LAJMI I FUNDIT:

New York City rrit ofertën për Ballkanin, por edhe për Dellovën – 24 orët vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit kosovar

New York City rrit ofertën për Ballkanin, por edhe për Dellovën – 24 orët vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit kosovar

Lumbardh Dellova vazhdon ta ketë ende të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Ballkani apo do të largohet në ndonjë kampionat më të fortë.

Skuadra që po insiston më së shumti për transferimin e tij është ajo amerikan New York City që bën gara në elitën e futbollit amerikan MLS.

Javë më parë New York City kishte një buxhet prej 1 milionë eurove për transferimin e lojtarit, ku 350 mijë eurove do të shkonin te Ballkani dhe pjesa tjetër të shpërndahej në paga dhe komisione të ndryshme.


Megjithatë oferta prej 350 mijë eurove është refuzuar nga Ballkani, që tani ka një tjetër ofertë për Dellovën.

Listës së klubeve që e duan Lumbardh Dellovën i shtohet edhe klubi rumun
Lexo po ashtu Listës së klubeve që e duan Lumbardh Dellovën i shtohet edhe klubi rumun

Telegrafi mëson nga burime brenda klubit se New York City e ka rritur ofertën në 500 mijë euro plus i ka lënë edhe 20 për qind të kartonit të lojtarit Ballkanit.

Përveç ofertës së Ballkanit, New York City ka rritur ndjeshëm edhe pagën për Dellovën, ku mbrojtësi kosovar me këtë ofertë është pajtuar.

25-vjeçari ka në tavolinë ‘kontratën e jetës’ dhe po pret klubin suharekas që ta pranojë ofertën në mënyrë që të niset drejt SHBA-së për të nënshkruar kontratën.

Të gjitha lajmet nga Lumbardh Dellova
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lumbardh Dellova

Ballkani sot ka ditën e fundit për tu përgjigjur nëse do ta pranojë ofertën apo do ta refuzojë atë dhe nëse ndodh kjo e dyta atëherë New York City do të tërhiqet nga gara për Dellovën.

Për reprezentuesin kosovar interesim kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Astana, Viktoria Plzen, Ludogrest dhe Universiteta Craiova, me këta të fundit që ofruan 200 mijë euro.

Gjithashtu te Ballkani ka oferta edhe për futbollistët e tjerë si Nazmi Gripshi, Qëndrim Zyba, Armend Thaqi e Edvin Kuc, por deri më tani asnjëri nuk është lejuar të largohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po synon tre yje për të forcuar mesfushën e tij

Real Madridi po synon tre yje për të forcuar mesfushën e tij

La Liga
“Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik

“Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik

Liga e Kampionëve
PSG planifikon largimin e 11 lojtarëve - zbulohet objektivi kryesor

PSG planifikon largimin e 11 lojtarëve - zbulohet objektivi kryesor

Ligue 1
Liverpooli i gatshëm ta 'thyejë bankën' për transferimin e Vinicius Jr

Liverpooli i gatshëm ta 'thyejë bankën' për transferimin e Vinicius Jr

Premier League
FC Copenhagen, kundërshtari i FC Dritës nga elita e Evropës - detaje për gjigantin danez

FC Copenhagen, kundërshtari i FC Dritës nga elita e Evropës - detaje për gjigantin danez

Liga e Kampionëve
Misteri i medaljes së humbur zgjidhet, por ajo nuk përfundoi në xhepin e Trumpit

Misteri i medaljes së humbur zgjidhet, por ajo nuk përfundoi në xhepin e Trumpit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori