Gol tipik brazilian: Raphinha driblon tre lojtarë dhe ndez Barcelonën

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Feyenoordit në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Në minutën e tretë, Raphinha realizoi për 1-0 pas një aksioni të bukur të katalunasve, duke treguar edhe njëherë klasin individual.
Braziliani pranoi topin pas një pasimi fantastik të Lamine Yamalit, përpara se të hynte në zonë dhe të niste aksionin e tij spektakolar.
Raphinha arriti të kalojë tre futbollistë të Feyenoordit, ndërsa dy prej tyre i eliminoi me një lëvizje të jashtëzakonshme, tipike për teknikën dhe kreativitetin brazilian.
Më pas, sulmuesi i Barcelonës u tregua i saktë me një goditje të matur, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës për 1-0.
QUE PUTO GOLAZO DE RAPHINHA
KSJDKSJKDKSJDKDJDKJD pic.twitter.com/gCnEadqu6Z
— Fabrizio Laporta (@FabrizioLaparto) September 9, 2026
Barcelona kështu ka marrë epërsinë që në minutat e para ndaj Feyenoordit në këtë përballje të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/











































