LAJMI I FUNDIT:

Jorge Mendes zbulon dy lojtarët që Barcelona dëshiron t’i blejë gjatë verës

Jorge Mendes zbulon dy lojtarët që Barcelona dëshiron t’i blejë gjatë verës

Agjenti portugez i futbollit, Jorge Mendes, foli për të ardhmen e klientëve të tij, Joao Felix dhe Joao Cancelo, në Barcelonë, në Globe Soccer Awards.

Blaugranët duket se janë të gatshëm të përpiqen të nënshkruajnë përgjithmonë me Felix dhe Cancelo pasi mahnitën me paraqitjet e tyre këtë sezon.


Të dy nuk do të jenë të lirë, që do të thotë se Joan Laporta duhet të gjejë një mënyrë për t’i ri-nënshkruar pa i shkaktuar dëme financiare klubit.

Megjithatë, agjenti i tyre, portugezi Mendes ka thënë se Barcelona do t’i nënshkruaj të dy gjatë verës, kur huazimet e tyre të përfundojnë.

“Barcelona dëshiron të mbajë Joao Flixin dhe Joao Cancelon përtej këtij sezoni, ata duan t’i bëjnë marrëveshjet të përhershme”.

“Kritika për Joao Felix? Paraqitjet e tij kanë qenë shumë të mira deri më tani”, ka thënë Mendes.

Ndryshe, Felix ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 26 paraqitje për Barçën këtë sezon, ndërsa Cancelo ka kontribuar me pesë gola në 22 ndeshje gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori