LAJMI I FUNDIT:

“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit
Reklama

Jose Mourinho nuk po përmbahet kur bëhet fjalë për Renato Sanchesin dhe lëndimet e tij. Vetëm dhjetë javë pas nënshkrimit të tij në huazim nga Paris Saint-Germain, Mourinho pyeti pse mesfushori është shpesh jashtë fushës.

Tash e disa sezone është evidente se Roma ka problem me lëndimet. Dhe nënshkrimi i Sanches, i cili jeton në një kalvar të vazhdueshëm, nuk dukej si kombinimi më i mirë.


Disa javë pas debutimit të tij, dyshimet konfirmohen. Dhe Mourinho, trajneri i tij te Roma, nuk kupton asgjë dhe ndihet i nervozuar.

“Ai është gjithmonë në dyshim dhe është e vështirë të kuptosh pse është gjithmonë i lënduar”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Italia pas fitores së Romës në Tiraspol.

“Bayern, PSG… dhe tani, nuk mund ta kuptojmë: ai luajti 45 minuta të dielën, pushoi tre ditë dhe më pas u lëndua pas 27 minutash”, përfundoi portugezi.

Këto fjalë habitën të gjithë për shkak të ashpërsisë së tyre. Mourinho pa sesi u lëndua bashkëkombësi i tij në fitoren e Romës ndaj Sherifit, në Ligën e Evropës dhe nuk e fshehu dot zhgënjimin.

Ky është dëmtimi i dytë i Renatos këtë sezon pas lëndimit të tij vetëm disa orë pas debutimit të tij, ku ai luajti 25 minuta atë ditë.

Ndeshja e Ligës së Evropës ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar për Sanches pasi luajti të dielën e kaluar kundër Empolit, ku shënoi dhe luajti mirë. Por, lëndimet po e pengojnë sërish. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritet në pozitë rekord, Shqipëria bie për tri pozita

Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritet në pozitë rekord, Shqipëria bie për tri pozita

Përfaqësueset
Barcelona merr 'vendimin përfundimtar' për Joao Cancelon

Barcelona merr 'vendimin përfundimtar' për Joao Cancelon

La Liga
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

Tenis
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti plot lëvdata për yllin ‘befasues’ të Real Madridit

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti plot lëvdata për yllin ‘befasues’ të Real Madridit

La Liga
Përparim Hetemaj i jep sot fund karrierës 19 vjeçare, në këtë ndeshje do të gjykojnë gjyqtarët nga Kosova

Përparim Hetemaj i jep sot fund karrierës 19 vjeçare, në këtë ndeshje do të gjykojnë gjyqtarët nga Kosova

Ndërkombëtare
Kalo në kategori