Frenkie de Jong kryeson listën, ndërsa Matthijs de Ligt dhe Virgil van Dijk plotësojnë podiumin e transferimeve më të kushtueshme të futbollistëve holandezë.

Mesfushori Frenkie de Jong mban rekordin si holandezi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Transferimi i tij nga Ajaxi te Barcelona kushtoi 86 milionë euro.


Në vendin e dytë renditet Matthijs de Ligt, i cili kaloi nga Ajaxi te Juventusi për 85.5 milionë euro. Podiumi plotësohet nga Virgil van Dijk, me transferimin e tij nga Southampton te Liverpool për 84.7 milionë euro.

De Ligt shfaqet sërish në listë në vendin e katërt, pas kalimit nga Juventusi te Bayern Munich për 67 milionë euro. Pas tij vjen Xavi Simons, i transferuar nga RB Leipzig te Tottenham Hotspur për 65 milionë euro.

Në gjashtë vendet e para gjendet edhe Crysencio Summerville, me transferimin nga Ëest Ham te Al Hilal për 64.5 milionë euro, ndërsa Tijjani Reijnders renditet i shtati pas kalimit nga Milan te Manchester City për 61 milionë euro.

Lista vazhdon me Jan Paul van Hecke, 60 milionë euro, Teun Koopmeiners, 58.4 milionë euro, dhe përsëri Reijnders, i cili më herët kaloi nga AZ te Milani për 54.9 milionë euro.

Kështu, katër nga dhjetë transferimet më të shtrenjta janë bërë për lojtarë që janë larguar nga klubet holandeze, ndërsa De Jong mbetet në krye të listës. /Telegrafi/

telegrafi sport app