LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja pse Armando Broja vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Chelsea

Zbulohet arsyeja pse Armando Broja vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Chelsea

Chelsea është i hapur për të shitur sulmuesin shqiptar, Armando Broja, para fundit të afatit kalimtar të janarit nëse oferta e duhur vjen.

Blutë thuhet se po e vlerësojnë sulmuesin e ri me rreth 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro, pasi e kuptuan se një numër i klubeve të Ligës Premier janë të interesuara për të.


Për disa, kjo vlerë është shumë e madhe për një të diplomuar në akademi me vetëm dy gola deri më tani këtë sezon dhe një çmim që mund të trembë ekipet e interesuara.

Chelsea i vendos çmim marramendës Armando Brojës
Lexo po ashtu Chelsea i vendos çmim marramendës Armando Brojës

Sipas gazetarit Ben Jacobs, vlerësimi i Chelsea për Brojën është për shkak se ata kanë përdorur shumën masive (mbi 70 milionë funte) që Manchester United pagoi për të nënshkruar me Rasmus Hojlund verën e kaluar.

“Shifra e Chelseat mund të jetë 50 milionë funte, me transferimin e Rasmus Hojlund të përdorur si masë, por të gjithë e pranojnë që tarifa e Hojlund kishte një taksë të Manchester United”, ka thënë fillimisht Jacobs për GiveMeSport.

“Kjo ishte shumë më e lartë se sa donte të paguante Manchester United. Hojlund shihej si një lojtar 60 milionë euro ose 70 milionë euro, por tarifa përfundimtare ishte shumë më afër 90 milionë euro”, përfundoi ai.

Për momentin, Chelsea nuk ka marrë një ofertë transferimi për Brojën, i cili ende ka gjasa të startojë në fillim në ndeshjen e ardhshme kundër Middlesbrough. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori