LAJMI I FUNDIT:

Interi ka një marrëveshje me Murielin, po tentohet të bindet Atalanta për transferimin e kolumbianit në janar

Interi ka një marrëveshje me Murielin, po tentohet të bindet Atalanta për transferimin e kolumbianit në janar

Interi është duke kërkuar angazhimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit.

Gjiganti italian ka në radhët e veta katër futbollistë në sulm si Lautaro Martinez, Marcus Thuram, Alexis Sanchez dhe Marko Arnautovic për momentin.


Megjithatë trajneri i Interit, Simone Inzaghi përveç dyshes Lautar-Thuram nuk është i kënaqur me dy të tjerët dhe ka kërkuar afrimin e një sulmuesi tjetër.

Alexis Sanchez mund të largohet gjatë ditëve të fundit të janarit, derisa Interi ka rikthyer vëmendjen nga sulmuesi kolumbian Luis Muriel.

32-vjeçari është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Atalantën dhe ai mund të mbërrijë në Giuseppe Meazza me një kosto të ulët.

Interi i kthehet pistës së vjetër për sulmin, kërkon ta marr Luis Murielin në janar
Lexo po ashtu Interi i kthehet pistës së vjetër për sulmin, kërkon ta marr Luis Murielin në janar

Calciomercato ka raportuar se Inter tanimë ka pasur bisedimet e para me agjentin e lojtarit dhe pas finales së Superkupës së Italisë palët pritet të takohen sërish.

Muriel i ka dhënë fjalën Interit, derisa tani Neroazzurët duhet të bindin Atalantan që të heqin dorë nga lojtari ose të paguajnë një shumë modeste për transferimin e tij në janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Kalo në kategori