LAJMI I FUNDIT:

A ka interesim nga Spanja për shërbimet e Thomas Partey? Eksperti Fabrizio Romano përgjigjet

A ka interesim nga Spanja për shërbimet e Thomas Partey? Eksperti Fabrizio Romano përgjigjet

Thomas Partey ishte lidhur së fundmi me një kalim në Spanjë, pasi u raportua se një sërë klubesh duke përfshirë Barcelonën, Atletico Madridin dhe Real Sociedadin kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, nuk ka diçka të vërtetë në këto thashetheme pasi siç ka zbuluar gazetari Fabrizio Romano, momentalisht nuk ka ndonjë shenjë për largimin e Partey nga Londra.


“Përkundër asaj që është raportuar nga disa media në Spanjë, unë nuk jam në dijeni se diçka po ndodh momentalisht me mesfushorin e Arsenalit, Thomas Partey”, ka thënë Romano për Caught Offside.

“Atletico Madridi nuk janë të interesuar, Barcelona dhe Real Sociedadi nuk janë duke shikuar për këtë mundësi momentalisht, nuk ka diçka tani për tani”.

“Disa klube nga Arabia e kërkuan atë qershorin e kaluar, por Arsenali vendosi që ta mbajë në ekip, andaj të shohim strategjinë e tyre gjatë muajve në vazhdim, por jo në janar, gjithçka duket e qetë tani”, përfundoi Romano.

Partey është paraqitur në vetëm katër ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, pasi ka qenë i lënduar për pjesën më të madhe të saj.

"Arsenali nuk ka shanse", agjenti zbulon klubin që mund ta transferojë Osimhenin
Lexo po ashtu "Arsenali nuk ka shanse", agjenti zbulon klubin që mund ta transferojë Osimhenin

Nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur ai do të rikuperohet dhe pikërisht për shkak të këtij fakti duket se klubet tjera po hezitojnë të nënshkruajnë me të.

Shitja e Partey pra bëhet edhe më e pamundur duke marrë parasysh rekordin e tij të lëndimeve, por një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet gjatë verës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori