Afati kalimtar i dimrit nuk ishte me ritme të larta sikurse ai veror, por edhe në këtë dritare transferimesh, klubet u munduan të bëjnë përmirësime në skuadrat e tyre.

Në kampionatet më të mëdha, afati kalimtar dimëror u mbyll 1 shkurt.


Telegrafi deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit iu mbajti të informuar për të gjitha transferimet kryesore që ndodhën.

Në ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: Facebook, Instagram, Twitter, Threads.

24/08/2024 11:15-Al-Hilal afër Joao Cancelos

Kampioni i Ligës Pro Saudite, Al-Hilal është afër mbrojtësit të krahut të Manchester City, Joao Cancelo.

Dy klubet kanë rënë dakord për një tarifë transferimi prej 35 milionë euro dhe lojtarit do t'i ofrohet një marrëveshje trevjeçare.

Joao Cancelo

02/02/2024 10:30-Qëndrim Zyba prezantohet si lojtar i ri te Legia

Dje gjatë mbrëmjes, Ballkani konfirmoi finalizimin e marrëveshjes me klubin polak për mesfushorin Qëndrim Zyba.

Sot, Legia ka prezantuar blerjen e tyre të re, duke i uruar suksese në klubin e tyre.

Lajmi i plotë..

Zyba 1

02/02/2024 08:30-Zyrtare: Armando Broja, lojtar i ri i Fulhamit

Emri i Armando Brojës ishte njëri nga më të lakuarit në afatin kalimtar të janarit, pasi shumë klube të Ligës Premier dëshironin shërbimet e tij.

Megjithatë, ishte Fulhami, i cili bindi drejtuesit e Chelseat dhe sulmuesin shqiptar kur afati kalimtar veç ishte afër të mbyllte.

Lajmi i plotë..

Armando Broja Fulham

01/02/2024 23:58-Mbyllet afati kalimtar i janarit në të gjitha pesë ligat kryesore

Për transferimet që ndodhën në momentet e fundit, do t'iu lajmërojnë ndërkohë.

01/02/2024 23:51-Sergi Aurier drejt Galatasaray

Galatasaray është afër Sergi Aurier, ku kanë mbetur vetëm detajet të plotësohen.

01/02/2024 23:49-Tottenham i ‘vjedh’ Barcelonës transferimin, Lucas Bergvall përfundon te Spurs

Lucas Bergvall te Tottenham është mbyllur, ndërsa Barcelona ka mbetur pa lojtarin.

Menaxheri i lojtarit e ka infrimuar Barcelonën se lojtair ka ndryshua mendje dhe do të kalojë në Ligën Premier.

Djugarden fiton 10 milionë euro, ndërsa testet mjekësore janë vendosur për të premten.

01/02/2024 22:42-Lingard drejt një lëvizje shokuese në Korenë e Jugut

Jesse Lingard është afër përfundimit të një lëvizjeje shokuese drejt skuadrës koreano-jugore FC Seul .

Lingard ka rënë dakord verbalisht për një marrëveshje dyvjeçare me opsionin e një viti të tretë dhe do të përfundojë marrëveshjen në ditët në vijim.

lingard jesse 2022 2023 nottingham forest 1025588348hjpg 1685542693 108282

01/02/2024 22:40-Zyrtare: Chelsea e dërgon në huazim Andrey Santosin

Andrey Santos i është bashkuar klubit francez RC Strasburg nga Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit.

01/02/2024 22:40-Zyrtare: Mangala te Lyon

Orel Mangala ka kompletuar transferimin te Lyon nga Nottigham Forest.

01/02/2024 22:39-Traore vazhdon me Aston Villan, pastaj kalon në huazim te Villarreal

Bertrand Traore ka vazhduar kontratën me Aston Villan, para se të kalojë si huazim për gjashtë muaj te Villarreal.

01/02/2024 22:37-Sensi ende nuk e ka kompletuar transferimin te Leicester

Ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për kalimin e Stefano Sensit nga Interi te Leicester.

01/02/2024 22:36-Dështon transferimi i Rafa Mir te Valencia

Sulmuesi Rafa Mir nuk do të kalojë te Valencia, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje.

01/02/2024 21:33-Zyrtare: Rijkhoff kalon te Ajax

Ajax ka arritur me sukses marrëveshjen me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit 19-vjeçar Julian Rijkhoff në Amsterdam.

Rijkhoff nënshkroi kontratë e cila zgjat deri më 30 qershor 2027, me opsion zgjatjeje edhe për një vit.

01/02/2024 21:27-Bryan Gil nuk dëshiron të largohet nga Tottenham

Anësori spanjoll edhe pse kishte oferta nuk do të largohet nga Tottenham.

01/02/2024 20:03-Zyrtare: Qëndrim Zyba kalon te Legia Varshava, por ndryshon formula e transferimit

Mesfushori Qëndrim Zyba ka kompletuar më në fund transferimin nga Ballkani te Legia Varshava, por në formën e huazimit me të drejtë blerje.

Edhe pse gjatë ditës thuhet ka hasur në një pengesë, tashmë palët kanë rënë dakord për gjithçka.

Ka qenë klubi suharekas që e ka njoftuar transferimin e mesfushorit te Legia përmes rrjeteve sociale.

Lexo lajmin e plotë...

zyba 12

01/02/2024 19:24-Zyrtare: Baldanzi te Roma

Roma ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin e Empolit dhe Italisë U-21, Tommaso Baldanzi.

Ai vjen për një marrëveshje me vlerë 10 milionë euro plus bonuse në vlerë 5 milionë euro.

Roma do t'i detyrohet Empolit po ashtu 15 për qind të çdo transferimi.

01/02/2024 19:10-Zyrtare: Ekitike përfundon huazimin në Eintracht Frankfurt

Sulmuesi i  Paris Saint-Germain, Hugo Ekitike,  i është bashkuar  Eintracht Frankfurt  në formë huazimi, ku përfshihet një klauzolë blerjeje prej 30 milionë euro.

01/02/2024 18:49-Arrihet marrëveshja: Broja po i bashkohet Fulhamit

Armando Broja është përcaktuar që pjesën e mbetur të sezonit ta kalojë te Fulhami.

Detajet e plota>>>

broja

01/02/2024 18:42-Said Benrahman kalon te Lyon

Said Benrahman kalon te Lyon nga West Ham, ku klubet arritën marrëveshje për huazimin e tij.

5 milionë euro huazim dhe 12 milionë euro klauzolë të blerjes për sulmuesin.

01/02/2024 18:37-U refuzua oferta e Milanit, ndërsa Broja është përballë dy ofertave – Chelsea e gatshme ta lejojë largimin e tij

Chelsea është e gatshme ta lejojë Armando Brojën që të largohet nga klubi në formë huazimi, raporton The Athletic.

Detajet e plota>>>

broja 5

01/02/2024 18:20-E kryer, Pablo Fornals nga West Ham te Real Betis

Pablo Fornals ka kaluar te Real Betisi nga West Ham për 6 milionë euro dhe 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

01/02/2024 18:10-Erdhi si përforcim i madh: Besiktasi tani dëshiron ta largojë Rebicin, por lojtari nuk pranon

Besiktas dëshiron të heqë qafe Ante Rebicin, futbollistin kroat 30-vjeçar, por ky i fundit të ndërpresë kontratën me pëlqim të ndërsjellë.

Rebic mbërriti nga Milani si lojtar i lirë në fund të korrikut 2023 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Deri më tani ai ka bërë 20 paraqitje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë pesë asistime.

Lexo lajmin e plotë... 

x1080

01/02/2024 17:37-Zyrtare: Basel konfirmon rikthimin e Albian Ajetit

Albian Ajeti rikthehet në FC Basel dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe klubi.

Ka qenë klubi që ka bërë një postim fillimisht duke krijuar kureshtje, pastaj pas disa minutash e ka zyrtarizuar sulmuesin.

Lexo lajmin e plotë....

ALBIAN AJETI 2

01/02/2024 17:22-Zyrtare: Bryan Zaragoza kalon te Bayern Munich, vjen për ta zëvendësuar Kingsley Comanin

Bryan Zaragoza është transferuar nga Granada CF te FC Bayern me efekt të menjëhershëm – fillimisht në huazim deri në fund të sezonit.

Pas kësaj, do të hyjë në fuqi marrëveshja që kampionët gjerman shpallën më parë me sulmuesin 22-vjeçar në dhjetor.

Lexo lajmin e plotë... 

Screenshot 18

01/02/2024 17:10-Marco Silva flet për nevojën e një sulmuesi, Fulham vazhdon të mbetet i lidhur me Armando Brojën

Trajneri i Fulham, Marco Silva, ka insistuar se klubi është në kërkim të një sulmuesi dhe lajmet që e lidhin me Armando Brojën e Chelseat vazhdojnë të vërshojnë.

Broja është vënë në shtije nga Chelsea, ku klubi londinez pranon edhe huazim me të drejt blerje.

Lexo lajmin e plotë... 

broja silva 1

01/02/2024 16:54-Lingard nuk do të shkojë as në Arabin Saudite

Jesse Lingard po mbetet në harresë të lojtarit të lirë, pasi thuhet se nuk do të bëhet një lëvizje në Ligën Pro të Arabisë Saudite.

Ai ka mbetur tash e gjashtë muaj pa skuadër.

lingard jesse 2022 2023 nottingham forest 1025588348hjpg 1685542693 108282

01/02/2024 16:52-Real Madridi i thotë ‘jo’ Raphael Varane

Real Madrid ka refuzuar mundësinë për të ri-nënshkruar me Raphael Varane pasi përfaqësuesit e lojtarit ofruan shërbimet e tij për Los Blancos në ditët e fundit të afatit kalimtar, shkruan Defensa Central.

Mbrojtësi po përballet me një kohë të vështirë në Manchester United dhe mbetet i etur për një sfidë të re larg Old Trafford.

Sidoqoftë, Madridi nuk dëshiron ta mirëpresë atë pasi Eder Militao është përpara rikuperimit të tij dhe ka të ngjarë të jetë i disponueshëm përpara fundit të sezonit.

Raphael Varane

01/02/2024 15:55-Ryan Kent drejt zyrtarizimit te Lazio

Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Lazio ka arritur një marrëveshje verbale me Fenerbahcen për një huazim me të drejt blerje për Ryan Kent.

Tarifa e transferimit ende nuk është bërë publike, por thuhet se të dy klubet tani janë duke përgatitur dokumentet për të përfunduar marrëveshjen.

01/02/2024 15:50-Runarsson largohet nga Arsenali

Arsenali ka konfirmuar se portieri Alex Runarsson është larguar nga klubi me pëlqim reciprok.

Reprezentuesi i Islandës, i cili mbërriti në Emirates në vitin 2020 nga Dijon, ishte i huazuar te Cardiff City ku bëri shtatë paraqitje në të gjitha garat.

01/02/2024 15:36-Eintracht dhe PSG arrijnë marrëveshje për Ekitike

Eintracht Frankfurt ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar Hugo Ekitike në huazim me detyrim blerje nga Paris Saint-Germain.

Ai do të fluturojë për në Gjermani menjëherë, pasi afati kalimtar në Bundesliga mbyllet në orën 17:00.

Etikitike

01/02/2024 15:14-Enes Unal kalon testet mjekësore në Bournemouth

Sulmuesi i Getafes, Enes Unal, ka kaluar testet mjekësore të Bournemouth.

Dy klubet tani po finalizojnë dokumentet për të përfunduar marrëveshjen për një huazim me detyrimin blerje për 14 milionë funte.

enes unal

01/02/2024 15:04-Transferimi i Qëndrim Zybës te Legia mund të dështojë

Transferimi i Qëndrim Zybës nga Ballkatni te Legia Warszawa mund të dështojë.

Sipas Krzysztof Marciniak nga Canal+ Sport, pas testeve mjekësore lindën disa dyshime dhe sot është një takim kyç dhe një vendim po ose jo.

Lajmi i plotë..

Qendrim Zyba

01/02/2024 14:09-Interi synon t’ia rrëmbej Juventusin lojtarin më të mirë të ekipit

Drejtuesit e Interit viteve të fundit janë duke bërë përforcime të mençura, ku shumë futbollistë të mëdhenj po vijnë si lojtar të lirë.

Tani, Interi thuhet se ka synim të transferojë mesfushorin Adrian Rabiot nga Juventusi me parametra zero.

Lajmi i plotë..

01/02/2024 13:45- Zyrtare: Marash Kumbulla transferohet te Sassuolo

Sassuolo ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla nga Roma.

Forma jo e mirë dhe Euro 2024 afër kanë bërë që mbrojtësi shqiptar dhe ekipi kryeqytetas të marrin vendim për huazimin e tij.

Lajmi i plotë..

01/02/2024 13:32-Arsenali mund të befasojë me transferimin e Rashford nga Man Utd

Javën e kaluar, Marcus Rashford përfundoi në tituj të padëshiruar të mediave pasi u raportua se anglezi humbi stërvitjen pasi tha se ishte i sëmurë.

Megjithatë, ai u fotografua në një ‘party’ në Belfast të Irlandës së Veriut, një natë para se të mungonte në stërvitje.

Tani, është raportuar se Arsenali mund të transferojë për Rashford në verë.

Lajmi i plotë..

01/02/2024 13:20-Hojbjerg konfirmon qëndrimin te Tottenhamit

Pierre Emile Hojbjerg ishte lidhur me një transferim te Juventusi dhe Atletico Madridi, por ka konfirmar qëndrimin te Tottenham Hotspur.

“Nuk po largohem nga Spurs në ditën e fundit. Unë po qëndroj. Padyshim që ndjej se Tottenham po lufton për diçka”, ka thënë mesfushori danez.

pierre emile hojbjerg tottenham 2022 1668960893 97027

01/02/2024 13:16-Marash Kumbulla nënshkruan me Sassuolon, pritet vetëm zyrtarizimi

Sipas gazetarit, Gianluca Di Marioz, Marash Kumbulla ka nënshkruar me Sassuolon pas kalimit me sukses të testeve mjekësore.

Mbrojtësi shqiptar ka kaluar si huazim i thjeshtë deri në fund të sezonit 2023/24.

01/02/2024 12:13-Zyrtare: Rogers, lojtar i ri i Aston Villas

Morgan Rogers ka nënshkruar për Aston Villa nga Middlesbrough, me një kontratë pesëvjeçare e gjysmë.

Aston Villa do t'i paguajë Middlesbrough 8 milionë funte plus 7 milionë tjera bonuse.

01/02/2024 11:55-Kur mbyllet afati kalimtar në ligat kryesore evropiane?

Mini-afati kalimtar i transferimeve të dimrit po vjen drejt fundit, por tani është e ditur koha e saktë se mbyllet ai në ligat kryesore evropiane.

Afati kalimtar transferimeve dimërore të Serie A mbyllet këtë mbrëmje, më 1 shkurt 2024, në orën 18:00. Data dhe ora e ditës së afatit u ndryshuan vetëm disa javë më parë pasi fillimisht pritej të mbyllej të mërkurën, 31 janar në orën 18:00.

Afati i përfundon sot edhe në pesë ligat e tjera më të mira, por kohët janë paksa të ndryshme.

Lajmi i plotë..

01/02/2024 11:49-Sensi drejt Liecester Cityt

Stefano Sensi është në prag të bashkimit me trajnerin Enzo Maresca në Leicester City.

Inter dhe Leicester City thuhet se kanë arritur një marrëveshje për një transferim falas, por skuadra angleze do të paguajë 2.5 milionë euro nëse ata inkuadrohen në Ligën Premier.

sensi

01/02/2024 11:42-Dy blerje të sigurta, një tjetër do të tentohet me çdo kusht – Juventusi po përgatit terrenin për ta bindur Allegrin të qëndrojë

Juventusi është i interesuar për Riccardo Calafiori dhe Teun Koopmeiners për sezonin e ardhshëm, ndësa Zonja e Vjetër do të diskutojë një zgjatje të kontratës edhe me trajnerin Massimiliano Allegri në javët e ardhshme.

Gjigantët e Serie A sapo kanë nënshkruar me Carlos Alcaraz nga Southampton si huazim me opsion blerje.

Gazzetta dhe Sky Sport pretendojnë se Calafiori dhe Koopmeiners janë në krye të listës së dëshirave të Zonjës së Vjetër për sezonin 2024/25, por gazeta përmend gjithashtu edhe Georgiy Sudakov si një nënshkrim të ri të mundshëm në verë.

Lajmi i plotë..

01/02/2024 11:31-Edhe pse ka shkëlqyer me Young Boys në muajin e fundit, klubi mund ta huazojë Donat Rrudhanin

Fillimi i gjysmës së dytë të sezonit nuk mund të shkonte më mirë për Donat Rrudhani e Young Boys, ku në dy ndeshje ka dy gola, ku njëri prej tyre i solli skuadrës e fitoren ndaj Grasshoppers.

Megjithatë, klubi nga Berna do të donte ta huazonte anësorin për t'i mundësuar atij të luajë më shumë ndeshje.

Lajmi i plotë..

01/02/2024 11:21-Milani largon dy lojtarë në huazim

Milani ka arritur të dërgojë dy lojtarë në huazim, Chaka Traoren në Palermo dhe Marco Pellegrino në Salernitana.

Salernitana kishte rënë dakord për të nënshkruar me Pellegrinon nga Milani për një huazim gjashtëmujor.

Traoren nuk do të shkojë në Lausanne-Sport apo West Brom, pavarësisht interesimit të tyre, pasi Palermo e ka bindur adoleshentin.

traore

01/02/2024 11:16-Manchester City gati t’i rivalizojë të gjithë për Alphonso Davies  

Manchester City raportohet se është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të Bayern Munichut, Alphonso Davies.

Real Madridi është aktualisht favorit për të marrë mbrojtësin kanadez, por kampionët anglezë thuhet se janë gati të konkurrojnë me Los Blancos.

Ata janë të përgatitur për të përmbushur kërkesën e klubit gjerman prej 80 milionë eurosh.

dm 240119 COM SOC Analysis How Real Madrid are planning a move for Alphonso Davies 20240119 GLOBAL

01/02/2024 11:10-Zyrtare: Amiri nënshkruan me Mainz

FSV Mainz 05 ka rrëmbyer Nadiem Amirin nga Bayer Leverkusen.

Pesë herë lojtari i kombëtares gjermane ka nënshkruar një kontratë me klubin e ri deri në vitin 2026.

Mesfushori sulmues ka shumë përvojë në Bundesligë pasi ka luajtur mbi 200 ndeshje për Bayer Leverkusen dhe Hoffenheim.

01/02/2024 11:08-Zyrtare: Wolfsburg nënshkruan me sulmuesin Behrens

Pak para përfundimit të afatit kalimtar, VfL Wolfsburg ka arritur të sigurojë shërbimet e Kevin Behrens.

Sulmuesi gjerman vjen nga rivalët e Bundesligës, Union Berlin ku ka nënshkruar deri në vitin 2026.

E njëjta gjë vlen edhe për tarifën e transferimit, e cila duhet të jetë midis 2.5 dhe 3.5 milionë euro.

01/02/2024 10:35-Zyrtare: Dahoud, lojtar i ri i Stuttgartit

Stuttgarti ka nënshkruar me Mohamed Dahoud nga Brighton në një marrëveshje huazimi me drejt blerje për 10 milionë euro.

"Mesfushori 28-vjeçar po transferohet në Stuttgart nga Brighton si huazim.".

"Dy herë lojtari i kombëtares gjermane ka nënshkruar kontratë me VfB Stuttgart deri më 30 qershor 2024, pas së cilës VfB ka një opsion blerjeje", thuhet në njoftim.

01/02/2024 10:20-Zyrtare: Genoa nënshkruan me Vitinha

Genoa ka nënshkruar me Vitinha nga Marseille në huazim me të drejt blerje në verë për rreth 25 milionë euro.

"Vítor Manuel Carvalho Oliveira, i njohur si Vitinha, është një lojtar i ri i Genoas".

"Sulmuesi portugez, i lindur në Cabeceiras de Basto më 15/03/2000, vjen nga Olympique Marseille në një huazim me opsion blerjeje", thuhet në njoftim.

01/02/2024 10:11-Chelsea i hapur për huazimin e Armando Brojës, i cakton çmimin

Chelsea tani është i hapur për të lejuar që Armando Broja të largohet në formë huazimi, me kusht që të vijë me një tarifë të konsiderueshme dhe minutazh të garantuar.

Preferenca e tyre fillestare për një shitje ose huazim me detyrim blerje, me një tarifë që ata e gjykojnë të përshtatshme për një sulmues që e vlerësojnë shumë, mbetet e mundur.

Por, qëndrimi është bërë më fleksibël teksa afati kalimtar i transferimeve të janarit po afrohet drejt fundit.

Lajmi i plotë..

01/02/2024 09:54-Zyrtare: Islam Slimani, lojtar i ri i KV Mechelenit të Besnik Hasit

Islam Slimani ka nënshkruar për skuadrën belge KV Mechelen për një tarifë prej  500 mijë eurosh.

Sulmuesi algjerian tani do të jetë në urdhrat e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi.

01/02/2024 09:15-Fundi i armëpushimit: Mbappe ka gati njoftimin dhe Real Madridi tashmë është i përgatitur për goditjen

Kylian Mbappe duhet të bëjë një lëvizje. Paris Saint-Germain i kërkoi atij një muaj heshtje përpara se të bënte publike të ardhmen e tij për shkak të çështjeve me rëndësi jetike për stabilitetin e skuadrës parisiane dhe vetë futbollit francez, si të drejtat audiovizive të kampionatit francez, në mes të procesit të shitjes.

Që nga 1 janari, sulmuesi ka mjaftueshëm armë që të mund të flasë, të negociojë dhe madje të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij nga 30 qershori, por kërkesa e shprehur e drejtuesve të klubit fliste për një muaj armëpushim. Kështu ka qenë.

Real Madridi, në çdo kohë, ka dashur të qëndrojë mënjanë në muajin e fundit. Nga klubi i bardhë kanë mohuar çdo lëvizje rreth francezit, edhe pse ka pasur të drejt ta bëjë dhe ka shumë mënyra për ta bërë këtë pa ‘therë në këmbë’.

Lajmi i plotë..

01/02/2024 08:55-Boateng arrin për teste mjekësore te Salernitana

Jerome Boateng aktualisht është duke kaluar testet mjekësore në Salernitana.

Gjermani do të nënshkruaj një kontrate 6-mujore me klubin italian.

Boateng

01/02/2024 08:45-Fulhami me ofertë për Cherkin

Fulham e do në janar mesfushorin sulmues të Lyonit, Rayan Cherki.

Sipas Mail Sport, Fulhami i është afruar Lyonit me një ofertë prej 30 milionë funte për lojtarin.

Rayan Cherki

01/02/2024 08:40-Mangala drejt zyrtarizimit te Lyoni

Orel Mangala është gati të kalojë nga Nottingham Forest te Lyoni si huazim me të drejtë blerje.

Tarifa e huazimit është 10 milionë euro plus opsioni për të blerë për 15 milionë në verë.

Lyoni ka rezervuar testet mjekësore.

Mangala

01/02/2024 08:31-Zyrtare: Pellistri kalon te Granada

Facundo Pellistri i është bashkuar Granadës si huazim nga Manchester United.

"Granada Club de Fútbol ka arritur marrëveshje me Manchester United për huazimin e anësorit uruguaian Facundo Pellistri deri në fund të sezonit", thuhet në njoftim.

01/02/2024 00:01-Yerry Mina kalon te Cagliari

Mbrojtësi kolumbian Yerry Mina kalon nga Fiorentina te Cagliari me kontratë deri në vitin 2025.

31/01/2024 23:59-Zaragoza vjen te Bayern Munich më herët se sa pritej

Bryan Zaragoza do të jetë në fushën stërvitore të Bayern Munich të enjten, pasi do të udhëtojë me mëngjes drejt Gjermanisë.

Granada do të marr kompensim pasi që lojtari do të duhej të bashkohej në korrik me gjigantin spanjoll.

31/01/2024 23:53-Dahoud drejt Stuttgartit

Mahmoud Dahoud ka kaluar ekzaminimet mjekësore në Stuttgart përpara një lëvizjeje nga Brighton.

Mesfushori gjerman është gati të përfundojë një rikthim në Bundesligë.

Lëvizja e tij përfshin një opsion blerjeje me vlerë rreth 10 milionë euro, sipas Fabrizio Romanos.

44165cae 3715 4c84 b990 950b1579fcd9

31/01/2024 23:44-Zyrtare: Gio Reyna i bashkohet Nottingham Forest

Nottingham Forest ka njoftuar nënshkrimin me Gio Reyna nga Borussia Dortmund.

21-vjeçari i është bashkuar klubit në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Gio do të veshë fanellën me numrin 20.

31/01/2024 23:41-Pellistri do t'i bashkohet Granadës në formë huazimi

Anësori i Manchester United, Facundo Pellistri, është gati të bashkohet me skuadrën e La Ligës, Granada në formë huazimi, sipas Fabrizio Romanos.

22-vjeçari tashmë ka nënshkruar për klubin aktual deri në qershor.

Ai do të udhëtojë në Spanjë dhe do t'i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të përfundojë zyrtarisht lëvizjen.

Facundo Pellistri Manchester United 091423 1

31/01/2024 23:40-Deco i afrohet Flick me ofertën e Barcelonës

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco raportohet se ka kontaktuar Hansi Flick në emër të presidentit të klubit Joan Laporta me një ofertë për t'u bërë trajner i ardhshëm i klubit katalanas, sipas gazetarit Christian Falk.

Barcelona dëshiron që ish- trajneri i Bayern Munichut dhe Gjermanisë të zëvendësojnë Xavi në krye në fillim të verës së ardhshme.

Flick aktualisht është me pushime në Spanjë.

Hansi Flick

31/01/2024 20:45-E kryer, Carlos Alcaraz kalon te Juventusi

Juventus dhe Southampton kanë finalizuar marrëveshjen për Carlos Alcaraz. Mesfushori 21-vjeçar argjentinas i është bashkuar Zonjës së Vjetër në një marrëveshje huazimi gjashtëmujor me vlerë 3.74 milionë euro dhe me opsion blerjeje të bashkangjitur, për 49.14 milionë euro.

Ai iu nënshtrua testeve mjekësore në Londër më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa priste përfundimin e vizës së tij.

Fabrizio Romano raporton se Juventus dhe Southampton tashmë kanë përfunduar transferimin e Alcaraz, duke nënshkruar dokumentet e nevojshme.

31/01/2024 20:41-Jose Mourinho kërkon të kthehet te ish klubi i tij në Ligën Premier, mendon se ka ende punë për të bërë aty

Jose Mourinho është i hapur për një rikthim në Manchester United për një periudhë të dytë si trajner pasi ai mendon se ka "punë të papërfunduar" në atë klub.

Trajneri portugez e ka mision që të ketë një tjetër mundësi për ta udhëhequr klubin nga “Old Trafford” drejt lavdisë, shkruan The Daily Mail.

Portugezi shpreson të punojë me bashkëpronarët e rinj të Man United, Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS, të cilët kanë përgjegjësinë për sektorin e futbollit që kur blenë 25 për qind të aksioneve në klub.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 4 54

31/01/2024 20:40-Reyna nënshkruan kontratë të re me Borussia Dortmund, para se të bashkohet me Nottighamin  

Ylli amerikan, Gio Reyna ka zgjatur qëndrimin e tij në Borussia Dortmund duke nënshkruar një kontratë të re që është e vlefshme deri në vitin 2026.

Ai tani do të përfundojë një lëvizje huazimi në Nottingham Forest, sipas Fabrizio Romano .

Nottingham Forest dhe Borussia Dortmund kanë rënë dakord për një marrëveshje të përkohshme pa mundësi blerjeje. Lojtari së shpejti do t'i nënshtrohet testeve mjekësore.

reyna

31/01/2024 20:37-Newcastle do të nënshkruajë me Harrison nga Man City

Newcastle ka nënshkruar me Alfie Harrison nga Man City.

Lojtari ka nënshkruar deri më qershor 2027 me opsion edhe për një sezon.

31/01/2024 19:47-Lojtari më i kërkuar në afatin kalimtar të janarit – e duan plotë dhjetë klube, por ai ende nuk ka vendosur

Sulmuesi i Sevillas, Rafa Mir është një nga emrat e fundit më të përfolur në afatin kalimtar të janarit, ndërsa edhe pse ai ka rezistuar për në largim të mundshëm, situata duket se ka ndryshuar.

Detajet e plota>>>

537693

31/01/2024 19:05-Real Madridi dëshiron të përfitojë nga largimi i Kloppit për t’i rrëmbyer yllin Liverpoolit

Real Madrid thuhet se po kërkon të përfitojë nga largimi i Jurgen Klopp dhe të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit. Gjigantët spanjollë thuhet se duan të forcojnë ekipin e tyre dhe e shohin anëtarin e The Reds si idealin.

Detajet e plota>>>

perez 4

31/01/2024 18:47-Ballkani përforcohet zyrtarisht me Inacion

Ballkani ka konfirmuar zyrtarisht se kanë transferuar Queven da Silva Inacion.

Detajet e plota>>>

inacio

31/01/2024 17:12-Zbulohet shifra e vërtet që Juventusi do të paguajë për Carlos Alcaraz – mund të bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në histori

Juventusi është i vendosur të blejë 21-vjeçarit Carlos Alcaraz nga Southampton para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, por bardhezinjtë do të duhet të paguajnë më shumë se sa pritej fillimisht për mesfushorin argjentinas.

Sipas raporteve nga Gianluca Di Marzio, Juve do të paguajë një tarifë prej 3.74 milionë euro për të sjellë Alcarazin në huazim për pjesën e mbetur të sezonit 2023/24, dhe do të ketë një opsion për të blerë për 49.14 milionë euro për ta nënshkruar me të gjatë verës.

Lexo lajmin e plotë... 

juevntrus 1

31/01/2024 16:48-Zbulohet se sa do të fitojë Roma nga huazimi i Belottit te Fiorentina

Roma ka pranuar që Andrea Belotti të kalojë në huazim te Fiorentina deri në fund të këtij sezoni.

Detajet e plota>>>

Belotti 1

31/01/2024 15:43-Belotti i bashkohet Fiorentinës në huazim gjashtë mujor

Fiorentina ka zyrtarizuar afrimin e Andrea Belottit nga Roma.

Sulmuesi italian i bashkohet klubit vjollcë si huazim për gjashtë muaj.

31/01/2024 15:41-Zyrtare: Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, lojtar të ri të LNZ Cherkasy

Dyshja e Dritës, Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu do ta vazhdojnë karrierën e tyre në Superligën e Ukrainës.

Është vet klubi ukrainas, LNZ Cherkasy, i cili ka konfirmuar transferimin e tyre me anë të faqes zyrtare.

Lajmi i plotë..

31/01/2024 15:01-Liria largon trajnerin Mirsad Jonuz

Liria ka njoftuar zyrtarisht se Mirsad Jonuz nuk është më kryetrajner i tyre.

"Sot në mesditë, me marrëveshje klubi dhe trajneri Mirsad Jonuz, kanë ndëprerë bashkëpunimin", thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Mirsad Jonuz

31/01/2024 14:30-Chelsea tremb klubet e interesuara me çmimin e Chalobah

Fulham, Crystal Palace dhe Nottingham Forest ishin të interesuar për të blerë mbrojtësin Trevoh Chalobah.

Megjithatë, sipas TeamTalk, klubet e interesuara janë larguar nga gara pas çmimit të kërkuar prej 25 milionë funtesh.

Chalobah 2

31/01/2024 14:16-Zaragoza dëshiron t'i bashkohet tani Bayern Munichut

Bryan Zaragoza ka qenë i qartë në orët e fundit: ai dëshiron të bashkohet menjëherë me Bayern Munich.

Negociatat mes Granadës dhe Bayernit janë ende në vazhdim për të rënë dakord për tarifën e kompensimit, pasi marrëveshja ishte arritur për transferimin e tij në verë.

Zaragoza

31/01/2024 13:56-Wolves u refuzua, por një skuadër tjetër po bën përpjekjet e fundit për Armando Brojën

Armando Broja vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të largohet në janar apo do të mbetet te Chelsea.

Sulmuesi shqiptar ka pasur shumë oferta, por Chelsea deri më tani i ka rezistuar ato pasi dëshiron rreth 60 milionë euro për ta lënë të lirë.

Chelsea ka refuzuar një ofertë të Wolverhampton Wanderers për ta larguar Armando Brojën.

Por në orët e fundit Fulham po përpiqet të bind Chelsean për të lënë të lirë të largohet sulmuesi shqiptar.

Lajmi i plotë

Armando Broja 1

31/01/2024 12:27-Zyrtare: Gabriel Paulista, lojtar i ri i Atletico Madridit

Gabriel Paulista i është bashkuar Atletico Madridit pas ndërprerjes së kontratës së tij me Valencia.

"Gabriel Paulista është një lojtar i ri i Atletico de Madrid pas nënshkrimit deri në fund të sezonit", thuhet në njoftim.

31/01/2024 12:13-Tottenhami me ofertë të lartë për Solanke

Tottenham Hotspur po konsideron një ofertë të vonë për sulmuesin e Bournemouth, Dominic Solanke, para mbylljes së afatit kalimtar.

Sipas Sun Sport, Spurs po mendojnë të ofrojnë 50 milionë funte për yllin anglez.

skysports dominic solanke bournemouth 5556624 1

31/01/2024 11:51-Zyrtare: Adem Maliqi rikthehet te Llapi

Llapi ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit, duke transferuar edhe Adm Maliqin, pas mbrojtësit Landrit Rama.

Është vet klubi nga “Zahir Pajaziti” që ka njoftuar rikthimin e 26-vjeçarit në Podujevë.

Lajmi i plotë..

31/01/2024 10:52-Zyrtare: Napoli rinovon kontratën e Politanos

Napoli ka njoftuar zyrtarisht se Matteo Politano ka nënshkruar një zgjatje të re të kontratës me klubin, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2027.

"SSC Napoli njofton se ka zgjatur kontratën për shërbimet sportive të futbollistit Matteo Politano deri më 30 qershor 2027", thuhet në njofton e klubit italian.

31/01/2024 10:44-Gio Reyna afër zyrtarizimit te Nottingham Forest

Giovanni Reyna do të huazohet te Nottingham Forest, pasi klubi anglez ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin.

Forest do të mbulojë pagën e Reynës deri në qershor dhe zyrtarzimi do të vie pas përfundimit të testeve mjekësore.

reyna

31/01/2024 09:59-Benrahma afër kompletimit të transferimit te Lyoni

Olympique Lyon dhe West Ham do të mbyllin sot marrëveshjen me Said Benrahma.

Marrëveshja po kompletohet për tarifën e huazimit prej 5 milionë euro plus opsionin e blerjes prej 12 milionë euro.

benrahma

31/01/2024 09:57-Zyrtare: Peter Federico, lojtar i ri i Valencias

Peter Federico është larguar nga Real Madridi dhe i është bashkuar Valencias në marrëveshje huazimi.

"Valencia CF ka arritur marrëveshje me Real Madridin për huazimin e anësorit Peter Federico. Futbollisti 21-vjeçar arrin në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe Valencia do të ketë një opsion blerje", thuhet në njoftim.

Opsioni i blerjes është dy milionë euro dhe Real Madridi mban 50% të kartonit.

31/01/2024 09:52-Lëndimi i rëndë i Coman, Bayerni futet në garë për transferimin e sulmuesit holandez

Bayern Munich ka marrë një goditje të madhe në fundjavë në sfidën ndaj Augsburgut.

Bavarezët fituan me rezultat 2-3, megjithatë nga kjo ndeshje kanë humbur një nga yjet e tyre më të mëdha, francezin Kingsley Coman.

Sulmuesi anësorë pësoi një lëndim në gjurin e tij dhe pritet t'i mungojë bavarezëve për disa muaj.

Kjo ka bërë që Bayerni të përshpejtojë për afrimin e një sulmuesi anësorë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Tani bavarezët kanë kontaktuar Ajaxin për transferimin e sulmuesit holandez Steven Bergwijn.

Lajmi i plotë

fbl eur c3 marseille ajax scaled 1

31/01/2024 08:56-Rogers drejt transferimit te Aston Villa

Sipas Fabrizio Romanos, Morgan Rogers është i vendosur të kryejë sot testet mjekësore në Aston Villa dhe do të nënshkruajë kontratën.

Kjo do të jetë një marrëveshje pesëvjeçare për Rogers, i cili do të bashkohet me marrëveshje të përhershme nga Middlesbrough.

Manchester City do të marrë 25% të marrëveshjes.

rogers

31/01/2024 08:38-PSG bllokon transferimin e Marco Asensios te gjiganti gjerman

Marco Asensio ishte shumë pranë të ndryshojë skuadër në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi spanjoll është që gjashtë muaj pjesë e Paris Saint Germain ku iu bashkua nga Real Madridi, por ai nuk ka arritur të lë gjurmë deri më tani në Francë pasi nuk po preferohet shumë nga Luis Enrique.

Hapësirat e pakta të tij është mundur t’i shfrytëzojë Xabi Alonso pasi ka kërkuar transferimin e tij te Bayer Leverkusen, por kërkesa e klubit gjerman nuk ka marrë miratimin e PSG-së.

Lajmi i plotë

Marco Asensio

31/01/2024 08:27-Roma i thotë 'jo' transferimit të Bernardeschit

Federico Bernardeschi ka marrë një refuzim nga një skuadër e madhe italiane, pasi ai ka dashur të rikthehet në Evropë pas aventurës te Toronto në MLS.

Sulmuesi italian i është ofruar Romës, por Giallorosët kanë refuzuar të nënshkruajnë me të.

Arsyeja është paga e lartë e lojtarit, por nëse ai do të bëj ndonjë ulje atëherë kryeqytetasit mund të bëjnë përpjekje të fundit për ta marrë atë.

Screenshot 1 88

31/01/2024 08:24-Carlos Alcaraz pritet të zyrtarizohet te Juventusi

Juventusi do të nënshkruajë sot (e mërkurë) me Carlos Alcaraz nga Southampton.

Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja është huazim me të drejt blerje për 40 milionë euro.

Testet mjekësore do të zhvillohen në Londër.

carlos alcaraz

31/01/2024 08:20-Barcelona nënshkruan me talentin Ibrahim Diarra

Barcelona ka nënshkruar zyrtarisht me Ibrahim Diarran, një nga sensacionet e mëdha të Botërorit U17 që u mbajt në Indonezi, duke shënuar 5 gola dhe 4 asistime për kombëtaren e Malit.

Transferimi te Barcelona i sulmuesit premtues 17-vjeçar, i cili zakonisht luan si anësor i djathtë, është konfirmuar zyrtarisht nga klubi i tij, Academie Africa Foot.

Lajmi i plotë..

31/01/2024 08:16-Ditë vendimtare, Kumbulla pritet të bëhet me klub të ri

Marash Kumbulla sot do të largohet nga Roma dhe do të bëhet me klub të ri.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon për faktin se ka 10 muaj që qëndron jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimit.

E duke marrë parasysh se ka nevojë për minuta pas rikthimit nga lëndimi dhe te Roma nuk i ka tëgarantuara, mbrojtësi shqiptar po kërkon skuadër të re.

Një sërë skuadrash janë vënë pas shqiptarit në Serie A, por duket se në përparësi është Sassuolo.

Lajmi i plotë

GettyImages 1445138899 scaled

30/01/2024 23:23-Man United dhe Greenwood arrijnë një marrëveshje për të ardhmen e lojtarit

Mason Greenwood tashmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester United dhe nuk ka më rrugë kthimi për të tek “Djajtë e Kuq”, ka raportuar mediumi anglez The Sun.

Bordi i klubit anglez besojnë se më e mirë për të gjithë është që Greenwood të vazhdojë karrierën e tij jashtë “Old Trafford”.

Lojtari dhe agjentët e tij në anën tjetër, janë të fokusuar plotësisht për t’i gjetur një klub të ri Greenwoodit, duke marrë parasysh performancat e tij fantastike tek Getafe, aty ku po luan në formë huazimi.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 30 163114

30/01/2024 23:16-Van Dijk thotë se nuk largohet nga Liverpooli

Virgil Van Dijk për të ardhmen e tij në Liverpool: “Më lejoni të jem i qartë. Unë jam plotësisht i përkushtuar ndaj klubit. Unë e dua klubin dhe tifozët. Është nxjerrë plotësisht jashtë kontekstit".

Virgil van Dijk 2

30/01/2024 23:15-Eintracht Frankfurt e do huazimin e Ekitike

Eintracht Frankfurt ka besim në arritjen e një marrëveshjeje me PSG-në për huazimin e Hugo Ekitike, raporton L'Equipe.

ekitike

30/01/2024 23:14-Nga Anglia e quajnë të kryer trajnerin që do ta pasojë Kloppin te Liverpooli

Jurgen Klopp tashmë e ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli me të përfunduar ky sezon.

Andaj, Liverpooli nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të futet në treg për një trajner të ri, që sipas Daily Star tashmë e ka gjetur.

Detajet e plota>>>

jurgen klopp 26012024 2

30/01/2024 21:38-Situata më dramatike e këtij afati kalimtar po ndodh te Atletico Madridi

Sipas raportimeve të shumta, Atletico Madrid tani ka braktisur plotësisht përpjekjet e tyre për të nënshkruar me një lojtar, pas një testi mjekësor të dështuar.

Detajet e plota>>>

simeone

30/01/2024 21:08-Rashford ‘i lodhur’ nga Manchester United, gjiganti evropian projekton transferimin e tij

Marcus Rashford është duke e menduar largimin nga Manchester United, sidomos pas situatës së fundit të krijuar.

Detajet e plota>>>

skysports erik ten hag marcus rashford 5887661

30/01/2024 20:53-Zyrtare: Pape Oumar Cisse lojtari më i ri i Ballkanit

Ballkani përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se kanë kompletuar transferimin e sulmuesit senegalez Pape Oumar Cisse.

“Repartit sulmues të skuadrës i bashkohet edhe senegalezi Pape Oumar Cisse”.

“Futbollisti 21 vjeç, i gjatë 1,85m, do të jetë armë shtesë e kampionëve tanë drejt objektivave në vazhdimësinë e garave”.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 30 205225

30/01/2024 18:50-Talenti i madh suedez mbërrin në Barcelonë për të mbyllur transferimin tek blaugranasit

Barcelona pritet që të bëjnë një transferim para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, ani pse me shumë mundësi ai nuk do të arrijë të ketë ndonjë ndikim këtë sezon.

Pasi shpenzuan 31 milionë euro për transferimin e Vitor Roques më herët gjatë janarit, Barcelona janë duke bërë përpjekje për të finalizuar marrëveshjen për transferimin e 17-vjeçarit suedez Lucas Bergvall.

Në fakt Eintracht Frankfurti ka bërë ofertën më të mirë në vlerë prej 10 milionë eurove, por Barcelona shpreson që ta mbyll marrëveshjen për 7 milionë euro dhe 3 milionë tjera bonuse me ekipin e Djurgardens.

Lexo lajmin e plotë...

1

30/01/2024 18:18-Edon Zhegrova mund të transferohet në Gjermani, interesim serioz për të ka shfaqur Leipzigu

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova mund ta vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, pasi interesim serioz për shërbimet e tij ka shfaqur ekipi i Leipzigut.

Siç raporton Sky Germany, drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar mundësinë për të bërë një ofertë në drejtim të Lille për shërbimet e Zhegrovës.

Sidoqoftë, problem mbetet shuma që po kërkon ekipi i Lille për ta lejuar sulmuesin që të largohet, pasi thuhet se klubi francez po kërkon diku rreth 17-20 milionë euro për ta liruar atë.

Lexo lajmin e plotë...

Bildschirmfoto 2022 03 07 um 19.49.36 e1646679041302

30/01/2024 18:04-Zyartre: Llapi transferon Landrit Ramën

Llapi ka njoftuar se ka transferuar Landrit Ramën, i cili u bashkohet nga Vushtrria.

Detajet e plota>>>

rama 2

30/01/2024 17:39-Agon Elezi largohet nga Kroacia, firmos me klubin e Bundesligës

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi është larguar nga elita e futbollit kroat, ku aktivizohej me Varazdinin. 22 vjeçari ka gjetur ambient të ri dhe në të ardhmen do të luaj në Bundesligën gjermane.

Ekipi i ri i Elezit do të jetë Bochum që garon në mesin e më të mirëve në futbollin e Gjermanisë.

Lexo lajmin e plotë...

Agon Elezi

30/01/2024 17:28-Juventusi, Milani dhe Lazio e duan lojtarin e Bolognas

Lewis Ferguson ka vazhduar të shkëlqejë me Bolognan këtë sezon dhe ka të ngjarë të jetë në qendër të vëmendjes gjatë verës, me Juventusin, Milanin dhe Lazios, të gjithë të interesuar për kartonin e tij.

Detajet e plota>>>

se scaled

30/01/2024 16:22-Zyrtare: Angelino i bashkohet Romës

Roma ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin e majtë Angelino nga RB Leipzig, duke e depozituar kontratën e tij në Serie A.

Detajet e plota>>>

angleino

30/01/2024 15:10-Prishtina liron mbrojtësin Besir Ramadani

Prishtina ka konfirmuar marrëveshjen e dyanshme për shkëputjen e kontratës me mbrojtësin Besir Ramadani.

"Me kërkesën e futbollistit, dy palët kemi arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës, për çka mbrojtësi nga Shkupi është futbollist i lirë. FCP i uron Ramadanit sukses në vazhdim të karrierës", thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Besir Ramadani

30/01/2024 14:10-Atletico Madridi afër Gabriel Paulistas

Atletico Madrid do të nënshkruajë me ish-mbrojtësin e Arsenalit, Gabriel Paulista, nga Valencia.

Sipas Relevo, Atletico do ta marrë lojtarin në huazim për pjesën tjetër të sezonit.

Paulista

30/01/2024 14:00-Dështon transferimi i Moise Kean te Atletico Madridi

Huazimi i Moise Kean te Atletico Madrid thuhet se ka dështuar.

Sipas Sky Sport Italy, italiani është i lënduar dhe nuk ka mundur të kalojë testet mjekësore.

moise kean 17012024 calcionow.it

30/01/2024 13:53-Chelsea refuzon ofertën e klubit të Ligës Premier për Armando Brojën

Emri i sulmuesit shqiptar, Armando Broja, është njëri nga më të lakuarit në këtë afat kalimtar për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge.

Megjithatë, drejtuesit e Bluve e vlerësojnë lartë Brojën, pasi duan vetëm shitjen e tij për një çmim prej 60 milionë eurosh.

Lajmi i plotë..

30/01/2024 13:26-Hajrizi drejt transferimit te skuadra e madhe italiane

Kreshnik Hajrizi mund ta bëj hapin e madh në karrierë në ditët e fundit të afatit kalimtar dimërorë.

Qendërmbrojtësi kosovar prej vitesh po luan me mjaft sukses te Lugano në Zvicër dhe tanimë ka zgjuar interesimin e një skuadre të madhe italiane.

Sampdoria që nuk po kalon një moment të mirë në Serie B ka shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit kosovar për ta përforcuar mbrojtjen.

Lajmi i plotë

Kreshnik Hajrizi

30/01/2024 12:52-Sevilla konfirmon marrëveshjen me klubin saudit për transferimin e Ivan Rakitic

Pas 323 ndeshjeve në dy kohë për skuadrën nga Andaluzia, duke shënuar 51 gola dhe duke dhënë 63 asistime, Ivan Rakitic ka vendosur largimin e tij.

Është vet klubi nga ‘Sanchez Pizijuan’ që ka njoftuar marrveshjen me klubin saudit për mesfushorin kroat.

Lajmi i plotë..

30/01/2024 12:44-Vështirësi për të marrë Demiral, Milani synon huazimin e mbrojtësit shqiptar

Merih Demiral është objektivi kryesor i Milanit për fazën e mbrojtjes, por negociatat nuk po shkojnë siç duhet.

Klubi arab Al Ahli nuk është i gatshëm ta lejoj huazimin e qendërmbrojtësit turk dhe kjo ka bllokuar për momentin negociatat.

Megjithatë duke parë nevojën për të nënshkruar me një mbrojtës të ri, Milani pa humbur kohë ka ndërruar objektiv.

Rossonerët janë kthyer te pista e Marash Kumbullës, me mbrojtësin shqiptar që është i gatshëm të largohet nga Roma si huazim.

Lajmi i plotë

Marash Kumbulla 5

30/01/2024 12:25-Interi kontakton Porton pasi Taremi jep dritën e gjelbër

Mehdi Taremi ka rënë dakord për kushtet personale me Interin përpara një transferimi të lirë në verë dhe Porto është informuar zyrtarisht për negociatat në vazhdim.

Kontrata e sulmuesit 31-vjeçar iranian skadon me klubin portugez në fund të këtij sezoni dhe një marrëveshje e re nuk do të nënshkruhet, duke e bërë këtë gjashtë muajt e tij të fundit në klub.

Ai ka bërë mirë që nga ardhja e tij në vitin 2020, duke shënuar 86 gola dhe duke dhënë 53 asistime në 171 ndeshje me klubin portugez.

Lajmi i plotë..

30/01/2024 12:18-Revulucion te Barcelona, Deco planifikon të bëjë shitje prej 200 milionë eurosh këtë verë

Barcelona po kërkon të rrëzojë 'projektin' e tyre pas njoftimit të dorëheqjes të bërë nga Xavi Hernandez të shtunën dhe drejtori sportiv Deco do të jetë ai që do të ngarkohet ta bëjë këtë.

Ndjenja në Can Barca është se skuadra aktuale e Barcelonës nuk është adekuate për objektivat e saj, pavarësisht se në fillim të sezonit pretendonte se ishte mjaft e mirë për të konkurruar për çdo trofe.

Sipas gazetës Sport, Deco dëshiron të ristrukturojë skuadrën dhe do të jetë në gjendje ta bëjë këtë vetëm duke shitur titullarët në mënyrë që të financojë atë rinovim.

Lajmi i plotë..

30/01/2024 11:30-Almiron mbetet te Newcastle United

Miguel Almiron do të qëndrojë së paku deri në verë te Newcastle United.

Sipas Guardiola, Al-Shabab nuk arriti të përmbushë vlerën prej 30 milionë funte të anësorit paraguaj.

Almiron Howe

30/01/2024 11:20-Zyrtare: Crystal Palace nënshkruan me Daniel Munoz

Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace ka përfunduar marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Daniel Munoz nga Genk.

"Crystal Palace është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Daniel Muñoz nga Genk deri në vitin 2027, me një opsion për një vit tjetër", thuhet në njoftim.

Transferimi i lojtarit i ka kushtuar 10 milionë euro klubit anglez.

30/01/2024 11:11-Zyrtare: Drita përforcohet në mbrojtje me kolumbianin Juan Camilo Mesa

Drita ka vazhduar me përforcime, derisa Juan Camilo Mesa është lojtari më i ri i gjilanasve.

Qendërmbrojtësi kolumbian i bashkohet Dritës nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e Dinamo Cityt.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Dritën për një vit e gjysmë.

Lajmi i plotë

417538550 967562101486190 6550800689647868036 n 1

30/01/2024 11:06-Belotti i thotë po transferimit te Fiorentina

Andrea Belotti do të largohet nga Roma, por jo nga elita e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi italian nuk është në planet e Romës dhe përkundër formës jo të mirë ai refuzoi dy oferta.

Fillimisht ishte Real Betis që bëri ofertë për transferimin e tij për ta zëvendësuar Borja Iglasias e larguar në drejtim të Leverkusenit.

Lajmi i plotë

MZMUR6ODYRKHTHTED2ZQPYSIK4

30/01/2024 10:55-David mbetet te Lille

Sipas Fabrizio Romanos, pavarësisht interesimit nga Anglia, Italia dhe Spanja, Jonathan David do të qëndrojë në Lille këtë muaj.

Kontrata e tij skadon në vitin 2025, kështu që duhet parë për afatin kalimtar të verës.

Jonathan David Celebrating Goal

30/01/2024 10:42-Lyon paraqet ofertën për Benrahma

Sipas David Ornstein, Lyon ka paraqitur një ofertë prej 17.5 milionë euro plus bonuse te West Ham United për Said Benrahma.

John Textor dëshiron sulmuesin anësor algjerian, por klubi londinez nuk e kanë pranuar ende ofertën.

benrahma

30/01/2024 10:11-Mbappe i thotë PSG-së se vendimi për të ardhmen është i pashmangshëm

Sulmuesi i Paris Saint-Gemain, Kylian Mbappe thuhet se është në prag të vendosjes për të ardhmen e tij, pasi afati kalimtar i janarit po përfundon.

Sipas Diario AS, Mbappe është afër një vendimi për të ardhmen e tij dhe i ka thënë PSG-së se do ta dinë vendimin e tij në ditët në vijim, të paktën brenda dy javëve të ardhshme.

Lajmi i plotë..

30/01/2024 10:06-Nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë, por Barcelona refuzon një ofertë shumë të rëndësishme për qendërmbrojtësin senegalez 

Mikayill Faye iu bashkua Barcelonës në afatin kalimtar veror nga skuadra kroate NK Kustosija e Zagrebit për shumën e 1,5 milionë eurove.

Qendërmbrojtësi i talentuar senegalez megjithatë ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës edhe pse po shkëlqen te skuadra e dytë.

Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje për ekipin e lartë të Barcelonës këtë sezon, mbrojtësi i talentuar Mikayil Faye po tërheq shumë interes nga disa klube në mbarë Evropën.

Lajmi i plotë

Mikayil Faye 1

30/01/2024 09:50-Modric largohet nga Real Madridi, është indinjuar nga lëvizjet e trajnerit dhe drejtuesve

Kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modric, mund të largohet nga gjiganti spanjoll, Real Madrid, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

E përditshmja spanjolle AS, në tekstin kushtuar Modricit ka paraqitur të dhëna të caktuara që janë shumë shqetësuese për kroatin, por ajo që pa dyshim tërhoqi gjithë vëmendjen ishte largimi i mundshëm.

Modric ishte zëvendësues në 17 nga 32 ndeshjet e Real Madridit këtë sezon, gjë që nuk i ka ndodhur kurrë më parë.

Lajmi i plotë..

30/01/2024 08:46-Gallagher nuk ka gjasa t'i bashkohet Tottenhamit në janar

Conor Gallagher do të mbetet te Chelsea, së paku nuk do të largohet nga klubi londinez gjatë afatit kalimtar dimërorë.

Mesfushori anglez është kërkuar me ngulm nga Chelsea, por transferimi i tij te 'Gjelat' nuk ka gjasa të ndodhë ka zbuluar Fabrizio Romano.

Lajmi i plotë

GettyImages 1926321499

30/01/2024 08:36-West Ham arrin marrëveshje me sulmuesin Jota

West Ham United thuhet se ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Jota mbi kushtet personale.

Sipas FootMercato, tani klubi anglez po zhvillon bisedime pozitive me Al-Ittihad për një lëvizje të lojtarit në janar.

jhota

30/01/2024 08:18-Conte pranon të marrë detyrën e trajnerit të Milanit

Antonio Conte thuhet se ka pranuar kushtet e ofruara nga Milani dhe do të jetë trajneri i tyre sezonin e ardhshëm.

Eksperti i transferimeve Luca Momblano nga TeleLombardia pretendon se Conte ka rënë dakord me propozimin e pronarëve të klubit, Red Bird, dhe do të marrë rolin nga sezoni i ardhshëm.

Lajmi i plotë..

29/01/2024 23:05-Presidenti i La Ligas tregon gjasat për Mbappen që t’i bashkohet Real Madridit

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka pretenduar se Real Madridi me shumë mundësi do të nënshkruajë me Kylian Mbappen para sezonit 2024/25.

Mbappe ka qenë subjekt i shumë thashethemeve gjatë muajve të fundit, me sulmuesin parisien kontrata e të cilit skadon në qershor. Teksa destinacioni i tij në të ardhmën nuk është bërë i qartë, ai duket se do të zgjedhë mes Parisit dhe Madridit.

Screenshot 2024 01 29 230603

29/01/2024 23:02-Bayer Leverkusen po synon transferimin e Marco Asensios

Mediumi Sky Germany ka raportuar sot (e hënë) ekskluzivisht se lideri i Bundesligës, Bayer Leverkusen, ka pyetur për nënshkrimin e Marco Asensios nga PSG-ja gjatë orëve të fundit.

Ky do të ishte një transferim shumë i madh për ekipin gjerman, teksa ditë më parë ata afruan në radhët e tyre sulmuesin spanjoll Borja Iglesias në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Ka qenë gazetari Florian Plettenberg ai i cili ka raportuar se bisedimet mes dy klubeve tashmë kanë nisur, ani pse ka shumë pak gjasa që të ndodhë një transferim.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 29 230049

29/01/2024 22:03-Befasia e afatit kalimtar: Benzema ribashkohet me Ronaldon tek Al-Nassr?

Aventura e Karim Benzemas me Al-Ittihadin në Ligën Saudite nuk ka shkuar sipas planit dhe tani ish-sulmuesi i Real Madridit po kërkon të gjejë një rrugëdalje pas vetëm disa muajve në Jeddah.

Sipas mediumit francez L’Equipe, 36-vjeçari është në bisedime me një ekip të ri në Shtetin e Gjirit, andaj spekulimet se ai mund të ribashkohet me Cristiano Ronaldon në Al-Nassr tashmë janë rritur.

Lexo lajmin e plotë...

3430144 69988048 2560 1440

29/01/2024 21:29-Ballkani zyrtarizon rikthimin e Meriton Korenicës

Ballkani përmes një video të publikuar në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook ka zyrtarizuar rikthimin e Meriton Korenicës në klub.

Në shtator të vitit të kaluar, Korenica e kompletoi transferimin në Turqi tek Manisa pas një aventure trevjeçare me Ballkanin.

27-vjeçari në fakt e nisi mjaft mirë aventurën e tij tek Manisa duke u adaptuar shpejtë me stilin e lojës së ekipit turk dhe duke zënë një vend në formacionin e trajnerit.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 5 54

29/01/2024 19:29-Alphonso Davies te Real Madridi? Kanadezi thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

Alphonso Daives ka thyer heshtjen e tij mes raportimeve se ai po kërkon të gjejë një rrugëdalje për t’u transferuar te Real Madridi.

Reprezentuesi kanadez ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2025, dhe kishte pasur thashetheme se ai ka hyrë në bisedime me Real Madridin pasi siç dihet klubi madrilen tash e një kohë është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Hapa konkret thuhej se ishin bërë në këtë drejtim dhe se “Los Blancos” tashmë kishin bërë gjithçka gati për transferimin e tij sezonin e ardhshëm, sidoqoftë Davies i ka hedhur ‘në ujë’ të gjitha këto lajme.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 29 192736

29/01/2024 19:12-Barcelona po synon të transferojë një mbrojtës në orët e fundit të afatit kalimtar

Barcelona ka humbur në vikend ndaj Villarrealit, madje pas ndeshjes u përballën edhe me vendimin e Xavit për largim nga klubi në fund të sezonit, megjithatë blaugranasit nuk janë dorëzuar nga ky sezon.

Blaugranasit ende janë në garë për titull në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve andaj ata po synojnë të përforcojnë ekipin dhe për këtë arsye kanë vendosur transferimin e një mbrojtësi të ri.

Pas lëndimit që pësoi Alejandro Balde, i cili do ta mbajë atë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, Barcelona janë në kërkim të një mbrojtësi të ri për ta zëvendësuar atë, a raportuar Gerard Romero.

Lexo lajmin e plotë...

uid 590944e30e3444ea8971680b98d523c9 width 1200 play 0 pos 0 gs 0 height 678 pilkarze barcelony fot papepa

29/01/2024 18:58-Pierre Hojbjerg pritet të qëndrojë tek Tottenhami

Ylli i Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg, nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Këtë e ka konfirmuar avokati i lojtarit Lars Halgreen, i cili ka thënë se përkundër thashethemeve dhe zhurmës rreth lojtarit, ai gjithmonë është fokusuar për të ndihmuar ekipin, trajnerët dhe Tottenhamit.

pierre emile hojbjerg tottenham 2022 1668960893 97027

29/01/2024 18:55-Lens përgatit ofertën e parë për talentin e Barcelonës

Ekipi francez Lens ka dërguar një ofertë formale në drejtim të Barcelonës për transferimin e  adoleshentit Milkayil Faye gjatë afatit kalimtar të janarit.

Oferta e klubit francez përfshin një marrëveshje huazimi me obligim blerje për tetë apo nëntë milionë euro.

88f8047b e880 446c 929b 92186d62faf4 alta libre aspect ratio default 0

29/01/2024 18:53-Antony nuk do të largohet nga Manchester United në drejtim të Ligës Saudite

Sulmuesi i Manchester United, Antony, nuk e ka në plan që të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit përkundër interesimit nga Liga Saudite.

“Ne nuk kemi marrë informacion nga Manchester United për largimin e Antony gjatë janarit apo afatit kalimtar veror. Antony ka qenë i fokusuar për të bërë më të mirën e tij për klubin dhe të përmirësojë shifrat”, ka thënë agjenti i lojtarit.

skysports man utd antony england 5887746

29/01/2024 18:08-Vedat Muriqi mund të transferohet në Turqi, kësaj radhe te rivali i Fenerbahces

Vedat Muriqi mund të rikthehet së shpejti që të luajë në Superligën e Turqisë, por kësaj radhe jo tek Fenerbahce por tek rivali i tyre Galatasaray.

Galatasaray tashmë thuhet se do të ndajë rrugët me sulmuesin Cedric Bakambu dhe tashmë kanë nisur ‘gjahun’ për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Lojtari që po pëlqehet më së shumti nga krerët e klubit është sulmuesi kosovar Vedat Muriqi. Sipas asaj që raporton sajti turk mynet, Muriqi ka qenë mjaft i kënaqur kur ka dëgjuar për interesimin e Galatasaray.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 29 180245

29/01/2024 17:31-Man United dhe Chelsea në garë të ashpër për shërbimet e sulmuesit të Espanyolit

Manchester United dhe Chelsea janë duke konsideruar një lëvizje në fund të afatit kalimtar të janarit për një sulmues që mund të kushtojë rreth 510 mijë euro sipas raportimeve nga Spanja.

Martin Brathwaite, i cili momentalisht luan në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll tek Espanyoli, pasi paraprakisht ishte pjesë e ekipeve si Barcelona dhe Middlesbrough, është golashënuesi më i mirë i La Liga 2 këtë sezon me 12 gola në 22 ndeshje.

32-vjeçari i cili thuhet se ka një pasuri neto prej 216 milionë euro falë një numri të madh biznesesh, ka një klauzolë lirimi prej gjashtë milionë euro, por sipas gazetës Marca, ai mund të jetë në dispozicion për një shumë qesharake.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 29 172354

29/01/2024 16:20-Bayern ka vendosur të nënshkruajë me një mesfushor – tre emra në listën e ngushtë të bavarezëve

Një ndër ekipet më aktive në afatin kalimtar të janarit ishte padyshim edhe Bayern Munichu, të cilët afruan disa lojtarë të ri në ekip.

Bavarezët tash e një kohë të gjatë kanë qenë në kërkim të një mesfushori të ri, pasi kujtojmë që marrëveshja për transferimin e Joao Palhinhas nga Fulhami gjatë verës dështoi, ani pse portugezi kishte mbërritur në Gjermani për testet mjekësore.

Siç raporton Christian Falk nga mediumi gjerman BILD, drejtuesit e klubit tashmë kanë në listën e tyre të dëshirave tre emra, të cilët do t’i konsiderojnë për transferim.

Lexo lajmin e plotë...

page 220

29/01/2024 15:54-Liverpooli përgatitë 50 milionë euro për transferimin e një mbrojtësi

Liverpooli po kërkon një mbrojtës në afatin kalimtar të janarit dhe kanë rikthyer interesimin për Piero Hincapien.

Qendërmbrojtësi ekuadorian është duke shkëlqyer në Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusen dhe ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez.

Sipas asaj që ka raportuar The Sun, gjiganti anglez është gati të testojë Leverkusenin me një ofertë prej 50 milionë euro në janar për qendërmbrojtësin.

Lexo lajmin e plotë...

230506134326 02 liverpool national anthem coronation 050623 restricted

29/01/2024 15:13-Me valixhe në duar në 72 orët e ardhshme, yjet që pritet të largohen nga Superliga në drejtim të kampionateve evropiane

Kanë mbetur më pak se 72 orë deri në fundin e afatit kalimtar të janarit, ku këto orët e fundit janë duke u pritur me kureshtje të madhe edhe nga tifozët e klubeve kosovare.

Si kurrë më parë, shumë emra nga kampionati kosovar janë duke u përfolur për një transferim të mundshëm në klube të ndryshme evropiane.

Ballkani, Drita, Prishtina dhe Malisheva mund të mbesin pa lojtarët e tyre kryesor në ditët e fundit të afatit kalimtar dimërorë.

Lajmi i plotë

416387958 712252404071903 5989962996860015045 n

29/01/2024 14:29-Një futbollist dhe 40 milionë euro, Juventusi i vendosur të nënshkruajë me një top mesfushor

Juventusi ka nevojë të madhe për të përforcuar repartin e mesfushës dhe këto 72 orët e fundit të afatit kalimtar të janarit do të jenë shumë aktive.

Mungesa e Paul Pogbas dhe Nicolo Fagiolin ka bërë me dhimbje koke trajnerin Allegri që për këtë repart ka zgjedhje të limituara.

Teun Koopmeiners është objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër për mesfushën dhe torinezët kanë bërë një ofertë zyrtare për mesfushorin holandez.

Lajmi i plotë

Teun Koopmeiners 1

29/01/2024 13:55-Përgjigja e Leverkusenit për thashethemet e largimit të Xabi Alonsos

Bayer Leverkusen është në një pozicion stabiliteti për sa i përket vazhdimësisë së Xabi Alonsos si trajner për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se klube si Liverpool dhe Bayern Munich kanë shfaqur interesim për spanjollin.

Detajet e plota>>>

xabi alonso

29/01/2024 13:14-Zyrtare: Loret Sadiku rikthehet në futbollin turk

Pas një periudhe të shkurtër në futbollin suedez me Hammarby, Loret Sadiku ka zgjedhur të rikthehet në Super Ligën turke për të veshur përsëri fanellën e Kasimpasas. Në një ceremoni prezantimi të mbajtur të hënën, 32-vjeçari ka zyrtarizuar marrëveshjen e tij me ekipin që ka qenë shtëpia e tij për një kohë të gjatë.

Detajet e plota>>>

loret

29/01/2024 13:05-Chelsea refuzon ofertën e parë për Brojën, është përgjysmë me çmimin e kërkuar

Chelsea është e gatshme ta shesë Armando Brojën në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që raporton MailSport, Blutë kanë pranuar disa oferta nga rivalët e Ligës Premier, por janë nën shifrën që kërkojnë.

Detajet e plota>>>

Armando Broja

29/01/2024 13:02-PSG vazhdon bisedimet me kampin e Guimaraes

PSG ka zhvilluar bisedimet fillestare me këshilltarët e Bruno Guimaraes.

Klubi francez ka besim se do të nënshkruajë me mesfushorin, i cili së fundmi ka vizituar Parisin.

Klauzola e tij e lirimit në Newcastle është rreth 100 milionë euro, raporton Mirror Sport.

bruno guimaraes

29/01/2024 13:01-Zidane refuzon përfundimisht Algjerinë

Zinedine Zidane ka refuzuar përfundimisht të bëhet selektor i Algjerisë

Trajneri francez nuk do të marrë drejtimin e kombëtares nga Djamel Belmadi, raporton  RMC Sports.

skysports zinedine zidane real madrid 5246591

29/01/2024 12:59-Jota afër kalimit te West Hami

West Ham ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Jota për kushtet personale.

Tani po zhvillohen bisedime pozitive me Al-Ittihad për të kompletuar transferimin, raporton Foot Mercato.

29/01/2024 12:57-Zyrtare: Soyuncu i bashkohet Fenerbahces

Çaglar Soyuncu i është bashkuar Fenerbahçes në formë huazimi nga Atletico Madrid.

29/01/2024 12:12-Real Madridi me transferim befasues, por edhe sensacional

Real Madridi nuk është aktiv në këtë afat kalimtar të janarit, por ata thuhet se kanë shtuar konkurrencë te portierët si Andriy Lunin, Kepa Arrizabalaga dhe Thibaut Courtois.

Detajet e plota>>>

Illia Voloshyn

29/01/2024 10:43-Barcelona mposht Manchester Unitedin, siguron shërbimet e talentit të madh suedez

Barcelona ka bërë një goditje të madhe për të ardhmen, duke siguruar shërbimet e Lucas Bergvall.

Mesfushori i talentuar suedez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Djurgardens dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Manchester United, Borussia Dortmund, Juventus e Liverpool ishin të interesuar për të, megjithatë garën e ka fituar Barcelona.

Lajmi i plotë

F9iYAGIWsAAdsFB

29/01/2024 10:29-Gjashtë largimet që pritet të ndodhin në verë nga Real Madridi

Real Madrid shkoi në fund të sezonit të kaluar me pasiguri të varur mbi disa anëtarë të skuadrës së tyre pasi kontratat e tyre skadonin. Duket se kështu mund të ndodhë përsëri këtë verë, me katër lojtarë jashtë kontratës dhe dy marrëveshje huazimi në qershor.

Detajet e plota>>>

ancelotti 2 1

29/01/2024 10:24-Me shitjen e Qëndrim Zybës te Legia, Ballkani brenda një viti nga shitjet ka arkëtuar mbi 1.5 milion euro

Qëndrim Zyba është një lojtar i ri i gjigantit polak Legia Varashava, por duhet të pritet deri në zyrtarizimin e tij.

Marrëveshja tanimë mes dy klubeve është arritur, ku kampioni në fuqi i Kosovës do të fitoj 500 mijë euro nga shitja e mesfushorit të talentuar.

Reprezentuesi kosovar do të udhëtoj sot drejt Polonisë ku do t'i kryejë testet mjekësore te Legia, derisa pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizohet transferimi i tij.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe drejtori sportiv i Ballkanit, Omer Bunjaku.

Lajmi i plotë

422591900 349607527921693 4035126196098211947 n

29/01/2024 09:55-Watkins në listën e Chelseat për transferim

Chelsea po kërkon të forcojë arsenalin e tyre sulmues në fund të sezonit dhe sulmuesi i Aston Villas, Ollie Watkins është shfaqur si një objektiv kryesor për Blutë.

Detajet e plota>>>

watkins

29/01/2024 09:40-Valë me largime të trajnerëve: Mikel Arteta po i ‘paketon valixhet’ nga Arsenali?

Raportimet e mediave që vijnë nga Barcelona pohojnë se Mikel Arteta po mendon të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.

Detajet e plota>>>

arteta 2

29/01/2024 09:01-Hojbjerg refuzon huazimin te Olympique Lyon

Pierre-Emile Hojbjerg ka refuzuar kalimin në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Mesfushori danez i Tottenham Hotspur u kërkua nga Olympique Lyon, por ai ka refuzuar këtë skuadër pasi po pret Juventusin.

Pierre Emile Hojbjerg

29/01/2024 08:52-Dy klube i bashkohen Real Madridit në garën për Alphonso Davies

Beteja për Alphonso Davies ka arritur një nivel të ri, me dy klube që shprehin një interesim të fortë për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të talentuar të Bayern Munichut.

Detajet e plota>>>

dm 240119 COM SOC Analysis How Real Madrid are planning a move for Alphonso Davies 20240119 GLOBAL

29/01/2024 08:48-Arrihet marrëveshja mes palëve, Angelino sot udhëton drejt Romës

Angelino mund të quhet lojtari më i ri i Romës edhe pse duhet pritur për zyrtarizimin.

Mbrojtësi spanjoll sot do të udhëtoj drejt kryeqytetit italian për t'i kryer vizitat mjekësore dhe nesër do të prezantohet si lojtar i ri i Romës.

Ai i bashkohet Giallorosëve nga RB Leipzig si huazim gjashtë mujor me Romën që ka të drejtën e blerjes për gjashtë milionë euro.

Angelino 1

29/01/2024 08:42-Arsenali i gatshëm ta paguaj klauzolën e Joshua Zirkzee

Arsenali është i interesuar për transferimin e një sulmuesi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Shumë emra kanë qarkulluar në listën e Arsenalit, derisa i fundit që është futur në këtë listë është holandezi Joshua Zirkzee që po shkëlqen në Serie A.

Topçinjtë kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e sulmuesit holandez dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij për ta transferuar në Londër.

Lajmi i plotë

Joshua Zirkzee

29/01/2024 08:27-A mund të ndodhë rikthimi sensacional i Guardiolas te Barcelona?

Tifozët e Barcelonës mësuan fundjavën që shkoi se trajneri i tyre Xavi do të largohet nga roli në fund të këtij sezoni.

Detajet e plota>>>

guardiola 1

29/01/2024 08:26-A po ndodh vërtet largimi i Kloppit nga Liverpooli apo “alarm i rrejshëm”?

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se ishte afër largimit në mes të sezonit të kaluar, siç zbulohet nga The Times.

Detajet e plota>>>

240126054543 01 jurgen klopp file

28/01/2024 23:46-Atletico Madridi i gatshëm ta shesë, plani i Man United për transferimin e Oblak

Manchester United po ndërmerr hapa të fortë në përpjekjen e tyre për të siguruar portën e tyre dhe thuhet se i kanë vënë sytë te Jan Oblak të Atletico Madrid.

Detajet e plota>>>

oblak

28/01/2024 23:08-Tre gjigantët që e duan Martin Zubimendin qysh në këtë afat, Sociedadi i ka caktuar çmimin lojtarit

Gara për Martin Zubimendin, mesfushorin e Real Sociedad, ka marrë një kthesë të re me tri klube që janë në garë për të.

Detajet e plota>>>

1482449605.0

28/01/2024 22:03-Lojtari që do të shoqërojë Xavi nga dera e daljes: Do të largohet nga Barcelona në verë

Në një kthesë të papritur të ngjarjeve, një lojtar duket se po ndjek hapat e trajnerit Xavi Hernandez, dhe do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Detajet e plota>>>

xavi 2

28/01/2024 22:01-Barcelona është afër nënshkrimit të Lucas Bergvall

Barcelona do të bëjë ofertë zyrtare për Lucas Bergvall në javën e ardhshme.

Mësohet se oferta është 7 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Lojtari dëshiron të bashkohet me klubin, por të kalojë te Barca nga 1 korriku 2024.

28/01/2024 21:46-“Osimhen mund të përfundojë te Juventusi, sikurse që ndodhi me Higuain”

Ish sulmuesi i njohur italian, Alessandro Matri, këmbëngul se Juventusi duhet të shesë Dusan Vlahovic dhe të riinvestojë parët në yllin e Napolit, Victor Osimhen.

Napoli tashmë ka konfirmuar përmes presidentit Aurelio De Laurentiis se Osimhen dëshiron të largohet në fund të sezonit.

Ai ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij që besohet të jetë 120-130 milionë euro dhe Matri thotë se kalimi te Juventusi nuk përjashtohet.

Lexo lajmin e plotë...

ssc napoli v juventus serie a 1 1 scaled

28/01/2024 21:21-Trippier flet publikisht për ofertën e Bayern Munichut

Kieran Trippier ka komentuar interesimin e Bayern Munich për të, por ripohoi se angazhimi i tij është te Newcastle.

Lajmi i plotë>>>

trippier

28/01/2024 20:55-E kryer, Angelino te Roma

Mbrojtësi spanjoll do të udhëtojë të hënën në Itali për të kthyer testet mjekësore.

Roma do ta marr si huazim, ndërsa ka opsionin e blerjes për 6 milionë euro.

Lojtari ishte në huazim te Galatasaray nga RB Leipzig, të cilët janë pajtuar me klubin italian.

28/01/2024 20:50-Pesë lojtarë largohen dhe tre transferohen: Strategjia e Kloppit nëse zëvendëson Xavin te Barcelona

Jurgen Klopp thuhet se është në garë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Barcelonës.

Trajneri i Liverpoolit ka njoftuar se do të largohet nga Reds në fund të sezonit, ashtu si Xavi në skuadrën katalanase.

Detajet e plota>>>

klopp xavi

28/01/2024 20:49-Nabil Fekir kërkohet në Arabinë Saudite

Superliga Arabe ka kontaktuar me Real Betisin për blerjen e mundshme të yllit francez, Nabil Fekir.

Bisedimet janë në fazën fillestare, por duan që të shohin se çfarë do lojtari.

28/01/2024 20:45-Newcastle do të konkurrojë PSG-në për Rafael Leao

Sipas Telefoot, Newcastle United thuhet se ka treguar interes për nënshkrimin e sulmuesit të yllit të AC Milan, Rafael Leao në verë.

Laraskat do të përballen me konkurrencën nga gjigantët evropianë dhe të Ligue 1, Paris Saint-Germain, të cilët gjithashtu janë të prirur për nënshkrimin e të riut portugez.

Rafael Leao 11112023 milanweb.it

28/01/2024 20:43-Qëndrim Zyba drejt gjigantit polak, Ballkani dhe Legia arrijnë marrëveshje për gjysmë milioni euro

Qëndrim Zyba pritet të bëjë hapin e madh në karrierë, pasi që është afat kalimit te Legia Varshava në Poloni.

Fillimisht ishte Kanal 10 që shkroi për transferimin e mesfushorit të Ballkanit në Poloni.

Tani lajmi është konfirmuar edhe nga mediumi polak TVPSport, ku shkruan se Legia kishin mundësin ta vëzhgonin Zybën në Turqi, atje ku po kryen përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.

Lexo lajmin e plotë...

ztba 1

28/01/2024 18:40-Chelsea rivalizon Milanin dhe Napolin për lojtarin e dëshmuar

Milani dhe Napoli thuhet se janë të interesuar për sulmuesin e Lille, Jonathan David, por Chelsea tani i është bashkuar garës për kanadezin.

Detajet e plota>>>

re

28/01/2024 17:51-Ylli i Bundesligës dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, por negocion edhe me Real Madridin e Manchester Cityn

Superylli i Bundesligës është i gatshëm t’i bashkohet Barcelonës, por aktualisht është duke negociuar me Real Madridin dhe Manchester Cityn sepse katalanasit nuk mund ta përballojnë çmimin e tij, raporton El Nacional.

Detajet e plota>>>

blu 1

28/01/2024 16:56-Xavi konfirmoi largimin, trajneri i madh ia bën ‘me sy’ Barcelonës

Barcelona tashmë ka filluar kërkimet për një trajner të ri, pasi Xavi konfirmoi se do të largohet në fund të sezonit.

Detajet e plota>>>

Xavi 2

28/01/2024 16:43-Nëse dështojnë te Mbappe ose Haaland – Perez ka një master plan në mendje për sulmues

Real Madridi po konsideron nënshkrimin e Kylian Mbappes ose të Erling Haaland, por nëse nuk e arrijnë ndonjërin prej tyre, Florentino Perez ka një emër të tretë.

Detajet e plota>>>

perez 2

28/01/2024 16:41-Ylli i Juventusit refuzon ofertën multi milionëshe nga Arabia Saudite

Ylli i Juventusit Matias Soule, i cili momentalisht po luan në formë huazimi tek Frosinone, e ka refuzuar kalimin në Arabinë Saudite tek Al-Ittihadi.

Detajet e plota>>>

Screenshot 2024 01 28 154517

28/01/2024 15:07-Ofertë marramendëse, klubi arab dëshiron transferimin e yllit të Realit menjëherë

Liga Saudite Pro vazhdon kërkimin e saj për yje evropianë për të forcuar konkurrencën e saj dhe në këtë afat kalimtar dimërorë, ata kanë vënë syrin te legjenda kroate Luka Modric.

Mesfushori 38-vjeçar ka humbur rëndësinë në Real Madrid nën drejtimin e Carlo Ancelotti, me kontratën e tij që i vjen fundi në fund të sezonit aktual, duke nxitur spekulimet për largimin e tij të afërt.

Me synimin për ta kthyer Modric në një nga yjet e ligës së saj, Saudi Pro League i ka paraqitur një ofertë miliona dollarësh Real Madridit për të siguruar shërbimet e tij në këtë moment.

Lexo lajmin e plotë...

GettyImages 1865826150 scaled 1

28/01/2024 14:35-Një ofertë marramendëse, Arsenali po përgatitet për transferimin e Mitomas

Arsenali vazhdon të mendojë për ta përforcuar repartin ofensivë dhe Kaoru Mitoma është një nga lojtarët më të preferuar për tu transferuar në Londër.

Sulmuesi japonez po shkëlqen në vitet e fundit me fanellën e Brighton, derisa pëlqehet shumë nga trajneri i londinezëve Mikel Arteta.

Sky Sport ka raportuar se Topçinjtë janë të etur për ta përforcuar repartin ofensivë dhe do të bëjnë një përpjekje në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit për të nënshkruar me japonezin.

Lexo lajmin e plotë...

202401031220 main.cropped 1704259254

28/01/2024 13:18-Shtohet numri i skuadrave që e duan Kumbullën, largimi i tij nga Roma është çështje ditësh

Marash Kumbulla do të largohet nga Roma, por ende nuk dihet se në cilën skuadër do ta vazhdoj karrierën.

Ajo që është e sigurt se mbrojtësi shqiptar nuk do të largohet nga Italia dhe do të vazhdoj qëndrimin në elitën e futbollit italian Serie A.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion pasi është jashtë fushave që rreth 10 muaj shkaku i lëndimit, por kanë mbetur edhe disa ditë deri te rikthimi i tij në fushë.

Lajmi i plotë

Marash Kumbulla Roma Milan injured

28/01/2024 13:05-PSG identifikon zëvendësuesin ideal të Mbappes, shtohen zërat për largimin e francezit

Rafael Leao ka hyrë në radarin e Paris Saint-Germainit, të cilët e kanë vendosur sulmuesin si prioritetin e tyre kryesor të afatit kalimtar të janarit.

Ky lajm tani shton zërat edhe më shumë për largimin e mundshëm të Kylian Mbappes në fund të sezonit nga kryeqyteti francez dhe në anën tjetër një mundësi e mirë për Milanin që të fitojnë një shumë të majme parash.

3834200 77916928 2560 1440 2

28/01/2024 11:48-Zyrtare: Lirim Kastrati ndryshon skuadër, transferohet në Poloni

Lirim Kastrati ka ndryshuar skuadër në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i Kosovës është larguar nga futbolli hungarez dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit rumun.

Pas tre viteve e gjysmë të kaluara te Ujpest, Kastrati karrierën do ta vazhdoj te skuadra polake Widzew Lodz.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 28 114048

28/01/2024 10:51-A ka interesim nga Spanja për shërbimet e Thomas Partey? Eksperti Fabrizio Romano përgjigjet

Thomas Partey ishte lidhur së fundmi me një kalim në Spanjë, pasi u raportua se një sërë klubesh duke përfshirë Barcelonën, Atletico Madridin dhe Real Sociedadin kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, nuk ka diçka të vërtetë në këto thashetheme pasi siç ka zbuluar gazetari Fabrizio Romano, momentalisht nuk ka ndonjë shenjë për largimin e Partey nga Londra.

“Përkundër asaj që është raportuar nga disa media në Spanjë, unë nuk jam në dijeni se diçka po ndodh momentalisht me mesfushorin e Arsenalit, Thomas Partey”, ka thënë Romano për Caught Offside.

Lexo lajmin e plotë...

WhatsApp Image 2023 07 27 at 18.21.10

28/01/2024 10:37-Trajneri i Sociedadit kandidat për stolin e Barcelonës

Sipas gazetarit Gerard Romero, Barcelona dhe Joan Laporta tashmë kanë identifikuar pasuesin ideal të Xavi Hernandez.

Sipas tij, ata kanë mbajtur bisedime më herët gjatë kësaj jave me trajnerin e Real Sociedadit, Imanol Alguacil, i cili është një ndër kandidatët për të zëvendësuar Xavin sezonin e ardhshëm.

Problemi i vetëm mbetet kontrata e Alguacil me Sociedadin, e cila skadon në vitin 2027.

3 img 3989 2 945

28/01/2024 10:34-Eddie Howe flet për largimet dhe situatën e Almiron

Eddie Howe ka folur për largimet e mundshme nga Newcastle United në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

“Ka nëj mundësi që dikush mund të largohet, unë e kam bërë këtë të qartë. Asgjë nuk ka ndryshuar, ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Howe.

“Almiron ishte i sëmurë, e ardhmja? Unë dëshiroj që ai të qëndrojë. Miguel do të largohet gjatë javës së ardhshme? Është e vështirë”, është shprehur ai.

GettyImages 1957787086  1 NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - JANUARY 24: Newcastle United Head Coach Eddie Howe points instructions during the Newcastle United Training Session at the Newcastle United Training Centre on January 24, 2024 in Newcastle upon Tyne, England. (Photo by Serena Taylor/Newcastle United via Getty Images)

28/01/2024 10:29-De Gea më në fund po bëhet me ekip të ri, spanjolli në bisedime me një klub arab

Ish-portieri i Manchester United, David de Gea, raportohet se është në bisedime me klubin e Ligës Saudite, Al-Shabab.

De Gea u largua nga “Djajtë e Kuq” në fund të sezonit të kaluar, duke i dhënë fund aventurës 12-vjeçare në “Old Trafford”. 33-vjeçari dukej se do të nënshkruante një kontratë të re me klubin qershorin e kaluar, duke hequr dorë nga një pjesë e pagës, por United më pas u tërhoq nga bisedimet dhe vendosi që të nënshkruajë me Andre Onanan.

Pasi paraprakisht ishte lidhur me një kalim tek Al-Nassr dhe Neëcastle United, mediumi anglez Daily Mail pretendon se bisedimet me Al-Shabab për transferimin e tij janë të avancuara.

Lexo lajmin e plotë...

dm 230708 Why David de Gea goes down as a Man Unit672 1

28/01/2024 10:28-Zyrtare: Bayern Munich prezanton blerjen e re Sacha Boey

Sacha Boey tanimë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i gjigantit gjerman Bayern Munich, pas transferimit nga Galatasaray.

Këtë e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e klubit të cilët lëshuan një komunikatë duke njoftuar për transferimin e reprezentuesit francez.

“Ne jemi të kënaqur që kemi nënshkruar me një lojtar të ri me shumë potencial në një kontratë afatgjatë. Ai ka performuar mjaft mirë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj nesh. Kjo do të thotë se përveç se e kemi përmirësuar ekipin, kemi shtuar gjithashtu më shumë kualitet”, ka thënë shefi i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 28 102639

28/01/2024 09:06-Manchester United në ditët e fundit të janarit do të bëj një transferim prej 50 milionë eurove

Manchester United kanë vendosur të rikthehen në garë për një lojtar për të cilin tashmë ishin të interesuar së fundmi dhe duan të mbyllin marrëveshjen me të para fundit të afatit kalimtar të janarit.

Gjiganti anglez synon që të përforcohet në repartin ofensivë pasi braziliani Anthony nuk i ka arritur pritshmëritë përkundër se janë shpenzuar 100 milionë euro për të.

Trajneri i United, Erik Ten Hag dëshiron të ketë një futbollist të ri për krahun e djathtë të sulmit dhe Michael Olise është objektivi kryesor i gjigantit anglez.

Lajmi i plotë

Olise

28/01/2024 08:43-U raportua se do t'i bashkohet Ronaldos në Al Nassr, Casemiro thyen heshtjen dhe zbulon të ardhmen e tij

Një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të janarit është edhe ai i mesfushorit brazilian Casemiro.

Ka pasur shumë fjalë rreth yllit të United për të ardhmen e tij e cila shihej larg Old Traford.

Media të shumta angleze e kanë bërë si fakt të kryer ribashkimin e brazilianit me Cristiano Ronaldon për herë të tretë, kësaj radhe në Arabinë Saudite te Al Nassr.

Megjithatë ka qenë vet mesfushori brazilian që ka folur për të ardhmen e tij duke konfirmuar se do të qëndroj në Old Traford.

Lajmi i plotë

Screenshot 2024 01 28 083011

27/01/2024 23:49-Casemiro i përgjigjet thashethemeve për transferim tek Al-Nassr

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, më në fund i është përgjigjur thashethemeve lidhur me një kalim në Ligën Saudite tek Al-Nassr.

“Gjithçka po shkon për mrekulli, që nga dita e parë, unë po ndihem i mirëpritur nga klubi, lojtarët dhe tifozët. Kam marrë shumë dashuri brenda dhe jashtë fushës. Ishte një eksperiencë magjike dhe unike dhe kisha nevojë për një eksperiencë të tillë”.

“Unë jam shumë i lumtur në Mançester dhe më pëlqen gjithçka rreth qytetit dhe asaj që klubi më ofron mua. Kështu që po, unë jam i lumtur që luajë për Manchester United”, ka thënë Casemiro.

Screenshot 2024 01 27 235015

27/01/2024 23:20-E kryer, Moise Kean kalon te gjiganti i La Ligas

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e sulmuesit Moise Kean.

23-vjeçari do të transferohet në kryeqytetin spanjoll në një marrëveshje të drejtpërdrejtë huazimi deri në fund të sezonit 2023-24 për një tarifë të raportuar prej 500,000 euro.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, nuk do të ketë një opsion për të blerë klauzolën e përfshirë në marrëveshje.

Lexo lajmin e plotë... 

27/01/2024 21:01-E kryer, Sacha Boey, lojtar i ri i Bayern Munich deri në vitin 2029

Sacha Boey tashmë ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 me Bayern Munich.

“Ai ka qenë dëshira absolute jona”, ka thënë drejtori Freund.

27/01/2024 20:58-Zyrtare: Borja Iglesias kalon te Bayer Leverkusen

Borja Iglesias do të jetë një lojtar i Bayer Leverkusen, i cili vjen si huazim me drejtë blerje nga Real Betis.

Ai kalon te gjermanët për 1.5 milionë euro, ndërsa klubi ka të drejtë ta blejë për 8 milionë euro.

Borja ka marrëveshje për një kontratë deri në vitin 2026, por Bayer do të vendos gjatë verës.

27/01/2024 20:55-Olise preferon kalimin te Man Utd

Michael Olise është temë e nxehtë në afatin kalimtar të transferimeve me klubet kryesore që synojnë një marrëveshje për yllin e Crystal Palace.

Manchester United edhe Chelsea janë lidhur me një lëvizje për anësorin, i cili thuhet se ka vendosur se cilit nga dy gjigantët do të preferonte t'i bashkohej.

Sipas football.london, Olise do të favorizonte një kalim në Man Utd sesa t'i bashkohej  Chelseat.

Olise

27/01/2024 20:52-Arsenali vazhdon insistimin për Zubimendin

Arsenali po “lufton” për të nënshkruar me yllin e Real Sociedad, Martin Zubimendi, i cili ka qenë prej kohësh në shënjestër të Topçinjve, të cilët ende po besojnë që mund ta marrin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mikel Arteta raportohet se ka zhvilluar bisedime me mesfushorin personalisht, ndërsa sipas Bild, reprezentuesi spanjoll është i hapur për një lëvizje në Londrën Veriore.

Arsenali po lufton me Bayern Munich për 24-vjeçarin i cili ka një klauzolë lirimi me vlerë rreth 51 milionë funte në kontratën e tij.

zubimendi

27/01/2024 20:49-Janë katër klube të njohura në luftë për Zirkzeen, por Man Utd shihet favorit

Manchester United kryeson garën për nënshkrimin e yllit të Bolognas, Joshua Zirkzee, pavarësisht interesimit nga Arsenali.

Man Utd është klubi i vetëm që ka zhvilluar bisedime për transferimin e Zirkzee këtë muaj, ndërsa  në kontratën e sulmuesit me skuadrën e Serie A ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro.

Topçinjtë janë gjithashtu të interesuar për yllin holandez së bashku me Tottenham dhe Ajax.

1867593274.0

27/01/2024 18:33-Al-Ittihad nuk do ta lejojë Benzeman që të largohet

Al-Ittihad raportohet se nuk janë të gatshëm të lejojnë largimin e Karim Benzemas nga Arabia Saudite gjatë këtij muaji, sipas mediumit francez L’Equipe.

Përkundër faktit se iu bashkua nga Real Madridi verën e kaluar, Benzema thuhet se ka bërë kërkesë që të largohet nga klubi.

Ish-reprezentuesi i Francës ka qenë i lidhur për një kalim tek Chelsea, Manchester United dhe ish-klubi i tij Lyon.

Karim Benzema

27/01/2024 18:29-Joelinton mund të largohet gjatë verës nga Newcastle

Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe, ka konfirmuar mundësinë e largimit të mesfushorit Joelinton gjatë afatit kalimtar veror.

Brazilia ka hyrë në 17 muajt e fundit të kontratës dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë shfaqur ndonjë progres.

Joelinton momentalisht është jashtë fushave për shkak të një lëndimi muskulor, dhe nuk pritet që të rikthehet të paktën deri në maj.

3UBCVIH3LJNNXCURTDUA4RCG6Y scaled

27/01/2024 18:25-Leipzig nuk do ta shesë portierin Peter Gulacsi, përkundër interesimit të Nottingham Forest

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, klubi gjerman RB Leizpig, nuk po planifikon që ta shesë portierin Peter Gulacsi ose ta dërgojë atë në formë huazimi në janar.

Ka qenë ekipi i Nottingham Forest që kishte pyetur për shërbimet e hungarezit rreth një transferimi të mundshëm, mirëpo janë refuzuar nga klubi anglez.

thumb 117665 default news size 5

27/01/2024 16:34-Barcelona po konsideron mundësinë për të nënshkruar me një lojtar të ri pas lëndimit të Balde

Sot (e shtunë) Barcelona përmes një komunikate zyrtare, njoftoi se Alejandro Balde ka humbur pjesën e mbetur të sezonit dhe se së shpejti do t’i nënshtrohet operimit në Finlandë.

Ky lajm padyshim që ka shqetësuar Xavin ashtu si dhe krerët e klubit, andaj tani klubi blaugranas po e konsideron mundësinë për të nënshkruar me një lojtar të ri për të zëvendësuar mbrojtësin spanjoll.

La Liga e lejon klubin që të regjistrojë zëvendësuesin e mbrojtësit të majtë, në rast e është e konfirmuar se ai do jetë jashtë fushave për katër muaj. Balde ka vendosur që t’i nënshtrohet operimit, andaj ky kriter do të plotësohet.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 27 163210

27/01/2024 16:18-Michael Olise tashmë ka ‘bërë zgjedhjen’ e tij mes Chelseat dhe Manchester United

Ylli i Crystal Palace, Michael Olise, raportohet se ka bërë zgjedhjen e tij mes interesimit të Manchester United dhe Chelsea, teksa 22-vjeçari po përgatitet për hapin e radhës në karrierë.

Sulmuesi anësor ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur në “Selhurst Park”, që prej transferimit nga Reading në 2021, por gjatë kohëve të fundit ka pasur thashetheme konstante se ai do largohet nga klubi.

Olise ka startuar vetëm shtatë herë në Ligën Premier këtë sezon për shkak të problemeve me lëndime, por ai ka arritur të shënojë pesë gola dhe të dhurojë një asistim.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 27 161552

27/01/2024 15:54-Barcelona po tenton transferimin e një mbrojtësi të majtë me kosto zero

Alejandro Balde është lënduar dhe Barcelona do të duhet t'ia dalë pa mbrojtësin e majtë për një kohë të gjatë, i cili pritet të mbetet për disa muaj jashtë fushave.

Duke marrë parasysh që gjiganti katalunas është në krizë të madhe financiare atëherë drejtuesit e klubit po shikojnë futbollistë me kosto të ulët.

Emri i ri në listën e gjigantit kataluans është ai i Sergi Cardonas, mbrojtësi i majtë që ka shkëlqyer këtë edicion me Las Palmas.

Lajmi i plotë

Sergi Cardona 1

27/01/2024 15:39-Pjanic afër rikthimit të bujshëm në vendin ku bëri emër futbolli

Përfaqësuesi i Bosnjë-Hercegovinës, mesfushori Miralem Pjanic mund të kthehet në vendin ku bëri emër futbolli, në Ligue 1.

Sipas gazetës franceze L'Equipe, skuadra e Metz është i interesuar të rikthejë në Ligue 1 mesfushorin 33-vjeçar pas plotë 16 vitesh.

Lajmi i plotë..

27/01/2024 15:32-Chelsea gjen zëvendësuesin e Armando Brojës te Aston Villa

Chelsea është duke kërkuar ta përforcojë repartin ofensivë në afatin kalimtar të janarit dhe londinezët duan me çdo kusht transferimin e një sulmuesi.

Gjiganti anglez ka në listën e dëshirave sulmuesin e Aston Villës, Jhon Duran.

Lajmi i plotë

Jhon Duran

27/01/2024 15:00-Roma gati ta bind RB Leipzig për Angelinon

Sipas Fabrizio Romanos, Roma tani ka kontaktuar me RB Leipzig pasi ata janë të vendosur për të nënshkruar me Angelino.

Klubet duan ta përfundojnë marrëveshjen e huazimit deri në qershor me klauzolën e opsionit të blerjes prej 5 milionë euro.

Angelino

27/01/2024 14:48-Al Shabab e do Rakiticin

Al Shabab i ka paraqitur propozimin Ivan Rakitic për t'u bashkuar menjëherë me skuadrën e Superligës së Arabisë.

Sipas Relevo, negociatat po përparojnë dhe kroati është i etur për një transferim atje.

rakitiv

27/01/2024 14:19-Milan dhe Juventus i bashkohet ‘luftës’ për yllin e Valencias

Klubet më të mira nëpër Evropë janë 'të joshur' nga mesfushori i Valencias, Javi Guerra dhe dyshja e Serie A, Milani dhe Juventusi kanë vendosur t'i bashkohen garës për mesfushorin spanjoll.

Mesfushori 20-vjeçar ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë të plotë për Los Ches, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë një asistim në 19 ndeshje në La Liga dhe ka filluar të bëhet një nga të rinjtë më emocionues në skenën evropiane.

Lajmi i plotë..

27/01/2024 13:50-Kumbulla do të largohet nga Roma, katër klube italiane pas mbrojtësit shqiptar

Marash Kumbulla do të largohet nga Roma në afatin kalimtar të janarit, pasi Giallorosët e kanë nxjerr në shitje.

Roma ka nevojë të madhe për të shitur futbollist dhe Kumbulla është vërshuar nga ofertat edhe pse nuk ka luajtur fare këtë edicion.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka kërkuar edhe vet largimin, për faktin se dëshiron të shkoj në Euro 2024 dhe dëshiron të luaj sa më shumë.

Lajmi i plotë

Marash Kumbulla 5

27/01/2024 12:41-Roma ëndërron emërimin e Kloppit pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp i befasoi të gjithë duke njoftuar largimin e tij nga Liverpooli në verë dhe Roma thuhet se ka filluar të ëndërrojë për ardhjen e tij të mundshme në kryeqytetin italian.

Trajneri 56-vjeçar gjerman i tha papritur departamentit të mediave të klubit të premten se do të jepte dorëheqjen në fund të sezonit, pasi kishte 'mbaruar energjitë' pas më shumë se tetë vitesh në këtë rol.

Njoftimi i Kloppit shkaktoi valë tronditëse në të gjithë bazën e tifozëve të Reds, duke lënë shumë në mosbesim.

Lajmi i plotë..

27/01/2024 12:20-Lukaku pritet të largohet nga Roma, klubi arab i përgatitë pagë të ëndrrave belgut

Aventura e Romelu Lukakut te Roma mund të përfundojë vetëm pas një viti qëndrimi në kryeqytetin italian.

Në fakt sulmuesi belg është i huazuar te Roma deri në verë dhe Giallorosët nuk kanë blerjen obligative dhe duhet të bindin Chelsean me një ofertë dhe vet futbollistin me një pagë të lartë.

Ditë më parë Roma luajti një miqësore në Arabinë SAudite, derisa Lukaku deklaroi se Superliga arabe brenda disa viteve mund të jetë ndër më të fortat në botë.

Kjo deklaratë e tij u pa si një sinjal për klubet arabe të cilat e kërkuar edhe në verë sulmuesin belg.

Lajmi i plotë

386108473 872501754232059 3034424164191021948 n

27/01/2024 12:07-Man Utd dhe Chelsea kanë shanse për transferimin e Braithwaite

Sipas Daily Express, Manchester Unitedit dhe Chelseat i është ofruar shansi për të nënshkruar me sulmuesin e Espanyol, Martin Braithwaite, këtë muaj.

Lojtari ka një klauzolë prej 6 milionë eurosh në këtë afat kalimtar dhe ka shënuar 11 gola në La Liga 2 deri tani këtë sezon.

Breithwaite

27/01/2024 11:59-Brightoni e do mesfushorin Dewsbury-Hall

Sipas David Ornstein, Brighton është në bisedime me Leicesterin Cityn për nënshkrimin e Kiernan Dewsbury-Hall.

Dhelprat duan 30 milionë funte për mesfushorin, me Brentford, Arsenal dhe Fulham janë gjithashtu të interesuar për 25-vjeçarin.

dewsbury hall

27/01/2024 11:50-Man Utd dhe Liverpooli në luftë për El Khannouss

Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë të interesuar për nënshkrimin e mesfushorit 19-vjeçar të Genk, Bilal El Khannouss.

Sipas Football Transfers, dy rivalët e vjetër do të luftojnë deri në fund për shërbimet e talentit të madh maroken.

Bilal El Khannouss

27/01/2024 11:25-Liverpooli ka një armë sekrete për të nënshkruar me Takefusa Kubo

Liverpooli thuhet se mund të ketë një armë sekrete në përpjekjen e tyre për të nënshkruar me yllin e Real Sociedad, Takefusa Kubo.

Me afrimin e mbylljes së afatit kalimtar të janarit, Liverpooli është lidhur me një lëvizje të vonuar për Kubo, i cili ka qenë mbresëlënës për Sociedad këtë sezon.

Sulmuesi anësor japonez luajti për Barcelonën gjatë karrierës së tij te të rinjtë përpara se të bashkohej me Real Madridin në vitin 2019.

Lajmi i plotë..

27/01/2024 11:25-Barcelona po monitoron pesë futbollistë në Kupën e Afrikës, të gjithë nga ta janë duke shkëlqyer edhe në klube

Barcelona është duke kërkuar transferime të reja me kosto të ulët për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti katalunas ka skautët në Kupën e Kombeve të Afrikës që monitorojnë disa talente të papërpunuara me të cilët mund të nënshkruajnë për të ndihmuar në përmirësimin e skuadrës së tyre.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi katalunas Mundo Deportivo, Barça po shikon mesfushorët dhe mbrojtësit në turne si fushat kryesore në skuadrën e tyre që duan të përforcojnë.

Lajmi i plotë

Screenshot 2024 01 27 103952

27/01/2024 10:33-Aventura në Turqi zgjati vetëm pesë muaj, Ajeti pritet të zyrtarizohet te skuadra e re

Pesë muaj qëndrim, pesë ndeshje të zhvilluara në total 118 minuta lojë dhe vetëm një gol i realizuar.

Kjo ishte aventura e Albian Ajetit në futbollin turk me fanellën e skuadrës Gaziantep që tanimë ka ndarë rrugët.

Sulmuesi kosovar është larguar nga skuadra turke dhe tanimë është një lojtar i lirë që po kërkon një skuadër të re.

Lajmi i plotë

page 198

27/01/2024 10:15-Ten Hag e do Dumfries te Man Utd

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries mund të përfundojë te Manchester Unitedi, pas ngecjes së bisedimeve për kontratë të re.

Sipas FC Inter News, Erik ten Hag është një admirues i madh i Dumfries dhe do të donte ta kishte atë në Manchester United.

copyright proshots 22531190

27/01/2024 10:05-Nabil Ferik refuzon ofertën saudite

Al-Qadsiah dhe Real Betis kanë arritur një marrëveshje verbale për transferimin e Nabil Fekir.

Megjithatë, sipas Footmercato, mesfushori francez ka refuzuar ofertën e klubit saudit.

1006923022 scaled 1

27/01/2024 09:55-Sacha Boey arrin për teste mjekësore te Bayern Munichu

Sacha Boey ka mbërritur në Mynih për të përfunduar testet mjekësore për Bayern Munichun.

Transferimi i mbrojtësit të djathtë nga Galatasaray thuhet se do t'i kushtojë Bavarezëve rreth 22 milionë euro.

https://twitter.com/MunichFanpage/status/1751150676468453715

27/01/2024 09:05-Tottenhami përgatit ofertën për Gallagher

Tottenham Hotspur thuhet se po përgatit një ofertë të vonshme për të nënshkruar me mesfushorin 23-vjeçar anglez, Conor Gallagher.

Megjithatë, sipas Football Insider, Chelsea kërkon rreth 80 milionë funte për Gallagher, i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij.

GettyImages 1640961711

27/01/2024 08:39-Një klub i madh evropian ka refuzuar transferimin e Karim Benzemas, ata kanë një arsyeje të fortë për këtë

Karim Benzema ka vendosur të rikthehet në futbollin evropian vetëm pas gjashtë muajve të kaluara në Superligën e Arabisë.

Sulmuesi francez ka prishur marrëdhëniet me klubin e tij Al Ittihad dhe nuk dëshiron që të vazhdoj më të luaj në Arabinë Saudite.

Tabloidi britanik The Sun ka raportuar se Manchester United ka pasur mundësi të nënshkruajë me Karim Benzeman, por ata e kanë refuzuar këtë mundësi.

Lajmi i plotë

Screenshot 2024 01 27 083101

27/01/2024 08:24-Para plus një futbollist, PSG e gatshme për ta transferuar Matthijs de Ligt

E ardhmja e Matthijs de Ligt vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të mbetet te Bayern Munich apo do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi holandez nuk ka qenë shumë i preferuar nga Thomas Tuchel dhe largimi nga Allianz Arena është mëse i mundshëm në ditët e fundit të janarit.

Mediumi francez RMC Sport ka raportuar se Paris Saint Germain ka shprehur interesim për transferimin e holandezit në Parc de Princes dhe po përgatitë një ofertë për të.

Lajmi i plotë

1943410643.0

26/01/2024 23:31-Atletico Madridi prezanton blerjen e re, atë e kishte kërkuar me ngulm edhe Barcelona

Atletico Madrid ka kompletuar blerjen e tyre të dytë në afatin dimëror, teksa atyre iu është bashkuar mesfushori Arthur Vermeeren nga ekipi belg Royal Antwerp.

Reprezentuesi belg kishte impresionuar me paraqitjet e tij në dy sezonet e fundit me Antwerpin, dhe kjo kishte bërë që 18-vjeçari të tërhiqte interesim nga disa klube anembanë Evropës.

Barcelona ishte një ndër ekipet më të interesuara për shërbimet e tij, por bisedimet me Antwerpin ngecën në fund të vitit 2023, dhe këtë e kishtë shfrytëzuar më së miri Atletico që arritën një marrëveshje për transferimin e Vermeeren.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 26 232335

26/01/2024 23:27-Ekipet nga elita e futbollit francez interesohen për shërbimet e Fabio Vieiras

Mesfushori i Arsenalit, Fabio Vieira, është duke u kërkuar me ngulm nga disa klube të Ligue 1, ka raportuar Football Transfers.

Besohet se në mesin e klubeve të interesuara është edhe Monaco, që ka kërkuar më shumë informacion rreth 23-vjeçarit, i cili nuk ka pasur shumë minuta këtë sezon.

Vieira ka bërë vetëm 13 paraqitje me Arsenalin dhe vetëm në dy prej tyre e kishte nisur nga minuta e parë.

Screenshot 2024 01 26 232812

26/01/2024 21:34-Sheffield United transferon Ivo Grbic nga Atletico Madridi

Sheffield United ka nënshkruar me portierin Ivo Grbic për një shumë që nuk është bërë ende e ditur.

28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në 2027 dhe mund të bëjë debutimin e tij të shtunën, kur Sheffieldi do të jetë nikoqir i Brightonit në raundin e katërt të FA Cup.

26/01/2024 21:33-Brighton në negociata me Leicester për shërbimet e Dewsbury-Hall

Brighton Hove Albion janë në negociata me Leicester Cityn, për të nënshkruar me Kiernan Dewsbury-Hall.

Mesfushori 25-vjeçar ka luajtur një rol të rëndësishëm për ekipin e tij në Championship dhe tani ka gjeneruar interesim të madh nga një numër klubesh.

26/01/2024 21:01-Jurgen Klopp zbulon planet për të ardhmen

Jurgen Klopp ka insistuar se ai do të marrë një vit pushim nga futbolli pas largimit nga Liverpooli. Ai ka thënë gjithashtu se nuk do të drejtoj asnjë klub tjetër në Angli.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por asnjë klub apo kombëtare për vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë”, ka thënë gjermani.

“Asnjë klub në Angli, kjo nuk do të ndodhë. Edhe nëse nuk kam ushqim në tavolinë, diçka që nuk do të ndodhë, falë Liverpoolit”.

jurgen klopp 26012024 2

26/01/2024 20:52-Barcelona gati për lëvizjen e radhës, synon transferimin e yllit të Arsenalit

Barcelona janë duke e përcjellur me kujdes situatën e mesfushorit të Arsenalit, Thomas Partey, i cili mund të shitet gjatë afatit kalimtar veror sipas Diario AS.

Mesfushori ganez ka pasur një sezon të vështirë me “Topçinjtë”. Ai tashmë ka humbur 20 ndeshje për klubin për shkak të dy lëndimeve të ndryshme.

Partey u rikthye në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dje, por kjo nuk ka bërë që të ndalen thashethemet mbi të ardhmen e tij.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 26 203014

26/01/2024 20:21-Presidenti i Napolit konfirmon largimin e Osimhen gjatë verës, përmend klubet ku ai mund të shkojë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar se Victor Osimhen do të largohet nga “Stadio Maradona” gjatë afatit kalimtar veror.

Ai ka thënë se klubi e ka ditur që nga vera e vitit të kaluar për vendimin e Osimhen që të largohet përfundimisht nga Napoli.

Sulmuesi nigerian së fundmi nënshkroi një kontratë të re me Napolin sipas së cilës do të ishte lojtar i tyre deri në vitin 2026.

Lexo lajmin e plotë...

skysports victor osimhen napoli 6299589

26/01/2024 19:10-Zyrtare: Prins Tijueza largohet nga Liria, prizrenasit fitojnë një shumë të mirë parash

KF Liria përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, ka konfirmuar për largimin e yllit të tyre të skuadrës, Prins Tijueza.

Futbollisti nga Namibia ishte transferuar tek ekipi prizrenas në gusht të vitit 2022, teksa në 13 paraqitje me Lirinë këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.

Tijueza ashtu siç e potencoi edhe vet klubi, cilësohej si futbollisti më i rrezikshëm i Lirisë dhe tani i ka dhënë fund aventurës së tij në Kosovë për një aventurë të re, gjegjësisht në Afrikën e Jugut tek Cape Town City.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 26 190321

26/01/2024 18:16-Bayern Munich shumë afër transferimit të dytë në këtë afat kalimtar, ai vjen nga Turqia

Përpjekjet e Bayern Munichut për të nënshkruar me mbrojtësin 23-vjeçar, Sacha Boey, nga Galatasaray duket se po shkojnë drejt finalizimit.

Sky Germany ka raportuar se një marrëveshje verbale tashmë është arritur mes klubit turk dhe gjigantit gjerman. I vlerësuar rreth 22 milionë euro, Boey pritet që t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Mynih, duke sinjalizuar një transferim të pashmangshëm.

Interesimi i klubit bavarez për Boey u rrit shumë, veçanërisht pas lëndimit të Konrad Laimer në vikend ndaj Augsburgut.

Lexo lajmin e plotë...

sacha boey galatasaray 2022 2023 1681391561 105434

26/01/2024 18:02-Crystal Palace pritet të nënshkruajë me Daniel Munoz nga Genku

Daniel Munoz pritet t’i bashkohet Crystal Palacet nga Genku, ka raportuar gazetari Nizaar Kinsella.

Një marrëveshje prej 8.5 milionë eurosh është arritur mes dy klubeve dhe mbrojtësi kolumbian ka marrë tashmë lejen për të udhëtuar në Londër dhe për të kompletuar transferimin.

Munoz pritet që të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2028 në “Selhurst Park”.

Screenshot 2024 01 26 180341

26/01/2024 17:58-Brentford nënshkruan me portierin islandez Hakon Valdimarsson

Brentford ka kompletuar blerjen e portierit islandez Hakon Valdimarsson.

Valdimarsson, 22-vjeçar, ka pesë paraqitje në nivel ndërkombëtar me Islandën dhe i bashkohet Brentfordit pas interesimit të madh edhe nga klubet tjera.

Ai u transferua në Angli pas një aventure në Suedi me Elfsborgun, për shumën e tre milionë eurove.

Valdimarsson kishte fituar çmimin si ‘Portieri më i mirë i vitit 2023’ në elitën e futbollit suedez.

26/01/2024 17:53-Chelsea po e konsideron mundësinë e nënshkrimit me Callum Wilson

Chelsea janë duke punuar në mënyrë aktive në afatin kalimtar në kërkim të një sulmuesi të ri, ka raportuar Daily Mail.

Tashmë ka një interesim nga ana e tyre për shërbimet e Callum Wilson (Newcastle), sidoqoftë fokusi kryesor i klubit mbetet transferimi i Victor Osimhen.

31-vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga “St. James ‘Park” gjatë këtij afati kalimtar, andaj nuk është befasi në rast se Chelsea bën një ofertë në javën e fundit të janarit.

callum wilson NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - AUGUST 12: Callum Wilson of Newcastle United during the Premier League match between Newcastle United and Aston Villa at St. James Park on August 12, 2023 in Newcastle upon Tyne, England. (Photo by Robbie Jay Barratt - AMA/Getty Images)

26/01/2024 17:47-Real Betis në negociata me West Hamin për Pablo Fornals

Real Betis raportohet se është në diskutime me West Ham United për blerjen e mundshme të mesfushorit Pablo Fornals, ka raportuar Sky Sports.

Mesfushori spanjoll ka hyrë në fazën finale të kontratës së tij me klubin anglez dhe palët janë larg akordit për rinovimin e saj.

Për ironi të fatit trajneri i tanishëm i Betisit, Manuel Pellegrini, e kishte transferuar Fornals në West Ham gjatë kohës sa ishte në krye të klubit anglez.

fornals 1

26/01/2024 17:23-Boehly nuk ka të ndalur, Chelsea ka thyer rekordin botëror për transferimin e një futbolliste

Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmueses Mayra Ramirez nga Levante, me klubin spanjoll që tashmë ka konfirmuar se lodinezët kanë paguar një shifër rekord.

Marrëveshja mes dy klubeve thuhet se u mbyll për shumën e 450 mijë eurove ndërsa 50 mijë euro të tjera do të paguhen në formë të bonuseve.

Rekordi paraprak në futbollin e femrave mbahej nga Keira Walsh, e cila u transferua nga Manchester City tek Barcelona në një marrëveshje prej 400 mijë eurosh, që shkoi deri në 470 mijë me bonuse.

Lexo lajmin e plotë...

Mayra Ramirez se convirtio en la futbolista mas cara de la historia  1

26/01/2024 15:56-Ten Hag thotë 'nuk ka hapësirë' për sulmues të ri te Man Utd

Lëndimi i Anthony Martial dhe operimi i tij ka bërë që të përfolët për një sulmues të ri te Unitedi në këtë afat kalimtar, por Erikg Ten Hag ka përjashtuar mundësinë.

Ten Hag beson se Marcus Rashford herë pas here mund të futet në pozicion kur të jetë e nevojshme.

Lajmi i plotë..

26/01/2024 15:35-Xabi Alonso thyen heshtjen për punën në Liverpool

Jurgen Klopp njoftoi sot (e premte) se do të largohet nga detyra e tij si trajner i Liverpoolit në fund të sezonit.

Favoriti për të zëvendësuar gjermanin është ish -mesfushori i Reds, Xabi Alonso, i cili ka thyer heshtjen tashmë.

Lajmi i plotë..

26/01/2024 15:25-Zyrtare: Matias Vina kalon te Flamengo

Roma ka konfirmuar transferimin e përhershëm të Matias Vinas te Flamengo.

“AS Roma mund të konfirmojë se Matias Vina i është bashkuar Flamengos në një marrëveshje të përhershme”, thuhet në njoftim.

26/01/2024 15:15-Real Betisi pas Pablo Fornals

Real Betis është në bisedime të avancuara me West Ham për nënshkrimin e Pablo Fornals.

Klubi spanjoll e do lojtarin si huazim deri në fund të sezonit.

fornals

26/01/2024 15:02-Zyrtare: Ivo Grbic kalon te Sheffield United

Portieri Ivo Grbic i është bashkuar Sheffield United nga Atletico Madrid, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.

"Ivo Grbic i është bashkuar Sheffield United FC nga Atletico Madrid për një tarifë të pazbuluar", thuhet në njoftimin e klubit anglez.

26/01/2024 14:48-U përfol për rikthimin e tij te Real Madridi, Ancelotti tregon të vërtetën për Benzeman

Karim Benzema po kalon kohë të vështirë te klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Ittihad dhe është përfolur shumë një largim i tij në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi francez është lidhur me një transferim në Ligën Premier, te ish-skuadra e tij, Lyon dhe së fundmi një rikthim te Real Madridi.

Lajmi i plotë.. 

26/01/2024 13:29-Dejvi Bregu, lojtar i ri i Wisla Krakow

Mesfushori me tipare sulmuese, Dejvi Bregu do ta vazhdojë karrierën në futbollin polak te skuadra e Wisla Krakow.

"Skuadrës së Wisla Krakow iu bashkua edhe mesfushori shqiptar – Dejvi Bregu. Marrëveshja është e vlefshme deri në fund të qershorit 2024", thuhet në njoftim.

dejvi bregu

26/01/2024 13:00-Gjilani i ka bërë ofertë zyrtare Liridon Krasniqit

Liridon Krasniqi është një nga futbollistët kosovarë që ka lënë gjurmë me karrierën e tij të deritanishme në Evropë dhe Azi.

I lindur në Viti, Krasniqi ka emigruar me familjen e tij në Gjermani ku edhe ka nisur karrierën si futbollist, duke kaluar fillimisht te grupmoshat e Nurenberg pastaj duke provuar aventurën në futbollin çek te Slavia Praga e Mlada Boleslav.

Ai luajti edhe në Turqi për Ankaraspor, Fethiyespor e Osmanlisopr, para se në vitin 2015 të transferohet në Maljzinë e largët ku ka lënë gjurmë.

Lajmi i plotë..

26/01/2024 11:48-Jurgen Klopp konfirmon largimin nga Liverpooli

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka konfirmuar largimin nga Liverpooli në fund të sezonit 2024/25.

Klopp ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin nga Anfield në tetë vitet e tij si trajner.

Megjithatë, çdo “të mire” i vjen një fund dhe fundi i Klopp si trajner i Liverpoolit është afruar tashmë.

Lajmi i plotë..

26/01/2024 11:24-Newcastle e do Hojbjergin

Newcastle United dëshiron transferimin e mesfushorit danez, Pierre-Emile Hojbjerg, këtë muaj.

Laraskat synojnë një marrëveshje huazimi për mesfushorin e Tottenham Hotspur.

Pierre Emile Hojbjerg

26/01/2024 10:55-Zyrtare: Napoli transferon mesfushorin Dendoncker

Napoli ka konfirmuar zyrtarisht huazimin me të drejtë blerje të Leander Dendoncker nga Aston Villa.

"SSC Napoli njofton se ka marrë shërbimet sportive të Leander Dendoncker nga Aston Villa Football Club me formulën e huazimit me të drejtë blerje", thuhet në njoftim.

E drejta e blerjes është vendosur në 9 milionë euro.

26/01/2024 10:46-Zyrtare: Kalvin Phillips, lojtar i ri i West Hamit

West Ham Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e Kalvin Phillips nga Manchester City.

"West Ham United është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Kalvin Phillips në huazim deri në fund të sezonit 2023/24", thuhet në njoftim.

26/01/2024 09:20-Atletico Madridi pritet ta zyrtarizoj sot mesfushori Vermeeren

Arthur Vermeeren pritet të zyrtarizohet sot si lojtar i ri i Atletico Madridit, pasi tashmë është vulosur marrëveshja.

Sot do të bëhen testet mjekësore për talentin belg dhe më vonë do të vijë zyrtarizimi.

Marrëveshje me Royal Antwerp ka përfunduar para tre ditësh në shifrat 25 milionë euro.

vermeeren e1697362050166

26/01/2024 09:05-Napoli afër zyrtarizimit të Nehuen Perez

Napoli do të paguajë tarifë prej 16 milionë eurosh plus 2 milionë euro bonuse te Udinese për Nehuen Perez.

Marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe lojtari do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me opsion për një vit tjetër në Napoli.

perez

26/01/2024 08:50-Soyuncu afër Fenerbahces

Sipas Fabrizio Romanos, mbrojtësi Caglar Soyuncu po kompleton kalimin te Fenerbahce.

Marrëveshje thuhet se është një huazim deri në fund të sezonit nga Atletico Madrid, pa mundësi blerjeje.

Soyuncu

26/01/2024 08:42-Soule dhe Juventusi refuzojnë ofertën e çmendur të Al-Ittihad

Al-Ittihad thuhet i ka ofruar 30 milionë euro Juventusit për Mataas Soule, i cili aktualisht është i huazuar te Frosinone dhe një kontratë fitimprurëse 20-vjeçarit.

Megjithatë, sipas Sky Sport Italia dhe Fabrizio Romano,  Juventus dhe më e rëndësishmja Soule e refuzuan atë, pasi nuk do të ishte lëvizja e duhur për rrugën e tij të karrierës në këtë moment.

soule creditsfrosinone gdm 3 min

25/01/2024 23:56-Galatasaray refuzon ofertën e parë të Bayern Munich për Sacha Boey

Galatasaray ka marr një ofertë për mbrojtësin e djathtë Sacha Boey, nga Bayern Munich.

Mësohet se shuma e ofruar është 15 milionë euro, por që është refuzuar nga turqit. Lojtari ka marrëveshje verbale me gjigantët gjerman.

25/01/2024 23:54-Man Utd dëshiron të nënshkruajë me Gleison Bremer të Juves në verë

Sipas Sky Italy, Manchester United dëshiron qendërmbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer.

Duke qenë se ai tani është thelbësor për shpresat e Juventusit për të fituar titullin e Serie A, është e paqartë nëse ata do ta shesin brazilianin.

Oferta për transferimi mendohet të bëhet verës.

Bremer

25/01/2024 23:52-Kalvin Phillips ka kaluar testet mjekësore përpara huazimit te West Ham

Kalvin Phillips është në prag të përfundimit të marrëveshjes së tij të huazimit me West Ham pasi mesfushori i Manchester City kaloi testet mjekësore.

Sipas Sky Sports , transferimi është vendosur të përfundojë brenda 24 orëve të ardhshme.

25/01/2024 23:50-Sergio Ageuro nuk është i befasuar që Bruno Guimaraes lidhet me Barcelonën

Ish-lojtari i Barcelonës, Sergio Aguero thotë se nuk është i tronditur kur e sheh Bruno Guimaraes të lidhur me klubin.

"Nuk është një befasi totale, duke pasur parasysh paraqitjen e tij të shkëlqyer këtë sezon. Guimaraes ka bërë shumë mirë për Neëcastle”.

“Sot ka një kërkesë të madhe për lojtarë të mesfushës qendrore me potencial sulmues", ka thënë Aguero.

aguero

25/01/2024 23:48-West Ham po shqyrton lëvizjen në janar për Callum Wilson

West Ham po konsideron një transferim në janar për sulmuesin e Newcastle, Callum Wilson, duke ofruar mbi 20 milionë euro.

Nën drejtimin e Eddie Howe, sulmuesi ka shënuar shtatë gola këtë sezon, ndërsa 18 në sezonin e mëparshëm. Klubi  verilindor duhet të gjenerojë të ardhura në mënyrë që t'i përmbahet FFP.

Wilson

25/01/2024 23:47-Leicester City është afër marrëveshjes me Stefano Sensin

Leicester City është afër marrëveshjes me mesfushorin e Interit, Stefano Sensi.

Interi do të marr 2 milionë euro, ku kanë mbetur detajet e fundit të marrëveshjes.

25/01/2024 22:37-Mesazhi i Tuchel për Davies pas ‘flirtimit’ të kanadezin me Real Madridin

Thashethemet rreth Alphonso Davies kanë krijuar aq shumë ‘zhurmë’ sa që vetë Thomas Tuchel nuk ka ngurruar t’ia atribuojë rënien e performancës që ka pësuar mbrojtësi kanadez prej disa muajsh.

Detajet e plota>>>

tuchel

25/01/2024 21:57-Milani dëshiron ta përforcojë mesfushën e tyre me një top lojtar që kushton vetëm 12 milionë euro

Milan ka vëmendjen te një mesfushori i ri, apo thënë më mirë te djali i legjendës së tyre.

Detajet e plota>>>

pioli 1

25/01/2024 21:53-Nga Anglia e quajnë të kryer për sulmuesin që do të zbarkojë te Chelsea

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe kjo dëshirë është tashmë publike.

Blutë e kanë si prioritet transferimin e Victor Osimhen, por sulmuesi nigerian vështirë se do të largohet nga Napoli në këtë afat, ndëra për atë të verës ka sinjale pozitive.

Detajet e plota>>>

pochettino

25/01/2024 20:48-Sassuolo i shtohet garës për Ardon Jasharin

Sassuolo është e fundit që është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Ardon Jashari, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Gjasat janë të mëdha që Jashari t'i bashkohet ekipit italian para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, ndërsa Luzern po kërkojnë mbi 5 milionë euro për kartonin e tij.

Krahas Sassuolos, Jashari ka kohë që po monitorohet edhe nga Atalanta, Verona, Napoli e Bologna.

Ardon Jashari 2

25/01/2024 20:21-Zyrtare: Dardan Shabanhaxhaj kalon te Rubin Kazani në Rusi

Sulmuesi Dardan Shabanhaxhaj i është bashkuar te Rubin Kazanit nga Mura për shumën e 1.2 milion eurove.

Shabaxhaj, tani 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me klubi rus, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 99.

Lexo lajmin e plotë...

25/01/2024 20:02-Ka mbetur pa klub, Albian Ajeti gati të kthehet te Basel

Sulmuesi Albian Ajeti pritet të rikthehet te skuadra e Baselit, me klubin zviceran që është pranë arritjes së marrëveshjes me lojtarin.

Ajeti është pa klub pasi e ka shkëputur kontratën me ekipin nga Turqia, Gaziantep për të cilin ka 118 minuta lojë në total dhe një gol të shënuar.

Sulmuesi gjatë karrierës ka luajtur edhe për Augsburgun, St. Gallenin, West Ham Unitedin, Celticun e Sturm Grazin.

ajeti

25/01/2024 20:00-Loret Sadiku mund të kthehet te Kasimpasa

Loret Sadiku mund të kthehet në Superligën e Turqisë, pikërisht te Kasimpasa, ku kishte luajtur për gjashtë vite.

Mesfushori defensiv pritet që të largohet nga Hammarby, shkruan mediumi suedez “Aftonbladet”.

Në sezonin e vitit të kaluar, Sadiku zhvilloi 29 ndeshje, ndërsa pati një gol të shënuar e pesë asistime.

Loret Sadiku 1

25/01/2024 19:45-Zyrtare: Ever Banega kthehet te Newell's Old Boys

Ever Banega është konfirmuar si lojtar i ri i Newell's Old Boys, dhe kthehet në moshën 35-vjeçare, katër vitesh në Al-Shabab të Arabisë Saudite.

Kjo është hera e tij e dytë në klubin argjentinas pas periudhës së shkurtër që luajti atje pas largimit nga Valencia dhe para nënshkrimit për Sevillan.

25/01/2024 19:31-Bayern Munich vazhdon kërkimin për mbrojtës të krahut

Pas dështimit për të mbyllur nënshkrimin e Kieran Trippier me Newcastle, Bayern Munich është ende në kërkim të një mbrojtësi të krahut për të kompletuar mbrojtjen e tyre.

Sipas shtypit gjerman, Mukiele është ende më i vlerësuari, por menaxhmenti sportiv i kampionit gjerman po merret me opsione të tjera si Sacha Boey i Galatasaray.

Screenshot 4 44

25/01/2024 19:26-Rafa Mir i reziston transferimit te Torino nga Sevilla

Sipas raportimeve të fundit, lojtari i Sevillas, Rafa Mir, ka lënë në pritje Torinon, ndërsa mendon alternativa të tjera, përfshirë Valencian.

Sky Sport Italia shkruan se Rafa Mir do të preferonte të qëndronte në La Liga dhe konkretisht po synon një rikthim në ish-klubin e tij Valencia.

26-vjeçari e filloi karrierën e tij në akademinë e Valencias, duke kaluar te Las Palmas, Wolverhampton dhe Huesca para transferimit te Sevilla për 16 milionë euro në verën e vitit 2021.

Screenshot 3 55

25/01/2024 19:24-Napoli është mbrojtësit Nehuen Perez, përfitojnë Udinese dhe Atletico Madrid

Napoli është afër kompletimit të një nënshkrimi tjetër, duke ofruar nga Udinese mbrojtësi Nehuen Perez.

Napoli ka nënshkruar me Cyril Ngonge, Pasquale Mazzocchi, Hamed Junior Traore dhe Leander Dendoncker deri tani.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, Napoli është afër marrëveshjes së të gjitha detajeve për Perez me Udinesen, të gatshëm të paguajë 16 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse. Atletico Madrid ka 50% klauzolë rishitje për mbrojtësin.

23-vjeçari ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare e gjysmë me vlerë 1.6 milionë euro pagë neto në sezon.

Screenshot 2 63

25/01/2024 19:16-Dy lojtarë mund të parandalojnë kalimin e Davies te Real Madridi

Transferimi i mundshëm i Alphonso Davies në Real Madrid shkakton një dilemë në krahun e majtë.

Detajet e plota>>>

davies

25/01/2024 19:08-Mauricio Pochettino thotë se Chelsea nuk është do nënshkrime me çdo kusht

Chelsea është 'gati' për çdo gjë që sjell afati kalimtar i janarit, sipas trajnerit Mauricio Pochettino.

Para ndeshjes së nesërme të FA Cup kundër Aston Villas, në konferencën për, u shtrua pyetja nëse blutë janë “të dëshpëruar për të nënshkruar me lojtarë”.

“Jo, jo në të vërtetë. Ne jemi të dëshpëruar për të fituar një trofe, jo për të nënshkruar me lojtarë. Jam i kënaqur me lojtarët, por nëse ndodh diçka, ne duhet të jemi gati për gjithçka që mund të ndodhë në javën e fundit”.

pochettino

25/01/2024 18:55-Interi e di se cila është “ëndrra” e Lautaros – shqetësohen se argjentinasi do të largohet

Në zemër të Interit, emri i Lautaro Martinez rezonon fuqishëm. Sulmuesi argjentinas 26-vjeçar është bërë lojtari më diferencial i skuadrës së Nerazzurrëve. Me përfundimin e kontratës së tij në vitin 2026 dhe me vlerën e tij të tregut që tejkalon 100 milionë euro, rinovimi është bërë një temë e nxehtë në botën e futbollit.

Detajet e plota>>>

Lautaro 3

25/01/2024 18:48-Dy lojtarët që e duan me patjetër transferimin te Barcelona

Barcelona përballet javën e fundit të tregut të transferimeve të dimrit me disa fronte të hapura që Deco si drejtor sportiv do të duhet të zgjidhë për të vazhduar të krijojë një skuadër që do t’i lejojë klubit të jetë edhe një herë në luftë për të gjithë titujt.

Detajet e plota>>>

laporta

25/01/2024 18:08-Befasia e afatit kalimtar të janarit: Ancelotti e do rikthimin e Benzemas

Carlo Ancelottit vazhdon t’i mungojë Karim Benzema dhe drama e largimit të tij duket se nuk ka përfunduar.

Detajet e e plota>>>

benzema 4

25/01/2024 17:23-“Arsenali nuk ka shanse”, Agjenti zbulon klubin që mund ta transferojë Osimhenin

Agjenti italian, Paolo Palermo thotë se Arsenali nuk ka asnjë shans për të nënshkruar me Victor Osimhen këtë verë.

Detajet e plota>>>

osimhen

25/01/2024 16:49-Pesë lojtarët e Kosovës që kanë ndërruar skuadër deri më tani në këtë afat kalimtar

Afati kalimtar i janarit po zhvillohet me hapa të shpejtë, ku lojtarët që kanë ë pak minuta, apo nuk ndihen rehat në klubet aktuale, por gjejnë mjedis të ri.

Detajet e plota>>>

top 5 1

25/01/2024 16:23-Zyrtare: Valon Ethemi i bashkohet Konyasporit

Konyaspor ka bërë të ditur se kanë realizuar transferimin e Valon Ethemit në formë huazimi nga Istanbulspor.

Detajet e plota>>>

417405674 818824536921507 273227900540108107 n

25/01/2024 15:33-Detaje mbi ofertat që Mbappe ka tashmë nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka marrë tashmë oferta nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por ende nuk ka vendosur se ku dëshiron të luajë verën e ardhshme.

Sipas mediumit ESPN, ky është përditësimi i fundit për situatën e tij, dhe tashmë kanë mundur të hedhin më shumë dritë mbi ato oferta.

Lajmi i plotë..

25/01/2024 15:32-Shkëndija shet futbollistin 21 vjeçar në Austri

Pas Dashmir Elezit, Shkëndija e Tetovës ka shitur edhe një tjetër futbollist në këtë afat kalimtar të transferimeve.

Skuadra tetovare ka njoftuar përmes një komunimate se Metodi Maksimov do ta vazhdoj karrierën në Austri te skuadra LASK Linz.

Lajmi i plotë..

25/01/2024 14:57-Barcelona mendon shitjen e Koundes

Sipas Sport, disa njerëz brenda bordit të Barcelonës duan të shesin Jules Kounde këtë verë.

Shitje e francezi pritet të vjen pasi vlera e tij është në rënie dhe shfaqja e 17-vjeçarit, Pau Cubarsi, i ka bindur drejtuesit.

kounde

25/01/2024 14:30-Zyrtare: Paris Saint-Germain nënshkruan me talentin Gabriel Moscardo

Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Gabriel Moscardo nga Corinthians.

Klubi parisien ka fituar garën për transferimin e talentit 18-vjeçar brazilian, i cili pëlqehej shumë edhe nga gjigantë tjerë evropian.

Është vet faqja zyrtare e PSG, e cila e ka konfirmuar nënshkrimin me Mascardon, i cili menjëherë është dërguar në huazim te Corinthians deri në fund të sezonit.

Lajmi i plotë...

25/01/2024 14:19-Shevchenko zgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit të Ukrainës

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelseat, Andriy Shevchenko, u zgjodh unanimisht presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Shevchenko fitoi postin e lakmuar si numri një i futbollit ukrainas pasi fitoi 93 nga 94 vota në kongresin e saj.

Ishte vet ish-sulmuesi i njohur i Milanit i cili kishte të drejtë të hidhte votën e 94-të si delegat, por nuk e bëri këtë.

Lajmi i plotë..

25/01/2024 13:59-PSG refuzon ofertën e Eintracht Frankfurt për Ekitike

Paris Saint-Germain ka refuzuar ofertën e parë të Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike.

Sipas Fabrice Hawkins, oferta ishte një huazim me opsion blerje për rreth 20 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

ekitike

25/01/2024 13:33-Zyrtare: Man City bën goditjen e madhe, nënshkruan me talentin Claudio Echeverri

Manchester City ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit argjentinas me tipare sulmuese, Claudio Echeverri, nga River Plate.

18-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2028, por do të qëndrojë në River përpara se të transferohet në stadiumin Etihad në janar të vitit të ardhshëm.

Është vet klubi anglez që ka njoftuar nënshkrimin me talentin e madh argjentinas, teksa ka zbuluar edhe detajet.

Lajmi i plotë..

25/01/2024 13:24-Gjigantët e Ligës Premier pas Wilson

Sulmuesi i Newcastle, Callum Wilson thuhet se është në treg për 18 milionë funte.

Sipas gazetarit Nizaar Kinsella, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea janë alarmuar për disponueshmërinë e tij.

Wilson

25/01/2024 13:15-Zyrtare: Zerbin kalon te Monza

Monza ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit, Alessio Zerbin, si huazim nga Napoli deri në fund të sezonit 2023/24.

24-vjeçari do të jetë anëtar i skuadrës së Monzas deri më 30 qershor. Napoli nuk ka përfshirë një opsion për blerjen e klauzolës në marrëveshje, ndaj ai pritet të kthehet në Stadio Maradona gjatë verës.

25/01/2024 12:45-Hellas Verona mendon të rikthejë Marash Kumbullën

Hellas Verona ka qenë tepër aktive këtë muaj dhe tani po mendon të bëjë një lëvizje për qendërmbrojtësin shqiptar të Romës, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi shqiptar është produkt i sistemit të të rinjve të Veronës dhe bëri 28 paraqitje për ekipin e parë përpara se të shkonte te Giallorossët në shtator 2020, duke u transferuar në një marrëveshje huazimi dy-vjeçar me një detyrim blerje me vlerë 13.5 milionë plus  3.5 milionë euro bonuse.

Lajmi i plotë..

25/01/2024 12:38-Lukaku ia mbyll syrin klubeve saudite

Sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku ka dhënë disa lëvdata për Superligën e Arabisë Saudite dhe kjo po shihet si njër paralajmërim për transferimin e tij të ardhshëm.

Ylli belg këtë sezon po luan te Roma, por gjatë verës ka qenë shumë i lidhur me një transferim në Superligën e Arabisë Saudite, ku ju ofrua një pagë e lartë.

Nëse në verë Lukaku ishte kategorikisht kundër transferimit, tani si duket ka ndryshuar situata dhe belgu po e vlerëson kampionatin saudit.

Lajmi i plotë..

25/01/2024 12:15-Zyrtare: Anelka bëhet drejtor i klubit

Klubi turk, Umraniyespor ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Nicolas Anelkas si drejtor të ri të përgjithshëm.

"Klubi ynë ka rënë dakord me Nicolas Anelka për postin e drejtorit. Mirëpresim Nicolas Anelka dhe i urojmë suksese", thuhet në njoftim.

25/01/2024 11:20-Phillips pritet të zyrtarizohet sot te West Hami

Sipas Fabrizio Romano, Kalvin Phillips do të përfundojë sot (e enjte) transferimin e tij te West Ham.

Manchester City ka miratuar tashmë dokumentet për marrëveshjen e huazimit me klauzolën e opsionit të blerjes.

phillips 1

25/01/2024 09:49-Almiron nuk dëshiron të transferohet në Arabinë Saudite

Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Shabab ishte afër një marrëveshje me Newcastle United për transferimin e Miguel Almiron.

Megjithatë, sipas Mail Sport, Almiron i ka thënë Newcastlet se nuk dëshiron të largohet nga St James Park.

almiron

25/01/2024 09:20-Kean për teste mjekësore te Atletico Madridi

Sipas Gianluca Di Marzio, Moise Kean do të jetë në Madrid të hënën, ku do t'i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të bëhet zyrtarisht një lojtar i ri i Atlético Madrid.

Lojtari do të shkoj nga Juventusi si huazim me pagesë, teksa Los Colchoneros do t'ia paguajnë edhe pagën e plotë.

keane 1

25/01/2024 09:10-Renard, favorit për trajner të Algjerisë

Sipas L'Equipe, Herve Renard është kandidati numër 1 i federatës algjeriane për t'u bërë trajner i ri i Kombëtares së Algjerisë.

Francezi 55-vjeçar do ta zëvendësonte Djamel Belmadin e larguar.

Herve Renard

25/01/2024 09:00-Vermeeren te Atletico Madridi

Kalimi i Arthur Vermeeren në Atletico Madrid është në fazën përfundimtare dhe pritet të përfundojë së shpejti.

Sipas Fabrizio Romanos, mesfushori belg u ka thënë lamtumirë tifozëve të Antwerp mbrëmjen e së mërkurës.

Arthur Vermeeren 2

25/01/2024 08:50-Ferland Mendy vështirëson transferimin e Davies te Real Madridi

Real Madridi ka qenë në kërkim të mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut, Alphonso Davies që nga vera e kaluar, me yllin kanadez në krye të listës së tyre për të përmirësuar mbrojtjen. Ata besojnë se mund të sigurojnë nënshkrimin e tij për rreth 40-50 milionë euro, por Ferland Mendy mund t'ia vështirësojë atyre rregullimin e planeve.

Pavarësisht se Carlo Ancelotti e bën atë titullarin të padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes sa herë që është i përshtatshëm, Los Blancos janë të prirur të largojnë 28-vjeçarin, i cili ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij.

Të rënduar nga çështjet e dëmtimeve, edhe vitin e kaluar ata ishin të hapur për një largim për Mendy, por i vetmi interes erdhi nga Arabia Saudite, një përvojë që lojtari nuk ishte i interesuar.

Lajmi i plotë..

25/01/2024 08:39-Nuk ka bisedime të Real Madridit dhe Barcelonës për Greenwood

Mason Greenwood ka qenë një emër i lakuar për afatin kalimtar të janarit pas paraqitjeve brilante me Getafen këtë sezon.

Megjithatë, sipas Fabrizio Romanos, nuk ka pasur bisedime apo negociata konkrete me Barcelonën apo Real Madridin për Greenwood as nga Manchester United, as nga ana e lojtarit.

greenwood.

24/01/2024 23:42-Mehdi Taremi do të jetë lojtar i Interit, por jo në janar

Përfaqësuesit e sulmuesit të Portos, Mehdi Taremi, u takuan me drejtuesit e Interit këtë mbrëmje dhe ka një marrëveshjeje totale për një transferim në verë mes palëve.

Sulmuesi 31-vjeçar iranian ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me klubin portugez dhe tani duket se është i vendosur të bashkohet me Nerazzurrët në fund të sezonit.

Lexo lajmin e plotë...

maxresdefault 4

24/01/2024 23:37-Tre lojtarët që Jorge Mendes po tenton t’i bashkojë përfundimisht te Barcelona

Jorge Mendes po planifikon një sërë lëvizjesh strategjike në tregun e transferimeve për verën e ardhshme që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në Barcelonë.

Detajet e plota>>>

mendes 1

24/01/2024 23:11-“Sa më të mëdha pretendimet, aq më mirë” – Benzema pyetet nëse po i bashkohet Man Unitedit

Karim Benzema më në fund ka adresuar të ardhmen e tij mes thashethemeve se ai mund të largohet nga Al Ittihad edhe pse u bashkua vetëm verën e kaluar.

Detajet e plota>>>

karim

24/01/2024 21:48-Newcastle dëshiron të nënshkruajë me Jotan e Al-Ittihad

Newcastle United raportohet se është i interesuar për nënshkrimin e anësorit të Al-Ittihad, Jota në afatin kalimtar të janarit.

Ish-ylli i Celtic është në mesin e disa lojtarëve kryesorë që po synojnë një kthim nga Liga Pro Saudite në futbollin evropian pasi nuk arriti të përshtatet në Lindjen e Mesme.

Përveç Newcastle, edhe Everton dhe Brighton janë gjithashtu të interesuara për nënshkrimin e lojtarit.

Screenshot 5 35

24/01/2024 21:47-Mungon vetëm zyrtarizimi: Kalimi i Mbappes te Real Madridi po kompletohet në të gjitha aspektet

Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, ka vendosur të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij dhe t’i bashkohet Real Madridit, ndërsa kontrata e tij me Paris Saint-Germain është në afër skadimit. Kjo lëvizje pritet të ndodhë më pak se gjashtë muaj para përfundimit të kontratës së tij aktuale me kampionët francezë.

Detajet e plota>>>

mbappe 9

24/01/2024 21:45-Chelsea e ka në listë edhe sulmuesin Duran

Chelsea thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Aston Villa, Jhon Duran në afatin kalimtar të janarit, shkruan The Telegraph .

West Ham më herët ishte përpjekur të nënshkruante me yllin e Kolumbisë në formë huazimi, gjë që u refuzua nga klubi i tij, ndërsa Blutë tani janë gati të bëjnë një ofertë për një transferim të përhershëm.

duran

24/01/2024 21:44-PSG është afër finalizimit të marrëveshjes me Moscardon

Paris Saint-Germain është në prag të kompletimit të nënshkrimit me talentin e madh brazilian, Gabriel Moscardo për një kontratë pesëvjeçare, shkruan Fabrizio Romano.

Kampionët e Ligue 1 do të paguajnë 20 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse. Lojtari do të qëndrojë në Corinthians në formë huazimi deri në korrik.

Moscardo

24/01/2024 21:42-Futet në garë edhe Marseille për Gio Reynan

Marseille është në bisedime të avancuara me Borussia Dortmund për një lëvizje për Gio Reyna, pasi ata janë të vendosur t’ia rrëmbejnë Nottingham Forest, shkruan Gianluca Di Marzio.

Skuadra e Ligës Premier thuhet se  ka arritur një marrëveshje verbale me Reyna për huazim, por sipas raportit të fundit, futbollisti amerikan tani ka gjasa të shkojë në Francë.

reyna

24/01/2024 21:07-“Barcelona dhe asnjë tjetër”, sensacioni suedez e do kalimin vetëm te gjiganti katalunas

Barcelona mbetet e vendosur për të siguruar shërbimet e mesfushorit premtues 17-vjeçar suedez, Lucas Bergvall, me synimin për merkaton e verës së ardhshme.

Edhe pse muaji janar duket i përjashtuar për blerje të reja për shkak të vështirësive financiare që e mundojnë klubin, ata punojnë pa u lodhur në rast se mund të zhbllokojë një burim të ardhurash, siç është mundësia e parealizuar e Barça Vision përmes Liberos.

Detajet e plota>>>

bergvall

24/01/2024 20:52-“Nuk më dhanë asnjë pagë sa isha aty” – Arbër Zeneli flet për prishjen e kontratën me Adana Demirspor

Arbër Zeneli në fillim të shtatorit kaloi te klubi i Supeligës së Turqisë, Adana Demirspor, por vetëm pas katër muajsh ai prishi kontratën me këtë klub, në mënyrë të njëanshme.

28-vjeçari ka thënë se kontrata është prishur pasi nuk ka marrë asnjë rrogë që kur ka kaluar në Turqi.

Lexo lajmin e plotë...

14454d6a 1 6

24/01/2024 20:26-Si mund t’i fitojë Atalanta mbi 130 milionë euro nga klubet e Ligës Premier – tre yjet e tyre më të kërkuarit në treg

Rasmus Hojlund iu bashkua Manchester United për mbi 75 milionë euro verën e kaluar dhe tani tre nga ish-shokët e tij të skuadrës në Atalanta mund t’i bashkohen atij në Ligën Premier sezonin e ardhshëm, ku klubet angleze si Liverpool, Tottenham dhe normalisht Djajtë e Kuq janë vënë pas tyre.

10 golat e Hojlund në 34 ndeshje të Atalantan sezonin e kaluar e bindën Manchester Unitedin të investonte 75 milionë euro plus bonuse për të nënshkruar me sulmuesin danez nga La Dea, por më shumë lojtarë të Nerazzurrëve po bëjnë përshtypje edhe këtë sezon dhe tashmë janë shënjestruar nga klubet e Ligës Premier.

Lexo lajmin e plotë... 

atalanta 1

24/01/2024 20:25-Zyrtare: Florent Muslija në Bundesligë, nënshkruan me SC Freiburg

Mesfushori sulmuesi Florent Muslija ka kompletuar transferimin e tij te SC Freiburg në Bundesliga.

Muslija ishte i jashtëzakonshëm në Bundesliga 2 me SC Paderborn ku në 70 ndeshje arriti të shënoi 25 gola dhe të dhurojë 14 asistime.

Lexo lajmin e plotë... 

csm 5242d4d052973b379576f5e83f74bc3b9e99696b fp 750 380 1 18 1436bf9686

24/01/2024 19:15-Thiago Silva po bëhet gati për pensionim

Mbrojtësi veteran i Chelseat dhe Brazilit, Thiago Silva, ende nuk e di të ardhmen edhe pse kontrata do t’i skadojë në fund të sezonit aktual.

Qendërmbrojtësi pohoi se nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij, por është i vetëdijshëm se ditët e tij të lojës po i afrohen fundit.

chelsea 0 2 brentford thiago silva  1

24/01/2024 19:14-Chelsea i vendos çmimin Romelu Lukakut

Chelsea ka vendosur një çmim të kërkuar për sulmuesin Romelu Lukaku i cili është i huazuar te AS Roma këtë sezon, sipas Calciomercato .

Me kontratën e Lukakut me klubin londinez që skadon në vitin 2026, Blutë nuk do ta dërgojnë më atë në një tjetër huazim sezonin e ardhshëm dhe thuhet se kanë vendosur një çmim prej 43 milionë eurosh për sulmuesin.

lukaku.pellegrini.elshaarawy.roma .2023.24.esultanza.verona.

24/01/2024 19:11-Liverpool dhe Man City janë të interesuar për Joshua Kimmich

Sipas gazetarit Christian Falk , gjigantët e Ligës Premier, Liverpool dhe Manchester City kanë treguar interes për nënshkrimin e mesfushorit të Bayern Munich, Joshua Kimmich.

Kontrata aktuale e reprezentuesit gjerman me përvojë me gjigantët e Bundesligës zgjat deri në vitin 2025, por klubi mund të joshet ta shesë atë në verë, nëse oferta e duhur vjen në rrugën e tyre.

kimmich1

24/01/2024 19:10-Chicharito kthehet në klubin e fëmijërisë Chivas

Javier "Chicharito" Hernández ka nënshkruar një kontratë me ekipin meksikan Chivas , klubi me të cilin ai filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2006.

"Chicharito është kthyer në shtëpi!", ka shkruar klubi në njoftimin e tyre.

24/01/2024 18:26-Zyrtare: Enis Çokaj kalon te Osijek

Mesfushori Enis Çokaj karrierën do ta vazhdojë te skuadra kroate, Osijek, duke e kompletuar huazimin nga Panathinaikos.

Në marrëveshje është opsioni për transferim të plotë tek Osijeku, ku nëse ndodh, kontrata do të nënshkruhet deri në vitin 2026.

“Jam i lumtur që kam ardhur këtu. Kam dashur që lëvizja të realizohet më herët, por është dashur të presim”.

421843450 883061223825530 7084257315551400137 n

24/01/2024 17:57-Destinacioni i Reynas duket se është Liga Premier

Nottingham po e përballon gjysmën e dytë të sezonit me urgjencën për të siguruar qëndrueshmërinë e saj në Ligën Premier, dhe për ta bërë këtë, ata kanë vendosur amerikanin e talentuar Giovanni Reyna si objektivin kryesor, raporton The Athletic.

Detajet e plota>>>

reyna

24/01/2024 17:41-Man City i gatshëm t’ia shkatërrojë planet e transferimeve Real Madridt – i rivalizon për super lojtarin

Real Madridi tashmë po planifikon strategjinë e tyre për tregun e transferimeve të verës, me synimin për të forcuar skuadrën.

Megjithatë, një surprizë ka tronditur Valdebebas, pasi Manchester City, i drejtuar nga Pep Guardiola, ka shqyrtuar mundësinë e pagesës deri në 70 milionë euro për një nga objektivat e bardhezinjve.

Detajet e plota>>>

guardiola ancelotti

24/01/2024 17:20-Tri klube në bisedime me kampin e Benzemas

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, duket sikur do të kthehet në Evropë nga Arabia Saudite deri në fund të javës, pas bisedimeve për një takim përfundimtar.

Detajet e plota>>>

Karim Benzema avec Al Ittihad en Arabie saoudite 28 aout 2023 1727056

24/01/2024 16:58-Prezantimi më i bukur që keni parë deri më tani – lojtari largohet nga Liverpooli për t’u bashkuar me Kilmarnock

James Balagizi i është bashkuar Kilmarnock në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Shikoni prezantimin e lojtarit>>>

klopp

24/01/2024 16:42-Jo vetëm Osimhen – Chelsea po punon në transferimin e një tjetër top sulmuesi

Chelsea ka vendosur të mos bëjë një lëvizje për të nënshkruar me ndonjë lojtar në afatin kalimtar të janarit pasi fitoi një reputacion të shpenzimeve të mëdha nën Todd Boehly dhe bashkëpronarët e tjerë.

Detajet e plota>>>

230929040658 01 victor osimhen 092723 restricted

24/01/2024 15:57-Sport: Florentino Perez do të sakrifikojë Vinicius Jr për Mbappen

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se ka vendosur të "sakrifikojë" dhe të shesë Vinicius Junior nëse sulmuesi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe arrin në Santiago Bernabeu këtë verë.

Kanë kaluar pak më shumë se dy javë më parë që kur drejtori i OK Diario, Eduardo Inda raportoi në programin e popullarizuar El Chiringuito de Jugones se Real Madridi po konsideronte një shitje të sulmuesit anësor, Vinicius Jr.

Tani është gazeta e njohur sportive Sport, e cila raporton se pikërisht ylli brazilian do të jetë i sakrifikuari për transferimin e Mbappes, pasi vendimi është marrë edhe nga një perspektivë futbolli.

Lajmi i plotë..

24/01/2024 15:53-Moise Kean drejt përfundimit te Atletico Madridi

Sipas Fabrizio Romano, Atletico Madrid do të paguajë 500 mijë euro për të nënshkruar me Moise Kean si huazim nga Juventusi.

Ata do të mbulojnë edhe pagën e tij dhe marrëveshja është vetëm në pritje të dritës jeshile përfundimtare.

Kean 1

24/01/2024 15:29-Dendoncker arrin për teste mjekësore te Napoli

Mesfushori i Aston Villas, Leander Dendoncker sapo ka mbërritur në Villa Stuart të Romës për t'iu nënshtruar testeve mjekësore me Napolin .

Reprezentuesi belg është në prag të bashkimit me Napolin, me një marrëveshje fillestare huazimi me një opsion blerjeje.

24/01/2024 15:09-E ardhmja e Armando Brojës e paqartë, katër klubet angleze janë duke vëzhguar situatën e tij

Armando Broja vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi shqiptar ka pasur një sezon me ulje ngritje, megjithatë klubi londinez ende nuk ka vendosur nëse do ta lejoj largimin e tij apo do ta mbajë deri në verë.

Së fundmi është gazetari italian Fabrizio Romano që ka dhënë të reja interesante, duke sugjeruar se Broja mund të jetë një emër i nxehtë në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke qenë se është pikëtuar nga West Ham, që tanimë ka siguruar afrimin e parë duke arritur huazimin nga Manchester City të Kalvin Philips.

Lajmi i plotë

Screenshot 5 44

24/01/2024 14:55-Barcelona është ende e interesuar për Bernardo Silvan

Barcelona ka qenë prej kohësh e lidhur me mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva, pak a shumë që kur Xavi Hernandez mori postin e trajnerit. I parë si lojtari që do të udhëheqë një epokë të re në Barcelonë së bashku me talentë të ndryshëm të rinj, Silva ka mbetur jashtë mundësive të tyre financiare.

Sipas gazetës Sport, agjenti Jorge Mendes ka konfirmuar për gazetën Record në Portugali se Barcelona është ende e interesuar për nënshkrimin e Silvës.

Mendes pretendon se Blaugranët nuk e kanë harruar Silvën, i cili për vera të ndryshme është paraqitur si nënshkrimi i ëndrrave për Xavin, mes nevojave më urgjente.

Lajmi i plotë..

24/01/2024 14:45-Man Utd favorit për transferimin e Zirkzee

Manchester United po udhëheq garën për të nënshkruar me sulmuesin holandez të Bolognas, Joshua Zirkzee.

Sipas mediumit Sun Sport, Djajtë e Kuq kanë parakaluar në garë Arsenalin.

zirkzee 1

24/01/2024 14:34-"Kishte ofertë të çmendur, por ky klub do të rikthehet sërish për të", Fabrizio Romano flet për të ardhmen e Mohamed Salah

Liverpool do të ketë një tjetër betejë për ta mbajtur në radhët e veta futbollistin e tyre më të mirë Mohamed Salah pasi klubet e Ligës Pro Saudite do të përpiqen përsëri ta nënshkruajnë atë më vonë këtë vit.

Fabrizio Romano ka raportuar se klubet arabe do të rikthehen në garë për të nënshkruar me egjiptianin, pasi ky i fundit ishte edhe në verë shumë pranë kalimit në Arabinë Saudite.

Gazetari italian ka raportuar se klubet arabe do të tentojnë sërish të nënshkruajnë me Salah duke i ofruar një kontratë të çmendur.

Lajmi i plotë

page 184

24/01/2024 14:34-Marseille në bisedime për transferimin e Reynas nga Dortmundi

Sipas Gianluca Di Marioz, Olympique Marseille janë duke avancuar në bisedimet për të nënshkruar me Giovanni Reyna nga Borussia Dortmund.

21-vjeçari kishte qenë në diskutime për t'u bashkuar me Nottingham Forest në formë huazimi.

REYNA

24/01/2024 14:29-Dështon kalimi i Trippier te Bayern Munichu

Sipas Fabrizio Romanos, lëvizja e Kieran Trippier te Bayern Munich aktualisht e dështuar.

Bayerni është tërhequr nga bisedimet, pasi Newcastle United këmbëngul se ai nuk është në shitje, duke refuzuar një ofertë prej 15-16 milionë euro.

trippier

24/01/2024 14:20-Javi Galan huazohet te Real Sociedadi

Real Sociedad ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e Javi Galan nga Atletico Madridi.

Mbrojtësi i majtë huazohet deri në fund të sezonit pa të drejt blerje.

24/01/2024 12:58

Ben Godfrey do të mbetet në Angli dhe nuk do t'i bashkohet Milanit.

Qendërmbrojtësi i Evertonit ka preferuar qëndrimin në Ishull dhe nuk dëshiroj të ndryshoj kampionat gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai do të huazohet te Fulham ose te Leeds me dy skuadrat që janë në garë për shërbimet e tij.

Ben Godfrey

24/01/2024 12:50-Shkëmbimi Ikone - Belotti nuk do të ndodhë

Fiorentina dhe Roma nuk do të shkëmbejnë dy sulmuesit e tyre, Jonathan Ikone dhe Andrea Belotti.

Edhe pse palët ishin shumë pranë një marrëveshje një gjë e tillë nuk do të ndodhë në afatin kalimtar të janarit.

"Nuk ka asnjë shans që Jonathan Ikone të bashkohet me Romën, në asnjë mënyrë", ka thënë drejtori sportiv i klubit vjollcë,Joe Barone.

Screenshot 3 52

24/01/2024 12:46

Olympique Marseille po përpiqet të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë Nuno Tavares.

Arsenali është i gatshëm ta shes lojtarin e saj në Ligue 1, por gjithçka varet tani nga Nottingham Forest që e kanë në huazim lojtarin deri në qershor.

24/01/2024 11:59-Zyrtare: Horatiu Moldovan, portier i ri i Atletico Madridit

Atletico Madrid ka kompletuar nënshkrimin e portierit rumun, Horatiu Moldovan.

Portieri ka nënshkruar kontratë të vlefshme për tre sezone e gjysmë.

24/01/2024 11:55-Brentford transferon portierin Valdimarsson

Brentford ka rënë dakord për një marrëveshje prej 3 milionë eurosh me Elfsborg për të nënshkruar me portierin Hakon Valdimarsson.

Sipas David Ornstein, 22-vjeçari është rrugës për në Angli për t'i nënshtruar testeve mjekësore.

hakon valdimarsson

24/01/2024 11:30-Greenwood afër transferimit te Barcelona

Sulmuesi anglez i huazuar nga Manchester United te Getafe, Mason Greenwood, është gjithnjë e më afër një kalimi në Barcelonë.

Sipas Sun Sport, transferimin e lojtarit do të ndodh gjatë verës.

greenwood 1

24/01/2024 11:20-Zyrtare: Chris Hugton shkarkohet nga Gana

Federata e Futbollit të Ganës ka njoftuar se trajneri Chris Hughton është shkarkuar.

Shkarkimi i trajnerit vjen pas eliminimit nga Kupa e Kombeve të Afrikës.

Hughton

24/01/2024 11:13-Iglesias si zëvendësues për Boniface te Leverkuseni

Sipas Fabrizio Romanos, Bayer Leverkusen pritet të mbyllë marrëveshjen me Borja Iglesias si rezervë për Victor Boniface pasi sulmuesi nigerian do të mungojë deri në prill.

Marrëveshja e huazimit me Real Betis do të nënshkruhet së shpejti.

Ai gjithashtu do të përfshijë klauzolën e opsionit të blerjes prej 8 milionë euro.

Iglesias

24/01/2024 11:01-Roma siguron shërbimet e mbrojtësit spanjoll Angelino

Roma është shumë pranë një transferimi befasues në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i majtë spanjoll, Angelino është një hap larg huazimit te Roma për gjashtë muajt e ardhshëm.

Kryeqytetasit ishin shumë pranë huazimit të Bakker nga Atalanta, por në fund u shfaq mundësia të marrin Angelinon dhe nuk kanë hezituar.

Lajmi i plotë

galatasarayda angelino krizi 1698354057961

24/01/2024 10:52-Chelsea është gati të paguajë klauzolën e Osimhen

Klubi anglez, Chelsea thuhet se është gati të paguajë klauzolën e lirimit të yllit të Napolit, Victor Osimhen, në fund të sezonit.

Sulmuesi nigerian lëshoi ​​një intervistë me CBS të martën, duke pretenduar se tashmë ka marrë një vendim në lidhje me 'hapin e ardhshëm' të karrierës së tij për fundin e sezonit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli mbeti 'i befasuar' nga intervista e Osimhen pasi nuk ishte rënë dakord me klubin për diçka të tillë.

Lajmi i plotë..

24/01/2024 10:05-Phillips arrin për teste mjekësore te West Hami

Kalvin Phillips do të jetë sot (e mërkurë) në Londër për të kryer testet mjekësore te West Ham United.

Sipas Fabrizio Romanos, nesër pritet nënshkrimi dhe shpallja e kontratës.

calciomercato mancity non solo juveanche newcastle su kalvin phillips

24/01/2024 09:53-Fabrizio Romano konfirmon se Barcelona ka humbur dy objektivat që kishte për mesfushën, lojtarët kanë arritur marrëveshje me tjera skuadra

Barcelona duhej të forconte mesfushën e saj në janar, së paku kështu tha vet presidenti i tyre Joan Laporta duke thënë se do të kërkonin huazimin e futbollistëve.

Megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur dhe katalunasit dy objektivat e para që kanë pasur i kanë humbur me mesfushorët që kanë gjetur marrëveshje me të tjera skuadra.

Talenti i madh belg Arthur Vermeeren ishte një nga objektivat e Barcelonës dhe dëshira kryesore e trajnerit Xavi Hernandez, por ai ka zgjedhur t'i bashkohet rivalëve të La Ligas, Atletico Madrid.

Lajmi i plotë

Barcelona

24/01/2024 08:41-Al Nassr do të bëjë ofertë të madhe për dyshen e Man Utd, kanë edhe miratimin e Ronaldos

Al Nassr po planifikon një ofertë ambicioze për të nënshkruar me dy lojtarë të Manchester United pasi iu dha mbështetja e yllit të tyre, Cristiano Ronaldo.

United është i prirur të largojë disa lojtarë të vjetër për të lehtësuar shqetësimet e Fair Play Financiar (FFP) dhe për të liruar fondet për nënshkrimet e ardhshme.

Drejtori i futbollit të Unitedit, John Murtough fluturoi në Arabinë Saudite në dhjetor për të zhvilluar bisedime mbi shitjet e mundshme.

Ai foli me shefat e Superligës së Arabisë Saudite për marrëveshjet e janarit dhe verës dhe kjo lëvizje mund të jetë gati për t'u paguar për klubin e Ligës Premier.

Lajmi i plotë..

24/01/2024 08:30-Kiwior pranon rikthimin në Serie A, dy gjigantët italianë po kërkojnë transferimin e tij

Jakub Kiwior është i gatshëm për tu rikthyer në elitën e futbollit italian Serie A, vetëm pas një viti të kaluar në Londër.

Qendërmbrojtësi polak iu bashkua Arsenalit në janarin e vitit të kaluar nga Spezia për 25 milionë euro, por ende nuk ka arritur të jetë një titullar i rregullt.

Milan dhe Juventus kanë shprehur interesim më parë për rikthimin e tij në Serie A, megjithatë këto dy skuadra janë tërhequr nga gara.

Lajmi i plotë

Jakub Kiwior

24/01/2024 08:11-Barcelona në telashe të mëdha, Guardiola po interesohet për transferimin e yllit të La Masis

Kanë kaluar vetëm tre ditë që kur Pau Cubarsi bëri debutimin nga minuta e parë për skuadrën e parë të Barcelonës dhe Pep Guardiola tashmë po shikon këtë talent të madh të La Masias.

Epo, në fakt, shefi i Manchester Cityt e ka ndjekur mbrojtësin për një kohë të gjatë ka raportuar gazeta spanjolle Diario AS.

Sipas burimit të gazetës spanjolle, megjithatë, Joan Laporta e di mirë këtë dhe u sigurua që të rinovojë kontratën e Cubarsit deri në vitin 2026.

Lajmi i plotë

Pau Cubarsi 1

23/01/2024 23:44-Pesë transferimet që Chelsea i synon në verë

Chelsea, pas një sezoni të përzier nën drejtimin e Mauricio Pochettino dhe investimit të Todd Boehly, po kërkon të rivitalizojë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit.

Detajet e plota>>>

pochettino 1

23/01/2024 23:36-Kalvin Phillips po i bashkohet rivalit të Manchester Cityt

Kalvin Phillips së shpejti do të largohet nga Manchester City dhe do të shkojë në huazim te West Ham ku të mërkurën duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të prezantohet si lojtar i ri i klubit londinez.

Detajet e plota>>>

phillips 2

23/01/2024 23:14-Liverpooli dhe Arsenali luftojnë për lojtarin që kushton 30 milionë euro

Afati i ardhshëm i transferimeve të verës 2024 premton një betejë emocionuese mes dy gjigantëve të Ligës Premier, pasi Liverpool dhe Arsenali përgatiten të luftojnë për nënshkrimin e një lojtari me shumë talent.

Detajet e plota>>>

klopp and arteta 1680778929 105028

23/01/2024 22:45-Mikel Arteta po e transferon “Lewandowskin brazilian” te Arsenali

Arsenali, i menaxhuar nga Mikel Arteta, i ka vënë sytë yllit të Portos, Evanilson, në një përpjekje për të rritur fuqinë e tyre sulmuese përpara sezonit të ardhshëm, raporton FootballTransfers.

Braziliani 24-vjeçar ka shkëlqyer në sezonin 2023/24, duke regjistruar një statistikë mbresëlënëse prej 15 golash dhe pesë asistime në 22 paraqitje, duke përfshirë një paraqitje të spikatur me katër gola në Ligën e Kampionëve.

Paulo Xavier, skaut i ri i Gunners, me përvojë të veçantë në lojtarët e Amerikës së Jugut, është caktuar për të udhëhequr operacionin për Evanilson. I njohur si Robert Lewandowski i ardhshëm, sulmuesi bëhet objektivi kryesor i Arsenalit, me Topçinjtë që janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 75 milionë euro për shërbimet e tij për shkak të potencialit të jashtëzakonshëm që posedon.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 23 224541

23/01/2024 22:31-Real Madridi ofron kartonin e një lojtari si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Davies

Tashmë është bërë e ditur se Real Madridi është duke planifikuar që të shkojë me të gjitha forcat për transferimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut, Alphonso Davies.

Së bashku me Kylian Mbappe, 23-vjeçari është një prej prioriteve për ekipin e Carlo Ancelottit gjatë afatit kalimtar veror dhe tashmë besohet se klubi madrilen kanë bërë hapat e parë në përpjekje për ta transferuar atë.

Davies do të hyjë në sezonin e fundit të kontratës me Bayernin gjatë verës, kështu që Real Madridi i ka kërkuar atij që të mos rinovojë.

Lexo lajmin e plotë...

dm 240119 COM SOC Analysis How Real Madrid are planning a move for Alphonso Davies 20240119 GLOBAL

23/01/2024 22:01-Jo vetëm Casemiro, edhe një tjetër lojtar i Manchester United mund të transferohet tek Al-Nassr

Al-Nassr janë gati të bëjnë një ofertë në drejtim të Manchester United, për të transferuar dyshen Casemiro dhe Aaron Wan-Bissaka.

Daily Mail ka raportuar se ekipi arab janë të interesuar për transferimin e kësaj dyshe, andaj kjo ka bërë që drejtori sportiv i klubit anglez John Murtough, të fluturojë në drejtim të Arabisë Saudite për të parë nëse një marrëveshje mund të arrihet.

Drejtuesit e Al-Nassr thuhet se janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të madhe në drejtim të brazilianit, i cili përfiton 375 mijë euro në javë, dhe tani gjithashtu kanë shprehur interesim për të afruar në radhët e tyre edhe Wan-Bissakan, pasi Tottenhami refuzoi ofertën e tyre për Emerson Royal.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 23 215342

23/01/2024 21:45-Osimhen e konfirmon se ka vendosur për të ardhmen e tij – sytë nga dy gjigantët e Ligës Premier

Victor Osimhen ka dhënë sinjale qartë për një ndryshim të mundshëm të klubit në fund të sezonit. Në një deklaratë të fundit, ylli i Napolit ka theksuar se ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij, duke iu referuar një “hapi tjetër” që ai synon të ndërmarrë gjatë merkatos së verës.

Detajet e plota>>>

osimhen

23/01/2024 19:46-Befasia e këtij afati kalimtar: Arda Guler po largohet nga Real Madridi?

Në mes të vorbullës së vendimeve dhe strategjive të Carlo Ancelottit, një emër që ka mbetur në hije është ai i Arda Guler.

Detajet e plota>>>

estreia adiada arda guler treina mas continua ausente por um

23/01/2024 19:25-Pep Guardiola kërkon t’i ‘rrëmbejë’ Barcelonës yllin e së ardhmes

Barcelona janë të kënaqur nga shenjat e para që kanë marrë nga akademia, teksa duket se ata kanë zbuluar një perlë tjetër.

Bëhet fjal për Pau Cubarsi, qendërmbrojtësin 17-vjeçar i cili debutoi javën e kaluar me fanellën e ekipit të Barcelonës, kur u inkuadra në Kupën e Mbretit ndaj Unionistas, duke zënë vendin e Andreas Christensen.

Performanca e tij solide në atë ndeshje bëri që Xavi t’ia jap fanellën e titullarit edhe në ndeshjen e ligës në udhëtim ndaj Real Betisit.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 23 192318

23/01/2024 19:01-Victor Osimhen tashmë ka marrë vendimin për të ardhmen e tij

Ylli i Napolit, Victor Osimhen, i cili po kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane si Chelsea dhe Real Madridi, më në fund ka marrë një vendim rreth të ardhmes së tij.

“Unë tashmë kam marrë një vendim rreth hapit që dua të bëj në fund të sezonit. Tashmë e kam ndarë mendjen. Unë tashmë kam planin tim, e di se çfarë dua të bëjë”, ka thënë nigeriani për CBS Sports.

230929040658 01 victor osimhen 092723 restricted

23/01/2024 18:58-Bayern Munich bën një ofertë të re për Trippier

Bayern Munich raportohet se kanë bërë një ofertë të re në drejtim të Newcastle United për të transferuar Kieran Trippier, ka raportuar gazetari Florian Plettenberg.

Gjiganti gjerman tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin dhe do të shtyjë përpara për transferimin e anglezit.

Ata janë gjithashtu duke punuar për të nënshkruar me Nordi Mukiele nga PSG-ja, mirëpo fokusi i tyre momentalisht mbetet tek Trippier.

90185190 fed7 11ed b200 abd63db5cfa7

23/01/2024 18:55-Napoli në bisedime me Aston Villan për shërbimet e Dendoncker

Kampioni në fuqi i Serie A, Napoli, janë në bisedime me Aston Villan për të transferuar mesfushorin Leander Dendoncker gjatë afatit kalimtar të janarit në formë huazimi, ka raportuar The Athletic.

Gjiganti italian është duke planifikuar blerjen e reprezentuesit belg në një marrëveshje të përkohshme deri në fund të sezonit aktual.

dendoncker.aston .villa .2023.

23/01/2024 16:38-Arsenali vihet në alarm nga Karim Benzema shkaku i vendimit që ka marrë

Karim Benzema i ka thënë Al-Ittihad për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, mes interesimit të raportuar nga Arsenali.

AFP citoi një burim të afërt me lojtarin dhe pretendon se atij iu ofrua mundësia për t’u transferuar në një klub tjetër të Arabisë Saudite.

benzema

23/01/2024 16:19-Greenwood ‘ëndërron’ kalimin tek Barcelona, agjentët e tij po punojnë në këtë drejtim

Lojtari i Manchester United, Mason Greenwood, raportohet se u ka thënë agjentëve të tij se kalimi tek Barcelona është ‘ëndrra’ e tij.

Greenëood ka arritur ta rindërtojë karrierën e tij në huazim tek Getafe këtë sezon, me Manchester United që kishte njoftuar për largimin e tij verën e kaluar, pas një hetimi prej gjashtë muajsh për sjelljet e tij jashtë fushës.

Detajet e plota>>>

Mason Greenwood in action for Getafe

23/01/2024 15:42-Skuadra angleze gati të thyej rekordin e transferimeve të tyre për Victor Boniface

Victor Boniface është sensacioni i këtij viti në elitën e futbollit gjerman Bundesliga, duke shënuar rregullisht.

Sulmuesi nigerian në vitin e tij të parë në Bay Arena ka shkëlqyer, derisa ka bërë që të jetë në listën e dëshirave të shumë skuadrave evropiane.

23-vjeçari në 23 ndeshje zyrtare ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë duke rritur ndjeshëm vlerën e tij.

Lajmi i plotë

1 u4zfx7VzxtQbKTNxq0mB3g

23/01/2024 15:38-Man City pranon ofertën e West Hamit për Phillips

West Ham United ka arritur një marrëveshje me Man City për huazimin e Kalvin Phillips.

Sipas Daily Telegraph, tani i takon lojtarit të vendosë nëse pranon kalimin te klubi londinez.

phillips 2

23/01/2024 15:13-Zyrtare: Talenti shqiptar Adi Kurti transferohet te Empoli

Një tjetër futbollist shqiptarë i bashkohet Empolit, aty ku aktivizohen edhe Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi.

Klubi toskan ka nënshkruar me mbrojtësin e talentuar Adi Kurti që është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U19.

Qendërmbrojtësi shqiptar është transferuar te Empoli dhe do të luaj për juniorët e kësaj skuadre.

Screenshot 2024 01 23 151051

23/01/2024 15:12-Zyrtare: Leonard Pllana nënshkruan me Gimpo FC

Klubi nga Liga e Dytë e Koresë së Jugut, Gimpo FC ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e djaloshit nga Kosova, Leonard Pllana.

Sulmuesi 28-vjeçar mitrovicas ka kompletuar numrin e lojtarëve të huaj te klubi nga Korea e Jugut.

Leonard Pllana

23/01/2024 15:03-Arbër Zeneli afër rikthimit te ish-ekipi i tij, bisedimet konfirmohet nga drejtori i klubit

Drejtori i klubit suedez, IF Elfsborg, Stefan Andreasson ka konfirmuar bisedimet me sulmuesin anësor të Kosovës, Arbër Zeneli, i cili momentalisht është lojtar i lirë.

Zeneli para disa ditësh vendosi të shkëpus kontratën me klubin turk, Adana Demirspor, pas vetëm gjashtë muajve qëndrim, shkaku i problemeve financiare.

Lajmi i plotë..

23/01/2024 14:43-Bernardo Silva ende kërkohet nga Barcelona

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva është ende i kërkuar nga Barcelona.

Sipas Globe Soccer, këtë e ka ​ konfirmuar agjenti i tij Jorge Mendes.

bernardo silva

23/01/2024 14:31-Zyrtare: Eder Militao blindohet me kontratë të re nga Real Madridi

Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht se Eder Militao ka nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare me klubin e tyre.

Kontrata e mëparshme e qendërmbrojtësit brazilian ishte gati të skadonte vitin e ardhshëm, por ai e ka zgjatur qëndrimin e tij për një afat të gjatë.

Lajmi i plotë.. 

23/01/2024 13:30-Lyon mohon kontaktet me Benzeman

Sipas L'Equipe, Lyoni ka mohuar çdo kontakt me sulmuesi e Al-Ittihad, Karim Benzema.

Me një pagë të vlerësuar në 100 milionë euro në vit, ai është jashtë mundësive financiare për Lyon.

benzema 1 2

23/01/2024 13:20-Takefusa Kubo refuzon milionat suadite

Takefusa Kubo i ka thënë "JO" klubit nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Nassr.

Sipas mediumit Relevo, ylli i Real Sociedadit refuzoi një ofertë për kontratë me vlerë 40 milionë euro.

Kubo

23/01/2024 13:10-Al-Nassr me ofertë për Wan-Bissaka

Al-Nassr po përgatit një ofertë për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë të Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka.

Sipas The Telegraph, kjo kërkesë e klubit saudit vjen pasi dështoi në përpjekjet e tyre për të nënshkruar Emerson Royal të Tottenham.

wan bissaka

23/01/2024 12:59-PSG ende larg kërkesave të Lille për Leny Yoro

Paris Saint-Germain po insiston për nënshkrimin e Leny Yoro, por ende nuk ka arritur të përmbushë pritjet financiare të Lille.

Sipas mediave franceze, Lille po kërkon 50 milionë euro për 18-vjeçarin dhe PSG ka ofruar vetëm 20 milionë euro deri më tani.

Leny Yoro defenseur du Losc le 10 decembre 2023 1769283

23/01/2024 12:29-Leverkuseni po tenton transferimin e Moise Kean

Edhe pse dukej se çdo gjë po shkon drejt fundit dhe Moise Kean do t'i bashkohet Atletico Madridit, së fundmi edhe Bayer Leverkusen është futur në garë për lojtarin.

Lideri aktual i Bundesligës po kërkon nga Juventusi huazimin e lojtarit me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Palët janë në bisedime dhe kjo javë është vendimtare për të ardhmen e Moise Kean.

moise kean

23/01/2024 11:55-Newcastle nuk e shet Trippierin

Sipas Fabrizio Romano, Newcastle United po këmbëngul tek Bayern Munich se nuk kanë plane të shesin Kieran Trippier.

Në anën tjetër, Bayerni është ende në bisedime me Paris Saint-Germanin për një marrëveshje për Nordi Mukiele.

skysports kieran trippier newcastle united 6380314

23/01/2024 11:42-Garë e madhe për Ardon Jasharin, pesë skuadra nga Serie A duan shërbimet e tij

Ardon Jashari vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të mbetet te Luzerni apo do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori shqiptar ka shprehur gatishmërinë për të ndryshuar skuadër pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Por deri te transferimi ka ende shumë punë, pasi Luzerni e vlerëson lartë kapitenin e tyre dhe nuk dëshiron ta humbas me pak para.

Calciomercato ka raportuar se pesë është numri i skuadrave italiane që duan transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane.

Lajmi i plotë

Ardon Jashari 1

23/01/2024 11:35-West Hami mëson çmimin e Gudmundsson

West Ham United dëshiron sulmuesin e Genoas, Albert Gufmundsson.

Sipas The Mirror, klubit londinez i është thënë se do të duhej një ofertë prej të paktën 21 milionë funte për të transferuar lojtarin.

albert gudmonson

23/01/2024 11:25-Newcastle nuk mund ta përballojë blerjen e Edersonit

Newcastle United nuk mund të përballojë një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin brazilian Ederson këtë muaj.

Sipas Football Insider,  Atalanta që e vlerëson lojtarin midis 30 dhe 40 milionë funteve.

ederson

23/01/2024 11:15-Milani kontakton mbrojtësin Adarabioyo

Sipas Sky Sports Italia, Milani ka kontaktuar me me mbrojtësin e Fulhamit, Tosin Adarabioyo.

Mbrojtësit 26-vjeçar i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Rossonerët e duan si lotjar të lirë.

Adarabioyo. scaled

23/01/2024 11:07-West Ham nuk mund ta përballoj blerjen e Brojës

Sipas Football Insider, West Ham nuk mund të përballojë të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja në afatin kalimtar të janarit.

Duke folur për edicionin e ri të Inside Track Podcast të Football Insider, korrespondenti i transferimeve Pete O'Rourke zbuloi se Blutë do të donin të paktën 50 milionë funte për 22-vjeçarin, që është shumë jashtë buxhetit dimëror të Çekanëve.

armando broja

23/01/2024 10:51-Liverpooli planifikon ofertën për zëvendësuesin e Salah, llogaritet si njëri nga talentët e rinj më të mirë në Evropë

Mohamed Salah ishte subjekt i interesit nga Superliga e Arabisë Saudite gjatë verës, duke përfshirë një ofertë verbale prej 175 milionë eurosh nga Al Ittihad, e cila u refuzua me shpejtësi nga Reds.

Egjiptiani u bë lojtari më i paguar në historinë e klubit kur ai nënshkroi një kontratë trevjeçare në korrik 2022, me vlerë rreth 350 mijë funtesh në javë dhe nuk ka gjasa që Liverpooli të jetë i hapur për ta lënë atë të largohet së shpejti.

Megjithatë, me vetëm 18 muaj të mbetur nga kjo marrëveshje, Reds mund të planifikojnë emergjenca për të ardhmen.

Lajmi i plotë..

23/01/2024 10:43-Milani kërkon ta përforcojë mbrojtjen me Ben Godfrey

Milani është duke kërkuar një qendërmbrojtës për ta transferuar në afatin kalimtar dimërorë.

Gjiganti italian ka pasur probleme me lëndime të shumta në mbrojtje dhe trajneri Stefano Pioli ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e një qendërmbrojtësi tjetër në afatin kalimtar të janarit.

Emri i ri në listën e Rossonerëve është qendërmbrojtësi anglez i Evertonit, Ben Godfrey.

Lajmi i plotë

Ben Godfrey

23/01/2024 10:36-Ardian Ismajli refuzon një ofertë të madhe për ta ndihmuar Empolin

Ardian Ismajli ka vendosur të mbetet te Empoli, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka mundur të largohet këtë afat kalimtar të janarit nga Empoli, por e ka refuzuar një ofertë shumë të rëndësishme.

Ka qenë skuadra ruse Lokomotiva e Moskës që ka bërë ofertë për transferimin e Ismajlit, por ky i fundit nuk ka pranuar transferimin në Rusi.

Lajmi i plotë

Ardian Ismajli

23/01/2024 10:27-Jorge Mendes zbulon dy lojtarët që Barcelona dëshiron t’i blejë gjatë verës

Agjenti portugez i futbollit, Jorge Mendes, foli për të ardhmen e klientëve të tij, Joao Felix dhe Joao Cancelo, në Barcelonë, në Globe Soccer Awards.

Blaugranët duket se janë të gatshëm të përpiqen të nënshkruajnë përgjithmonë me Felix dhe Cancelo pasi mahnitën me paraqitjet e tyre këtë sezon.

Lajmi i plotë..

23/01/2024 10:07-Benzema mund të kthehet në ish-klubin e tij pas zërave për largim nga Arabia Saudite

Karim Benzema thuhet se po mendon një largim nga Al Ittihad, pavarësisht se iu bashkua skuadrës vetëm shtatë muaj më parë pas ndarjes me Real Madridin.

Sipas gazetarit Fabrice Hawkings nga RMC Sport, ylli francez mund të kthehet në ish-klubin e tij, Lyon, aty ku sulmuesi filloi karrierën e tij.

Lajmi i plotë..

23/01/2024 09:25-Chelsea nuk e do sulmuesi Gyokeres

Sipas Football Insider, Chelsea nuk e ka sulmuesin e Sportingut dhe Suedisë, Viktor Gyökeres, në listën e tyre të objektivave.

Kështu, Blutë nuk do të paguajnë çmimin e kërkuar prej 86 milionë funtesh.

Viktor Gyokeres

23/01/2024 09:15-Man Utd zbulon çmimin e Sanchos dhe Antonyt

Manchester United ka ofruar dyshen sulmuese, Jadon Sancho dhe Antony për klubet në Arabinë Saudite.

Sipas Evening Standard, Unitedi kërkon rreth 50 milionë funte për secilin lojtar.

Sancho Antony

23/01/2024 09:06-Chelsea nuk e shet Colwillin

Sipas Teamtalk, Chelsea nuk ka ndërmend të shesë mbrojtësin anglez Levi Colwill këtë muaj.

Për lojtarin ka interesim të madh nga Liverpooli.

Colwill

23/01/2024 08:49-Roma po e shkëmben Belottin me sulmuesin e Fiorentinës

Andrea Belotti pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit, megjithatë do të mbetet në Serie A.

Sulmuesi italian nuk ka arritur pritshmëritë në Olimpico, pasi ka dështuar t'i tregojë aftësitë e tij dhe ka mbetur zgjedhja e tretë në qendër të sulmit pas Romelu Lukakut dhe Sardar Azmoun.

Në 22 ndeshje zyrtare mes kampionatit, Ligës së Evropës dhe Kupës së Italisë, Belotti ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Roma është në bisedime me Fiorentinën për ta dërguar Belottin në 'Artemio Franchi' për gjashtë muaj.

Lajmi i plotë

Andrea Belotti1 1

22/01/2024 23:35-Pas Suarez, një tjetër emër i madh pritet të ribashkohet me Messin tek Inter Miami

Philippe Coutinho mund të jetë futbollisti i radhës që do të ribashkohet me Messin, teksa ish-ylli i Barcelonës tashmë është identifikuar si një ‘blerje e ëndrrave’ nga Inter Miami.

Disa fytyra të njohura i janë bashkuar Messit në Florida pas kalimit të tij befasues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2023.

Sergio Busquets dhe Jordi Alba u transferuan pothuajse në të njëjtën kohë me ikonën argjentinase, ndërsa Luis Suarez gjithashtu u transferua në “DRV PNK Stadium”.

Tani siç sugjeron Gazzetta dello Sport, Coutinho është në linjë për të kaluar në Amerikë.

Lexo lajmin e plotë...

22/01/2024 23:12-Manchester United ofron dy yjet e saj tek klubet e Ligës Saudite

22/01/2024 21:48-Nordi Mukiele ende shpreson se do t’i bashkohet Bayern Munichut

Gazetari Florian Plettenberg ka dhënë detaje të reja rreth situatës së Nordi Mukiele dhe transferimit të tij tek Bayern Munichu.

Ai ka thënë se francezi ka besim se transferimi do të ndodh gjatë ditëve në vijim dhe se PSG tani e ka informuar atë se mund të largohet sipas kushteve të tyre.

Bayerni në anën tjetër janë ende në negociata me gjigantin francez, në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

22/01/2024 20:31-Zyrtare: Gjilani transferon sulmuesin Senad Jarovic

Sulmuesi Senad Jarovic edhe zyrtarisht është transferimi më i ri i Gjilanit.

Këtë e kanë bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në Facebook, të cilët me anë të një videoje njoftuan për blerjen e 26-vjeçarit.

Jarovic i cili shquhet për gjatësinë e tij (1.95 cm) ka pasur një karrierë të bujshme pasi që ka luajtur në shtete dhe klube të ndryshme gjatë viteve.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 22 194936

22/01/2024 20:31-Zyrtare: Juventus prezanton mbrojtësin Tiago Djalo

Juventus edhe zyrtarisht kanë njoftuar për blerjen e mbrojtësit portugez, Tiago Djalo, nga Lille për shumën e 3.6 milionë eurove dhe 3.1 milionë tjera bonuse.

Lojtari kishte fluturuar mbrëmë gjatë natës për në Turin dhe i është nënshtruar testeve mjekësore këtë mëngjes.

Ashtu siç pritej, kostoja totale e këtij transferimi u konfirmua të ishte 3.6 milionë euro që do të paguhet në tri këste dhe 1.5 milionë tjera bonuse.

Ka bonuse të mëtejme që mund të kapin shifrën e 2.6 milionë eurove në rast se arrihen kushte të veçanta sportive dhe objektivat e klubit.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 22 200556

22/01/2024 19:57-Douglas Costa pritet t’i bashkohet Fluminenses, pasi i dështoi transferimi në Turqi

Ish-lojtari i Juventusit dhe Bayern Munichut, sulmuesi Douglas Costa, pritet që t’i bashkohet gjigantit brazilian Fluminense në huazim, ka raportuar Fabrizio Romano.

Costa, i cili së fundmi ka luajtur për La Galaxy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pajtuar verbalisht që t’i bashkohet klubit barzilian dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditëve në vijm.

22/01/2024 19:54-Trippier mund të marrë një bonus mahnitës që lojtarët e Ligës Premier rrallë e marrin nëse transferohet te Bayerni

Kieran Trippier mund të marrë një bonus të jashtëzakonshëm që rrallë herë është parë në Ligën Premier, nëse ai pranon kalimin tek Bayern Munichu.

Trippier ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e Eddie Howe, që prej se Newcastle e transferoi atë nga Atletico Madridi në janar të vitit 2022.

Ylli anglez e kaloi pjesën më të madhe të karrierës tek Burnley dhe Tottenhami, para se të luante për dy vite e gjysmë në Spanjë, aty ku ndihmoi Atleticon të fitoi La Liga-n në 2021.

Newcastle paguajti 12 milionë euro për të sjellë Trippier përsëri në Ligën Premier dhe jo shumë kohë më parë ai u emërua zëvendëskapiten i ekipit. Sidoqoftë, me kontratën e tij që skadon në vitin 2025, anglezi pritet të largohet nga klubi.

Lexo lajmin e plotë...

3860147 78435868 2560 1440

22/01/2024 19:52-Zyrtare: Gjilani transferon sulmuesin me prejardhje gjermane Senad Jarovic

Sulmuesi Senad Jarovic edhe zyrtarisht është transferimi më i ri i Gjilanit.

Këtë e kanë bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në Facebook, të cilët me anë të një videoje njoftuan për blerjen e 26-vjeçarit.

Jarovic i cili shquhet për gjatësinë e tij (1.95 cm) ka pasur një karrierë të bujshme pasi që ka luajtur në shtete dhe klube të ndryshme gjatë viteve.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 22 194936

22/01/2024 18:56-Milan identifikon yllin anglez të Newcastle për të përforcuar sulmin

Raportimet nga Anglia bëjnë të ditur se Milan janë të interesuar për të nënshkruar me Callum Wilson nga Neëcastle United gjatë këtij muaji.

“Rossonerët” janë në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi po shikojnë mundësinë për të gjetur një zëvendësues afatgjatë për Olivier Giroud, por momentalisht po mbështeten tek Noah Okafor, andaj nuk janë me nxitim për të gjetur një lojtar të ri.

Newcastle ka qenë në qendër të vëmendjes në afatin e transferimeve gjatë javëve të fundit, me Bayern Munichun që është munduar të bëjë një lëvizje për Kieran Trippier dhe ekipi arab Al-Shabab që po punon për të gjetur një marrëveshje për Miguel Almiron.

Lexo lajmin e plotë...

22/01/2024 17:56-West Hami favoriti kryesor për shërbimet e Kalvin Phillips

West Ham United janë momentalisht favoriti kryesor për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester Cityt, Kalvin Phillips, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

West Hami ka qenë në bisedime me “Qytetarët” dhe do të negociojnë detajet tjera gjatë kësaj jave.

Barcelona në anën tjetër janë jashtë garës për të nënshkruar me yllin anglez.

skysports kalvin phillips city 6396980

22/01/2024 17:54-Arsenal synon transferimin e sulmuesit të Portos

Arsenal raportohet se janë duke konsideruar mundësinë për të bërë një ofertë në drejtim të Portos për sulmuesin Evanilson, sipas Football Transfers.

“Topçinjtë” kanë mbetur të impresionuar nga performancat e brazilianit këtë sezon dhe së shpejti pritet që të bëjnë një ofertë.

evanilson fc porto 2023 1677696028 102896

22/01/2024 15:44-Tre lojtarët që Carlo Ancelotti nuk i do më te Real Madridi

Real Madridi është gati të bëjë disa lëvizje të rëndësishme në tregun e ardhshëm të transferimeve, me synimin për të liruar hapësira për përforcimet e reja.

Detajet e plota>>>

ancelotti 2

22/01/2024 15:29-Kushti i vetëm që do ta ndihmonte Benzemën të rikthehej në Evropë

Fati i Karim Benzemas mbetet i panjohur pasi sulmuesi francez zhvillon takime të reja me ekipin e tij aktual, Al Ittihad, për të përcaktuar të ardhmen e tij.

Detajet e plota>>>

0 karim benzema al ittihad

22/01/2024 15:08-Nuk po bindet për kontratë të re, City i cakton çmimin e largimit De Bruynes

Kthimi i Kevin De Bruyne nga lëndimi i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme shpresave të Man City për ta mbrojtur titullin e kampionit në Ligën Premier.

Lajmet e fundit nga Anglia raportojnë se Manchester City po kërkon të zgjasë kontratën e De Bruyne deri në verën e vitit 2026.

Megjithatë, interesim për mesfushorin belg është shfaqur nga klubet arabe, ku Al Nassr dhe Al-Hilal janë të gatshme ta mbulojnë me para De Bruynen.

Lajmi i plotë

Screenshot 1 61

22/01/2024 14:52-Jorge Mendes ia ofron Real Madridit sensacionin më të ri në botën e futbollit

Agjenti Jorge Mendes ka nisur lëvizjet për të sjellë një talent të ri te Real Madridi.

Detajet e plota>>>

mendes

22/01/2024 14:06-I largoi në vitet e fundit, Guardiola ëndërron rikthimin e dy yjeve te Manchester City

Manchester City po ndërton një plan për të siguruar rikthimin e dy ish-talentëve.

Detajet e plota>>>

guardiola

22/01/2024 13:55-Tri transferimet që do t’i kushtojnë Real Madridit 250 milionë euro

Real Madrid ka përcaktuar objektivat e tyre për nënshkrimin e yjeve për sezonin 2024/2025, duke kërkuar të përforcojë skuadrën me tre lojtarë të nivelit të lartë.

Detajet e plota>>>

perez 3

22/01/2024 12:25-Interi ka një marrëveshje me Murielin, po tentohet të bindet Atalanta për transferimin e kolumbianit në janar

Interi është duke kërkuar angazhimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit.

Detajet e plota>>>

Muriel the talisman Every time I warm up Atalanta scores scaled 1

22/01/2024 11:44-Nuk e kanë në plan të ndalen: Pronarët e Chelseat po punojnë në zbarkimin e top tre yjeve në Stamford Bridge

Chelsea, nën drejtimin strategjik të Mauricio Pochettino, po përgatitet për një sulm energjik në tregun e transferimeve të verës me synimin e fortë për të konsoliduar veten si një kandidat serioz për të fituar edicionin e ardhshëm Ligën Premier.

Detajet e plota>>>

boehly

22/01/2024 11:43-Manchester United po përgatitet për transferimin sensacional të Ivan Toneyt

Manchester United është në konkurrencë të ashpër për të siguruar nënshkrimin e Ivan Toneyt, sulmuesit të Brentfordit, i cili pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Detajet e plota>>>

toney

22/01/2024 10:40-Transferimi surprizë që Florentino Perez po përgatit te Real Madridi

Në kërkimin e palodhshëm të talenteve të rinj, Real Madridi ka vënë syrin te një emër surprizues si trashëgimtari i mundshëm i pozicionit të mbrojtësit të djathtë të zënë nga Dani Carvajal.

Detajet e plota>>>

perez

22/01/2024 10:26-Barcelona nuk mund të përballojë huazimin e Phillips, anglezi tani ka dy opsione për ta vazhduar karrierën

Kalvin Phillips nuk do t'i bashkohet Barcelonës së paku në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori anglez ishte i lidhur me një huazim në Kataluni, por Barcelona nuk mund të paguaj shumën e kërkuar nga Manchester City.

Kampioni në fuqi i Evropës po kërkon tetë milionë euro vetëm për huazimin e anglezit, shumë që po konsiderohet si shumë e lartë nga Barcelona.

Lajmi i plotë

calciomercato mancity non solo juveanche newcastle su kalvin phillips

22/01/2024 10:07-Mes zërave se e kërkon Man United, caktohet çmimi i Vinicius nga Real Madridi

Manchester United përballet me një detyrë monumentale nëse do të blejë anësorin e Real Madridit, Vinicius Junior. Klubi spanjoll thuhet se ka vendosur një çmim rekord botëror përpara se të shqyrtojë ndonjë negociatë.

Detajet e plota>>>

vini

22/01/2024 09:50-Hojbjerg kërkon largimin, alarmohen katër skuadrat e mëdha evropiane

Edhe pse kohëve të fundit ai ka marrë më shumë hapësira dhe ka filluar të luaj, Pierre-Emile Hojbjerg sërish dëshiron të ndryshojë skuadër.

Mesfushori danez e ka vendosur të largohet nga Londra gjatë afatit kalimtar të janarit duke alarmuar skuadrat e mëdha që kanë shprehur interesim për të.

Juventusi mbetet favoriti kryesor për t'i fituar shërbimet e danezit, me Zonjën e Vjetër që ka probleme të mëdha në mesfushë dhe trajneri Allegri e pëlqen jashtëzakonisht shumë danezin.

Lajmi i plotë

Pierre Emile Hojbjerg

22/01/2024 08:35-Artetas nuk i pëlqejnë pyetjet për të ardhmen e Aaron Ramsdales

E ardhmja e Aaron Ramsdales vazhdon të jetë ende e paqartë nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar dimërorë.

Portieri anglez ka humbur vendin e titullarit në Londër pas ardhjes së David Rayas dhe ai e di se për të shkuar në Euro 2024 duhet të luaj më shumë.

Newcastle United po këmbëngul për transferimin e portierit anglez, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë e pasigurt dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Lajmi i plotë

Screenshot 2 56

22/01/2024 08:21-Tre gjigantët evropianë që duan ta largojnë Sanen nga Bayerni

Liga Premier po përgatitet për një konkurrencë intensive në tregun e transferimeve të verës, me tri klube që tregojnë interesim të qartë për të siguruar shërbimet e Leroy Sane.

Detajet e plota>>>

Sane

22/01/2024 07:55-Plani B i Real Madridit nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Alphonso Davies

Në një kthesë të papritur në tregun e transferimeve, Real Madridi i ka vënë sytë te një mbrojtës tjetër si një alternativë ndaj objektivit të tyre kryesor, Alphonso Davies, sipas raportimeve nga Diario Sport.

Detajet e plota>>>

davies

21/01/2024 23:37-Chelsea dhe Totteham synojnë Todibon, por ai nuk largohet nga Nice  

Objektivi i Chelseat dhe Tottenhamit, Jean-Clair Todibo, nuk ka gjasa të largohet nga Nice në afatin kalimtar të janarit, siç konfirmohet nga drejtori sportiv i klubit, Florent Ghisolfi.

Duke folur për Get Football France , Ghisolfi tha: "Ne duam të kemi stabilitet dhe stabiliteti është mbajtja e lojtarëve tuaj më të mirë. Jean-Clair dhe Khephren Thuram janë padyshim të tillë. Ne duam absolutisht t'i mbajmë ata".

todibo

21/01/2024 23:36-West Ham kryeson garën për Phillips

Sipas Football Insider, West Ham aktualisht është duke udhëhequr garën për nënshkrimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Kalvin Phillips.

David Moyes thuhet se është i vendosur të nënshkruajë me mesfushorin anglez dhe do të bëjë gjithçka për lojtarin përpara mbylljes së afatit kalimtar.

phillips 1

21/01/2024 23:34-Marotta: Interi do t'i ofrojë së shpejti kontratën e re Martinezit

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta konfirmon se klubi do t'i ofrojë shumë shpejt një kontratë të re Lautaro Martinezin.

"Nuk do të ketë asnjë problem për zgjatjen e kontratës së Lautaro Martínez. Ne kemi qenë të zënë me shumë ndeshje në javët e fundit, por do të mbyllet së shpejti", deklaroi ai.

Marotta Inter

21/01/2024 23:33-Mourinho nuk do t'i bashkohet Al-Shabab

Edhe pse kishte ofertë të majme nga klubi saudit, Al - Shabab, Jose Moutinho nuk do të shkojë tek ky klub.

Pas largimit nga Roma, ofertat për portugezin kanë vërshuar, por portugezi nuk do të ngutet për të zgjedhur projektin e ri.

21/01/2024 23:30-Chelsea i bashkohet garës për Alphonso Davies të Bayern Munich

Chelsea do të konkurrojë me Real Madridin në një garë për transferimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Munich, Alphonso Davies.

Davies, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025, ka tërhequr interes edhe nga kampionët anglezë Manchester City.

davies

21/01/2024 23:28-Hugo Ekitike mes Milanit dhe Eintracht Frankfurtit

Pasi e ndoqi për një kohë të gjatë verës, Milan e ka rikthyer sërish fokusin te Hugo Ekitike.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Milani do të tentojnë afrimin e sulmuesit, që në gjashtë muaj ka bërë vetëm një paraqitje.

Megjithatë përveç Milanit, sulmuesi pëlqehet edhe Eintracht Frankfurt, që pritet t’ia vështirësojë punën kuqezinjve.

Accord de principe entre le PSG et lEintracht pour Hugo Ekitike thumbnail

21/01/2024 22:08-A po e shet Barcelona, Araujon e zbulon Deco

Deco më në fund ka folur hapur rreth të ardhmes së Ronald Araujos.

Detajet e plota>>>

deco

21/01/2024 20:16-Mbrojtësi i Evertonit, Godfrey në listën e Milanit

Mbrojtësi i Evertonit, Ben Godfrey, është një nga kandidatët për mbrojtjen e Milanit, por lojtari është i lidhur gjithashtu edhe me Atalantan, Romën, Sheffield Unitedin dhe Leeds Unitedin.

Kuqezinjtë e kanë rikthyer Mattia Gabbia nga huazimi i tij te Villarreal për të mbushur disa boshllëqe, por kanë nevojë edhe për një tjetër qendërmbrojtës pas lëndimeve të rënda të Fikayo Tomori, Malick Thiaw dhe Pierre Kalulu.

Sipas Calciomercato.it, opsioni i fundit është qendërmbrojtësi i Evertonit, Godfrey, i cili iu propozua klubit të Serisë A.

Screenshot 21 3

21/01/2024 20:12-Arsenali nuk është në bisedime për të nënshkruar me Benzema

Arsenali nuk është afër nënshkrimit të ish-yllit të Real Madridit, Karim Benzema, i cili dëshiron të largohet nga skuadra e Ligës Saudite të Pro, Al-Ittihad në afatin kalimtar të janarit, sipas Fabrizio Romano.

Gazetari pohoi se Benzema ka gjasa të kthehet në Evropë këtë muaj, por Topçinjtë nuk kanë nisur bisedimet me lojtarin.

benzema 1 2

21/01/2024 20:11-Bayern Munich e di çmimin e Trippier

Newcastle United do të kërkojë 15 milionë euro si tarifë transferimi nëse Bayern Munich dëshiron të nënshkruajë me Kieran Trippier në janar, shkruan gazetari Christian Falk.

Bayern Munich dëshiron mbrojtësin e krahut në një marrëveshje huazimi, por Laraskat do të konsiderojnë vetëm një lëvizje të përhershme. Trippier kërkon 10 milionë euro rrogë.

trippier

21/01/2024 20:09-Bournemouth nuk është i interesuar të nënshkruajë me Katseris

Bournemouth nuk do të nënshkruajë me mbrojtësin e krahut grek, Panos Katseris, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Kasteris ka marrëveshje me Lorientin dhe është vendosur të bashkohet me skuadrën e Ligue 1 në një marrëveshje të përhershme.

Screenshot 20 4

21/01/2024 17:36-Thomas Tuchel jep sinjale rreth transferimit të Kieran Trippier

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka lënë të kuptohet se ata janë të etur për të mbyllur një marrëveshje për mbrojtësin e Newcastle United, Kieran Trippier.

Detajet e plota>>>

tuchel

21/01/2024 17:02-Planifikohet ofertë e çmendur për De Bruynen, Manchester Cityt i pafuqishëm ta mbajë belgun

Manchester City po kërkon të largojë interesimin saudit nga Kevin de Bruyne.

Detajet e plota>>>

De Bruyne

21/01/2024 16:43-Mourinho ka ateruar në Barcelonë, pyetet nëse po bëhet trajner i gjigantit katalunas

Jose Mourinho buzëqeshi me pyetjet në lidhje me të ardhmen e tij pasi ateroi në Barcelonë vetëm disa ditë pasi u shkarkua si trajner i Romës.

Detajet e plota>>>

mourinho

21/01/2024 15:44-E duan Reali dhe Barcelona, por një skuadër angleze favorit për të nënshkruar me Savion

Girona është befasia më e këndshme e këtij sezoni në La Liga pasi po rivalizojnë skuadrat e mëdha për titull.

E forma fantastike e skuadrës katalunase është edhe falë paraqitjes së shkëlqyeshme të sulmuesit brazilian Savio.

19-vjeçari është i huazuar te Girona nga skuadra franceze Troyes dhe këtë edicion në 23 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Lajmi i plotë

savio.girona.2023.24.indica.

21/01/2024 14:56-Real Madrid dhe Manchester City në ‘luftë’ për shërbimet e sulmuesit të Gironës

Girona ka qenë një ndër ekipet surprizë këtë sezon në La Liga, teksa momentalisht janë lider në elitën e futbollit spanjoll, me një pikë më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak.

Një ndër lojtarët më të dalluar të këtij ekipi këtë sezon ka qenë anësori brazilian Savinho, i cili momentalisht po luan në formë huazimi nga klubi francez Troyes.

Pasi iu bashkua katalanasve, 19-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar pesë asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat.

Lexo lajmin e plotë...

41247

21/01/2024 13:34-Nga kategoria e tretë e futbollit anglez tek Barcelona – sensacioni 17-vjeçar afër realizimit të ëndrrës

Barcelona janë duke u munduar për të nënshkruar me adoleshentin e Port Vales, Liam Brazier, ani pse 17-vjeçari ka bërë vetëm tri paraqitje me ekipin e parë.

Sipas Daily Mirror, Brazier është duke u përcjellur nga një numër i madh i skautëve anembanë Evropës dhe performancat e tij fantastike me Port Valen, kanë rënë në sy të gjigantëve evropianë.

Mesfushori anglez ka impresionuar me ekipin e parë dhe për këtë arsye ai kishte marrë disa minuta në EFL Cup.

Lexo lajmin e plotë...

page 156

21/01/2024 13:23-Chelsea pajtohet me largimin e Armando Brojës, por ka vetëm një kusht

Todd Boehly dhe pjesa tjetër e bordit të Chelseat janë të gatshëm të lejojnë largimin në formë huazimi të Armando Brojës, për aq kohë sa klubi që shpreh interesim për shërbimet e tij do të paguajë klauzolën e tij prej 35 milionë eurosh.

Klubi londinez janë të gatshëm të ndihmojnë palët e interesuara për shërbimet e Brojës të cilat kanë probleme me ‘Fair-play financiar’ për ta bërë të mundur transferimin.

Për Brojën interesim të madh kanë shfaqur dy klubet e tjera të Ligës Premier, Fulhami dhe Wolverhampton.

Lexo lajmin e plotë...

21/01/2024 12:55-Real Madridi gjen zëvendësuesin e Carvajalit në La Liga

Real Madridi raportohet se ka identifikuar brazilianin Yan Cuoto, i cili luan në formë huazimi tek Girona nga Manchester City, si zëvendësuesin ideal të Dani Carvajal.

Siç raporton mediumi spanjoll Fichajes, Yan Cuoto, po tërheq interesim të madh nga “Los Blancos”.

Klubi madrilen kanë skautuar tregun e transferimeve për një mbrojtës të djathtë para afatit kalimtar veror të vitit 2024.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 21 095627

21/01/2024 11:50-West Ham United kërkon transferimin e Victor Boniface

West Ham United raportohet se janë të gatshëm të dhurojnë një shumë të majme parash për të nënshkruar me Victor Boniface gjatë këtij muaji.

Boniface ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje në Bundesliga këtë sezon, duke asistuar edhe në shtatë të tjerë.

West Ham tashmë kishte shpenzuar 45 milionë euro për transferimin e Sebastian Haller në 2019 dhe The Sun raporton se ata janë të gatshëm të ofrojnë edhe më shumë para për të siguruar nënshkrimin me Boniface.

GettyImages 1580633366 scaled 1

21/01/2024 10:42-Manchester City bën gati ofertën e rinovimit për De Bruyne, në mesin e interesimit nga Arabia

Manchester City janë të gatshëm t’i ofrojnë yllit të tyre, Kevin De Bruyne, një kontratë të re, në mesin e interesimit nga klubet e Ligës Saudite, ka raportuar The Mirror.

De Bruyne mund të përfitojë më shumë se 1 milion euro në javë, në rast se kalon në Lindjen e Mesme dhe “Qytetarët” duan ta evitojnë këtë duke i ofruar një kontratë të re deri në vitin 2026.

1679346433941 66465d07 8ad7 4c5b aec2 8743488a2b62

21/01/2024 10:39-Tottenhami shumë afër transferimit të Antonio Nusa nga Club Brugge

Bisedimet mes Tottenhamit dhe Club Brugges për transferimin e talentit, Antonio Nusa, tashmë kanë hyrë në fazën finale, ka raportuar gazetari Fabrizio Romano.

Një takim tjetër është planifikuar të mbahet mes krerëve të të dyja skuadrave, aty ku pritet që të mbyllët përfundimisht marrëveshja.

Sidoqoftë, edhe në rast se transferimi kompletohet, Nusa do t’i bashkohej Tottenhamit gjatë korrikut dhe jo në afatin e janarit.

21/01/2024 10:37-Manchester City në bisedime me West Hamin për Kalvin Philipps

Manchester City raportohet se janë në bisedime të avancuara me ekipin e West Hamit, ku palët po mundohen të arrijnë një marrëveshje për huazimin e mesfushorit Kalvin Philipps.

West Ham janë duke udhëhequr garën për shërbimet e anglezit, i cili po kërkon me ngulm largimin nga City, për shkak se dëshiron një vend në ekipin e Anglisë që do të udhëtojë për Euro 2024 në Gjermani këtë verë.

The Guardian raporton se shuma e kërkuar prej shtatë milionë eurosh nga City, momentalisht është bërë një pengesë në bisedime.

Screenshot 2024 01 21 103731

21/01/2024 10:08-Manchester United planifikon shitjen e dy mbrojtësve në janar

Manchester United kërkon të përforcohet, por para se të vijnë lojtarë të rinj ata duhet të largojnë disa nga skuadra aktuale.

Jean Clair Todibo është objektivi kryesor i Djajve të Kuq në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar repartin defensivë.

Mbrojtja është pika më e dobët e United këtë sezon dhe trajneri Erik Ten Hag kërkon ta rregullojë këtë repart.

Lajmi i plotë

Screenshot 2024 01 21 100437

20/01/2024 23:52-Tiago Djalo të dielën në Torino, të hënë testet dhe prezantimi

Tiago Djalo do të zbarkojë të dielën në Torin, ku një ditë pas do t’i kryejë testet mjekësore.

Ai pastaj do të bëhet zyrtarisht një lojtar i Juventusit.

Tiago Djalo

20/01/2024 23:51-Newcastle dhe Dortmund do të luftojnë për yllin e Rennes

L'Equipe raporton se Newcastle United dhe Borussia Dortmund do të luftojnë për mesfushorin sulmues 18-vjeçar të Rennes, Desire Doue.

Të dy klubet kanë ndjekur performancën e lojtarit kohët e fundit dhe duan ta nënshkruajnë atë përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Screenshot 41

20/01/2024 23:46-Newcastle refuzon ofertën e Atletico Madridit për huazim e Wilson

Newcastle United thuhet se ka refuzuar një kërkesë huazimi nga Atletico Madrid për Callum Wilson, sipas Daily Mail.

Ndërsa oferta fillestare e huazimit është refuzuar, Larskat mund të konsiderojnë shitjen e sulmuesit për të respektuar rregullat e FFP.

Wilson aktualisht ka 18 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij me klubin.

Screenshot 40

20/01/2024 23:09-Klubet arabe po synojnë transferimin e yjeve si De Bruyne, Salah dhe Son

Sipas gazetarit Ben Jacobs, shtatë klube të Ligës Saudite janë duke u bërë gati për transferimin e tre yjeve të Ligës Premier, Kevin De Bruyne, Mohamed Salah dhe Heung-min Son.

Kampioni në fuqi i Arabisë, Al-Ittihad, raportohej se kishte ofruar 150 milionë euro për Salah verën e kaluar, por Liverpooli nuk ishin të gatshëm të lejojnë largimin e tij.

Screenshot 2024 01 20 231012

20/01/2024 23:06-Manchester United synon transferimin e Joshua Zirkzee

Manchester United raportohet se janë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee, sipas Football Fancast.

“Djajtë e Kuq” besohet se kanë nisur bisedimet e para me klubin italian rreth një transferimi të mundshëm të lojtarit, i cili ka një klauzolë prej 34 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale që aktivizohet gjatë verës.

Screenshot 2024 01 20 230640

20/01/2024 23:02-Crystal Palace dhe West Ham në ‘luftë’ për shërbimet e Wan-Bissakas

Crystal Palace dhe West Ham United raportohet se kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin e Manchester United, Aaron Ëan-Bissaka gjatë verës, sipas Manchester Evening News.

United së fundmi kishte aktivizuar klauzolën e zgjatjes së kontratës, që do ta mbante atë në klub për një sezon më shumë, por “Djajtë e Kuq” raportohet se janë të gatshëm ta shesin nëse marrin një ofertë të kënaqshme.

Screenshot 2024 01 20 230307

20/01/2024 22:57-Përvec Guedes, Villarreali transferon në formë huazimi edhe Yerson Mosqueran

Klubi spanjoll Villarreal, ka kompletuar dy transferime në formë huazimi nga Wolverhampton.

Fillimisht, ata nënshkruan me Goncalo Guedes në formë huazimi dhe pak më vonë u bë e ditur se në të njëjtën formë kanë transferuar edhe mbrojtësin Yerson Mosquera.

Marrëveshja për këtë të fundit pritet të kompletohet zyrtarisht gjatë ditëve në vijim.

Screenshot 2 53

20/01/2024 19:14-Trippier mund të shkojë në Bayern Munich, Newcastle gati ta lirojë

Newcastle United është gati të lejojë Kieran Trippier të largohet për në Bayern Munich.

Laraskat thuhet se kanë dhënë pëlqimin verbal për mbrojtësin e krahut dhe tani janë në bisedime me gjigantët gjermanë.

Kampionët e Bundesligës mbeten të interesuar edhe për Nordi Mukiele të PSG-së, por ata e shohin anglezin si një alternativë të mundshme.

kieran trippier newcastle united applauds 785045673

20/01/2024 19:13-Newcastle pas mesfushorit të Borussia Monchengladbach

Newcastle United është i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të Borussia Monchengladbach, Manu Kone.

Eddie Hoëe e sheh Kone si një zëvendësues të mundshëm për Joelinton, i cili është dëmtuar dhe do të mungojë gjatë.

Manu KOne  1

20/01/2024 19:11-Drejtori sportiv i Juves e pranon se Kean mund të largohet në janar

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka konfirmuar se sulmuesi Moise Kean ka të ngjarë të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar.

Kean iu bashkua Juventusit në korrik me një transferim prej 30 milionë eurosh nga Everton, por ka tërhequr interes nga Atletico Madrid dhe klube të tjera.

"Kean ka kaq shumë oferta. Ne jemi duke i vlerësuar me agjentin e tij se çfarë do të jetë më e mira për të dhe për ne. Nëse ai largohet, tregu ynë do të kompletohet", ka thënë Giuntoli të premten.

Cristiano Giuntoli

20/01/2024 19:09-Arsenali synon 17 vjeçarin Hato të Ajaxit

Ajax raportohet se është afër një marrëveshjeje për një kontratë të re me mbrojtësin 17-vjeçar Jorrel Hato.

Pasi ka bërë tashmë 36 paraqitje për skuadrën e parë të Ajaxit, duke edhe ndeshje të Ligës së Evropës, Hato ka tërhequr vëmendjen nga klubet e njohura, përfshirë Arsenalin.

Qendërmbrojtësi është i prirur të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me Ajax më 7 mars, që përkon me ditëlindjen e tij të 18-të.

jorrel hato

20/01/2024 19:09-Zyrtare: Doig kalon te Sassuolo nga Verona

US Sassuolo Calcio ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Josh Doig nga Hellas Verona FC.

20/01/2024 17:32-Zyrtare: Lindrit Kamberi vazhdon kontratën me Zurichun

FC Zurich ka njoftuar se mbrojtësi Lindrit Kamberi ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2028.

Lindrit Kamberi erdhi në Akademinë e FCZ nga FC Volketsëil në moshën 13 vjeçare, ndërsa në vitin 2018 ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale.

Lexo lajmin e plotë.... 

Screenshot 21 2

20/01/2024 16:06-Mario Balotelli po rikthehet në Serie A, shtohet numri i skuadrave pas tij

Mario Balotelli është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi italian është pjesë e skuadrës turke Adan Demirspor, por ka vendosur të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi klubi turk është në krizë financiare.

33-vjeçari nuk ka luajtur shumë pasi ka vetëm pesë ndeshje këtë edicion duke shënuar tre gola, megjithatë ka shumë admirues në Serie A.

Lajmi i plotë

Mario Balotelli

20/01/2024 15:58-Barcelona do ta transferoj sensacionin ukrainas

Georgiy Sudakov është objektivi kryesor i Barcelonës për mesfushën për sezonin e ardhshëm.

Talenti ukrainas ka mahnitur Xavin dhe katalunasit tanimë po tentojnë transferimin e tij.

Lajmi i plotë

Sudakov

20/01/2024 15:56-Tuchel mohon largimin e De Ligt

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, hodhi poshtë idenë e largimit të Matthijs de Ligt, jo vetëm në janar, por edhe në afatin kalimtar të verës.

“Ne po planifikojmë me Matthijs, një top lojtari dhe super djalë", ka thënë Tuchel.

tuchel de ligt 1 e1695454738651

20/01/2024 14:57-Bayerni mendon transferimin e Zubimendit

Sipas Bild, Bayern Munich po shikon një lëvizje gjatë verës për mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi.

Në Gjermani dyshohet se janë zhvilluar bisedime për transferimin e mundshëm të yllit 24-vjeçar, i cili është lidhur edhe me Arsenalin dhe Barcelonën.

zublimendi

20/01/2024 14:50-Milano e do Lengletin

Sipas Gianluca Di Marizio, Milani është duke eksploruar një marrëveshje për të nënshkruar me Clement Lenglet.

Francezi momentalisht ësht i huazuar te Aston Villa, por pasi nuk po luan, Rossonerët duan marrëveshje me Barcelonën për huazimin e tij deri në fund të sezonit.

lenglet

20/01/2024 14:40-Salernitana e do transferimin e Balotellit

Salernitana janë në kontakt me Mario Balotellin teksa po shqyrtojnë një lëvizje në mes të sezonit për sulmuesin e Adana Demirspor.

Sipas TuttoSalernitana, drejtori i klubit, Walter Sabatini, arriti të bindë pronarin Danilo Iervolino se Balotelli mund të jetë një shtesë e dobishme për skuadrën e Salernitana, kështu që bisedimet tani janë duke vazhduar me sulmuesin italian.

Balotelli

20/01/2024 13:35-Ten Hag e do sulmuesin Brobbey te Man Utd

Sipas Bild, Erik Ten Hag po kërkon të nënshkruajë me Brian Brobbey për Manchester United këtë muaj.

Kontakti nuk është ndërprerë kurrë nga vera dhe të dy e vlerësojnë njëri-tjetrin, por Ajaxi nuk është i prirur ta shesë atë tani.

21-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 4 asistime në 25 ndeshje këtë sezon.

brobbey

20/01/2024 13:26-Arsenali refuzon West Hamin për Smith-Rowe

Sipas Fabrizio Romanos, Arsenali ka refuzuar qasjen fillestare të West Ham për Emile Smith-Rowe për t'u bashkuar në huazim.

Topçinjtë nuk kanë asnjë synim për ta lënë anglezin të largohet në formë huazimi, pasi konsiderohet ende kyç për skuadrën e Mikel Artetës.

smith rowve

20/01/2024 13:24-Zyrtare: Valentin Barco, lojtar i ri i Brighton

Brighton më në fund ka konfirmon transferimin e Valenten Barco duke paguar klauzolën e lirimit prej 10 milionë eurosh.

"Kemi kënaqësinë të konfirmojmë nënshkrimin e Valentin Barco nga Boca Juniors, i cili është bashkuar me një kontratë katërvjeçare e gjysmë deri në qershor 2028!", thuhet në njoftim.

20/01/2024 12:36-Arsenali po përgatitë një ofertë të lartë për Douglas Luiz

Arsenali vazhdon të interesohet për të përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të janarit dhe Douglas Luiz është objektivi kryesor.

Mesfushori i Aston Villa ka spikatur dukshëm në fillim të këtij sezoni, duke u vendosur si një lojtar integral, sipas raportimeve të ‘Football Insider’.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka synuar nënshkrimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës, por Aston Villa refuzoi ofertat e tyre.

Lajmi i plotë

Screenshot 2024 01 20 122539

20/01/2024 12:12

Napoli kompleton transferimin e Cyril Ngongos nga Hellas Verona.

Kampioni në fuqi i Italisë ka paguar 18 milionë euro për transferimin e belgut nga rivalët e kampionatit italian.

20/01/2024 12:06-Cristiano Ronaldo kërkon nga Al Nassr të nënshkruajë me një lojtar të Man Utd

Cristiano Ronaldo thuhet se ka bërë një kërkesë te drejtuesit e skuadrës së tij, Al Nassr, për të transferuar një ish-bashkëlojtar të tij.

Ylli portugez ka luajtur me lojtarin te Real Madridi dhe te Manchester Unitedi në herën e dytë.

Lajmi i plotë.. 

20/01/2024 11:46-Ederson kërkohet nga Liverpooli dhe Newcastle

Sipas Gazzetta dello Sport, Newcastle dhe Liverpool janë duke vëzhguar mesfushorin brazilian 24-vjeçar të Atalantas, Ederson.

Lojtari pëlqehet edhe nga klubet e Serie A.

Ederson 1

20/01/2024 11:42-Juventusi përgatit ofertën afatgjatë për blindimin e talentit Kenan Yildiz

Juventusi po përgatitet të shpërblejë adoleshentin e vlerësuar Kenan Yildiz me një ofertë të re kontratë afatgjatë dhe ka filluar ta diskutojë idenë me përfaqësuesit e 18-vjeçarit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi ishte në gjendje të fliste shkurtimisht me agjentin e Yildiz, i cili ishte i pranishëm në fitoren 3-0 të Zonjës së Vjetër ndaj Sassuolos të martën në mbrëmje pas një udhëtimi të shkurtër në Arabinë Saudite.

Familja e turkut Yildiz ishte gjithashtu në Allianz Stadium në fillim të javës.

Lajmi i plotë..

20/01/2024 11:03-Milani e bën prioritet transferimin e Zirkzee, shqyrton ofertën para plus lojtar

Milani do të ketë prioritet nënshkrimin e një qendërsulmuesi të ri në afatin kalimtar të verës dhe sulmuesi i Bolognës , i lidhur edhe me Manchester United, Joshua Zirkzee mund të jetë objektivi kryesor i kuqezinjve.

Kuqezinjtë mendohet se janë në kërkim të një trashëgimtari të mundshëm të Olivier Giroud, pasi 37-vjeçari po hyn në muajt e fundit të kontratës së tij aktuale dhe raportohet se ai mund të jetë i hapur për një sfidë të re diku tjetër. Një kalim në MLS mendohet të jetë një opsion joshës.

Milani ka disa sulmues për të vlerësuar përpara afatit kalimtar të verës, duke përfshirë sulmuesin e Lille dhe Kanadasë, Jonathan David, por Milani beson se mund të përdorë një nga të huazuarit e tyre për të arritur një marrëveshje me Bolognan për Zirkzee.

Lajmi i plotë..

20/01/2024 10:24-Maguire përsëri në shitje

Sipas The Mirror, Harry Maguire mund të vihet sërish në dispozicion për shitje nga Manchester United gjatë verës.

Erik ten Hag tashmë ka tre mbrojtës qendrorë në listën e tij të dëshirave: Jean-Clair Todibo, Jarrad Branthwaite dhe Matthijs De Ligt.

maguire

20/01/2024 10:16-Sensi pranë kalimit te Leicester City

Trajneri Enzo Maresca dëshiron vetëm Stefano Sensin dhe mesfushori italian është në prag të bashkimit me Leicester Cityn.

Interi do të marrë një tarifë rreth 2 milionë euro sapo Leicester City të përfundojë propozimin përfundimtar.

Sensi tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Leicesterin, ai dëshiron lëvizjen në Angli.

Sensi 2

20/01/2024 08:52-Liverpooli 'në kontakt' për të nënshkruar zëvendësuesin e përsosur të Joel Matip

Joel Matip është aktualisht jashtë sezonit pasi pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) kundër Fulhamit në dhjetor.

Kontrata e 32-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe aktualisht nuk ka asnjë tregues se atij do t'i ofrohet një marrëveshje e re.

Megjithatë, drejtuesit e Reds kanë kontaktuar tashmë pasuesin e tij afatgjatë dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit.

Lajmi i plotë..

20/01/2024 08:33-Po shkëlqen me Tottenhamin këtë sezon, Guardiola e bën objektiv kryesor për vitin 2024

Manchester City mund të bëjë një lëvizje të guximshme transferimi në vitin 2024 për të ri-nënshkruar me mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Pedro Porro.

Reprezentuesi spanjoll është zhvilluar në një lojtar kyç për Spurs që nga fillimi i sezonit pas ardhjes së trajnerit të ri Ange Postecoglu.

Porro ka blinduar pozicionin e mbrojtësit të djathtë në ekipin e Postecoglu dhe ai tash shihet si pjesë e garës për t'u përfshirë në skuadrën e Spanjës për Euro 2024 këtë verë.

Lajmi i plotë..

19/01/2024 22:17-Blerja e re e Juventusit pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën

Pasi marrëveshja mes dy klubeve u mbyll javën e kaluar, Tiago Djalo më në fund pritet të zbarkojë në Itali dhe të kompletojë lëvizjen e tij tek Juventusi.

23-vjeçari i cili luan si qendërmbrojtës, do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” nga Lille për shumën e 3-3.5 milionë eurove plus shtesat dhe 10 për qind e shitjes së tij në të ardhmen që i takon klubit francez.

Ai do të nënshkruajë një kontratë për katër vite e gjysmë me “Bianconerët” dhe do të qëndrojë në Turin, pra nuk do largohet në huazim ashtu siç ishte raportuar më parë.

Lexo lajmin e plotë...

naom 65a5567a216c1

19/01/2024 21:35-Milan huazon Luka Romeron tek Almeria për pjesën e mbetur të sezonit

AC Milan ka huazuar talentin argjentinas, Luka Romero tek ekipi spanjoll Almeria, për pjesën e mbetur të sezonit.

Romero iu bashkua Milanit në korrik të vitit të kaluar nga Lazio për shumën e 3 milionë eurove.

19/01/2024 21:06-Manchester City duhet të paguajë 130 milionë euro për transferimin e Florian Wirtz

Ani pse një marrëveshje mes Florian Wirtz dhe Bayer Leverkusen që ky i pari të qëndroj në klub të paktën deri në vitin 2025 është arritur, Real Madridi, Manchester City dhe Bayern Munich janë duke e monitoruar nga afër mesfushorin ofanziv.

20-vjeçari ka kontratë me Bayer Leverkusen deri në vitin 2027. Teksa baba dhe agjenti i tij, Hans-Joachim Wirtz, ka shprehur publikisht dëshirën që Florian të mbetet në klub, ka spekulime për një largim të mundshëm.

Screenshot 2024 01 19 210305

19/01/2024 20:56-Tottenham afër arritjes së marrëveshjes për blerjen e Antonio Nusa

Kanë avancuar bisedimet mes Tottenhamit dhe Club Brugge për shërbimet e talentit Antonio Nusa.

Siç raportohet, Nusa nuk preferon largimin gjatë afatit kalimtar të janarit, andaj marrëveshja mund të mbyllet tani, mirëpo lojtari do kalojë në Angli vetëm gjatë verës.

19/01/2024 17:56-Arteta hedh poshtë lajmet për huazimin e Smith Rowe tek West Hami

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka hedhur poshtë spekulimet se Emil Smith Rowe do të transferohet në formë huazimi tek West Hami.

“Unë jam shumë i lumtur me Emile. Ai është në rrugën e duhur. Ai është përshtatur mjaft mirë dhe ju e dini se unë nuk do të flas për situata individuale”.

“Ai ka një kualitet të jashtëzakonshëm dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi. Ajo se çfarë i duhet atij tani është që të tregojë të gjithë kualitetin që ka në fushë. Ta bëjë këtë dhe ne do t’i japim atij minuta”, ka thënë Arteta.

Mikel Arteta and Emile Smith Rowe

19/01/2024 17:56-Maguire dhe Lindelof do të largohen nëse vijnë ofertë adekuate për dyshen

Harry Maguire, mbrojtësi i Manchester United , i cili përmbysi situatën e tij muajt e fundit, mund të largohet nga klubi nëse vjen një ofertë e duhur nga një klub tjetër, shkruan ESPN .

Një situatë e ngjashme është edhe me Victor Lindelof.

Harry Maguire scaled 1

19/01/2024 17:31-Zyrtare: Guedes kalon te Villarreal

Villarreal CF ka arritur marrëveshje huazimi me Wolverhampton Wanderers FC për Goncalo Guedes.

Lojtari të mbrojë interesat e skuadrës spanjolle deri në fund të sezonit 23-24.

19/01/2024 17:24-Karim Benzema afër transferimit tek Arsenali? Mikel Arteta ka një përgjigje për këtë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka mbajtur sot (e premte) një konferencë për shtyp para duelit ndaj Crystal Palace që do të zhvillohet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 13:30, në kuadër të Ligës Premier.

Mes të tjerash, atij iu shtrua pyetja edhe për transferimet e mundshme të “Topçinjve” gjatë këtij afati kalimtar, sidomos duke marrë parasysh zërat që lidhnin Arsenalin me transferimin e Karim Benzemas.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 19 164637

19/01/2024 17:18-Arbër Zeneli mund të kthehet në Suedi, kërkohet nga Elfsborgu

28-vjeçari është kontaktuar nga Elfsborgut që luan në “Allsvenskan” të Suedisë, klub në të cilin luan edhe vëllai i tij, Besfort Zeneli.

Zeneli karrierën si futbollist profesionist e kishte nisur pikërisht tek Elfsborgu, para se të transferohej te Heerenveeni në Holandë.

Lexo lajmin e plotë...

arber zeneli 1

19/01/2024 16:01-Pioli pranon se Milani konsideron dy nënshkrime në janar

Milani e ka mirëpritur tashmë Matteo Gabbian që u kthye nga huazimi i tij te Villarreal dhe nënshkroi Filippo Terracciano nga Hellas Verona këtë muaj, por ata mund të marrin më shumë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të dimrit.

Pioli ka thënë në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme se kuqezinjtë po punojnë për të sjellë më shumë lojtarë në San Siro në janar, duke filluar me një qendërmbrojtës.

Lajmi i plotë..

19/01/2024 15:47- Zyrtare: Ivan Perisic nënshkruan me Hajduk Splitin

Përfaqësuesi kroat i futbollit, Ivan Perisic ka nënshkruar sot (e premte) edhe zyrtarisht për klubin e vendlindjes dhe fëmijërisë, Hajdukun e Splitit.

Klubi i madh kroat ka njoftuar me kënaqësi rikthimin e yllit të madh, Perisic.

Lajmi i plotë..

19/01/2024 15:12-Al Ittihad dhe Atletico vazhodojnë bisedimet për Angel Correan

Sipas Fabrizio Romanos, Al Ittihad dhe Atletico Madrid bisedojnë ende për Angel Correan.

Negociatat vazhdojnë pavarësisht distancës për çmimin e kërkuar.

Correa, i etur për lëvizje duke pritur që klubet të avancojnë në bisedime.

correa 1

19/01/2024 14:42-Newcastle e do Onanan

Sipas The Telegraph, Newcastle United po eksploron kushtet për nënshkrimin e Amadou Onana të Evertonit.

Megjithatë, transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë.

Amadou Onana

19/01/2024 14:34-Phillips drejt West Hamit?

West Ham tani ka nisur diskutimet me Manchester Cityn për një marrëveshje për Kalvin Phillips.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, një detyrim blerje nuk është i nevojshëm për të kryer lëvizjen.

Kalvin Phillips

19/01/2024 14:30-West Ham e do mesfushorin Smith-Rowe

Sipas talkSport, West Ham është i interesuar për nënshkrimin e Emile Smith Rowe të Arsenalit.

Çekanët e duan anglezin si huazim deri në fund të sezonit.

smith rowe

19/01/2024 13:43-Dy klube paguan klauzolën e tij, por Dybala i refuzoi

Dy klube thuhet se janë përputhur me klauzolën e lirimit të Paulo Dybala në janar, por ylli argjentinas vendosi të qëndrojë në kryeqytetin italian.

Dybala mund të largohet nga Stadio Olimpico për një klub jashtë Serie A në dy javët e para të janarit për një klauzolë prej 12 milionë euro.

Lajmi i plotë..

19/01/2024 13:04-Zbulohet arsyeja pse Armando Broja vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Chelsea

Chelsea është i hapur për të shitur sulmuesin shqiptar, Armando Broja, para fundit të afatit kalimtar të janarit nëse oferta e duhur vjen.

Blutë thuhet se po e vlerësojnë sulmuesin e ri me rreth 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro, pasi e kuptuan se një numër i klubeve të Ligës Premier janë të interesuara për të.

Për disa, kjo vlerë është shumë e madhe për një të diplomuar në akademi me vetëm dy gola deri më tani këtë sezon dhe një çmim që mund të trembë ekipet e interesuara.

Lajmi i plotë..

19/01/2024 12:54-Guedes për teste mjekësore te Villarreali

Sipas Fabrizio Romanos, Goncalo Guedes ka udhëtuar për ekzaminime mjekësore në Villarreal pasi marrëveshja është nënshkruar me Wolves.

Tashmë thuhet se është konfirmuar se portugezi po largohet nga Benfica.

naom 63c925088b0b9

19/01/2024 12:48-Al-Nassr lejon largimin e Fofanas

Sipas Footmercato, Al-Nassr është i hapur për të lejuar Seko Fofana të largohet si huazim!

Klubi saudit dëshiron të rikthejë David Ospinan pas rikuperimit të tij nga lëndimi dhe për këtë arsye, ka shumë lojtarë të huaj.

Al-Shabab dhe Al-Ettifaq janë të interesuar për një huazim gjashtëmujor.

seko fonana

19/01/2024 12:46-Marseille dëshiron rikthimin e Nuno Tavaresit

Sipas L'Equipe, Marseille po shqyrton një lëvizje për të ri-nënshkruar me Nuno Tavares.

Mbrojtësi i majtë portugez nuk është kundër një largimi pasi ai ka luajtur vetëm 3 herë për Nottingham Forest këtë sezon.

7.tavares

19/01/2024 12:05-Leny Yoro mbetet prioritet i PSG-së

Sipas Footmercato, qendërmbrojtësi 18-vjeçar, Leny Yoro është ende prioriteti i Paris Saint-Germain këtë afat kalimtar të janarit.

Transferimi është i vështirë, por Luis Campos vazhdon të shtyjë për të nënshkruar tanlentin e mrekullueshëm të Lille.

yero

19/01/2024 11:48-Barcelona afër transferimit të Bergvall

Ideja e Barcelonës është të mbyllë tani nënshkrimin e Lucas Bergvall nga Djurgarden dhe ta marrë atë në qershor.

Sipas Relevo, Bergvall ka thënë tashmë 'po' dhe Barça është gati të paraqesë ofertën përfundimtare.

bergvall

19/01/2024 11:37-Bayern Munich interesohet për Trippier

Bayern Munich është i interesuar për nënshkrimin e kapitenit të Newcastle United, Kieran Trippier.

Sipas gazetarit anglez Nathan Gissing, Trippier është më i arritshëm se Nordi Mukiele dhe Newcastle është i hapur për të lënë anglezin të largohet.

trippier

19/01/2024 11:12-Shkëndija përforcon mbrojtjen me Stefan Kocevin

Shkëndija e Tetovës ka angazhuar Stefan Kocevin për të përforcuar repartin e mbrojtjes. 29 vjeçari me kuqezinjtë ka firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë.

Kocev transferohet në Tetovë pas një eksperience shumë pozitive në Kazakistan, derisa është shquar në klube të ndryshme në vendin tonë dhe rajonin përreth.

Lajmi i plotë..

19/01/2024 10:46-Juventusi e bën prioritet transferimin e Teun Koopmeiners, por ka konkurrencë nga gjigantët anglezë

Sipas Gazzetta dello Sport, Teun Koopmeiners është prioriteti i transferimit të Juventusit për qershorin, pasi Massimiliano Allegri dhe Giuntoli e vlerësojnë lartë holandezin.

Por, Juventusi do të ketë konkurrencë të madhe nga dy klube të mëdha angleze.

Lajmi i plotë..

19/01/2024 10:36-Kean pajtohet me transferimin te Atletico Madridi

Moise Kean tashmë ka rënë dakord të bashkohet me Atletico Madridin, por gjithçka varet nga marrëveshja e Angel Correas.

Marrëveshja e Kean do të ishte huazim nga Juventusi deri në fund të sezonit.

Kean

19/01/2024 10:28-Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri vetëm disa ditë pas shkarkimit nga Roma

Jose Mourinho u shkarkua nga Roma në fillim të kësaj jave pas një ecurie të zymtë në Serie A.

Por, ai thuhet se është i vendosur për një rikthim të menjëhershëm në lojën e bukur pas bisedimeve pozitive me krerët e klubit të ri.

Lajmi i plotë..

19/01/2024 09:07-Tottenham synon transferimin e Antonio Nusas

Tottenham është në diskutime për të nënshkruar me 18-vjeçarin Antonio Nusa nga Club Brugge.

Sipas HLN Sport, lojtari do t'i kushtojë Spursave rreth 30 milionë euro.

nusa

19/01/2024 09:05-Maguire dhe Lindelof drejt largimit

Sipas ESPN, Manchester United po shqyrton një rinovim të mbrojtjes së tyre gjatë verës.

Kjo mund të nënkuptojë largimin e Harry Maguire dhe Victor Lindelof nëse ofrohen oferta të rëndësishme për ta.

maguire lindelof

19/01/2024 08:50-Benzema merr vendimin përfundimtar në lidhje me transferimin e mundshëm në Evropë

Javën e kaluar, u raportua se skuadra e Ligës Premier, Manchester United po shqyrton një marrëveshje për të nënshkruar me Karim Benzeman në huazim.

Përveç Unitedi, klubet londineze Chelsea dhe Arsenal, si dhe Interi gjithashtu janë lidhur me një lëvizje për fituesin e Topit të Artë 2022.

Tani, është raportuar se Benzema ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Lajmi i plotë..

19/01/2024 08:30-Al Hilal nuk i ka ndërprerë kontratën Neymarit

Al Hilal nuk e ka ndërprerë kontratën me Neymar Jr.

Raportet e mëhershme janë mohuar nga klubi saudit duke u cilësuar si "lajme të rreme".

neymar

19/01/2024 08:28-Ivan Perisic afër rikthimit te Hajduk Spliti

Sipas Fabrizio Romanos, rikthimi i Ivan Perisic në Hajduk të Splitit po avancon mirë dhe tani është në fazën finale.

Perisic është i etur të rikthehet për të bërë histori në klubin e fëmijërisë.

Tottenham Hotspur është i përgatitur të pranojë një huazim deri në fund të sezonit.

perisic e1705649307282

19/01/2024 00:06-Manchester United interesohet për Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt po konsideron një largim nga Bayern Munich.

Mirror shkruan se Manchester United mund të konsiderojë të hyjë në garë me një ofertë për shërbimet e tij për sezonin 24/25.

de ligt ultimecalcionapoli.it 20240106

19/01/2024 00:04-Interesi i Tottenham për Conor Gallagher vazhdon

Football Insider shkruan se Tottenham vazhdon të interesohet për mesfushorin Conor Gallagher i cili do të konsiderohet i transferueshëm nga Chelsea në këtë afat.

Vlerësimi i lartë që “Blutë” vendosin për një transferim eventual do të ishte pengesë për operacionin.

Chelsea për lojtarin e akademisë kërkon 50 milionë euro.

gallagher

19/01/2024 00:02-Alcantara mund ta zëvendësojë Hendersonin te Al-Ettifaq

Mesfushori Thiago Alcantara nuk ka vazhdimësi në Liverpool në kohët e fundit, kryesisht për shkak të problemeve fizike.

Ai është një nga opsionet e vlerësuara nga Steven Gerrard për të plotësuar vendin e lënë nga të Jordan Henderson në Al-Ettifaq.

Thiago Alcantara

18/01/2024 23:56-Napoli dhe RB Salzburg merren vesh për Oumar Solet

Napoli ka rënë dakord për kushtet me RB Salzburg për qendërmbrojtësin Oumar Solet, por ende duhet të negociojë me lojtarin.

Footmercato shkruan se të dy klubet kanë shtrënguar duart, ndërsa bisedimet me lojtarin do të vazhdojnë deri në arritje të marrëveshjes.

oumar solet red bull salzburg 1613990615 57137

18/01/2024 23:54-Juventusi mund ta huazojë Keanin te Atletico Madrid

Sulmuesi i Juventusit, Moise Kean raportohet se është në prag të huazimit te Atletico Madrid.

Sky Sport Italia, Sportitalia dhe shumë mediat të tjera janë të sigurt se të dy klubet janë duke biseduar detajet dhe kjo është një zgjidhje që ishte në krye të listës së dëshirave për Kean.

keane 1

18/01/2024 23:51-Manchester United mund të synojë afrimin e Ivan Provedel nga Lazio

Andre Onana kur të kthehet në Manchester United mund ta zbulojë se ai nuk është më portieri i parë, pasi Djajtë e Kuq planifikojnë një ofertë për Ivan Provedel.

Onana është kritikuar në Old Trafford që kur u bashkua nga Interi dhe Erik ten Hag thuhet se po kërkon të sjellë tashmë një alternativë.

Quotidiano Sport raporton se Provedel është shfaqur si kandidat për klubin e Ligës Premier.

provedel

18/01/2024 23:50-Gerrardi vazhdon kontratën me Al-Ettifaq

Steven Gerrard e ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjera si trajner i skuadrës së elitës së futbollit të Arabisë Saudite, Al-Ettifaq, pra deri në vitin 2027.

Ish-trajneri i Aston Villas iu bashkua kësaj skuadre me kontratë dyvjeçare në verën e vitit të kaluar.

Al-Ettifaq, që përfundoi në vendin e shtatë në edicionin e kaluar, aktualisht zë vendin e tetë në tabelë me 28 pikë prapa liderit, Al-Hilal.\

18/01/2024 23:42-Gjashtë lojtarët që Arteta nuk i do më te Arsenali – në shitje për përforcimet e reja

Afati i janarit ofron një mundësi për Mikel Artetan që t’i japë frymë të re Arsenalit dhe të luftojë deri në fund për titull.

Lexoni detajet e plota>>>

arteta

18/01/2024 21:54-Në intervistën e fundit, Mbappe flet me shumë dashuri për Real Madridin

Kylian Mbappe ishte në fazë testuese te Real Madridi kur ishte 14 vjeç.

I riu i atëhershëm u ftua në klub, iu bë një shëtitje nëpër hapësirat e klubit nga Zinedine Zidane dhe u takua me Cristiano Ronaldon dhe lojtarë të tjerë.

Detajet e plota>>>

mbappe 2

18/01/2024 21:43-Zyrtare: Jordan Henderson, lojtari i ri i Ajax

Ajax ka arritur marrëveshje me Jordan Henderson për transferimin e tij në Amsterdam si lojtar i lirë.

Mesfushori ka luajtur për Al-Ettifaq në gjashtë muajt e fundit, me të cilët ka shkëputur kontratën.

Ai nënshkroi kontratë me Ajax oër dy vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2026 dhe do ta mbajë fanellën me numrin 6-të.

Screenshot 22

18/01/2024 21:00-Zyrtare: Gjilani sjell mbrojtësin malazez Marko Roganovic

Mbrojtësi malazez, Marko Roganovic i është bashkuar Gjilanit, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Ka qenë klubi gjilanas që ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit që mund të luajë në të gjitha pozitat në këtë repart.

419899818 880973464028486 5334430591996290027 n

18/01/2024 20:56-Barcelona ëndërron shumë, tre yjet që i do në verë

Barcelona, ​​e zhytur në presion për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, ka ëndrra për tre nënshkrime të mëdha që mund të transformojnë plotësisht ekipin.

Detajet e plotas>>>

laporta peros xavi interior

18/01/2024 20:09-Shtatë nga thashethemet më të mëdha të janarit që me siguri nuk do të ndodhin

Afati i transferimeve të janarit vazhdon të jetë i hapur, duke u dhënë klubeve një tjetër mundësi për të forcuar skuadrat e tyre përpara fundit të tij.

Shumë klube janë duke shikuar opsionet më të mira të mundshme, ndërsa nuk ka shumë prej tyre të disponueshëm.

Skuadrat refuzojnë të bëjnë ndryshime në këtë muaj, duke e lënë biznesin kryesor në verë dhe të shikojnë në opsione më të mira.

Këtu janë shtatë nga thashethemet më të mëdha të janarit deri më tani që me siguri nuk do të ndodhin.

joshua 1

18/01/2024 19:07-Andres Guardado largohet nga Real Betis

Mesfushori meksikan, Andres Guardado largohet nga Real Betis, ka konfirmuar klubi. Ai do të kthehet në vendlindje te klubi meksikan Leon de Mexico.

18/01/2024 19:05-Gary Lineker tallet brutalisht me interesimin e Man United për Vinicius Junior

Gary Lineker me sa duket ka qeshur me pretendimet se Manchester United mund të nënshkruajë me sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior gjatë verës.

Detajet e plota>>>

lineker

18/01/2024 19:01-Zyrtare: Juventus largon Aken

Juventus ka huazuar Marley Aken te klubi zviceran Yverdon deri në fund të sezonit.

18/01/2024 18:58-Fulham ofertë për Andre Trindade, lojtari pëlqehet edhe nga Liverpool dhe Man Utd

Sipas raportimeve, Fulham ka bërë një ofertë prej 30 milionë funtesh për yllin e Fluminense, Andre Trindade.

Që nga vera, mesfushori ka qenë i lidhur fort me një lëvizje në Ligën Premier, me klube si Manchester United dhe Liverpool që janë të interesuara.

Sipas Ben Jacobs, Fulham është aktualisht duke e kryesuar garën për të blerë Andren, duke e konfirmuar edhe me ofertën e tyre prej 30 milionë funtesh, me 5 milionë funte të tjera bonuse.

Screenshot 16 6

18/01/2024 18:55-Oferta e Chelseat për Viktor Gyokeres nuk është e mjaftueshme për Sportingun

Oferta e Chelseat prej 85 milionë eurosh nuk është 'mjaftueshme' për të nënshkruar me Viktor Gyokeres pasi Sporting kërkon 100 milionë euro.

Sulmuesi suedez ka qenë në formë të mirë këtë sezon duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë 10 asistime në të gjitha garat në 24 paraqitje.

Chelsea është gati të ofrojë 85 milionë euro për Gyokeres, por Sporting nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë për asgjë më pak se 100 milionë euro, që është klauzola e lirimit në kontratën e tij.

Screenshot 15 4

18/01/2024 18:29-Si po ndihmohet Real Madridi nga Vinicius që të nënshkruajë me Davies – braziliani bëri të njëjtën gjë me Bellingham

Të gjithë tashmë janë në dijeni se objektivi i dytë i transferimit të Real Madridit, pas Kylian Mbappes, është Alphonso Davies.

Detajet e plota>>>

davies

18/01/2024 18:09-Pesimizëm te PSG për të ardhmen e Kylian Mbappe, klubi ka gati planin edhe pa francezin në skuadër

PSG nuk dëshiron një skenar të ngjashëm me Kylian Mbappen me atë që ndodhi në vitin 2022, kur sulmuesi, pas muajsh reflektimi, vendosi të zgjasë kontratën me skuadrën parisiene për dy sezone me opsionin e një tjetër viti shtesë në muajin maj.

Sipas RMC Sport, klubi kërkon të dijë sa më shpejt se çfarë vendimi kanë marrë lojtari, në mënyrë që nëse nuk rinovon, të realizojnë një projekt pa praninë e tij.

Lexo lajmin e plotë ....

mbappe 1 2

18/01/2024 17:03-Giovanni Reynan po e kërkojnë nga e gjithë Evropa

Lojtari i Borussia Dortmundit, Giovanni Reyna, është duke u kërkuar nga tri skuadra të njohura të La Ligës.

Detajet e plota>>>

reyna

18/01/2024 16:48-Edhe pse ka nënshkruar kontratë të re, Liverpool e do yllin e Chelseat

Liverpooli dëshiron të peshkojë të Chelsea dhe ka në listën e tyre një emër që ka kohë që e vëzhgon me shumë vëmendje.

Detajet e plota>>>

klopp 2

18/01/2024 15:26-Ngonge mbërrin për teste mjekësore te Napolit

Cyril Ngonge sapo ka mbërritur në Villa Stuart në Romë për t'iu nënshtruar testeve mjekësore përpara një transferimi të përhershëm te Napoli.

23-vjeçari është gati t'i bashkohet kampionëve në fuqi të Serie A nga Hellas Verona me një transferim të përhershëm prej 18 milion € plus shtesa.

18/01/2024 14:41-Gift Orban kalon te Lyoni

Sipas Fabrizio Romanos, Gift Orban ka përfunduar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën si lojtar i ri i Olympique Lyon.

Marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në qershor 2028 dhe Lyoni do t'i paguajë Gentit 13 milionë euro.

gift orban

18/01/2024 14:27-Kalvin Phillips i interesuar për transferimin te Barcelona

Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips, pritet të largohet nga Etihad në huazim këtë janar, pasi ai kërkon futboll të rregullt për të siguruar vendin e tij në skuadrën e Anglisë për Euro 2024 më vonë këtë vit.

Sipas gazetës Sport, mesfushori anglez do të ishte i hapur për ta bërë këtë në Barcelonë.

Lajmi i plotë..

18/01/2024 14:01-Inter dhe Leicester City bien dakord për tarifën e transferimit të Sensit

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio pretendon se Interi dhe Leicester City kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Sensi në skuadrën e kampionatit anglez në afatin kalimtar të janarit.

Leicester City ka rënë dakord të paguajë 2 milionë euro për Sensin, kontrata e të cilit në Stadio Meazza skadon në qershor 2024.

sensi

18/01/2024 13:45-Real Sociedad nënshkruan me Becker

Sheraldo Becker i është bashkuar Real Sociedad me marrëveshje të përhershme nga Union Berlin.

Lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor të viti 2026.

18/01/2024 12:27-Arbër Zeneli largohet nga Adana Demirspor

Klubi turk, Adana Demirspor ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli është larguar nga skuadra e tyre.

Zeneli u transferua në verë te Adana Demirspor në tentim për të rigjetur formën pas një sezoni katastrofik në Ligue 1 me Reims, ku pati edhe disa lëndime të renda.

Megjithatë, pa i mbushur mirë gjashtë muaj, sulmuesi anësor i Kosovës është larguar nga klubi turk.

Lajmi i plotë..

18/01/2024 12:03-Sevilla transferon Mateo Mejian nga Man Utd

Sevilla ka nënshkruar me Mateo Mejia nga Manchester United në një transferim falas. Por, United ka një klauzolë shitjeje prej 25 për qind.

"Kemi arritur një marrëveshje me ManUtd për të nënshkruar Matthew Mejia! Ai do të bashkohet me Sevillën", thuhet në njoftim.

18/01/2024 11:54-Ibrahim Dresevic befason me skuadrën e re dhe kampionatin ku u transferua

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresevic ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin japonez, Machida.

Kampionati japonez do të fillojë në fund të muajit shkurt dhe klubet tashmë kanë filluar të përforcohen.

Një nga to është edhe Machida, e cila ka nënshkruar me kosovarin Ibrahim Dresevic nga Fatih Karagumruk.

Lajmi i plotë..

18/01/2024 10:45-Napoli interesohet për Hojbjerg

Sipas The Telegraph, Napoli ka regjistruar interesimin e tyre për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Pierre-Emile Hojbjerg.

Klubi italian do ta transferojë nëse Spurs e vë atë në dispozicion në afatin e janarit.

Pierre Emile Hojbjerg

18/01/2024 10:36-Arsenali dhe Tottenhami interesohen për sulmuesin Barrenetxea

Sulmuesi anësor i Real Sociedadit, Ander Barrenetxea ka përfunduar në radarin e gjigantëve të Ligës Premier.

Sipas The Sun, Arsenali dhe Tottenham janë të interesuar për reprezentuesin aktual të Spanjës U21.

barrenetxea

18/01/2024 09:46-Salernitana në bisedime me Boateng

Salernitana janë në bisedime për të nënshkruar me Jerome Boateng.

Mbrojtësi është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Lyonin.

boateng

18/01/2024 09:43-Tottenhami vendos çmimin e Bryan Gil

Tottenham Hotspur dëshiron midis 6 dhe 7 milionë funte për Bryan Gil këtë afat kalimtar transferimi.

Real Sociedad dhe Sevilla janë lidhur me mesfushorin sulmues spanjoll.

Gil

18/01/2024 09:02-Benzema dëshiron të largohet nga Arabia Saudite

Karim Benzema dëshiron të largohet nga Arabia Saudite dhe të kthehet në Evropë tashmë.

Sulmuesi francez e ka kuptuar shpejt se Arabia nuk është një vend për të dhe futbollin e tij.

Një rikthim në Real Madrid përjashtohet, por klube tjera evropiane si Chelsea dhe Interi e duan lojtarin.

benzema

18/01/2024 09:00-Chelsea tregon çmimin e Armando Brojës

Armando Broja është shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar, sidomos nga klubet e Ligës Premier.

Megjithatë, Chelsea e vlerëson sulmuesin shqiptar rreth 50 milionë funte.

Armando Broja

18/01/2024 08:58-Henderson udhëton për teste mjekësore te Ajaxi

Jordan Henderson do të fluturojë sot (e enjte) për në Amsterdam për të kryer teste mjekësore.

Anglezi më pas do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare e gjysmë me Ajaxin.

Henderson

17/01/2024 23:48-Salernitana në kontakte me Jerome Boateng

Salernitana në orët e fundit ka kontaktuar me agjentët e Jerome Boateng.

Ish- mbrojtësi i Bayern Munichut dhe Gjermanisë është aktualisht lojtar i lirë dhe së shpejti mund t'i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Filippo Inzaghi.

Mbrojtësi ka qenë lojtar i lirë që nga vera e kaluar kur i mbaroi kontrata me Lyon.

jerome boateng vereinslos trainiert beim fc bayern mit 2023 1699283954 121279

17/01/2024 23:44-Cedric Soares drejt Besiktasit

Mbrojtësi i djathtë, Cedric Soares, nuk ka hapësirë ​​në Arsenal dhe mund të bëhet përforcimi i Besiktas deri në fund të sezonit, shkruan Daily Mail.

Lojtari portugez, në gjysmën e parë të 2023, ishte në Fulham, në formë huazimi.

Screenshot 11 8

17/01/2024 23:41-Chelsea kërkon transferimin e portierit të Real Madridit

Chelsea raportohet se është i interesuar të nënshkruajë me portierin e Real Madridit, Andriy Lunin në verë.

Blutë thuhet se janë të pakënaqur me blerjen e verës, Robert Sanchez dhe janë në kërkim të një portieri tjetër përpara sezonit 2024/25.

Screenshot 10 7

17/01/2024 23:40-Amad Diallo nuk do të largohet nga Man Utd si huazim në janar

Amad Diallo i Manchester United nuk do të largohet nga klubi në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Vendimi u mor pasi lojtari foli drejtpërdrejt me trajnerin Erik ten Hag dhe e bëri të qartë se ai nuk dëshiron të largohet nga klubi tani pavarësisht interesimit nga Middlesbrough dhe Sunderland.

Screenshot 9 12

17/01/2024 23:16-"Benzema mundësi e mirë për Interin" - ish bashkëlojtari i francezit beson në transferimin e tij në Serie A

Ish-portieri Sebastien Frey mendon se Interi ka shansin të nënshkruajë me Karim Benzema këtë muaj, duke e quajtur fituesin e Topit të Artë të vitit 2022 'një mundësi' shumë të mirë për klubin italian.

Sulmuesi 36-vjeçar francez u largua nga Evropa për në Arabinë Saudite verën e kaluar, duke iu bashkuar Al-Ittihad me një kontratë fitimprurëse trevjeçare me vlerë deri në 200 milionë euro neto në sezon.

Detajet...

page 130

17/01/2024 22:45-Matteo Politano arrin marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës

Napoli ka arritur marrëveshje për zgjatje të kontratës me anësorin Matteo Politano.

30-vjeçari pritet të zgjasë kontratën deri në verën e vitit 2027. Marrëveshja e tij e mëparshme do të kishte skaduar në 2025.

Sipas TMw , Politano do të marrë një pagë vjetore prej 3 milionë euro.

29022020 politano1 www.ilmionapoli.it

17/01/2024 21:30-Katër klubet që e duan Moise Kean, ai mund të largohet në janar

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka nënvizuar se sulmuesi i Juventusit, Moise Kean mund të largohet këtë janar, duke përmendur katër klubet që mund të jenë destinacionet e mundshme për sulmuesin.

Italiani mund të largohet nga Juve ose në formë huazimi ose ndoshta edhe të shitet këtë janar.

Fiorentina, Monza, Nice dhe Atletico Madrid janë klubet që e duan.

newFile

17/01/2024 21:22-Zyrtare: Sergio Reguilon kalon te Brentford

Sergio Reguilon ndryshon ambient, por jo kampionat, pasi ka nënshkruar me Brentfordin.

Klubi e ka zyrtarizuar afrimin e spanjollit përmes rrjeteve sociale, ku i uron mirë se ardhje 27-vjeçarit.

17/01/2024 21:18-Egzon Bejtullai i bashkohet zyrtarisht Dritës

Drita ka konfirmuar se Egzon Bejtullai është lojtari i tyre më i ri.

Klubi gjilanas bëri të ditur se lojtari me të nënshkruar kontratën, i është bashkuar ekipit në Turqi.

Detajet e plota>>>

bejtullai

17/01/2024 21:04-Gjashtë klubet që po e monitorojnë situatën e Kalvin Phillips

Gjashtë skuadra po konkurrojnë për të nënshkruar me Kalvin Phillips e Manchester Cityt në afatin kalimtar të janarit, ndërsa e ardhmja e mesfushorit do të vendoset brenda javës.

Barcelona dhe Atletico Madrid i janë bashkuar garës për të nënshkruar me reprezentuesin anglez, teksa ai kërkon një largim nga Man City.

Lexo lajmin e plotë... 

Phillips

17/01/2024 20:34-Zyrtare: Gjilani prezanton Fatjon Bunjakun

Gjilani ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Fatjon Bunjakut.

Detajet e plota>>>

bunjaku

17/01/2024 20:31-Mesazh Arsenalit dhe Chelseat – Toney shfaq dëshirën të luajë për një klub të madh

Ylli i Brentford, Ivan Toney ka zbuluar dëshirën e tij për të luajtur për një 'klub të madh', pasi vetëm sot e ka kryer dënimin që e kishte marr për vënie të basteve.

Sulmuesi anglez u kthye nga një ndalim tetë muajsh të mërkurën, ka shprehur më herët mirënjohjen e tij ndaj Brentfordit dhe pretendoi se ai duhet t’ia shlyejë klubin këtë gjë tani.

Lexo lajmin e plotë..

Screenshot 6 17

17/01/2024 20:24-Futbollisti që Arteta nuk e dëshiron më te Arsenali

Ai aktualisht nuk ka vend në Arsenal dhe sipas raportimeve nga shtypi britanik, mund të jetë në rrugën e tij për t’u bashkuar me Besiktasin për pjesën tjetër të sezonit.

Detajet e plota>>>

arteta 2

17/01/2024 20:17-Zyrtare: Napoli nënshkruan me Hamed Junior Traoren

Napoli ka nënshkruar zyrtarisht me Hamed Junior Traoren nga Bournemouth.

Anësori 23-vjeçar i është bashkuar Napolit si huazimi gjashtëmujore me një opsion blerjeje prej 25 milionë eurosh.

17/01/2024 19:58-Emile Smith Rowe mund të largohet nga Arsenali, gjigantët italianë pas tij

Emile Smith Rowe mund të largohet së shpejti nga Arsenali, duke pasur parasysh kohën e tij të kufizuar në fushën e lojës.

Gazetari Ben Jacobs ka konfirmuar se klubet italiane Juventus dhe Roma po tregojnë interes për mesfushorin e Topçinjve.

Për më tepër, një lëvizje në Ligue 1 është gjithashtu një mundësi për mesfushorin sulmues anglez.

smith rowe

17/01/2024 19:09-Sulmuesi i vetëofrohet Real Madridit, Florentino Perez e refuzon menjëherë

Drejtuesit e Real Madridit , ndonëse kërkojnë të përforcojnë pozicionin e qendërsulmuesit, nuk kanë në plan të bëjnë shpenzime të konsiderueshme për një lojtar që tashmë është 32 vjeç.

Detajet e plota>>>

perez 2

17/01/2024 18:00-Fulham synon Chalobah  

Fulham i është bashkuar garës për të nënshkruar me mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, sipas gazetarit Florian Plettenberg.

Londinezët po planifikojnë ta nënshkruajnë si huazimi gjashtëmujor me një opsion për të blerë në të ardhmen.

Chalobah 2

17/01/2024 17:53-Al Ittihad merr vendim për të ardhmen e Benzemas

Chelsea thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e Karim Benzemas.

Është raportuar se blutë kishin dërguar tashmë një ofertë huazimi e cila ishte refuzuar.

Detajet e plota>>>

benzema 1 1

17/01/2024 17:42-Dest: Rikthimi te Barçës 'shumë i vështirë' derisa është Xavi trajner

Sergino Dest e pranon se kthimi në Barcelonë do të ishte "shumë i vështirë" për sa në drejtimin e skuadrës është Xavi.

Tutje ai ka shtuar se është i lumtur në PSV dhe dëshiron të vazhdojë.

Screenshot 1 47

17/01/2024 17:41-Ajaxi i ofron kontratë 18-mujore Hendersonit

Një delegacion i Ajaxit do të takohet me përfaqësuesit e Jordan Henderson në Manchester për të finalizuar një transferim të mundshëm, sipas Sky Sports.

Klubi holandez është gati të paraqesë një marrëveshje 18-mujore për mesfushorin, me opsionin e shtuar për ta zgjatur atë me një vit tjetër.

Nëse takimi rezulton i suksesshëm, Ajax është i përgatitur të përshpejtojë procesin e ekzaminimit mjekësor për Henderson dhe të përfundojë me shpejtësi regjistrimet e nevojshme, duke synuar ta ketë atë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës së ardhshme kundër RKC Waalwijk në Eredivisie.

henderson

17/01/2024 17:21-Zyrtare: Ermir Lenjani nënshkruan me Schaffhausenin

Ermir Lenjani është përforcimi më i ri i Schaffhausenit, ekip që bën gara në kategorinë e dytë zvicerane.

Anësori Lenjani është prezantuar të mërkurën te Schaffhauseni nga Admir Mehmedi, i cili është drejtor sportiv i këtij ekipi.

Lexo lajmin e plotë... 

Screenshot 13 5

17/01/2024 16:35-Ballkani refuzon ofertën e fundit të New York Cityt për Lumbardh Dellovën

Ballkani e ka refuzuar ofertën e fundit të klubit amerikan New York City për mbrojtësin Lumbardh Dellova.

Lexoni detajet e plota>>>

page 110

17/01/2024 15:53-Ten Hag po synon transferimin e një tjetër ylli të Ajaxit te Manchester United

Brian Brobbey është ylli kryesor i Ajaxit këtë sezon, ku gjiganti holandez nuk ka pasur formën më të mirë deri më tani.

Sulmuesi holandez ka mbajtur i vetëm barrën e skuadrës në repartin ofensivë dhe është top golashënues i Ajaxit.

21-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ku ka realizuar 13 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Lajmi i plotë

data109317795 e362b5

17/01/2024 15:45-Firmino nuk largohet në janar

Roberto Firmino nuk planifikon të largohet nga Al Ahli në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht raportimeve të fundit.

Mesazh është shumë i qartë nga kampi i tij: ai do të qëndrojë në Al Ahli dhe nuk priten ndryshime.

Roberto Firmino 1776099

17/01/2024 15:12-Newcastle mendon blerjen e Edersonit

Newcastle United po planifikon të blejë yllin e Atalantas, Ederson.

Sipas Sun Sport, mesfushori do të kushtojë rreth 35 milionë funte.

ederson

17/01/2024 14:25-Lingard i ofrohet Barcelonës

Jesse Lingard është i interesuar të bëhet me ekip të ri, pas 6 muajsh pa klub.

Sipas mediumit ESPN Deportes, anglezi i ka ofruar veten Barcelonës.

lingard jesse 2022 2023 nottingham forest 1025588348hjpg 1685542693 108282

17/01/2024 14:18-Zyrtare: Renan Lodi, lojtar i ri i Al Hilal

Klubi saudit, Al Hilal ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Renan Lodi nga Olympique Marseille.

Transferimi i lojtarit do t'i kushtojë arabëve rreth 20 milionë euro.

17/01/2024 14:15-Liverpooli dëshiron transferimin e Colwillit

Sipas talkSport, Liverpooli po planifikon një lëvizje transferimi për mbrojtësin e Chelseat dhe Anglisë, Levi Colwill.

Megjithatë, një gjë e tillë është shumë e vështirë, pasi talenti anglez po luan vazhdimit me Blutë.

Colwill

17/01/2024 13:25-PSG dhe Bayern Munich në garë për mbrojtësin austriak të Lensit

Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë duke kërkuar të përforcohet në repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar dimërorë.

Dy gjigantët evropianë kanë të njëjtin objektiv, pasi duan të nënshkruajnë me Kevin Danson që aktivizohet me Lensin.

Qendërmbrojtësi austriak po shkëlqen në Ligue 1 që tre sezone dhe ka rritur vlerën e tij dukshëm në vitin e fundit.

Lajmi i plotë

Kevin Danso

17/01/2024 13:10-Phillips vazhdon të kërkohet nga klubet e Ligës Premier

Shtohet numri i klubeve angleze që e duan mesfushorin e Manchester Cityt, Kalvin Phillips.

Sipas talkSport, West Ham po mendon të bëjë një lëvizje për të nënshkruar me mesfushorin anglez.

Roy Hodgson tashmë ka konfirmuar se Crystal Palace është i interesuar për lojtarin.

KAlvin Phillips 12

17/01/2024 13:04-“Më duhet të largohem”, Mbappe flet për të ardhmen mes lidhjeve me Real Madridin

E ardhmja e Kylian Mbappe ka qenë subjekt i spekulimeve intensive gjatë sezonit 2023-24. Kjo vetëm do të rritet më tej tani që ai është në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me një klub tjetër, duke pasur parasysh se ai ka më pak se gjashtë muaj në marrëveshjen e tij me Paris Saint-Germain.

Mbappe është shprehur ngushtë për të ardhmen e tij deri më tani, gjë që e ka mërzitur Real Madridin.

Lajmi i plotë..

17/01/2024 12:59-Ramos mund të largohet nga Paris Saint-Germain.

Sipas L'Equipe, Gonçalo Ramos mund të largohet nga Paris Saint-Germain në rast të një oferte të lartë vetëm 6 muaj pas bashkimit për 65 milionë euro.

Luis Enrique nuk është plotësisht i bindur për nivelin e tij dhe nuk e konsideron të besueshëm për ndeshje të nivelit të lartë.

ramos

17/01/2024 12:57-Thiago Alcantara kërkohet në Arabinë Saudite

Sipas mediave angleze, Thiago Alcantara po kërkohet nga disa klube të Superligës së Arabisë Saudite.

Emrat e ekipeve nuk janë bërë të ditur, por largimi i spanjollit nga Liverpooli duket i pashmangshëm.

leeds liverpool thiago alcantara

17/01/2024 12:07-Man Utd është gati ta paguajë shifrën marramendëse për transferimin e Vinicius Jr

Vinicius Junior u kthye në formën e tij më të mirë të dielën, pasi shënoi një het-trick në pjesën e parë për Real Madridin kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës.

Ka pasur shumë debate rreth Vinicius Jr në muajt e fundit, kryesisht për shkak të ardhjes së mundshme të Kylian Mbappe në Real Madrid.

Megjithatë, duke qenë se ai vepron në të njëjtin rol si Vinicius Jr, kjo mund të jetë një problem.

Mund të përfundojë që Vinicius të sakrifikohet në rast se Mbappe do të bashkohet, megjithëse kjo nuk ka gjasa.

Lajmi i plotë...

17/01/2024 11:51-Man Utd rivalizon Arsenalin për Zirkzee

Objektivi i transferimit të Arsenalit, Joshua Zirkzee, ka përfunduar në e Manchester Unitedit.

Sipas Daily Express, sulmuesi i Bolognas pëlqehet shumë nga trajneri Erik ten Hag, i cili kërkon një sulmues.

zirkzee 1

17/01/2024 11:48-Chelsea rikthen interesimin për Walker-Peters

Chelsea dëshiron transferimin e një mbrojtësi të ri anësor.

Sipas Daily Express, Chelsea është e prirur të ringjallë interesin e tyre për mbrojtësin e Southampton, Kyle Walker-Peters.

walker piters

17/01/2024 11:45-Man Utd e do Michael Olise

Sipas Daily Star, Manchester Unitedi e do transferimin e Michael Olise nga Crystal Palace.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm të largojnë Aaron Wan-Bissaka në mënyrë që të kapin një marrëveshje shkëmbimi plus para.

Olise

17/01/2024 10:48-Barcelona humb garën për Bruno Guimaraes, PSG afër transferimit të yllit brazilian

Barcelona thuhet se ka humbur garën për nënshkrimin e Bruno Guimaraes nga Neëcaslte United, pasi Paris Saint-Germain është afër të përfundoj me sukses një marrëveshje për transferimin e tij.

Lajmi i plotë

17/01/2024 10:25-Klubi i Ligës Premier e do Armando Brojën në janar

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja mund të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar.

Për 22-vjeçarin ka interesim nga klubi i njohur i Ligës Premier, i cili e do si huazim deri në fund të sezonit.

Lajmi i plotë..

17/01/2024 10:10-Henderson ndërpret kontratën me klubin arab dhe do t'i bashkohet gjigantit evropian

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur qëndrimi i Jordan Henderson në futbollin arab, pasi ai ka vendosur të largohet.

Ylli anglez Jordan Henderson ka arritur një marrëveshje për t'u larguar nga Al-Ettifaq dhe po i afrohet një transferimi te Ajax, sipas mediave angleze.

Ish-kapiteni i Liverpoolit do të ndërpresë kontratën e tij prej 810 mijë euro në javë në Arabinë Saudite.

Lajmi i plotë

ARTICLE IMAGE 3 12

17/01/2024 10:06-Reguilon për teste mjekësore te Brentfordi

Sergio Reguilon ka udhëtuar për testet mjekësore si lojtar i ri i Brentfordit.

Spanjolli do t'i bashkohet klubit anglez si huazim pa opsion blerje.

reguilon

17/01/2024 10:03-Zyrtare: Alvaro Fernandez huazohet te Benfica

Benfica ka nënshkruar me mbrojtësin e Manchester United, Alvaro Fernandez.

Lojtari i ri transferohet si huazim deri në fund të sezonit.

17/01/2024 10:00-Newcastle kontakton fituesin e Ligës së Kampionëve, ai mund të transformojë ekipin anglez

Newcastle United thuhet se ka bërë një hetim për një nënshkrim të madh që mund të transformojë plotësisht ekipin e tyre.

“Laraskat” nuk i janë shmangur nënshkrimeve të shtrenjta në vitet e fundit, duke rrëmbyer lojtarë si Bruno Guimaraes, Alexander Isak dhe Sandro Tonali.

Por, tani duan një emër tjetër të madh.

Lajmi i plotë...

16/01/2024 23:31-Inter afër mbylljes së marrëveshjes për Mehdi Taremi – ylli i Portos u ka dhënë prioritet Nerazzurrëve

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Mehdi Taremi i ka dhënë prioritet kalimit tek Interi si lojtar i lirë gjatë verës.

Lexoni lajmin e plotë>>>

taremi 1

16/01/2024 23:25-Dalin detajet nga oferta që ka marrë Mbappe, nuk është parë në histori të futbollit

Real Madridi duket se do të hasë në rezistencë në transferimin e Kylian Mbappes.

Detajet e plota>>>

kylian

16/01/2024 21:15-Chelsea informon Chalobah se është i lirë të largohet

Mbrojtësi i Chelseat, Trevoh Chalobah, është informuar nga klubi se ai është i lirë që të largohet në afatin kalimtar të janarit, ka raportuar Football Insider.

Momentalisht janë tri klube të interesuara për shërbimet e tij, duke filluar nga Milan, Napoli dhe Crystal Palace.

Chalobah nuk ka luajtur akoma asnjë minutë përgjatë sezonit 2023/24.

1588554936.0

16/01/2024 21:13-Nëse Barcelona e shkarkon, Xavi pritet të shkaktojë një situatë të paprecedentë

Diario AS raporton se Joan Laporta është duke e menduar shkarkimin e Xavit në fund të sezonit, por që mund të krijohet një situatë befasuese.

Detajet e plota>>>

xavi 2

16/01/2024 19:05-Brentford afër transferimit të Sergio Reguilon në formë huazimi

Sergio Reguilon, i cili ka kaluar pjesën e parë të sezonit në huazim tek Manchester United, pritet që të largohet nga Tottenham Hotspur dhe është shumë afër që t’i bashkohet Brentfordit në formë huazimi, ka raportuar Fabrizio Romano.

Brentford madje tashmë ka arritur marrëveshje me Tottenhamin, mirëpo Reguilon ende nuk e ka ndarë mendjen për destinacionin e tij të ardhshëm, për shkak të interesimit të disa klubeve.

sergio reguilon man utd 1

16/01/2024 19:02-Aston Villa po udhëheq garën për shërbimet e Paulo Dybalas

Sipas gazetarit Dean Jones, Aston Villa janë duke udhëhequr garën momentalisht për të nënshkruar me yllin e Romës, Paulo Dybala.

“Një marrëveshje për Dybalan do të ishte sensacionale dhe natyrisht çdo tifoz i Villas do të donte që kjo të ndodhte, por Emery dhe ekipi i tij i rekrutimit duhet të jetë të kujdesshëm për të ndjekur transferimin e tij, për shkak se duhet ditur nëse i përshtatet filozofisë dhe karakterit të tij”.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm por duhet të merret parasysh edhe rekordi i tij i lëndimeve, ai ka humbur shumë ndeshje”, ka thënë Jones.

dybala paulo ftg

16/01/2024 19:02-Pellistri dëshiron t'i bashkohet Granadës

Facundo Pellistri ka vendosur që dëshiron të bashkohet me Granadën, raporton Relevo.

E vetmja gjë që mungon është marrëveshja mes Manchester United dhe klubit spanjoll.

Facundo Pellistri Manchester United 091423 1

16/01/2024 19:01-Tri klube të interesuara për Phillips

Përfaqësuesit e Kalvin Phillips janë duke negociuar me Manchester Cityn për shumën e tarifës së huazimit, raporton Guardian Sport.

Disa klube duke përfshirë Crystal Palace, Newcastle dhe West Ham janë të interesuar, por nuk janë të gatshëm të paguajnë tarifën e huazimit prej 8 milionë euro që City dëshiron për mesfushorin.

Phillips

16/01/2024 18:59-De Ligt nuk është i lumtur te Bayern Munich

Matthijs de Ligt është i pakënaqur në Bayern Munich për shkak të interesimt të tyre të fortë për Ronald Araujo.

De Ligt mund të largohet këtë verë, pasi marrëdhënia e tij me Thomas Tuchel nuk është e mirë, raporton BILD.

tuchel de ligt 1 e1695454738651

16/01/2024 15:52-Flamengo ka gati ofertën e re për Matias Vina

Flamengo janë të përgatitur të përmirësojnë ofertën e tyre për të nënshkruar me mbrojtësin Matias Vina.

Bisedimet po hyjnë në fazat përfundimtare, kyçe me klubin italian, Roma.

Propozimi përfundimtar do të jetë më i lartë se 7 milionë euro.

Matias Vina passando por periodo de emprestimo no Sassuolo cedido pela Roma

16/01/2024 15:03-Interi është afër Taremit, sulmuesi i Portos i jep përparësi Nerazzurrëve

Kontrata e Mehdi Taremit me Porton skadon në fund të sezonit dhe Nerazzurrët prej disa javësh janë në bisedime me rrethin e tij.

Sipas Gazzetta dello Sport, reprezentuesi iranian me përvojë ka prioritet një kalim te Interi në sezonin 2024/25 dhe tashmë e ka informuar Porton se nuk do të vazhdojë kontratën e tij, e cila skadon në fund të sezonit.

Taremi

16/01/2024 14:22-Sheraldo Becker te Real Sociedadi

Sheraldo Becker është gati të largohet nga Union Berlin për t'u bashkuar me Real Sociedad.

Marrëveshja thuhet se është në fazën përfundimtare, pasi kushtet personale tashmë janë rënë dakord mes palëve.

becker

16/01/2024 14:13-Napoli transferon sulmuesin Ngonge?

Napoli thuhet se ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Hellas Verona, Cyril Ngonge.

Sipas gazetarit FabrizioRomano, Napoli ka rënë dakord të paguajë shifrën prej 18 milionë eurosh.

ngangeo

16/01/2024 14:13-Zyrtare: Roma ia beson pozitën e trajnerit legjendës Daniele De Rossi

Më në fund është zyrtare. Daniele De Rossi rikthehet te Roma dhe kësaj radhe në pozitën e trajnerit.

Ish-kapiteni legjendar i Romës i gjendet pranë skuadrës së tij të zemrës në kohën kur këta të fundit kanë më së shumti nevojë duke marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Lajmi i plotë

16/01/2024 12:42-Chelsea e do Jhon Duranin

Chelsea është i interesuar për sulmuesin 20-vjeçar kolumbian, Jhon Duran.

Blutë e duan lojtarin në një marrëveshje huazimi afatshkurtër nga Aston Villa.

duran

16/01/2024 12:40-New York City rrit ofertën për Ballkanin, por edhe për Dellovën – 24 orët vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit kosovar

Lumbardh Dellova vazhdon ta ketë ende të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Ballkani apo do të largohet në ndonjë kampionat më të fortë.

Skuadra që po insiston më së shumti për transferimin e tij është ajo amerikan New York City që bën gara në elitën e futbollit amerikan MLS.

Javë më parë New York City kishte një buxhet prej 1 milionë eurove për transferimin e lojtarit, ku 350 mijë eurove do të shkonin te Ballkani dhe pjesa tjetër të shpërndahej në paga dhe komisione të ndryshme.

Megjithatë oferta prej 350 mijë eurove është refuzuar nga Ballkani, që tani ka një tjetër ofertë për Dellovën.

Lajmi i plotë

page 116

16/01/2024 12:27-West Hami refuzon ofertën e Marseille për Said Benrahma

West Hami thuhet se ka refuzuar ofertën e parë të Olympique Marseille për të nënshkruar me Said Benrahma në huazim.

Oferta përfshinte një opsion blerjeje, por kjo nuk e bindi klubin anglez.

Për lojtarin janë të interesuar edhe Lyon, Brentford dhe Wolves.

benrama

16/01/2024 10:53-De Ligt mendon largimin nga Bayern Munichu

Matthijs de Ligt thuhet se nuk është 100% i lumtur në Bayern Munich.

Sipas Sky Sport DE, holandezi mund të largohet nga klubi gjerman gjatë verës.

imago1034116965h

16/01/2024 10:29-Chelsea me ofertë të çmendur, ofron 85 milionë euro për sulmuesin suedez

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe londinezët duan menjëherë të përforcohen në repartin ofensivë.

Gjiganti anglez e kishte Victor Osimhen në listën e dëshirave, por sulmuesi nigerian vështirë se do të largohet nga Napoli para afatit kalimtar të verës, për faktin se është i grumbulluar ne Përfaqësuesen e Nigerisë në Kupën e Afrikës.

Kësisoj londinezët kanë ndërruar objektiv dhe tani kanë bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin suedez Viktor Gyokeres që aktivizohet me Sporting Lisbonën.

Lajmi i plotë

Screenshot 6 24

16/01/2024 10:25-Newcastle United tërhiqet nga gara për transferimin e Phillips

Sipas The Telegraph, Newcastle United ka anuluar ndjekjen e tyre për Kalvin Phillips.

Kjo thuhet se vjen për shkak të kërkesave të Manchester City për një tarifë huazimi.

KAlvin Phillips 12

16/01/2024 10:20-PSG shqyrton transferimin e Bruno Guimaraesit

Sipas Talk Sport, Paris Saint-Germain po shqyrton një lëvizje për mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes.

Megjithatë, transferimi i yllit brazilian do të ndodh vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit prej 100 milionë funtesh.

bruno guimaraes 1

16/01/2024 10:07-Zyrtare: Jose Mourinho shkarkohet nga Roma

Trajneri portugez, Jose Mourinho u përfol se ishte në prag të shkarkimit pas humbjes 3-1 të Romës kundër Milanit të dielën mbrëma dhe tani një gjë e tillë është bërë realitet.

Është vet klubi kryeqytetas që ka njoftuar zyrtarisht me anë të rrjeteve të tyre sociale.

Lajmi i plotë..

16/01/2024 09:05-Matias Vina po transferohet te Flamengo

Matias Vina do të transferohet në Brazil, te skuadra e Flamengos.

Mbrojtësi i majtë uruguaian ishte i huazuar te Sassuolo nga Roma, derisa Giallorosët kanë marrë një ofertë të madhe nga Flamengo prej 10 milionë eurove.

Mediat në Itali këtë transferim e bëjnë fakt të kryer dhe po presin vetëm zyrtarizimin.

Matias Vina passando por periodo de emprestimo no Sassuolo cedido pela Roma

16/01/2024 09:02-Niang drejt rikthimit në Serie A

M'Baye Niang është drejt rikthimit në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi francezo-senegalez më parë ka luajtur për Milanin, Genoan dhe Torinon derisa aktualisht po shkëlqen në Superligën e Turqisë me Adana Demirspor.

Calciomercato ka raportuar se Verona dhe Genoa janë dy skuadrat që janë në bisedime me agjentët e lojtarit, derisa vet sulmuesi ka pranuar rikthimin në Serie A.

Screenshot 6 23

16/01/2024 08:46-Roma merr frymë lirshëm, skadon afati për klauzolën qesharake të Paulo Dybalas

Roma mund të marrë frymë lirshëm, së paku gjatë afatit kalimtar të janarit sa i përket të ardhmes së Paulo Dybalas.

Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej Romës shumë të ulët prej vetëm 13 milionë euro, dhe kjo klauzolë më nuk ekziston.

Lajmi i plotë

Paulo Dybala

15/01/2024 23:21-Manchester United merr vendimin final rreth transferimit të Karim Benzemas

Karim Benzema dëshiron që të largohet nga Arabia Saudite vetëm gjashtë muaj pasi nënshkroi për Al-Ittihad, por Manchester United nuk janë të interesuar për të nënshkruar me ish-yllin e Real Madridit.

Manchester United e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të francezit, ani pse ata po vuajnë nga një krizë e golave.

Mësohet se drejtuesit e United nuk kanë bërë ndonjë kontakt me përfaqësuesit e Benzemas, kryesisht për shkak të moshës së tij dhe pagës astronomike prej 86 milionë eurosh në sezon që përfiton në Arabi.

Lexo lajmin e plotë...

Benzema 1 2

15/01/2024 21:53-Manchester United i bashkohet garës për shërbimet e Trevoh Chalobah

Manchester United raportohet se i është bashkuar garës për të nënshkruar me mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chelobah, ka raportuar Fichajes.

Përveç “Djajve të Kuq”, Bayern dhe Inter gjithashtu kanë shprehur interesim të lartë për 24-vjeçarin i cili ende nuk ka luajtur ndonjë ndeshje për Chelsean këtë sezon.

Screenshot 2024 01 15 215416

15/01/2024 19:55-Valon Zumberi bëhet me ekip të ri, kalon tek Schaffhausen në formë huazimi nga Hamburgu

Qendërmbrojtësi shqiptar, Valon Zumberi, tashmë edhe zyrtarisht është bërë me klub të ri.

21-vjeçari është transferuar në Zvicër tek ekipi i Schaffhausen-it në formë huazimi nga ekipi gjerman Hamburg.

Fillimisht ai e rinovoi kontratën me ekipin gjerman deri në vitin 2025 dhe më pas e kompletoi kalimin në elitën zvicerane tek ekipi i ri.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 15 194304

15/01/2024 18:41-Gazetari francez ‘konfirmon’ largimin e Mbappes në fund të sezonit – çfarë do të thotë kjo për Real Madridin?

Gazetari francez Abdellah Boulma ka dhënë një përditësim sa i përket situatës së Kylian Mbappe tek Paris Saint-Germaini.

Ai ka thënë se Mbappe ka vendosur të largohet nga PSG-ja si lojtar i lirë në fund të sezonit, teksa lajmet për kalimin e tij tek Real Madridi janë shtuar.

Mbappe ka qenë pjesë e PSG-së tash e pothuajse shtatë vite, por që në çdo sezon ka tërhequr interesimin e “Los Blancos”.

Ylli francez ishte afër transferimit tek Real Madridi në vitin 2022 kur kontrata e tij ishte afër skadimit, mirëpo në fund mori vendimin që të rinovonte me kampionin francez.

Lexo lajmin e plotë...

3834200 77916928 2560 1440 1

15/01/2024 18:27-Hannibal Mejbri i bashkohet Sevillës në formë huazimi nga Manchester United

Hannibal Mejbri ka nënshkruar sot edhe zyrtarisht kontratën si futbollisti më i ri i ekipit të Sevillës.

Ai është transferuar në formë huazimi por Sevilla e ka opsionin e blerjes që mund ta aktivizoj në rast se Mejbri bind me paraqitjet e tij.

15/01/2024 17:22-Katër klube të Ligës Premier shprehin interesim për shërbimet e Pablo Rosarios

Mesfushori i Nice, Pablo Rosario, është duke tërhequr interesimin e klubeve të ndryshme të Ligës Premier si Brentford, Wolves, Fulham dhe West Ham ka raportuar The Express.

Sipas mediumit anglez këto klube e kanë përcjellur situatën e mesfushorit holandez me shumë kujdes gjatë muajve të fundit, sidoqoftë ato do të përballen me një konkurrencë të ashpër nga Bundesliga për shërbimet e tij.

Screenshot 2024 01 15 172241

15/01/2024 17:17-Thomas Frank dëshiron që Ivan Toney të mos largohet nga Brentfordi

Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, ka thënë se dëshiron qëndrimin e Ivan Toney në ekip, përkundër interesimit nga klubet e mëdha si Arsenal dhe Chelsea.

“Është shumë e qartë, unë nuk dua që ai të largohet. Unë kam dëshirë që ai të qëndrojë këtu sa më gjatë që të jetë e mundur, vetëm këtë kam në mendje. Fokusi im i vetëm është që ai të jetë gati për ndeshjen ndaj Nottingham Forest”, ka thënë Frank para gazetarëve.

skysports thomas frank ivan toney 6076629

15/01/2024 14:43-Njëri nga dy top sulmuesit në Stamford Bridge – Chelsea përgatit “bombën” për afatin e janarit

Chelsea thuhet se po përgatit lëvizje të bujshme transferimi për Karim Benzeman ose Roberto Firminon për të zgjidhur problemet e tyre me sulmuesin.

Detajet e plota>>>

pochettino 1

15/01/2024 14:05-Atletico Madrid po ia merr Barcelonës sensacionin holandez nga dora

Mesfushori i ri holandez, Mats Wieffer, është në buzët e të gjithëve në botën e futbollit. Informacionet e fundit tregojnë si Atletico de Madrid ashtu edhe Barcelona po shkojnë për këtë lojtar të talentuar 24-vjeçar, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Feyenoordit, kampionit në fuqi të Eredivisie.

Detajet e plota>>>

simeone

15/01/2024 13:48-Jordan Henderson nuk do të lirohet nga Al-Ettifaq

Jordan Henderson thuhet se po bllokohet të largohet nga Al-Ettifaq gjatë afatit kalimtar të dimrit, pavarësisht se Ajax pranoi se ka biseduar.

Ish-kapiteni i Liverpool-it, i cili iu bashkua ish-yllit të Reds Steven Gerrard në Lindjen e Mesme pasi përfundoi një transferim prej 17 milionë eurove gjatë verës së vitit 2023, thuhet se po kërkon një rrugëdalje nga Arabia Saudite disa muaj pasi pranoi një sfidë e re.

Sipas Daily Mail, Al-Ettifaq nuk ka ndërmend të përkulet ndaj këtyre kërkesave përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Henderson

15/01/2024 12:55-Dy javët vendimtare për të ardhmen e Renato Sanches

Renato Sanches vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi do të largohet nga Roma.

Mesfushori portugez nuk është në planet e Jose Mourinhos dhe largimi i tij nga Olimpico është tanimë i sigurt, ku edhe PSG është pajtuar t'ia ndërpresë huazimin.

Parisienët tani janë duke pritur ofertën e duhur për ta huazuar portugezin i cili ka refuzuar Besiktasin dhe Olympiacosin.

renato sanches

15/01/2024 12:46-Gjilani merr në huazim Blendi Krasniqin nga Dinamo City

Blendi Krasniqi është rikthyer te Gjilani pas gjashtë muajve të kaluara te Dinamo City.

Lajmi i plotë

419728130 771461975019937 6005286111244328572 n e1705315788526

15/01/2024 11:26-Dështoi te Man United, por një klub tjetër u beson aftësive të Reguilon

Mes trazirave të merkatos së janarit, Brentford ka vendosur radarin e tyre në mbrojtësin e majtë të Tottenham Hotspur, Sergio Reguilon, sipas Daily Mail.

Lexoni detajet e plota>>>

reguilon

15/01/2024 09:29-Çmenduria e afatit kalimtar veror: Vinicius te Man United për ta lehtësuar kalimin e Mbappes te Real Madridi

Në tregun e ardhshëm të transferimeve, Manchester United mund të hyjë në mosmarrëveshje për Vinicius Junior në rast se Real Madrid vendos të përfitojë nga braziliani i talentuar 23-vjeçar.

Detajet e plota>>>

el

14/01/2024 23:45-Perez nuk preferon të flas për Mbappen

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është pyetur për transferimin e Kylian Mbappe, por nuk ka preferuar të përgjigjet.

"Kylian Mbappe te Real Madridi? Nuk është dita të flasim për këtë temë. Real Madridi po kënaqet me lojtarët që i ka", deklaroi ai.

14/01/2024 23:43-E kryer, Renan Lodi kalon te Al Hilal

Renan Lodi te Al Hilal, tashmë ka përfunduar me lojtarin që do të nënshkruajë deri në vitin 2027.

Olympique Marseille do të marr 20 milionë euro dhe dokumentet e transferimit do të nënshkruhen të hënën.

14/01/2024 23:40-Al-Ahli dëshironte të nënshkruante me Kimmich nga Bayern Munich

Klubi Saudit i Pro League, Al-Ahli, dëshironte të nënshkruante me Joshua Kimmich nga Bayern Munich në afatin kalimtar të janarit, sipas Rudy Galetti.

Gjigantët e Bundesligës, megjithatë, nuk donin të diskutonin ndonjë transferim të mundshëm pasi ata nuk janë të gatshëm të shesin yllin e tyre në afatin kalimtar të janarit.

kimmich

14/01/2024 22:31-Borussia Dortmundi nuk do të nënshkruajë me Sanchon  

Pavarësisht se ka dhënë një asistim në kthimin e tij në Borussia Dortmund, klubi i Bundesligës nuk ka gjasa ta nënshkruajë me Jadon Sanchon.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, duke folur për Sky 90, tha: "Çfarë do të ndodhë në verë? Do të shohim. Realisht, shansi që Sancho të luajë për Dortmundin në sezonin e ardhshëm nuk është shumë i lartë. Nuk kishte asnjë mundësi, në asnjë formë ekonomikisht nuk ishte e mundshme për ne, për të siguruar një opsion për të blerë”.

sancho 1 1

14/01/2024 22:28-Barcelona kërkon një lëvizje për mrekullinë suedeze

Mundo Deportivo shkruan se gjigantët e La Ligës, Barcelona janë të interesuar për nënshkrimin e talentit suedez, Lucas Bergvall.

Gjigantët katalanas thuhet se kanë nisur bisedimet me klubin e lojtarit Djurgardens, pasi ata janë seriozë për të luftuar me 17-vjeçarin.

Ata do të përballen me konkurrencë nga klube si Eintracht Frankfurt dhe Inter.

Lucas Bergvall

14/01/2024 22:26-Bayern Munich i sigurt në nënshkrimin e Mukiele të PSG-së

Drejtori i Bayern Munichut, Christoph Freund, mbetet i bindur se klubi do të jetë në gjendje të nënshkruajë me Nordi Mukiele të Paris Saint-Germain.

Sipas Florian Plettenberg , klubi tashmë ka një marrëveshje verbale me lojtarin e PSG-së për huazim dhe ka të ngjarë ta finalizojë atë brenda javës së ardhshme.

nordi mukiele psg icon pl5 4232

14/01/2024 22:23-Drejtori i Bayernit beson se Davies i lidhur me Real Madridin do të qëndrojë përsëri

Drejtori i Bayern Munichut, Christoph Freund, mbetet i bindur se Alphonso Davies do të qëndrojë në klub, pavarësisht interesit të fortë nga Real Madrid.

Duke folur për BILD , Freund tha, "Davies ka një kontratë me ne deri në vitin 2025. Jam i bindur se atij i pëlqen shumë të luajë për FC Bayern. Ne do të dëshironim që ai të qëndronte më gjatë në Bayern. Do të kemi bisedime".

davies

14/01/2024 22:20-Anthony Martial do të refuzojë klubet saudite

Sipas Caughtoffside, sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, nuk është i gatshëm të kalojë në Ligën Pro Saudite.

Koha e kufizuar e lojës në skuadrën e Ligës Premier, ka bërë që disa nga klubet saudite janë të interesuara për nënshkrimin e tij, megjithëse francezi do të refuzojë çdo ofertë të tillë pasi dëshiron të vazhdojë në Evropë.

martial 1

14/01/2024 19:45-Futbollisti i harruar nga Bayern Munichu, Palhinha rrugës për t'iu bashkuar Barcelonës

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christoph Freund, ka bërë të qartë se është përjashtuar përfundimisht mundësia e nënshkrimit të Joao Palhinha, mesfushorit portugez të Fulham. Ky rezultat shënon mbylljen e një kapitulli që ishte gati të realizohej gjatë merkatos së kaluar të verës, kur negociatat mes dy klubeve u ngadalësuan nga mungesa e kohës. Lojtari madje kishte udhëtuar në Bavari në përpjekje për të vulosur transferimin e tij.

Detajet e plota>>>

Palhinha

14/01/2024 19:17-Intensifikohen zërat për rikthimin e Benzemas në Evropë, tre gjigantët vihen pas francezit

Karim Benzema përballet me probleme serioze në klubin e tij aktual në Arabinë Saudite, Al Ittihad.

Tri klube pas sulmuesit francez>>>

benzema

14/01/2024 18:59-Një lojtar i Real Madridit thuhet se e ka bindur Alphonso Davies të kalojë në Bernabeu

Vera e ardhshme premton të jetë një nga më emocionueset në futbollin botëror dhe një nga telenovelat më të pritura mund të përfshijë mbrojtësin e majtë të talentuar Alphonso Davies.

Lexoni detajet e plota>>>

davies

14/01/2024 16:53-E kryer, Tiago Djalo te Juventusi

Tiago Djalo te Juventusi tashmë është e kryer dhe ka marrëveshje mes palëve dhe dokumentet do të nënshkruhen, shkruan Fabrizio Romano.

Lojtari do të nënshkruajë me Juventusin deri në vitin 2028, ndërsa Lille do të marr 3.5 milionë euro dhe 10 përqind nga shitja e ardhshme.

Ai do të jetë në Torino të mërkurën për testet mjekësore.

14/01/2024 16:49-Trajneri i Ajax, Van't Schip konfirmon interesimin për Jordan Henderson: Nuk është sekret se do të na ndihmonte shumë

John Van't Schip, trajneri i Ajaxit, ka deklaruar se dëshira e klubit ekziston për të nënshkruar me ish-kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson.

Anglezi është i pakënaqur në Arabinë Saudite dhe është i dëshiruar nga Ajaxi, por edhe klubet e Ligës Premier dhe Bundesligës.

Lexo lajmin e plotë...

hendo

14/01/2024 16:40-Liverpooli ofertë për Kenan Yildizin e Juventusit

Sipas La Gazzetta dello Sport , Liverpool ka bërë një ofertë për talentin e Juventusit, Kenan Yildiz.

Thuhet se skuadra italiane refuzoi propozimin e Reds sepse ata mendonin se oferta nuk i përmbushte standardet e tyre.

Për më tepër, Zonja e Vjetër nuk do të kenë asnjë ofertë për sulmuesin turk këtë muaj.

yildiz 2

14/01/2024 16:39-Clement Lenglet do të qëndrojë në Aston Villa

Pavarësisht interesimit nga skuadra elitare evropiane, Clement Lenglet, ylli i Barcelonës, do të qëndrojë në Aston Villa.

28-vjeçari tani është në huazim në Villa Park, megjithëse skuadrat në Spanjë, por edhe AC Milan, Napoli, Lyon dhe Monaco ishin të interesuara për të këtë muaj.

lenglet

14/01/2024 13:11-Wenger i jep udhëzime Arsenalit për transferimin e Benzemas, francezi mund të rikthehet në Evropë

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se Karim Benzema duhet të jetë nënshkrimi i preferuar i klubit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Benzema po luan në Arabinë Saudite tek Al-Ittihadi momentalisht, por 36-vjeçari do të dëshironte një rikthim në Evropë.

Wenger beson se në rast se dëshira e francezit për rikthim në Evropë është serioze, Arsenali duhet të nënshkruajë me të.

Ai ndër të tjerash e pranoi se kishte tentuar transferimin e Benzemas, gjatë kohës sa ishte në krye të ekipit.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 14 130746

14/01/2024 12:28-Man United së shpejti do të fillojë kontaktet e para me Benfican për kartonin e Joao Neves

Manchester United pritet që së shpejti të hap bisedimet me Benfican për transferimin e mesfushorit Joao Neves gjatë verës.

19-vjeçari u bë pjesë e ekipit të parë të Benficas në 2023 pas kalimit të Enzo Fernandez tek Chelsea për një shifër rekord prej 106 milionë eurosh, duke plotësuar boshllëkun e lënë nga fituesi i Kupës së Botës.

Neves ka habitur të gjithë me performancat e tij të mira, duke u shndërruar në njërin nga lojtarët kyç të ekipit nën urdhrat e Roger Schmidt.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 3 30

14/01/2024 11:02-Atletico Madrid shpreh interesim të madh për shërbimet e yllit të Juventusit

Një javë më parë, afati dimëror dukej mjaft i qetë për ekipin e Atletico Madridit të cilët nuk pritej që të bënin ndonjë lëvizje.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh zhvillimet gjatë ditëve të fundit, ky afat kalimtar mund të jetë një ndër më të rëndësishmit për klubet e La Liga-s.

Duke marrë parasysh lajmet se Angel Correa do të largohet nga klubi në favor të kalimit në Arabinë Saudite, Atletico Madridi tashmë është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Lexo lajmin e plotë...

14/01/2024 10:12-Liverpool e gjen në Argjentinë përforcimin për fazën e mbrojtjes, Klopp e do atë me çdo kusht

Liverpool ka kontaktuar me klubin argjentinas Talleres, rreth mundësisë për të nënshkruar me talentin kolumbian Kevin Mantilla, ka konfirmuar presidenti i klubit.

“Të Kuqtë” ende nuk kanë bërë ndonjë transferim në këtë afat kalimtar, ani pse përforcimet në fazën e mbrojtjes janë në agjendën e klubit tash e një kohë për shkak të lëndimeve të shumta.

Deri më tani biznesi që ka bërë klubi ishte kryesisht me largime të lojtarëve si Fabio Carvalho, Paul Glatzel dhe Luke Chambers, që u larguan në formë huazimi nga “Anfield”.

Në një intervistë për La Voz, presidenti i Talleres, Andress Fassi, ka thënë se ka pasur diskutime me Liverpoolin për lojtarin para se të hapej afati i janarit.

Lexo lajmin e plotë...

Kevin Mantilla  1

14/01/2024 09:55-Jordan Henderson afër rikthimit në Evropë, Ajaxi ka shprehur interesim të madh për të

Aventura e Jordan Henderson në Arabinë Saudite po vjen drejt fundit, teksa Ajaxi po përgatit një ofertë në drejtim të Al-Ettifaq për të siguruar shërbimet e mesfushorit anglez.

33-vjeçari u transferua në Lindjen e Mesme rreth gjashtë muaj më parë dhe momentalisht përfiton rreth 700 mijë euro në javë tek klubi arab.

Një ndër arsyet që mund ta çojë atë drejt largimit është edhe mbështetja e hapur që e shfaqi për komunitetin LGBT, gjë që nuk u prit mirë nga tifozët arab.

methode times prod web bin d63fa4ee 3aea 11ee 81cd 1bf34cc855cb

14/01/2024 09:15-Kimmich pyetet për transferimin tek Barcelona – ai përgjigjet si Araujo

Joshua Kimmich është lidhur për një kalim tek Barcelona, teksa blaugranasit po vazhdojnë ‘gjahun’ në kërkim të një mesfushori të ri.

Por kur ai u pyet për thashethemet që e lidhin me një kalim tek Barça, Kimmich u hodhi ujë të ftohtë këtyre raportimeve duke thënë se mbetet i përkushtuar tek Bayerni.

“Unë jam i fokusuar vetëm tek Bayerni. Për mua, nuk është fare një çështje për t’u diskutuar. Në një pikë klubi do të kërkojë të mbajë bisedime me mua dhe ne do të diskutojmë me njëri-tjetrin dhe jo me mediat”, ka thënë Kimmich.

Lexo lajmin e plotë...

13/01/2024 23:52-Josh Doig vendosi të bashkohet me Marseille  

Sipas raportimeve, mbrojtësi i majtë skocez Josh Doig ka zgjedhur të bashkohet me Marseille nga Verona.

Pwr tw kishte interesim edhe nga Leeds United dhe Rangers.

Sky Italia raporton francezëve do tu kushtojë rreth 5 milionë funte plus bonuse.

Screenshot 25

13/01/2024 23:50-Genoa paguan klauzolën e lirimit të Junior Messias nga AC Milan

Genoa ka blerë përfundimisht Junior Mesias nga AC Milan për milionë euro, që ishte edhe klauzola e tij.

13/01/2024 23:49-Man Utd kërkon të nisë negociatat me Joao Neves

Manchester United planifikon të nisë negociatat në fillim të vitit të ri për të rekrutuar sensacionin adoleshent të Benficas, Joao Neves për verën që po vjen.

Vetëm 19 vjeç, mesfushori tashmë ka bërë emër në kampionët portugez nën drejtimin e trajnerit Roger Schmidt këtë sezon.

Ai ka një klauzolë blerjeje prej 120 milionë euro. Ai konsiderohet si një nga talentet e rinj më të ndritur në Evropë dhe ka kontratë deri në vitin 2028.

Screenshot 24

13/01/2024 23:47-Sergio Reguilon do t'i bashkohet Brentfordit në formë huazimi

Sergio Reguilon thuhet se do të shkojë në Brentford si huazim nga Tottenham.

Spanjolli kishte një periudhë huazimi gjatë një sezoni te Manchester United që u ndërprerë në fillim të këtij sezoni, por ai nuk është në planet e Ange Postecoglou në Tottenham dhe do të lirohet përsëri.

Sipas L'Equipe , Reguilon është 'në prag' të bashkimit me Brentford për pjesën e mbetur të sezonit.

Screenshot 23

13/01/2024 21:59-Struga Trim Lum merr Shaban Zenkun nga Borussia Mönchengladbach

Kampionët në fuqi të Superligës së Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kanë transferuar talentin shqiptar, Shaban Zenkun, i cili është i dalur nga shkolla e skuadrës së njohur, Borusia Menhegledbah.

19 vjeçari me liderët aktual ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.

Lexo lajmin e plotë... 

IMG 1560

13/01/2024 21:40-Tri klubet pas Mangalas

Lufta e ofertave vazhdon për mesfushorin e Nottingham Forest, Orel Mangala, ku në garë janë Napoli, Galatasaray dhe Juventusi.

25-vjeçari belg është i disponueshëm në afatin kalimtar të janarit si huazim, por edhe të largohet.

Ai nuk tregoi vetën në Ligën Premier që nga kalimi i tij nga VfB Stuttgart për 13 milionë euro në verën e vitit 2022.

Screenshot 18 3

13/01/2024 21:24-Zyrtare: Rade Krunic i bashkohet Fenerbahces

Mesfushori boshnjak, Rade Krunic, ka nënshkruar me Fenerbahcen si huazim nga Milanin.

Marrëveshja është me obligim blerje në fund të sezonit.

