LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Jadon Sancho kthehet te Borussia Dortmundi

Zyrtare: Jadon Sancho kthehet te Borussia Dortmundi

Borussia Dortmund ka njoftuar edhe zyrtarisht rikthimin e Jadon Sanchos nga Manchester Unitedi.

Klubi gjerman dhe ai anglez kishte ditë që kishin arritur një marrëveshje në parim për sulmuesin anësor anglez, Sancho.


Megjithatë, vetëm sot (e enjte) ka ardhur njoftimi zyrtar mbi huazimin e anglezit në klubin nga Bundesliga.

Është vet faqja zyrtare e Dortmundit, e cila ka njoftuar kthimin e Sanchos me anë të disa postimeve.

“Borussia Dortmund ka nënshkruar me lojtarin ofensiv Jadon Sancho në formë huazimi deri në fund të sezonit”.

“Anglezi, aktualisht te Manchester United, nënshkroi të enjten kontratë huazimi deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.

23-herë reprezentuesi anglez luajti gjithsej 137 ndeshje konkurruese (50 gola/64 asistime) për Borussia Dortmund midis viteve 2017 dhe 2021.

Në vitin 2021, ai fitoi Kupën DFB me Dortmundin pas një fitore 4-1 kundër RB Leipzig. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori