Gjatë shtatzënisë organizmi juaj pëson ndryshime me qëllim që të mos rrezikohet mirëqenia e bebes suaj. Për këtë arsye ju jeni shumë më e ndjeshme ndaj të ftohurit dhe gripit krahasuar me periudhën para shtatzënisë.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Mënyra se si të mbroheni dhe që të mos ftoheni është nëse i ndihmoni sistemit tuaj imunitar që do të thotë:
▪ Hani ushqim të shëndetshëm me shumë fruta e perime.
▪ Pini shumë lëngje, çajra bimor dhe lëngje të cilat e furnizojnë trupin tuaj me vitamina dhe minerale.
▪ Kufizoni maksimalisht pirjen e pijeve të cilat kanë kafeinë dhe të cilat kanë sheqer.
▪ Pushoni sa herë që e ndjeni se jeni lodhur dhe se keni nevojë për pushim.
▪ Bëni ushtrime të lehta trupore për të përmirësuar qarkullimin e gjakut që ndihmon në luftimin e infeksionit.
▪ Mos pini duhan dhe mos qëndroni në vende ku pihet duhani.
Gripi dhe të ftohurit ju bën që të ndjeheni tmerrësisht keq. Mund të keni dhimbje të fytit, kolli, zënie të hundëve, kokëdhimbje dhe ethe.
Mos u shqetësoni shumë – pushoni dhe pini shumë lëngje në mënyrë që të mbani hidrimin e organizmit tuaj.
Bebja juaj është e mbrojtur nga viruset, pa marrë parasysh se ju nuk ndjeheni mirë.
Për kokëdhimbje mund të merrni paracetamol (është i sigurt të merret gjatë shtatzënisë). Për të lehtësuar kollitjen pini ujë të vakët ku keni qitur mjaltë dhe limon.
Për të çliruar hundët, lëreni të vlojë uji në tenxhere dhe mbani fytyrën mbi të, për të thithur sa më shumë avull; poashtu mund të provoni që të lëshoni ujin e nxehtë në banje në mënyrë që të mbushet me avull dhe qëndroni aty përreth 10 minuta.
Ndonjëherë shtatzënat janë të brengosura se a ndikon negativisht tek fëmija vaksina kundër gripit sezonal. Jo! Vaksina është e sigurt të merret edhe gjatë shtatzënisë. Në vaksinë ka virus inaktiv, që do të thotë se nuk do të mund të infektoheni prej vaksinës.
Për çdo problem që keni është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj. Nëse shqetësimet vazhdojnë, atëherë mund të jetë e nevojshme që të bëni një kontroll. Ka mundësi që do të ketë nevojë që të merrni ndonjë antibiotik, sepse mjeku mund ta vlerësojë se mund të jenë të nevojshëm.
Viruset e gripit nuk shkatërrohen me antibiotikë, por shpesh mund të ndodhë edhe infeksioni shtesë me baktere, prandaj mund të indikohet marrja e antibiotikut. Mos u bëni merak, sepse ka shumë antibiotikë të cilët janë të sigurt që të merren gjatë shtatzënisë.
Përmbajuni rekomandimit të mjekut për kohëzgjatjen e mjekimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare
Cilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj
Çfarë tregon mosha juaj kur kishit periodat për herë të parë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak