LAJMI I FUNDIT:

Dy klube i bashkohen Real Madridit në garën për Alphonso Davies

Dy klube i bashkohen Real Madridit në garën për Alphonso Davies

Beteja për Alphonso Davies ka arritur një nivel të ri, me Chelsean dhe Manchester Cityn që shprehin një interesim të fortë për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të talentuar të Bayern Munichut.

Sipas kontratës deri në vitin 2025, 23-vjeçari është objektivi kryesor i Los Blancos, i cili e sheh atë si një opsion vendimtar për të forcuar mbrojtjen e tyre.


Pavarësisht se ka Ferland Mendyn dhe Fran Garcian premtues, Real Madrid e ka shënuar Davies si prioritetin e tyre në mbrojtjen e majtë.

Mesazhi i Tuchel për Davies pas 'flirtimit' të kanadezin me Real Madridin
Lexo po ashtu Mesazhi i Tuchel për Davies pas 'flirtimit' të kanadezin me Real Madridin

Me Bayern Munich të prirur për të mbajtur kanadezin, klubi spanjoll është i gatshëm të investojë deri në 50 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij.

Megjithatë, konkurrenca për Davies po intensifikohet pasi Manchester City ka shprehur interesim me një ofertë të mundshme prej 70 milionë euro.

Dy lojtarë mund të parandalojnë kalimin e Davies te Real Madridi
Lexo po ashtu Dy lojtarë mund të parandalojnë kalimin e Davies te Real Madridi

Kampioni i Evropës po kërkon të forcojë skuadrën me mbrojtësin, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e Chelseat.

Me përfundimin e kontratës së Davies në vitin 2025, Bayern Munich do të kërkojë ta mbajë atë, por interesimi i klubeve si Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea mund të ndikojë në vendimin e tyre të ardhshëm. /Telegrafi/