13/01/2024 21:23-Juventus nënshkruan me talentin malazez Vasilije Adzic

Juventusi ka nënshruar me talentin malazez Vasilije Adzic i lindur në vitin 2006.  18 vjeçari do të jetë të martën në Torino për testet mjekësore.

Ai deri tani ka qenë pjese e Buducnostit.

13/01/2024 21:13-Arsenali dhe Chelsea monitorojnë Ousamane Diomanden

Arsenali ka qenë 'shumë i vëmendshëm' për sulmuesin e Sporting, Ousmane Diomande.

Skautët do ta ndjekin atë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Sipas Record, Topçinjtë janë të vetëdijshëm për klauzolën e tij të lirimit prej 68 milionë funte, ndërsa edhe Chelsea gjithashtu po e vëzhgon nga afër lojtarin.

Screenshot 17 5

13/01/2024 21:10-Sevilla ka rënë dakord me Manchester United për Mateo Mejian

Sevilla arrin ta marrin Mateo Mejian nga Manchester United dhe dokumentet do të nënshkruhen javën që vjen. Anësori kolumbian 20 vjeçar nuk ka luajtur në ekipin e parë te Djajtë e Kuq.

13/01/2024 21:07-Borja Mayoral befasohet me interesimin e Arsenalit

Borja Mayoral i Getafe ka zbuluar se ka qenë i befasuar për lidhjen me Arsenalin në janar. Pas një sërë paraqitjesh të këqija në sulm, Topçinjtë po kërkojnë një sulmues në afatin kalimtar të transferimeve.

Emri i Borja Mayoral është hedhur për shqyrtim në klub, por lojtari e pranoi se nuk ishte në dijeni të interesit.

"Është një lajm që më ka befasuar edhe mua. Nuk kam folur me klubin apo agjentin tim. Jam shumë i fokusuar te Getafe", deklaroi ai.

Screenshot 16 5

13/01/2024 18:26-Arb Manaj nuk do të mund të luajë për Dritën edhe pse u zyrtarizua nga ky klub

Arb Manaj të premten zyrtarizoi kalimin te Drita nga Ballkani, duke u bërë ‘goditja’ e madhe e nënkampionit në këtë afat kalimtar.

Drita duke se fitoi garën me disa nga klubet e Superligës së Kosovës, që po ashtu kishin shprehur interesim për Arb Manajn.

Por ky transferim duket se është bërë ‘kot’ nga Drita dhe Arb Manaj do të duhet të kthehet pas në Ballkan, pasi në bazë të rregullores, ai nuk do të mund të luajë në tri klube brenda një sezoni.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 7 7

13/01/2024 18:25-Chelsea afër transferimit të Ferguson? Pochettino ka një përgjigje për këtë

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, i është përgjigjur raportimeve se Chelsea janë të interesuar për të nënshkruar me yllin e Brighton, Evan Ferguson.

Pochettino mbeti i ndrojtur kundrejt thashethemeve dhe refuzoi që të diskutojë shumë për sulmuesin e talentuar.

“Blutë e Londrës” janë lidhur me një transferim të 19-vjeçarit i cili deri më tani ka shënuar nëntë gola në Ligën Premier.

Screenshot 2024 01 13 182208

13/01/2024 15:38-Atletico Madridi konsideron transferimin e Moise Kean

Me lajmet se Angel Correa mund të largohet nga klubi në favor të një lëvizjeje në Arabinë Saudite, Atletico do të duhet të zgjedhë një zëvendësues në rast se argjentinasi largohet.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, Atletico është e interesuar për Moise Kean të Juventusit dhe tashmë kanë bërë disa hetime në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit italian.

newFile

13/01/2024 15:21-Josh Doig te Marseille

Transferimi i mbrojtësit të majtë, Josh Doig, te Olympique Marseille është pothuajse i përfunduar.

Sipas Sky Italia, Hellas Verona do të marrë një tarifë prej rreth 6 milionë euro plus bonuse.

Doig

13/01/2024 14:37-Klubi nga Arabia Saudite përgatit mega ofertën për Alvaro Moratan

Janari mund të rezultojë të jetë një muaj shumë i ngarkuar për Atletico Madridin, pasi disa nga yjet e tyre po kërkohen nga klubet e ndryshme, sidomos ato nga Superliga e Arabisë Saudite.

Angel Correa ka qenë shumë i lidhur me largimin për në Arabinë Saudite dhe kjo mund të ketë një efekt domino në ardhjet e mundshme, me raportet se dy nënshkrime mund të kërkohen nëse sulmuesi argjentinas përfundon largimin.

Është interesante se Correa nuk është i vetmi sulmues i Atleticos i kërkuar nga Lindja e Mesme.

Lajmi i plotë..

13/01/2024 14:32-Atletico Madridi kërkon talentin Leny Yoro

Sipas Relevo, mbrojtësi 18-vjeçar i Lille, Leny Yoro, kërkohet nga Atletico Madrid.

Megjithatë, Atletico përballet me konkurrencë nga shumë klube të mëdha evropiane.

Kontrata e tij me Lille skadon në qershor 2025.

yotro

13/01/2024 14:26-Al Hilal e do transferimin e Renan Lodit

Al Hilal dëshiron të avancojë në marrëveshjen e Renan Lodit në dy ditët e ardhshme pasi ata shpresojnë të mbyllin marrëveshjen së shpejti.

Negociatat me Olympique Marseille vazhdojnë të përparojnë dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë marrëveshje.

renan lodi

13/01/2024 13:04-Moise Kean kërkohet edhe në Francë

Sulmuesi i Juventusi, Moise Kean u lidh me një transferim te klubet italiane, Monza dhe Fiorentina, për afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, skuadra e Ligue 1, Rennes, tani ka shprehur gjithashtu një interes për të nënshkruar me Kean në huazim për pjesën e mbetur të sezonit.

keane 1

13/01/2024 13:00-Kimmich flet për zërat që e lidhin me Barçën dhe PSG-në

Joshua Kimmich ia ka mbyllur derën klubeve të interesuara si Barcelona dhe Paris Saint-Germain për një transferim në këtë afat kalimtar.

“Unë jam i fokusuar vetëm në Bayern. Për mua nuk është fare temë dimri”.

Kontrata e gjermanit skadon në qershor 2025.

Joshua Kimmich 1

13/01/2024 12:44-Ferizaj transferon mesfushorin Alush Gavazaj

Ferizaj ka konfirmuar transferimin e mesfushorit prizrenas, Alush Gavazaj, i cili në vjeshtë luajti në Superligën e Kosovës me Lirinë.

"FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot ka arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur dhe të dëshmuar në futbollin kosovar dhe rajonal, Alush Gavazaj".

alush gavazaj

13/01/2024 12:32-Zyrtare: Faraoni kalon te Fiorentina

Fiorentina ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Hellas Verona për mbrojtësin Davide Faraoni.

32-vjeçari kalon te klubi Viola si huazim deri në fund të sezonit, me mundësi blerje në verë.

13/01/2024 12:20-Zyrtare: David Datro Fonana kalon te Burnley

Burnley ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Chelsean për huazimin e sulmuesit David Datro Fofana.

21-vjeçari nga Bregu i Fildisht do të luajë me ekipin e Vincent Kompany deri në fund të sezonit 2023/24.

13/01/2024 11:01-Fofana kryen testet mjekësore te Burnley

David Datro Fofana ka përfunduar sot testet mjekësore te Burnley për t'iu bashkuar klubit me marrëveshje huazimi nga Chelsea.

Sipas Fabrizio Romanos, nuk ka asnjë klauzolë të opsionit të blerjes të përfshirë në marrëveshjen mes klubeve.

Prezantimi pritet të vijë sot gjatë ditës.

fofana

13/01/2024 10:32-Man Utd planifikon transferimin e Vermeeren

Sipas Football Insider, Manchester United po hedh bazat për një lëvizje gjatë verës për mesfushorin Arthur Vermeeren.

Royal Antwerp thuhet se kërkon 30 milionë euro për 18-vjeçarin belg, me koston totale të transferimit që do të rritet në mbi 50 milionë euro me bonuse.

Arthur Vermeeren

13/01/2024 09:47-Mësohet vendimi i Mo Salah për transferimin e tij në Superligën e Arabisë Saudite

Pikëpamja e yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, me sa duket është bërë më e qartë mes një ndryshimi të rregullave të Superligës së Arabisë Saudite.

Salah ishte shumë i lidhur me një lëvizje në shtetin e Gjirit në verë, me Liverpool që refuzoi një ofertë prej 200 milionë eurosh të bërë nga Al Ittihad në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Mediumi Daily Mirror pretendoi se klubi saudit kishte një 'plan B', i cili do të bënte ofertë për egjiptianin përsëri në janar nëse Reds nuk do të ishin konkurrent për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Por, me skuadrën e Jurgen Klopp aktualisht në krye të tabelës së Ligës Premier, ky plan duket sikur është venitur në këtë afat kalimtar dimëror.

Lajmi i plotë...

13/01/2024 09:06-Man Utd interesohet për Jean-Clair Todibo

Sipas Caught Offside, Manchester United është i interesuar për Jean-Clair Todibo.

Megjithatë, Unitedi do të duhet të paguajë rreth 52 milionë funte për ta nënshkruar atë nga Nice.

todibo

13/01/2024 08:51-Juventusi kontakton Hendersonin

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Juventusi ka kontaktuar me Jordan Henderson teksa po kërkon të forcojë mesfushën e tyre.

Mesfushori i Al-Ettifaq, i cili dëshiron të largohet nga Arabia Saudite dhe të kthehet në Evropë, mund t'i bashkohet Zonjës së Vjetër në formë huazimi në janar.

Henderson

13/01/2024 08:41-Newcastle përgatit transferimin e Paolo Dybalas

Sipas Corriere Della Sera, Newcastle United ka përgatitur një lëvizje për të nënshkruar me Paolo Dybala.

Sulmuesi i Romës ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë eurosh që mund të aktivizohet nga klube jashtë Serie A.

paulo dybala celebracion gol roma europa press 4

12/01/2024 23:14-Jasir Asani gati të bëjë hapin e madh në karrierë, pritet transferimi i tij në La Liga

Futbollisti shqiptar, Jasir Asani, pritet që të ndërrojë ambient gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit ekipa.mk interesim për shërbimet e 28-vjeçarit ka shprehur ekipi i Celta Vigos, që bën gara në elitën e futbollit spanjoll.

Në fakt, klubi spanjoll kishte shprehur dëshirën e tyre për të nënshkruar me Asanin që nga tetori i vitit të kaluar dhe po e shohin afatin dimëror si një mundësi reale që të intensifikojnë bisedimet me Gwangju.

Lexo lajmin e plotë...

Jasir Asani

12/01/2024 21:35-Newcastle mund të detyrohet të shesë njërin nga yjet e ekipit, Barcelona gati ta “rrëmbejë” atë

Newcastle United mund të detyrohet ta shesë yllin e tyre Bruno Guimaraes këtë verë, ka raportuar mediumi spanjoll Mundo Deportivo.

Guimaraes ka qenë një lojtar që është ndjekur për një kohë të gjatë nga drejtori sportiv i Barcelonës, Deco.

Sidoqoftë, çmimi i tij i lartë ka qenë i papërballueshëm për blaugranasit, andaj transferimi i tij në Kataluni nuk ka qenë i mundur.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 12 200016 1

12/01/2024 17:38-Bayern Munich fut Sacha Boey në listën e dëshirave për krahun e djathtë

Bayern Munich ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar Sacha Boey, i cili aktivizohet në radhët e Galatasaray në Turqi.

Pas nënshkrimit me Eric Dier, drejtuesit e klubit gjerman e kanë fokusuar vëmendjen e tyre në objektiva të tjerë për të përforcuan mbrojtjen, veçanërisht krahun e djathtë.

Duke marrë parasysh që Noussair Mazraoui është i angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës, bavarezët do të jenë pa një mbrojtës të djathtë për një kohë të konsiderueshme.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 12 172637

12/01/2024 17:30-Shkëndija firmos me talentin shkupjan, Anes Meliqin

Skuadra e Shkëndijës ka njoftuar se ka bërë të vetin talentin shkupjan, Anes Meliqin.

Kuqezinjtë kanë firmosur kontratë profesionale me mbrojtësin nga kryeqyteti, duke arritur marrëveshje për tre vite e gjysmë.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 2024 01 12 173114

12/01/2024 17:28-Petar Bojo nga Bosnja, bëhet përforcimi i parë i Voska Sport

Mesfushori nga Bosnja dhe Hercegovina, Petar Bojo është bërë përforcimi i parë në afatin kalimtar të janarit te skuadra e Voska Sport që garon në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Ekipi shqiptar nga Ohri ka bërë të ditur sot marrëveshjen me futbollistin boshnjak, ku kanë publikuar disa foto përmes rrjeteve sociale pas firmosjes së kontratës.

Petar Bojo te Voska Sport vjen nga Igman Konjic, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Zrinjski Mostar, Zeljeznicar, Mladost Kakanj, NK Vitez, Shirok Brijek dhe Jihlava.

Ai numëron 143 ndeshje, 18 gola dhe 8 asiste në elitën e futbollit boshnjak, përderisa në sezonin 2021/22 ishte shpallur edhe kampion me Zrinjski Mostar.

Screenshot 2024 01 12 172842

12/01/2024 17:08-Zyrtare: Arb Manaj, lojtari më i ri i Dritës

KF Drita përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ka konfirmuar blerjen e sulmuesit 25-vjeçar, Arb Manaj.

Manaj i cili deri në këtë fazë të sezonit ishte pjesë e Ballkanit, nuk arriti që të gjejë hapësirat e duhura nën urdhrat e Ilir Dajës, duke u paraqitur në vetëm shtatë ndeshje.

Sulmuesi nga Klina arriti që të shënojë vetëm një gol për therandasit dhe tani do të shpresojë se do të gjejë formën e dikurshme tek Drita.

Lexo lajmin e plotë...

12/01/2024 16:39-Arsenal ka gjetur nënshkrimin e tyre të përsosur të janarit, por Liga Saudite mund të prishë transferimin

Arsenal me shumë mundësi e ka gjetur nënshkrimin e tyre të përsosur për afatin kalimtar të janarit.

“Topçinjtë” janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi kanë pësuar katër gola në dy ndeshjet e tyre të fundit dhe shpresat e tyre për titull kanë filluar të zbehen.

Opsioni i tyre i parë në këtë pozicion Oleksandr Zinchenko ka hasur në vështirësi në aspektin defanziv në javët e fundit, ndërsa Takehiro Tomiyasu nuk ka qenë në dispozicion për shkak të lëndimit dhe tashmë ka udhëtuar në Japoni, për t’iu bashkuar kombëtares në kuadër të Kupës së Azisë.

Lexo lajmin e plotë...

12/01/2024 16:03-Prishtina njofton huazimin e dy lojtarëve në Ligën e Parë

Prishtina ka njoftuar se ka huzuar dy futbollistët, Diar Halili dhe Mal Mehmeti, në Ligën e Parë.

"Huazohen Diar Halili në Vjosë dhe Mal Mehmeti në Ulpianë", thuhet në njoftimin e kryeqyetasve.

Më poshtë, Prishtina tregoi se ka shkëputur kontratat me dy lojtarë tjerë, teksa tregoi edhe situatën e gjithë lojtarëve të huazuar.

12/01/2024 15:50-E kryer, Faraoni te Fiorentina

Fiorentina ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Davide Faraonin nga Hellas Verona në huazim deri në fund të sezonit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, 32-vjeçari do t'i bashkohet toskanëve me një transferim të përkohshëm deri më 30 qershor 2024.

faraoni

12/01/2024 15:25-Atletico Madridi planifikon të bëjë dy nënshkrime nëse Angel Correa largohet në Arabinë Saudite

Nëse nuk ka shitje, nuk do të ketë nënshkrime. Kjo shumë është bërë e qartë nga Atletico Madrid këtë janar. Largimi i mundshëm i Angel Correas në Arabinë Saudite do të hapte opsionet e tyre.

Correa thuhet se ka një ofertë prej 60 milionë eurosh nga Lindja e Mesme dhe po mendon ta marrë atë këtë janar, nëse klubi i paidentifikuar saudit mund të bie dakord për një marrëveshje me Atletico Madridin.

Lajmi i plotë..

12/01/2024 15:05-Benfica afër transferimit të Alvaro Fernandez

Benfica është afër marrëveshjes për të nënshkruar me mbrojtësin e lindur në vitin 2003, Alvaro Fernandez.

Sipas Fabrizio Romanos, kushtet personale janë dakord tani dhe kontrata është gati.

Marrëveshja po finalizohet me Manchester United për transferim të përhershëm.

alvaro fernandez

12/01/2024 14:26-West Ham pas sulmuesit Gimenez

Sipas The Times, West Ham United po ndjek sulmuesin meksikan, Santiago Gimenez, i cili shënoi 39 gola në vitin 2023.

Sulmues 22-vjeçar vlerësohet 30 milionë funte nga Feyenoord.

Santiago Gimenez 1 1

12/01/2024 13:21-Al-Hilal interesohet për Lucas Digne

Klubi saudit, Al-Hilal po kontrollon situatën e mbrojtësit të majtë të Aston Villa, Lucas Digne.

30-vjeçari francez thuhet se është i etur për një transferim në ligën e Arabisë Saudite.

Klubet e Serie A dhe të Ligu1 1 gjithashtu janë duke u lidhur me mbrojtësin e majtë.

digne

12/01/2024 13:07-Fenerbahce njofton transferimin e Rade Krunic

Klubi turk, Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e Rade Krunic nga Milani.

"Klubi ynë vazhdon përpjekjet për të forcuar ekipin tonë gjatë periudhës së ndërmjetme të transferimeve; Ai arriti një marrëveshje në parim me mesfushorin Rade Krunic dhe klubin e tij AC Milan".

"Futbollisti do të vijë sot në Stamboll për kontrolle shëndetësore dhe intervista të mëtejshme", thuhet në njoftimin e Fenerbahces.

12/01/2024 13:04-Napoli arrin marrëveshje me Bournemouth për Hamad Traore

Ish-mesfushori i Sassuol, Hamed Traore është shfaqur si një nga objektivat e Napolit për të forcuar skuadrën në pjesën e dytë të sezonit.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, Bournemouth kanë rënë dakord të dërgojnë 23-vjeçarin në një marrëveshje huazimi me pagesë këtë muaj.

Megjithatë, dy klubet janë ende duke negociuar për tarifën e transferimit të ish-lojtarit të Sassuolos.

traore 1

12/01/2024 12:55-Zielinski arrin marrëveshje verbale me Interin përpara transferimit të lirë në verës

Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale me Interin përpara një transferimi të mundshëm të lirë në Stadio Giuseppe Meazza verën e ardhshme.

Kontrata e polakut në Stadio Maradona skadon në qershor të vitit 2024 dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është destinacioni më i mundshëm për të sezonin e ardhshëm.

Lajmi i plotë..

12/01/2024 12:50-Evertoni i tregon Arsenalit çmimin e mesfushorit Onana

Sipas mediave angleze, Everton thuhet se dëshiron plotë 60 milionë funte për shërbimet e Amadou Onanës.

Arsenali do të duhet të shesë dikë së pari që të jetë në gjendje ta përballojë atë.

onana

12/01/2024 11:51-Brighton ia tregon Chelseat çmimin e Fergusonit

Chelsea është i interesuar për sulmuesin e Brigtonit, Evan Ferguson.

Megjithatë, sipas Evening Standard, Brighton do të kërkojë një tarifë më të madhe se 100 milionë funte nënshkrimin e tij.

evan ferguson

12/01/2024 11:35-Zyrtare: Dortmundi huazon Ian Maatsen

Borussia Dortmund ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e Ian Maatsen nga Chelsea.

"Borussia Dortmund, ka nënshkruar me reprezentuesin holandez, Ian Maatsen (21 vjeç)".

"Mbrojtësi i majtë, i cili përfundoi kontrollin e detyrueshëm mjekësor në Dortmund të mërkurën, është në huazim nga Chelsea deri në fund të sezonit aktual", thuhet në njoftim.

12/01/2024 10:56-Sensi pranon transferimin te Leicester City

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe TMW, Stefano Sensi është i hapur për t'iu bashkuar Leicester Cityt të Enzo Marescas në afatin e janarit.

Kontrata e mesfushorit italian skadon në qershor të vitit 2024, kështu që Interi raportohet se është gati ta shesë atë për 2 milionë euro këtë muaj.

sensi

12/01/2024 10:40-Man Utd interesohet për Brian Broobey

Sulmuesi i Ajaxit, Brian Broobey ka përfunduar në radarin e Manchester Unitedit.

Sipas The Mirror, trajneri Erik ten Hag po ndjek Broobey dhe United po planifikon transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.

broobey

12/01/2024 09:52-Gerrard synon nënshkrimin e trefishtë në Ligën Premier

Steven Gerrard shpreson të përdorë lidhjen e tij me Liverpoolin për të ‘gjuajtur’ dy yje të tjerë të liderëve të ligës këtë afat kalimtar.

Përveç këtyre dyve, Gerrard synon edhe një lojtar të Aston Villas ta transferojë te Al-Ettifaq.

Lajmi i plotë..

12/01/2024 09:12-Al-Ittihad e do Angel Correan

Al-Ittihad po punon për një marrëveshje për të nënshkruar me Angel Correa nga Atletico Madrid.

Klubi saudit është i gatshëm të paguajë në afatin kalimtar të janarit.

correa e1641143074117

12/01/2024 09:00-David Datro Fofana te Burnley

Sulmuesi David Datro Fofana pritet të zyrtarizohet te Burnley.

Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja është në fuqi për sulmuesin për t'u bashkuar si huazim pas asnjë opsion blerjeje.

Testet mjekësore janë rezervuar për të shtunën, nga paga 100% do të mbulohet nga Burnley.

fofana 1

12/01/2024 08:55-Sacha Boey përfundon në listën e objektivave të Bayernit

Mbrojtësi i Galatasarayt, Sacha Boey është në listën e objektivave të Bayern Munichut.

Sipas gazetës Bild, nëse nuk arrihet një marrëveshje me PSG-në për Nordi Mukiele, pista e Boey mund të ecë përpara, edhe nëse tarifa pritet të jetë e lartë.

Megjithatë, Mukiele mbetet objektivi prioritar i Bavarezëve.

Sacha Boey 1

11/01/2024 22:01-Prishtina ka vazhduar me përforcime, duke nënshkruar me anësorin Yoan Marc-Oliver.

Prishtina ka vazhduar me përforcime, duke nënshkruar me anësorin Yoan Marc-Oliver.

Lojtar që luajti në stinorin vjeshtor te Ballkani, më parë ishte pjesë e Malishevës dhe Istogut.

419213684 989315469501119 1519906726622967418 n

11/01/2024 21:03-Eirc Dier është zyrtarisht i Bayern Munichut

Bayern Munich ka njoftuar se ka përfunduar nënshkrimin e mbrojtësit Eric Dier nga Tottenham.

Detajet e plota>>>

dier

11/01/2024 20:28-Bonucci është zyrtarisht lojtar i Fenerbahces

Fenerbahçe ka shtuar në skuadrën e saj mbrojtësin 36-vjeçar me përvojë Leonardo Bonuccin.

Lexo lajmin e plotë...

bonucci 1

11/01/2024 20:26-Arsenali do me çdo kusht një sulmues, në listë sensacioni Joshua Zirkzee

Arsenali është interesuar për Joshua Zirkzeen e Bolognas dhe po e vëzhgon me vëmendje sulmuesin, pasi ata e konsiderojnë si objektiv të mundshëm që mund të forcojnë sulmin e Mikel Artetas .

Nevoja e Arsenalit për një tjetër sulmues është bërë më e ngutshme javët e fundit për shkak të problemeve të tyre me shënimin e golave ​​dhe një dëmtimi tjetër në gju i pësuar nga sulmuesi Gabriel Jesus.

Lexo lajmin e plotë...

bologna fc v cagliari calcio serie a tim

11/01/2024 20:23-Borussia Dortmund është klubi gjerman që interesohet për Edon Zhegrovën

Pak ditë më parë u raportua se një klub gjerman është vënë pas Edon Zhegrovës, ndërsa tani mësohet se bëhet fjalë për Borussia Dormtundin.

Sipas Derwesten.de, Borussia Dortmund ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, që ka shkëlqyer këtë sezon.

Madje sipas këtij mediumi, ëndrra e Zhegrovës është që të luajë në Bundesliga.

Lexo lajmin e plotë...

edon zhegrova 1 1

11/01/2024 20:22-Renato Sanchez refuzon tri klube

Roma po kërkon dëshpërimisht një rrugëdalje për Renato Sanches, por PSG i ka mbyllur dyert pas rikthimit të tij.

Sipas raportimeve të fundit nga gazeta sportive italiane ‘Il Corriere dello Sport’, situata është komplikuar për mesfushorin portugez.

PSG nuk është e gatshme ta riintegrojë atë në skuadrën e tyre, duke e lënë Romën me vetëm një mundësi: gjetjen e një klubi të ri për të huazuar Sanches deri në qershor.

Lexo lajmin e plotë... 

renato sanches

11/01/2024 19:37-Gjiganti i Serie A e do Armando Brojën qysh në janar

Interi raportohet se është tejet i interesuar në Armando Brojan, por kalimi i shqiptarit në janar varet nga largimi i Alexis Sanchez.

Detajet e plota>>>

broja

11/01/2024 19:16-Sevilla me transferim befasues nga Chelsea

Sevilla është gati të blejë sulmuesin e Chelseat, David Datro Fofana.

Klubi londinez ka njoftuar se ish-ylli i Moldes është tërhequr nga huazimi i tij te Union Berlin.

Lajmi i plotë>>>

burnley chelsea sanchez gallagher

11/01/2024 17:59-Erik ten Hag sërish pas një lojtari të Ajaxit

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është gati të sulmojë sërish ish-klubin e tij Ajax pasi dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin Brian Brobbey, sipas Mirror.

Trajneri holandez ka nisur tashmë planifikimin për afatin kalimtar veror të vitit 2024 dhe shpreson të nënshkruajë me 21-vjeçarin me të cilin kishte punuar në klubin Eredivisie.

ajax v sc heerenveen dutch eredivisie 2

11/01/2024 17:40-Portieri Andrea Hoxha largohet nga Ballkani

Portieri Alban Hoxha është larguar nga Ballkani. Kampionët këtë gjë e kanë konfirmuar përmes rrjeteve sociale.

11/01/2024 17:28-Chelsea vazhdon interesimin për Paulo Dybalan, klauzola e tij mbetet e ulët

Paulo Dybala ka një klauzolë lirimi prej 13 milionë euro në kontratën e tij me Romën dhe Chelsea thuhet po mendon të bëjë një lëvizje në mes të sezonit për sulmuesin argjentinas.

30-vjeçari ka qenë një figurë e rëndësishme për Giallorossët që nga ardhja e tij si transferim i lirë në verën e vitit 2022, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë 14 asistime në 56 paraqitje gjithsej.

Lexo lajmin e plotë...

dybala 1

11/01/2024 16:48-“Si Vatikani në Itali”: Mbappe ‘luan’ me liderët francezë për të ardhmen e tij te PSG

E ardhmja e Kylian Mbappe, jozyrtarisht, mbetet një çështje kombëtare në Francë. Në vitin 2022, në ditët më kritike të negociatave për rinovimin e saj, hynë në skenë Emmanuel Macron apo ish-presidenti, Nicolas Sarkozy. Tani, skenari është ndryshe, por shteti francez është i kapur pas zgjatjes së kontratës së një lojtari të cilin e adhurojnë dhe të cilin duan ta shohin sa më gjatë në Francë.

Detajet e plota>>>

mbappe macronn sarkozy

11/01/2024 16:22-Skuadrat evropiane pas Arijon Ibrahimovicit, në mesin e tyre edhe Milani

Zhvillimet emocionuese rrethojnë të ardhmen e talentit të Bayern Munichut, Arijon Ibrahimovic, me Milanin dhe Sporting Lisbonën që e konsiderojnë 18-vjeçarin si një objektiv të mundshëm të transferimit të verës.

Lajmi i plotë>>>

ibrahimovic

11/01/2024 16:04-Ngec transferimi i Elvir Gashijanit te Hajduk Spliti, mediat kroate zbulojnë arsyen

Para disa ditësh u raportua se Hajduku ka rënë dakord për gjithçka me Lapin për transferimin e Elvir Gashijanit, 17-vjeçarit të talentuar, ku lajmi u konfirmua inderekt edhe nga vetë lojtari, i cili ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale.

Hajduku u tha se do të paguajë 200 mijë euro dhe se do t'i japë Lapit një përqindje relativisht të vogël nga çdo transferim i ardhshëm.

Por, tani situata raportohet të jetë krejtësisht tjetër.

Lajmi i plotë

11/01/2024 15:36-Chelsea interesohet për Evan Ferguson

Sipas Evening Standard, Chelsea është i interesuar për sulmuesin Evan Ferguson si një objektiv afatgjatë transferimi.

Irlandezi i përshtatet politikës së transferimeve të Bluve, por Brighton heziton ta shesë atë dhe kontrata e tij e re forcon pozicionin e Pulëbardhave në treg.

19-vjeçari ka shkëlqyer me 6 gola këtë sezon në Ligën Premier dhe vlerësohet 65 milionë euro.

ferguson

11/01/2024 15:25-Roma e do mbrojtësin Chalobah në janar

Roma mbetet e interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, këtë janar.

Sipas mediave italiane, Roma e do Chalobah në një marrëveshje fillestare gjashtëmujore huazimi me një opsion për të blerë në verë.

chalobah

11/01/2024 15:18-Drejtuesit e Real Madridit mbështesin transferimin e Osimhen më shumë sesa të Mbappes

Real Madridi është padyshim i interesuar për Kylian Mbappe këtë verë, por ka pasur një ton raportimi nga kryeqyteti spanjoll se ata janë shumë më pak të interesuar se në vitin 2022.

Drejtuesit e klubit madrilen thuhet se duan Victor Osimhen më shumë sesa Mbappen.

Lajmi i plotë...

11/01/2024 14:16-Situata e sulmuesin Jalen Blesa ende e paqartë, shtohen klubet që e duan yllin e Prishtinës

Jalen Blesa deri më tani këtë sezon ka realizuar 10 gola dhe ka kontribuuar me tri asistime në 18 paraqitje me fanellën e kryeqytetasve.

Paraqitjet e tij të mira dhe kontrata pranë skadimit, pasi ka edhe gjashtë muaj, ka bërë që sulmuesi të bëhet një emër i lakuar nga klubet evropiane.

Lajmi i plotë

11/01/2024 13:46-Juventus përgatit planin për transferimin e Koopmeiners

Sipas Calciomercato.com, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli thuhet se ka filluar të hedhë bazat për një lëvizje për mesfushorin e Atalantas, Teun Koopmeiners.

Megjithatë, thuhet se për transferimin e tij duhen mbi 50 milionë euro.

Këtë sezon, Koopmeiners ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Koopmeiners 1

11/01/2024 13:41-Martial refuzon tri oferta

Sipas The Athletic, Anthony Martial ka refuzuar ofertat nga Fenerbahce, Marseille dhe një skuadër në Superligës së Arabisë Saudite.

28-vjeçari do të qëndrojë në Manchester United derisa kontrata e tij prej 250 mijë funteshnë javë të përfundojë në verë.

Martial

11/01/2024 13:36-Zyrtare: Jadon Sancho kthehet te Borussia Dortmundi

Borussia Dortmund dhe Manchester United kishte ditë që kishin arritur një marrëveshje në parim për sulmuesin anësor anglez, Jadon Sancho.

Megjithatë, vetëm sot (e enjte) ka ardhur njoftimi zyrtar mbi huazimin e anglezit në klubin nga Bundesliga.

Lajmi i plotë...

11/01/2024 13:25-Klubet e mëdha italiane e duan Hamad Traoren

Hamad Traore, i cili luan si mesfushor ofensiv dhe sulmues anësor pritet të largohet këtë afat kalimtar nga Bornemouth.

Sipas Sky Sports Italia, 23-vjeçari pëlqehet shumë nga klubet italiane, Napoli, Milan dhe Roma.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë e njeh mirë kampionatin italian pasi ka shkëlqyer te Empoli dhe Sassuolo para transferimit në Ligën Premier.

traore

11/01/2024 11:48-Eric Dier arrin për teste mjekësore te Bayern Munichu

Eric Dier ka arritur në Gjermani për të kryer testet mjekësore para transferimit nga Tottenham Hotspur te Bayern Munich.

Klubet tashmë kanë arritur marrëveshje, ashtu sikurse edhe Bayerni me lojtarin.

Zyrtarizimi i anglezit pritet të vijë sot (e enjte) gjatë ditës.

11/01/2024 11:45-“Pajtohem me ty”, Florentino Perez aprovon kërkesën e tifozit për transferimin e Mbappes

Emri i Kylian Mbappes vazhdon të lidhet në çdo afat kalimtar rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi.

Tani kur sulmuesit francez i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me PSG, lajmet për të ardhmen e tij veçse janë intensifikuar.

Thashethemeve për transferimin e Mbappes në Santiago Bernabeu nuk i ka shpëtuar as presidenti i Los Blancos, Florentino Perez.

Lajmi i plotë

11/01/2024 10:57-Arsenali paraqet ofertë për Borja Mayoral, por refuzohet nga Getafe

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi ‘vdekjeprurës’ në afatin kalimtar të janarit dhe thuhet se kanë paraqitur një ofertë për një nga lojtarët më klinikë në La Liga këtë sezon, Borja Mayoral të Getafes.  

Vetëm Jude Bellingham (13) ka shënuar më shumë gola sesa Mayoral, i cili ka 12 gola deri më tani këtë sezon në vetëm 19 paraqitje në La Liga.

26-vjeçari ka 15 kontribute golash në 22 ndeshje në përgjithësi, dhe forma e tij ka qenë thelbësore në shtytjen e Getafes drejt një vendi në garat evropiane këtë sezon.

Lajmi i plotë

11/01/2024 10:17-West Ham refuzon Lingardin

Sipas Daily Mail, West Ham United e ka përjashtuar një lëvizje për anglezin Jesse Lingard.

Lingard vazhdon të mbetet ende i papunë dhe në kërkim të një skuadre.

lingard jesse 2022 2023 nottingham forest 1025588348hjpg 1685542693 108282

11/01/2024 10:03-Gjilani ndan rrugët me dy yje të ekipit

Eksodi të klubi gjilanas si duket nuk ka të ndalur, pasi pas largimit të Redon Ismailit, tani janë larguar edhe dy lojtarë tjerë.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Egzon Bejtullai dhe anësorin Valmir Nafiu, me të cilët janë ndarë me marrëveshje të dyanshme.

Lajmi i plotë

11/01/2024 10:01-Rade Krunic afër zyrtarizimit te Fenerbahce

Drejtori i Milanit, Giorgio Furlani e ka konfirmuar marrëveshjen për kalimin e Rade Krunic te Fenerbahce.

“Po, marrëveshja duhet të jetë në rregull. I urojmë fat Rades, shpresoj që ai të bëjë gjëra të mëdha në Fenerbahce”, ka thënë Furlani.

Marrëveshja po vuloset për një tarifë rreth 4.5-5 milionë euro.

rade krunic

11/01/2024 10:00-Bayern Munich heq dorë nga blerja e Palhinhas

Bayern Munich ka vendosur të mos nënshkruajë me mesfushorin e Fulham, Palhinha në afatin kalimtar të janarit, sipas gazetarit Florian Plettenberg .

Një nga arsyet pse Bayern ka zgjedhur kundër nënshkrimit të mesfushorit është vlera e tij e lartë e transferimit, e cila është 50 milionë euro.

Gjigantët e Bundesligës janë aktualisht të fokusuar në nënshkrimin e një qendërmbrojtësi dhe Eric Dier shihet si opsion më real.

Palhinha

11/01/2024 09:58-Sancho për teste mjekësore te Dortmundi

Sot (e enjte) është dita e testeve mjekësore për Jadon Sancho si lojtar i ri i Borussia Dortmundit.

Klubet tashmë kanë nisur të shkëmbejnë dokumentet për marrëveshjen e huazimit.

Manchester United do të marrë rreth 4 milionë euro për huazimin e anglezit.

Sancho 1

10/01/2024 23:56-Arsenali gati që të aktivizojë klauzolën e Zubimendit

Mundo Deportivo raporton se gjigantët e Ligës Premier, Arsenali janë gati të paguajnë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh të mesfushorit të Real Sociedad, Martin Zubimendi.

Arsenali e do në afatin kalimtar të janarit.

Ndërsa Topçinjtë janë të etur për ta marrë lojtarin sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mesfushori thuhet se nuk është i interesuar të largohet nga klubi spanjoll për momentin.

Screenshot 118

10/01/2024 20:33-Mukiele dëshiron të bashkohet me Bayern Munich

Nordi Mukiele dëshiron të bashkohet me Bayern Munich dhe bisedimet mes klubeve po vazhdojnë.

Thomas Tuchel e ka aprovuar blerjen e tij javën e shkuar.

10/01/2024 18:31-Leonardo Bonucci arrin në Stamboll për teste mjekësore te Fenerbahce

Leonardo Bonucci ka arritur në Stamboll me agjentin e tij Alessandro Lucci për të përfunduar transferimin te Fenerbahce.

Italiani largohet nga Union Berlin pas vetëm katër muajsh në kryeqytetin gjerman, ku shënoi një gol në 10 paraqitje.

Lexo lajmi e plotë... 

418170534 920453489445288 1438587586733809816 n

10/01/2024 18:17-Interi i kthehet pistës së vjetër për sulmin, kërkon ta marr Luis Murielin në janar

Pasi ka krijuar hapësirë ​​në skuadër, Interi mund të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Atalantas, Luis Muriel këtë muaj.

Nerazzurrët ranë dakord të dërgojnë Lucien Agoume në Sevilla në huazim këtë javë dhe janë të hapur për të lënë Stefano Sensi të largohet te Leicester City, që janë të interesuar.

Lexo lajmin e plotë... 

5d672264c5cd4

10/01/2024 17:48-Arsenali kërkon një lëvizje për yllin e Newcastle

Arsenali raportohet se është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak, sipas Football Transfers.

Topçinjtë mund të mos e marrin në afatin kalimtar të janarit, por gjatë verës. Si trajneri Mikel Arteta ashtu edhe drejtori teknik Edu janë duke e vëzhguar situatën e sulmuesit.

isak

10/01/2024 17:45-“Nuk mund të besojmë që kemi refuzuar Bayernin, i kemi dhënë fjalën Tottenhamit” – agjenti i Dragusin befason me prapaskenat

Duke folur për gazetën rumune Gazeta Sporturilor, Florin Manea, agjenti i Radu Dragusin, diskutoi arsyetimin e qendërmbrojtësit që vendosi të bashkohet me Tottenham Hotspur, pavarësisht një avancimi të vonë nga Bayern Munich.

Lajmi i plotë>>>

dragusin

10/01/2024 17:24-Barcelona largohet nga gara për Kimmich

Barcelona kishte sytë për një mesfushor të fortë mbrojtës që kur i tha lamtumirë Sergio Busquets verën e kaluar.

Xavi kishte vënë fokusin e tij te Josua Kimmich si zgjedhja kryesore për të plotësuar boshllëkun e veteranit, por problemet financiare të klubit i penguan ata të bënin një lëvizje gjatë verës.

Lexo lajmin e plotë... 

kimmich

10/01/2024 17:23-Zbulohet plani i transferimeve të Milanit: Kush qëndron dhe kush largohet

Milani thuhet se ka hartuar planet për këtë afat kalimtar dhe atë të verës, duke vendosur se cilët lojtarë do të mbajë dhe cilët do të largohen.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë duan të fillojnë të ndërtojnë ekipin drejt sezonit të ardhshëm dhe tashmë kanë filluar të planifikojnë se si do të duket skuadra në të ardhmen, duke mbajtur disa yje kyç, ndërkohë që dërgon disa të rinj në huazim.

Lexo lajmin e plotë... 

milan

10/01/2024 17:22-Gjithçka e kryer, pritet vetëm zyrtarizimi i Sanchos te Dortmundi

Transferimi i Jadon Sanchos nga Manchester United te Borussia Dortmund tashmë është punë e kryer, pasi ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se United dhe Dortmund kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Jadon Sancho.

Lajmi i plotë... 

sancho

10/01/2024 15:28-Dhjetë transferimet më të mëdha nga klubet evropiane deri tani në afatin kalimtar të janarit 2024

Afati kalimtar dimëror ka filluar tash e 10 ditë dhe disa nga klubet nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi kanë bërë transferimet e para.

Transferimet e janarit shpeshherë cilësohen si ‘përforcime zori’, pasi vijnë në gjysmë të sezonit, por disa klube kanë nevojë të mëdha për të mbuluar pozitat ku mendojnë se duhet të forcohen.

Disa klube veçse kanë bërë blerjet e para në këtë afat kalimtar, por kush janë transferimet më të mëdha tashmë nga klubet evropiane?

Lexo lajmin e plotë...

Transferimet

10/01/2024 12:49-Kylian Mbappe sërish në qendër të vëmendjes

Kylian Mbappe mbetet lojtari më i përmendur në afatet kalimtare. Ai është pjesë e PSG-së, ku ka kontratë edhe gjashtë muaj.

Foot Mercato e bëri të kryer kalimin e tij te Real Madrid, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Për të lexuar të gjitha lajmet për Kylian Mbappen, klikoni këtu... 

al khelaifi mbappe. 1

10/01/2024 12:46-Arbër Hoxha bën hapin e madh në karrierë, prezantohet te Dinamo Zagrebi

Arbër Hoxha tani do të veshë fanellën e Dinamo Zagrebit, pasi kaloi nga Slaven Belupo në një transferim që shënon një hap të madh për karrierën e tij.

Lexo lajmin e plotë...

hoxha

10/01/2024 12:43-Edon Zhegrova me oferta nga klubet spanjolle, gjermane, italiane dhe angleze

Edon Zhegrova mund të jetë një nga lojtarët më të kërkuar të këtij afati kalimtar, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Lille në Ligue 1.

Në drejtim të tij kanë arritur oferta nga kampionate si La Liga, Bundesliga, Serie A dhe La Liga.

Lexo lajmet e fundit për Edon Zhegrovën.... 

Edon Zhegrova 3

10/01/2024 12:37-Valon Berisha kthehet në Evropë, transferohet te LASK

LASK ka bërë të ditur zyrtarisht se kanë transferuar Valon Berishën.

10/01/2024 12:35-Benjamin Kololli do të luajë te Baseli

Baseli ka njoftuar para dy javësh transferimin e Benjamin Kolollit. Skuadra zvicerane transferoi lojtarin kosovar me parametra zero. Ai madje ka debutuar me klubin e madh zviceran.

10/01/2024 12:32-Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani do të luajnë te Rapid Bukuresht

Dyshja nga Kosova, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani kanë kaluar te klubi i madh rumun, Radid Bukuresht në fillimi të këtij afati kalimtar.

Ermal Krasniqi kompletoi transferimin nga Cluj, ndërsa Florent Hasani nga Tirana. Të dy u zyrtarizuan para 1 janarit.

10/01/2024 12:21-Mbappe, Rabiot dhe tetë lojtarë të tjerë që pritet të ndryshojnë skuadra në janar

Afati i transferimeve të janarit është hapur zyrtarisht dhe një mori lojtarësh në të gjithë Evropën pritet të ndryshojnë klubin së shpejti, në huazim ose në mënyrë permanente.

Edhe pse transferimet më të mëdha zakonisht ndodhin në verë, ka shumë lojtarë cilësorë që mund të nënshkruajnë marrëveshje parakontrate me klubet e reja në mes të sezonit aktual.

Këtu janë futbollistët me vlerën më të lartë, kontratat e të cilëve skadon në verën e vitit 2024, sipas Transfermarkt:

Lexo lajmin e plotë...

rabiot