LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -5° fair_day

Inovacion në shëndetësi – Studentët e “Kadri Zekës” në Gjilan krijojnë “Sistemin e Menaxhimit të Spitalit”

Inovacion në shëndetësi – Studentët e “Kadri Zekës” në Gjilan krijojnë “Sistemin e Menaxhimit të Spitalit”

Një grup i studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë realizuar një projekt në përmirësimin e sistemeve shëndetësore, duke sjellë automatizim dhe menaxhim më efikas të të dhënave dhe shërbimeve spitalore.

Projekti inovativ  “Sistemi i Menaxhimit të Spitalit (SMS)” i krijuar nga studentët, është një platformë dixhitale e dizajnuar për të lehtësuar dhe optimizuar menaxhimin e spitaleve dhe institucioneve shëndetësore.

“Grupi i studentëve, i përbërë nga Gazmend Halili, Donat Beqiri, Dimal Hajrizi, Rona Beqiri dhe Olti Bekteshi, ka realizuar këtë projekt nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Aferdita Ibrahimi. Platforma SMS ka për qëllim të përmirësojë ndjeshëm administrimin spitalor duke dixhitalizuar proceset kryesore, si menaxhimi i pacientëve, planifikimi i termineve, organizimi i analizave laboratorike dhe kontrolli i medikamenteve”, thuhet në njoftim.


Në njoftim theksohet se ky sistem modern është ndërtuar mbi një arkitekturë me role, ku secili përdorues ka qasje në funksionalitete të caktuara, bazuar në rolin e tij në spital.

“Ky projekt inovativ ka potencial të madh për t’u implementuar në spitalet publike dhe private, duke ndihmuar institucionet shëndetësore të kalojnë nga metodat tradicionale të menaxhimit në një sistem tërësisht dixhital. Duke marrë parasysh nevojën e madhe për modernizimin e spitaleve, SMS mund të shërbejë si një model për një menaxhim më të organizuar dhe efikas në sektorin e shëndetësisë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Kalo në kategori