LAJMI I FUNDIT:

Ferland Mendy vështirëson transferimin e Davies te Real Madridi

Ferland Mendy vështirëson transferimin e Davies te Real Madridi

Real Madridi ka qenë në kërkim të mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut, Alphonso Davies që nga vera e kaluar, me yllin kanadez në krye të listës së tyre për të përmirësuar mbrojtjen. Ata besojnë se mund të sigurojnë nënshkrimin e tij për rreth 40-50 milionë euro, por Ferland Mendy mund t’ia vështirësojë atyre rregullimin e planeve.

Pavarësisht se Carlo Ancelotti e bën atë titullarin të padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes sa herë që është i përshtatshëm, Los Blancos janë të prirur të largojnë 28-vjeçarin, i cili ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij.


Të rënduar nga çështjet e dëmtimeve, edhe vitin e kaluar ata ishin të hapur për një largim për Mendy, por i vetmi interes erdhi nga Arabia Saudite, një përvojë që lojtari nuk ishte i interesuar.

Real Madridi ofron kartonin e një lojtari si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Davies
Lexo po ashtu Real Madridi ofron kartonin e një lojtari si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Davies

Me ardhjen e Davies të planifikuar për këtë verë, Real Madrid shpresonte të shiste Mendy këtë verë, por sipas gazetës Marca, francezi nuk e ka ndërmend të shkojë askund.

Ai e di se ka besimin e Ancelottit, i cili së fundmi e quajti atë si mbrojtësi i majtë më i mirë mbrojtës në botë, dhe nuk i trembet as konkurrencës me Davies. Ai është i lumtur në Madrid dhe dëshiron të mbetet në çdo rast.

Ndërsa raporti vazhdon duke thënë se asnjë vendim nuk do të duhet të merret derisa Davies të nënshkruajë, nëse Mendy zgjedh të qëndrojë, atëherë Fran Garcia ka të ngjarë të largohet, vetëm një vit pas kthimit në Santiago Bernabeu.

Garcia ka pasur një sezon të ndërlikuar në Real Madrid pas një fillimi të mirë. Mbrojtja e tij e nuk është aspak bindëse dhe kjo i ka kushtuar atij vendin e tij në formacion, me Ancelottin që vetëm herë pas here e inkuadron atë.

Me Kontratën e Mendyt deri në vitin 2025, mund të ketë kuptim nëse Garcia do të largohej në huazim për një sezon, me një vend të mundshëm që i hapet pas asaj kohe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori