëndë në këtë Zonë të veçantë të Prizrenit drejtorinë e Urbanizmit, Inspektoratëve, Turizmit dhe Kulturës , pasi që bazuar në ligjin e QHP-së, komuna e Prizrenit është institucioni kryesor që duhet të përkujdeset për këtë Zonë, theksoi ajo. Drita Millaku, ka thënë më tej se në kuadër të Listës së Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të përkohshme 2015-2016, ku përfshihen monumente të shumta , pronar i të cilave është komuna e e Prizrenit, përkundër parashikimit të buxhetit për restaurim, rehabilitim dhe mirëmbajtje të këtyre monumenteve, komuna nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përmirësuar gjendjen e kësaj trashëgimie, theksoi ajo. Ndërkaq, Arbër Rexhaj, ka fajësuar komunën e Prizrenit për shkatërrim të qëllimshëm të disa objekteve , dhe për këtë çështje tha ai , komunës i ngarkohet përgjegjësi penale , dhe se kemi të bëjmë me raste të hapura të cilat kërkojnë trajtim nga organet e drejtësisë. Zyrtarët e LVV-së kanë shpalosur edhe qëndrime të tjera tashmë të njohura për opinionin e gjërë rreth gjendjes në QHP, ndërsa kanë thënë se komuna e Prizrenit është njëra prej përfitueseve kryesore të të mirave që sjell trashëgimia kulturore dhe turizmi kulturor i zhvilluar brenda QHP-së, dhe më këtë rast, ajo është përgjegjëse kryesore për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vlerave të trashëgimisë në këtë zonë…

Posted by Televizioni Prizrenit on Freitag, 29. April 2016

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori