LAJMI I FUNDIT:

‘FiveThirtyEight’ publikon renditjen e klubeve më të mira në botë

‘FiveThirtyEight’ publikon renditjen e klubeve më të mira në botë

FiveThirtyEight i ka nxjerrë statistikat për klubet më të mira aktualisht në botë. Duke përdorur algoritmin e tyre, që do të shpjegohet më vonë, ueb-faqja ka bërë të ditur se Manchester City i Pep Guardiolas është skuadra më e mirë në botë me një vlerësim prej 94.4.

Kampioni i Bundesligas, Bayern Munich, renditet në vendin e dytë me 93.5 të vlerësimit, të ndjekur nga pas prej Liverpoolit, Barcelonës dhe Chelseat, që e kompletojnë top-pesëshen.


Foto: FiveThirtyEight

FiveThirtyEight ka mbledhur të dhëna në të gjithë botën, duke përfshirë në këtë hulumtim rreth 636 klube që janë të nivelit të lartë.

Befasia më e madhe në këtë listë është Manchester Unitedi, që ka mbetur prapa skuadrave si, Real Sociedad, Hoffenheim dhe skuadrës zvicerane, Young Boys.

(Foto: FiveThirtyEight)

Skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer dështoi të përfundonte në top-katërshe në sezonin e kaluar, duke bërë kështu që të renditet si klubi i 34-të më i mirë në botë.

Por, si është bërë ky hulumtim nga kjo ueb faqe?

Sipas kësaj ueb-faqe, “çdo skuadër ka një vlerësim për lojën sulmuese që bën, për golat që ka shënuar si vendas dhe si mysafir dhe për golat që ka pranuar”.

Këto ndryshojnë javë pas jave, varësisht nga paraqitjet që bëjnë skuadrat në përballjet miqësore e deri të fillimi i sezonit të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori