LAJMI I FUNDIT:

VMRO-DPMNE dhe BDI propozojnë ndryshime në Ligjin e procedurës penale

Deputetja Svetllana Jakimovska nga VMRO-DPMNE-ja dhe deputeti Musa Ibraimi nga BDI-ja, përmes procedurës së shkurtuar, kanë propozuar ndryshime në Ligjin për procedurë penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij propozimi, mbrojtja e të akuzuarit do të ketë të drejtë që dëshmitë t’i ofrojë në afat deri më 90 ditë, ndërkaq propozimi i dytë ka të bëjë me obligimet e prokurorisë, pra të njoftojë të akuzuarin për procedurat hetimore dhe dëshmitë e mbledhura, para se ta dorëzojë akuzën.

Ndaj këtyre propozimeve ka eraguar LSDM-ja, për të cilën ky propozim është edhe një sulm ndaj Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pasi që kanë për qëllim shtyrjen e procedurave të kësaj prokurorie./Telegrafi/