LAJMI I FUNDIT:

Struga Trim Lum merr Shaban Zenkun nga Borussia Mönchengladbach

Struga Trim Lum merr Shaban Zenkun nga Borussia Mönchengladbach

Kampionët në fuqi të Superligës së Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kanë transferuar talentin shqiptar, Shaban Zenkun, i cili është i dalur nga shkolla e skuadrës së njohur, Borusia Menhegledbah.

19 vjeçari me liderët aktual ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.


“Jam i lumtur që bëhem pjesë e skuadrës së Strugës, kampione në fuqi dhe lidere e renditjes. Besoj të ndihmoj skuadrën të arsyetoj besimin. Edhe përkundër ofertave të shumta, unë zgjodha Struga Trim Lum, kjo për shkak epitetit të kampionit, seriozitetit dhe udhëheqësisë së kësaj skuadre, për të cilën kam dëgjuar vetëm fjalë pozitive” ka thënë Zenku.


“Kam kaluar 4 vitet e fundit te akademia e Borussia M’gladbach dhe realisht pas ekipit U19 pritej të bashkohem me ekipin e parë. Ndërkohë ndodhën disa gjëra dhe më pas një dëmtim më largoi na terrenet e futbollit. Jam rikuperuar dhe kam analizuar me kujdes situatën, për të bërë hapin e duhur. Familja dhe këshilltari jonë vlerësuan se hap i mirë të vija në Maqedoni, Shqipëri apo Kosovë, që të kthehem në nivelin e dëshiruar. Kisha oferta interesante dhe shumë të mira, Struga u fut në lojë e fundit, por më bëri përshtypje fakti që më donin me çdo kusht dhe direkt insistonin të firmosim. Kështu erdhi deri te akordi dhe besoj ta arsyetoj besimin e shprehur”, tha Shaban Zenku.

Shaban Zenku është një ndër futbollistët e rrallë shqiptarë që ka provuar veten të luaj me tre përfaqësuese, edhe atë me Kosovën, Shqipërinë dhe së fundmi edhe me Maqedoninë, duke zhvilluar 7 ndeshje me gjeneratën U19, ku edhe ka realizuar 3 gola, ndërsa i njëjti tashmë pret edhe ftesë nga përfaqësuesja U21 e Dragan Kanatllarovskit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori