LAJMI I FUNDIT:

Artetas nuk i pëlqejnë pyetjet për të ardhmen e Aaron Ramsdales

Artetas nuk i pëlqejnë pyetjet për të ardhmen e Aaron Ramsdales

E ardhmja e Aaron Ramsdales vazhdon të jetë ende e paqartë nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar dimërorë.

Portieri anglez ka humbur vendin e titullarit në Londër pas ardhjes së David Rayas dhe ai e di se për të shkuar në Euro 2024 duhet të luaj më shumë.


Newcastle United po këmbëngul për transferimin e portierit anglez, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë e pasigurt dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Reagimi i Artetas ndaj veprimit të Rayas i thotë të gjitha
Lexo po ashtu Reagimi i Artetas ndaj veprimit të Rayas i thotë të gjitha

Megjithatë trajneri spanjoll nuk ka dhënë detaje nëse Ramsdale do t’i bashkohet Newcastles, pasi ka dhënë një përgjigje diplomatike.

“Nuk do të them se asnjë lojtar nuk do të shkojë në Newcastle. Ose asnjë anëtar i stafit, nuk do ta them”, tha fillimisht Arteta.

“Nëse thua po ose jo, nuk do ta them. Është e qartë apo jo? Jo? Mirë, përgjigjja është jo për çdo lojtar”.

Ramsdale afër largimit nga Arsenali, dy klube angleze të interesuara për të
Lexo po ashtu Ramsdale afër largimit nga Arsenali, dy klube angleze të interesuara për të

“Nuk do ta them për asnjë lojtar. Nuk garantoj për asnjë lojtar apo anëtar stafi që nuk do të largohet në janar. Newcastle apo ndonjë klub tjetër. Pra, është jo. E qartë?”, tha Arteta që ishte i revoltuar nga pyetjet për të ardhmen e futbollistëve të tij.

25-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në janar te Newcastle, por asgjë deri më tani nuk ka ndodhur dhe bardhezinjtë do të tentojnë deri në fund të janarit të nënshkruajnë me të. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori