LAJMI I FUNDIT:

Objektivat e tetë klubeve evropiane: Nga Reali e Barcelona deri te Juventusi

Objektivat e tetë klubeve evropiane: Nga Reali e Barcelona deri te Juventusi

Afati kalimtar i verës është në vlugun më të madh dhe skuadrat po kërkojnë të sjellin lojtar të rinj.

Disa prej skuadrave tashmë kanë bërë përforcimet e para për sezonin e ri në kampionatit e tyre përkatëse si dhe garat evropiane.


Skuadrat kryesore të kontinentit evropian kanë aktivizuar radarin dhe po përpiqen të blejnë lojtarët që kanë për synim.

Çdo klub ka nevoja dhe kufizime. Brenda këtyre parametrave, ekipet e kontinentit të vjetër tashmë kanë objektivat e tyre.

Barcelona

Katalunasit objektiv kryesor e kanë transferimin apo më mirë të themi rikthimin e sulmuesit të PSG-së, Neymar. Gjithashtu edhe mbrojtësi i krahut të majtë të Real Betisit, Junior Firpo si dhe mesfushori me tipare shkatërruese i Borussia Dortmundit, Raphael Guerreiro.

Mancehster City

Kampioni aktual i Ligës Premier dëshiron të sjell një ndër dy mbrojtësit më të kërkuar në tregun e transferimeve. Harry Maguire si dhe Kalidou Koulibaly, njërin prej tyre mund ta shohim në qendër të mbrojtjes së Citizens. Por, edhe Nathan Ake i Bournemouthit mund të transferohet te City në rast mos transferimit të njërit prej lojtarëve të lartcekur

PSG

Ekipi francez ka nevojë për një portier dhe mund të ndodh transferimi i Gianluiggi Donnarummas së Milanit. Parisienët janë shumë të vetëdijshëm për të ardhmen e Neymarit, i cili po kërkon largimin pas dy vjetëve. Largimi i mundshëm i yllit brazilian për në drejtim të katalunasve mund të sjellë një ndryshim dhe të transferojë Philippe Coutinhon, Ousmane Dembelen apo Ivan Rakiticin.

Bayern Munich

Në nevojë për një rigjenerim të madh, gjiganti gjerman filloi nënshkrimin e Lucas Hernandezit dhe Benjamin Pavard, por duhet të ringjallë ekipin pas largimit të Arjen Robben dhe Franck Riberys. Ata po interesohen për Leroy Sanen si dhe Ousmane Dembelen. Gjithashtu edhe mesfushori spanjoll, Marc Roca.

Liverpool

Coutinho mund të rikthehet te skuadra e Liverpoolit, aty ku shkëlqeu për disa sezone gjersa The Reds po përpiqen të transferojnë Nicolas Pepen e Lilles si dhe Asension e Real Madridit.

Atletico Madrid

Ekipi i Atleticos është një ndër protagonistët kryesor të tregut në të gjithë Evropën në saje të shitjes dhe blerjes së lojtarëve. Por, duket se Diego Simeone kërkon njërin prej dy lojtarëve për mesfushë, James Rodriguezin ose Christian Eriksenin.

Juventus

Ekipi italian është ende i fiksuar në fitimin e Ligës së Kampionëve dhe duket se nuk do të qëndrojë Mattihjs De Ligt, Aaron Ramsey ose Adrien Rabiot. Paul Pogba si dhe Nicolo Zaniolo mund të transferohen te kampioni italian.

Real Madrid

Real Madridi filloi verën shumë furishëm duke sjell disa lojtarë, por tani është më shumë i fokusuar në shitjen e futbollistëve. Megjithatë, madrilenët po kërkojnë të përforcohen edhe me një mesfushor cilësor, ku mesin e tyre janë Paul Pogba, Christian Eriksen si dhe Donny Van de Beek. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori