LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shifra e vërtet që Juventusi do të paguajë për Carlos Alcaraz – mund të bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në histori

Zbulohet shifra e vërtet që Juventusi do të paguajë për Carlos Alcaraz – mund të bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në histori

Juventusi është i vendosur të blejë 21-vjeçarit Carlos Alcaraz nga Southampton para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, por bardhezinjtë do të duhet të paguajnë më shumë se sa pritej fillimisht për mesfushorin argjentinas.

Sipas raporteve nga Gianluca Di Marzio, Juve do të paguajë një tarifë prej 3.74 milionë euro për të sjellë Alcarazin në huazim për pjesën e mbetur të sezonit 2023/24, dhe do të ketë një opsion për të blerë për 49.14 milionë euro për ta nënshkruar me të gjatë verës.


Kjo do të thotë se kostoja totale e tarifave të transferimit do të jetë vetëm 53 milionë euro në të gjithë tarifën e huazimit dhe opsionin për të blerë. Kjo është dukshëm më e lartë se shuma e vlerësuar prej 35-40 milionë euro që ishte raportuar nga media të ndryshme në Itali ditët e fundit.

Argjentinasi do të ishte blerja e gashtë më e madhe në histori të klubit, pas emrave si Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain, Mattis de Ligt, Dusan Vlahovic dhe Arthur Melo.

Megjithatë, ka një detaj të vogël. Tarifa e huazimit thuhet se do të rritet nëse Juventusi nuk e fut të luajë rregullisht Alcarazin, por gjithashtu do të ulet nëse ai luan shumë.

Nëse Juventusi nënshkruan përgjithmonë Alcaraz, Southampton do të përfitojë jashtëzakonisht shumë, duke pasur parasysh se ata e sollën atë për një tarifë prej 14 milionë euro në janar 2023.

Ylli i Southamptonit pranon transferimin te Juventusi
Lexo po ashtu Ylli i Southamptonit pranon transferimin te Juventusi

Po ashtu edhe ish-skuadra e Alcaraz, Racing Club ka gjithashtu të drejtën e 15 për qind të fitimeve nga shitja.

Alcaraz do t’i nënshtrohet pjesës së parë të ekzaminimeve mjekësore në Londër në orët në vijim, përpara se të udhëtojë drejt Torinos për të përfunduar formalitetet e transferimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori