LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid dhe Manchester City në ‘luftë’ për shërbimet e sulmuesit të Gironës

Real Madrid dhe Manchester City në ‘luftë’ për shërbimet e sulmuesit të Gironës

Girona ka qenë një ndër ekipet surprizë këtë sezon në La Liga, teksa momentalisht janë lider në elitën e futbollit spanjoll, me një pikë më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak.

Një ndër lojtarët më të dalluar të këtij ekipi këtë sezon ka qenë anësori brazilian Savio, i cili momentalisht po luan në formë huazimi nga klubi francez Troyes.

Pasi iu bashkua katalanasve, 19-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar pesë asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat.

Forma e mirë e Savios ka rënë në sy të një numri të madh klubesh brenda dhe jashtë Spanjës.

Real Madridi gjen zëvendësuesin e Carvajalit në La Liga
Lexo po ashtu Real Madridi gjen zëvendësuesin e Carvajalit në La Liga

Real Madridi thuhet se po monitoron situatën e brazilianit, por siç duket e ardhmja e sulmuesit me shumë gjasë do të jetë jashtë Spanjës.

Siç raporton , Manchester City po kryeson garën për të siguruar shërbimet e Savios nga Troyesi.

Klubet arabe gati të ‘tronditin’ Evropën, planifikohet transferimi i tre yjeve të Ligës Premier
Lexo po ashtu Klubet arabe gati të ‘tronditin’ Evropën, planifikohet transferimi i tre yjeve të Ligës Premier

Në fakt, Troyes dhe Girona janë në pronësi të City Football Group, pronarët e Manchester Cityt gjithashtu, dhe kjo mund t’iu jap atyre një avantazh mbi Real Madridin.

Siç shton raporti, “Qytetarët” mund të nënshkruajnë me 19-vjeçarin për një shumë prej hiq më pak se 10 milionë euro, një çmim tejet i ulët në krahasim se sa do duhej të paguanin klubet tjera për sulmuesin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori