LAJMI I FUNDIT:

De Gea më në fund po bëhet me ekip të ri, spanjolli në bisedime me një klub arab

De Gea më në fund po bëhet me ekip të ri, spanjolli në bisedime me një klub arab

Ish-portieri i Manchester United, David de Gea, raportohet se është në bisedime me klubin e Ligës Saudite, Al-Shabab.

De Gea u largua nga “Djajtë e Kuq” në fund të sezonit të kaluar, duke i dhënë fund aventurës 12-vjeçare në “Old Trafford”. 33-vjeçari dukej se do të nënshkruante një kontratë të re me klubin qershorin e kaluar, duke hequr dorë nga një pjesë e pagës, por United më pas u tërhoq nga bisedimet dhe vendosi që të nënshkruajë me Andre Onanan.


Pasi paraprakisht ishte lidhur me një kalim tek Al-Nassr dhe Neëcastle United, mediumi anglez Daily Mail pretendon se bisedimet me Al-Shabab për transferimin e tij janë të avancuara.

De Gea, i cili pati 545 paraqitje për United, thuhej se u largua nga klubi për shkak se bordi i klubit dëshironte një portier i cili di të luajë me topin në këmbë dhe mund të nis aksionet.

Teksa Onana është më i mirë në këtë aspekt, është e debatueshme nëse gjiganti anglez kishte të drejtë kur lejoi largimin e De Geas.

Sezonin e fundit të De Geas me fanellën e United, ai e fitoi ‘Dorezën e Artë’ të Ligës Premier pasi mbajti 17 porta të pastra në sezonin ku United përfundoi në pozitën e tretë në tabelë.

Kjo njëherësh ishte hera e dytë që spanjolli e kishte fituar këtë çmim, pasi paraprakisht kishte qenë  fitues i tij edhe në sezonin 2017/18 kur atëherë kishte mbajtur 18 porta të pastra./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori