LAJMI I FUNDIT:

Një serbe gjendet e vdekur në Zubin Potok

Një serbe gjendet e vdekur në Zubin Potok

Një femër e nacionalitetit serb në Zubin Potok, është gjetur nga familjarët e vdekur në shtëpinë e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar nga familjarët, ndërsa vdekjen e saj e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

“Sipas djalit të viktimës, e njëjta është gjetur e varur me një litar në një pjesë të një ormani në dhomën e saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas familjarëve e njëjta prej kohësh ka qenë e sëmur dhe të njëjtit kanë dhënë deklaratën edhe para prokurorit andaj. Trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në njoftim.


Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, nga Policia.