LAJMI I FUNDIT:

Qeverisja katër vjeçare e Kurtit – përplasje e ashpër në Kuvend

Qeverisja katër vjeçare e Kurtit – përplasje e ashpër në Kuvend

Deputetët opozitarë dhe ata të pushtetit janë përplasur ashpër në seancën e sotme të Kuvendit, ku po zhvillohet debati parlamentar për katër vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurti.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se “korrupsionin në qeverinë Kurti nuk e mbulojnë as sulmet terroriste në veri”.

“Korrupsionin potencial me 2.123 kontrata që e keni bërë pa shpallje të tenderit dhe që e keni bërë me negocim të drejtpërdrejtë nuk e mbulojnë as sulmet terroriste në veri. Nuk e mbulon me asnjë shpifje që po mundohesh me bë ti dhe të gjithë eksponentët e LVV-së”, tha ajo.


Asaj i reagoi deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi i cili akuzoi deputeten Bajrami se në kohën sa ishte ministre e Industrisë ka humbur gruri në rezervat shtetërore.

“Si ministre në MTI a e ka gjetur grurin në rezerva apo jo. Mos të na shet moral këtu për shpifje dhe të pavërteta. Shpifje dhe të pavërteta është duke prodhuar ajo së bashku me disa argatë të tjerë. S’ka korrupsion dhe s’do të ketë asnjëherë në Lëvizjen Vetëvendosje”, theksoi ai.

Në debat u përfshi edhe shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri i cili e quajti Rrustemin “përfaqësues të denjë të hajnave”.

“Zakonisht hajni të thotë hajn. Këqyre hajnin. Është pikërisht personi në fjalë, me njerëzit të cilët i kemi nxënë duke i prekyr rezervat shtetërore dhe del tash thotë hajn. Është pikërisht personi që flet ne emër të tyre që i kemi zënë duke folur për subvencione dhe del tash thotë hajn…Je përfaqësues i denjë i këtyre hajnave të cilët vjedhin në subvencione”, theksoi ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori