LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bayern Munich prezanton blerjen e re Sacha Boey

Zyrtare: Bayern Munich prezanton blerjen e re Sacha Boey

Sacha Boey tanimë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i gjigantit gjerman Bayern Munich, pas transferimit nga Galatasaray.

Këtë e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e klubit të cilët lëshuan një komunikatë duke njoftuar për transferimin e reprezentuesit francez.


“Ne jemi të kënaqur që kemi nënshkruar me një lojtar të ri me shumë potencial në një kontratë afatgjatë. Ai ka performuar mjaft mirë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj nesh. Kjo do të thotë se përveç se e kemi përmirësuar ekipin, kemi shtuar gjithashtu më shumë kualitet”, ka thënë shefi i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.

I lumtur për transferimin e Boey ishte edhe drejtori sportiv i bavarezëve, Christoph Freund, i cili veçoi shpejtësinë dhe fizikun e francezit si dy pika kyçe të lojtarit.

“Sacha Boey është shumë i shpejtë dhe një mbrojtës i djathtë i fortë fizikisht, i cili mbulon shumë hapësira gjatë ndeshjes dhe nuk ka frikë nga ndërhyrjet. Ai ishte gjithashtu favoriti i tifozëve tek Galatasaray dhe është zhvilluar shumë mirë gjatë viteve të fundit. Ai arrin me eksperiencë në Ligën e Kampionëve dhe ka fituar titullin me Galatasaray vitin e kaluar. Ai do të shtojë kualitetin tonë në mbrojtje”, është shprehur Freund.

Për fund, disa fjalë ka thënë edhe vet Boey, i cili u shpreh se ky transferim për të do të thotë se është bërë ëndrra realitet.

“Kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua. Është një ndër për mua që kam mundësinë të luajë për një klub të madh si Bayerni. Unë po shikoj para për të takuar ekipin tim të ri dhe për të luajtur me këta lojtar të mëdhenj në të ardhmen. Si lojtar, unë jam një mbrojtës që më pëlqen të sulmoj, dhe jam i lumtur që të përfshihem në sulm ashtu si në mbrojtje”, deklaroi Boey./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori