LAJMI I FUNDIT:

Barcelona gati për lëvizjen e radhës, synon transferimin e yllit të Arsenalit

Barcelona gati për lëvizjen e radhës, synon transferimin e yllit të Arsenalit

Barcelona janë duke e përcjellur me kujdes situatën e mesfushorit të Arsenalit, Thomas Partey, i cili mund të shitet gjatë afatit kalimtar veror sipas Diario AS.

Mesfushori ganez ka pasur një sezon të vështirë me “Topçinjtë”. Ai tashmë ka humbur 20 ndeshje për klubin për shkak të dy lëndimeve të ndryshme.


Partey u rikthye në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dje, por kjo nuk ka bërë që të ndalen thashethemet mbi të ardhmen e tij.

AS pretendon se Barcelona janë duke mbajtur një sy tek Partey, i cili mund të shitet gjatë verës për shkak të interesimit afatgjatë të Arsenalit për Martin Zubimendin.

“Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur” – Ancelotti godet Barcelonën, ua përmend skandalin e Negreiras
Lexo po ashtu “Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur” – Ancelotti godet Barcelonën, ua përmend skandalin e Negreiras

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka përcjellur Zubimendin tash e një kohë dhe raportohet se paratë nga shitja e Partey do të përdoreshin për transferimin e spanjollit.

Teksa Barcelona janë duke monitoruar ganezin, është sugjeruar se një kalim i tij në Arabinë Saudite është më i mundshëm pasi Arsenali dëshiron të shesë për një shumë të majme parash.

Ai u transferua për 50 milionë euro nga Atletico Madridi dhe tani drejtuesit e klubit anglezë do të synojnë që të përfitojnë të paktën gjysmën e asaj shume nga shitja e tij, diçka që mund të jetë e papërballueshme për blaugranasit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori