LAJMI I FUNDIT:

Renato Sanchez refuzon tri klube

Renato Sanchez refuzon tri klube

Roma po kërkon dëshpërimisht një rrugëdalje për Renato Sanches, por PSG i ka mbyllur dyert pas rikthimit të tij.

Megjithatë, lojtari nuk është i interesuar të kalojë në Turqi me Besiktas, Olympiacos apo PAOK. Ndërsa sesioni i transferimeve po përparon, e ardhmja e portugezit duket e pasigurt.

Sipas raportimeve të fundit nga gazeta sportive italiane ‘Il Corriere dello Sport’, situata është komplikuar për mesfushorin portugez. PSG nuk është e gatshme ta riintegrojë atë në skuadrën e tyre, duke e lënë Romën me vetëm një mundësi: gjetjen e një klubi të ri për të huazuar Sanches deri në qershor.


“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit
Lexo po ashtu “Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

Lojtari nga ana e tij duket se nuk është i bindur që të kalojë në skuadra si Besiktas, Olympiacos apo PAOK, gjë që i kufizon edhe më shumë opsionet e tij, pasi ato janë klubet më të interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Në vend të kësaj, Sanches shpreson të marrë oferta nga liga të kalibrit më të lartë, si Franca apo Portugalia, ku mund të gjejë një mjedis më mikpritës.

Ndërkohë, Roma gjendet në një ngërç në tregun e transferimeve. Përpara se të bëjnë nënshkrime të reja, klubi italian duhet të heqë qafe një lojtar nga skuadra e tyre aktuale. Renato Sanches, për shkak të kontributit të tij të kufizuar deri tani, po shfaqet si opsioni ideal për t’u larguar nga skuadra dhe për të liruar hapësira në listë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Ndërkombëtare
Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

La Liga
PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

Ndërkombëtare
As Messi as Ronaldo, ky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave sipas Donald Trump

As Messi as Ronaldo, ky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave sipas Donald Trump

Ndërkombëtare
Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

Ndërkombëtare
Barcelona synon yllin e Bayern Munich për ta përforcuar fazën e mbrojtjes

Barcelona synon yllin e Bayern Munich për ta përforcuar fazën e mbrojtjes

La Liga
Kalo në kategori