LAJMI I FUNDIT:

Aventura në Turqi zgjati vetëm pesë muaj, Ajeti pritet të zyrtarizohet te skuadra e re

Aventura në Turqi zgjati vetëm pesë muaj, Ajeti pritet të zyrtarizohet te skuadra e re

Pesë muaj qëndrim, pesë ndeshje të zhvilluara në total 118 minuta lojë dhe vetëm një gol i realizuar.

Kjo ishte aventura e Albian Ajetit në futbollin turk me fanellën e skuadrës Gaziantep që tanimë ka ndarë rrugët.


Sulmuesi kosovar është larguar nga skuadra turke dhe tanimë është një lojtar i lirë që po kërkon një skuadër të re.

Albian Ajeti gjen golin e parë me fanellën e Gaziantepit në Superligën e Turqisë
Lexo po ashtu Albian Ajeti gjen golin e parë me fanellën e Gaziantepit në Superligën e Turqisë

Por e ardhmja e tij duket se do të jetë sërish në Zvicër, pasi ish-skuadra e tij Basel po kërkon afrimin e sulmuesit.

26-vjeçari po synon të rikthehet në Zvicër për t’ia nisur nga fillimi karrierës së tij dhe për ta rikthyer formën e dikurshme pasi edhe para Gaziantepit karriera te Celtic nuk shkoi në mënyrën më të mirë.

Ish-reprezentuesi zviceran ka pasur formën më të mirë te Baseli, ku në 96 ndeshje realizoi 43 gola e asistoi në 21 të tjerë në dy periudha të ndryshme kohore.

Interesim për shërbimet e sulmuesi llapjan ka shprehur edhe Dinamo Bukureshti, megjithatë e ardhmja e tij pritet të jetë në Zvicër ku gjatë këtyre ditëve pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Baselit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori