LAJMI I FUNDIT:

Wenger i jep udhëzime Arsenalit për transferimin e Benzemas, francezi mund të rikthehet në Evropë

Wenger i jep udhëzime Arsenalit për transferimin e Benzemas, francezi mund të rikthehet në Evropë

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se Karim Benzema duhet të jetë nënshkrimi i preferuar i klubit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Benzema po luan në Arabinë Saudite tek Al-Ittihadi momentalisht, por 36-vjeçari do të dëshironte një rikthim në Evropë.


Wenger beson se në rast se dëshira e francezit për rikthim në Evropë është serioze, Arsenali duhet të nënshkruajë me të.

Ai ndër të tjerash e pranoi se kishte tentuar transferimin e Benzemas, gjatë kohës sa ishte në krye të ekipit.

“Ai ishte në garë me Higuain për një kohë. Ishte tri ndeshje për Higuain, tri ndeshje për Benzema”, ka thënë fillimisht Wenger.

Benzema ‘zhduket’ dhe nuk shfaqet në stërvitje, përjashtohet nga trajneri për turneun në Dubai
Lexo po ashtu Benzema ‘zhduket’ dhe nuk shfaqet në stërvitje, përjashtohet nga trajneri për turneun në Dubai

“Ai ka luajtur gjithmonë duke u bazuar në pasime dhe kombinime, kështu që ishte sulmuesi ideal”.

“Ai është një sulmues që i bën njerëzit rreth tij më të mirë dhe ndonjëherë ju keni sulmues që shënojnë gola, por ata i bëjnë lojtarët përreth më të dobët. Ai nuk është njëri nga ta. Nëse e vendosni Benzeman në skuadër, unë do të doja të luaja me të”, është shprehur Wenger.

Mikel Arteta jo shumë kohë më parë kishte thënë se është pothuajse “e pamundur” për ekipin e tij nënshkrimi me një sulmues këtë verë, ndërsa pretendoi se vështirësitë e tyre para golit me shumë mundësi janë një “problem psikologjik”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori