LAJMI I FUNDIT:

Mbreti Charles III i dërgon një letër Trumpit – çfarë shkruhej në të?

Mbreti Charles III i dërgon një letër Trumpit – çfarë shkruhej në të?

Takimi midis Donald Trump dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer në Uashington të enjten rezultoi në një ftesë “të paprecedentë” për presidentin amerikan nga mbreti Charles III i Britanisë.

Por çfarë kishte në të vërtetë në letrën që Starmer i dorëzoi Trumpit?

Kryeministri britanik tha se ajo përmbante një ftesë për një “vizitë të dytë shtetërore të paprecedentë”.


“Kjo është vërtet e veçantë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. E paprecedentë”, tha Starmer, duke vënë një dorë mbi supin e Trumpit.

“Mendoj se kjo thjesht simbolizon forcën e marrëdhënies mes nesh”, vazhdoi ai.

“Mendoj se vizita e fundit shtetërore ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Madhëria e tij Mbreti dëshiron ta bëjë këtë edhe më të mirë se kaq. Pra, kjo është – kjo është me të vërtetë historike”, shtoi tutje Starmer.

Bëhet e ditur se teksa mori dhe hapi letrën, Trump e përshkroi Mbretin si “një zotëri të shkëlqyeshëm dhe të mrekullueshëm” dhe vuri në dukje nënshkrimin e tij “të bukur”, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Ai është një burrë i mirë. Një njeri i mrekullueshëm”, tha Trump.

“Unë e kam njohur atë shumë mirë, në fakt”, shtoi ai.

Raportohet se përmbajtja e letrës që Trump u dërgoi gazetarëve tregon se Mbreti është “i etur” për të ndërtuar fuqinë e marrëdhënies së tij personale me presidentin.

Në paragrafin e parë, Charles duket se përshkruan “gjerësinë e sfidave në mbarë botën” dhe “rolin jetësor” që dy vendet e tyre duhet të luajnë në “promovimin” e vlerave që “kanë shumë rëndësi për të gjithë”.

Ai e nis paragrafin e dytë duke kujtuar vizitat e mëparshme të Trumpit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë mandatit të tij të parë si president dhe i ofron atij opsione se si ata mund të takohen më pas në një mënyrë që është më e përshtatshme për presidentin.

“Kujtoj me shumë mall vizitat tuaja në Mbretërinë e Bashkuar gjatë presidencës suaj të mëparshme dhe kujtoj planin tonë të sapolindur që ju të vizitoni Shtëpinë e Dumfries, në Skoci, kur filloi pandemia globale dhe të gjitha u anuluan. Mund të them vetëm se do të ishte një kënaqësi e madhe ta bëja atë ftesë edhe një herë, me shpresën se në një moment mund të vizitoni Turnberry. Një alternativë ndoshta mund të jetë që ju të vizitoni edhe Balmoral”, shkroi Mbreti.

Mbreti më pas kërkon disa pika të përbashkëta: “Ka shumë gjëra që mendoj se mund t’ju duken interesante dhe t’i shijoni – veçanërisht pasi Fondacioni im në Dumfries House ofron trajnime për aftësitë e mikpritjes për të rinjtë që shpesh përfundojnë si staf në institucionet tuaja”.

Ndërsa letra mbyllet duke thënë se një vizitë do të paraqiste “një mundësi për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh me interes të ndërsjellë” dhe “do të ofronte një shans të vlefshëm për të planifikuar një vizitë historike të dytë shtetërore”, duke shtuar se ata së bashku mund të diskutojnë “një sërë opsionesh për vendndodhjen dhe përmbajtjen e programit”.

“Duke bërë këtë, duke punuar së bashku, e di që do të përmirësojmë më tej marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve tona, për të cilat jemi të dy kaq krenarë”, përfundon Charles. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Kalo në kategori