LAJMI I FUNDIT:

Katër stile flokësh për nuset

Katër stile flokësh për nuset

Në sfilatën e javës së modës në New York kishte edhe shumë modele mahnitëse flokësh për nuset.

VALËZIME RETRO

Nuset me flokë kare ose gjysmë të gjata, ky model është për ju! Ishin shumë të bukura valëzimet e krijuara nga floktari Antonio Corral Calero.


Nëse do ta realizosh vetë, hidhi flokët në një anë, pastaj mbështill tufëza rreth një mashe 1.5 cm. Kalo gishtat mes kaçurrelave për t’i ndarë, pastaj spërkati me një sprej me shkëlqim.

KAPJE STRUKTURORE

Stilisti i flokëve i L’Oreal Professionnel Amit Abraham, është frymëzuar nga Rodin kur ka krijuar këto kapje romantike me kaçurrela, për sfilatën e Bibhu Mohapatra dhe vërtet janë një vepër arti!

Për të realizuar këtë pamje, tërhiq pjesën e përparme të flokëve për të bërë një bisht dhe kape në pikën më të lartë të kokës, pastaj merr pjesën e mbetur të flokëve dhe kapi një bisht pas kokës. Ndaje çdo bisht në tri pjesë, pastaj rrotullo çdo pjesë në një mashë 1 cm e gjysmë.

Pasi të kesh bërë kaçurrel një pjesë fiksoje me karficë mbi kokë që të krijojë një skulpturë. Përfundoje me një dozë të madhe prej shumë fiksues.

TOPUZ ME HARK

Nuk mund të gabosh asnjëherë me topuzin, por nëse do një efekt më të veçantë zgjidh këtë topuz klasik që e pamë në sfilatën e Dennis Basso.

Realizohet duke vendosur krem mbi flokët e lagësht, i than dhe i hedh pas. I kap bisht poshtë kokës, pastaj e rrotullon bishtin nga poshtë. Përdor shumë karfica për ta fiksuar dhe pastaj hidhi llak flokësh.

BISHT KALI ME AKSESOR

Si mund ta bësh bishtin nga një model palestre në një model që ia vlen për fustanin e nusërisë? Me aksesor! Orlando Pita përdori një kapëse metalike për bishtat e flokëve të drejtë në sfilatën e Carolina Herrara.

Për ta realizuar, përhap serum me shkëlqim në flokë, pastaj thaji drejt. Mblidhi bisht poshtë kokës të shtrënguar dhe kape me një llastik të zakonshëm. Pastaj, merr një fije metalike, ose lëkure, ose cope dhe vendose në bazë të bishtit. Fshihe fundin duke e kapur me kapëse nga poshtë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Moda
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Shtatzëna
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Keshilla Modë
Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori