LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund të besojmë që kemi refuzuar Bayernin, i kemi dhënë fjalën Tottenhamit” – agjenti i Dragusin befason me prapaskenat

“Nuk mund të besojmë që kemi refuzuar Bayernin, i kemi dhënë fjalën Tottenhamit” – agjenti i Dragusin befason me prapaskenat

Duke folur për gazetën rumune Gazeta Sporturilor, Florin Manea, agjenti i Radu Dragusin, diskutoi arsyetimin e qendërmbrojtësit që vendosi të bashkohet me Tottenham Hotspur, pavarësisht një avancimi të vonë nga Bayern Munich.

“Nuk mund të besojmë se kemi refuzuar Bayern Munich”, deklaroi Manea. “Radu i kishte dhënë fjalën Tottenhamit dhe zgjodhi ta respektonte këtë. Ne të gjithë jemi akoma me mendje në ajër”.

Është raportuar nga Fabrizio Romano të martën në mbrëmje se Bayern Munich paraqiti një ofertë zyrtare te Genoa për të tentuar të rrëmbejë lëvizjen e Dragusin në skuadrën e Ligës Premier.


Bayerni dhe Milani kanë gati ofertat për Dragusin, nga shitja e mbrojtësit do të fitoj edhe Juventusi
Lexo po ashtu Bayerni dhe Milani kanë gati ofertat për Dragusin, nga shitja e mbrojtësit do të fitoj edhe Juventusi

Por, pas diskutimit, Manea deklaroi se një vendim u mor në orën 8 të mëngjesit të së mërkurës dhe se Dragusin do t’i bashkohej Tottenhamit pasi ai “ëndërronte të luante në Ligën Premier që kur ishte fëmijë”, pavarësisht nga më shumë para nga Bayern Munich dhe interesimi nga dy rivalët e Serie A: Milan dhe Napoli.

Pasi humbi Dragusin, Bayern Munich ka prioritet një lëvizje për Eric Dier të Tottenham. Rekordmeister kanë pasur një marrëveshje verbale me Dier prej disa kohësh dhe anglezi pritet t’i kushtojë skuadrës së Bundesligës rreth 4 milionë euro.

Nëse arrihet një marrëveshje totale, Dier thuhet se do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2025 plus një opsion 12 muajsh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori