LAJMI I FUNDIT:

Ministri britanik për Evropën kërkon hetim të plotë dhe urgjent për sulmin në kanalin Ibër – Lepenc

Ministri britanik për Evropën kërkon hetim të plotë dhe urgjent për sulmin në kanalin Ibër – Lepenc

Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty, e ka dënuar sulmin terrorist mbi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok të premten.

Ministri britanik Doughty e ka quajtur të tmerrshëm sulmin ndaj kanalit të ujit.

Sipas tij, ky sulm kishte për qëllimin pengesën e jetës në Kosovë.


“Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të urgjencës për të frenuar dëmet kanë rivendosur infrastrukturën jetike. Duhet të ketë hetim të plotë urgjent. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ai në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ndaj sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, duke shprehur shqetësimin për pasojat e mundshme që mund të ketë për furnizimin me energji dhe ujë në të gjithë Kosovën.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Hargreaves theksoi se ky akt ka potencial për të shkaktuar dëme të rënda, duke rrezikuar stabilitetin e shërbimeve të rëndësishme për komunitetet në Kosovë.

“Incidenti serioz në Zubin Potok sonte ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji dhe ujë të komuniteteve të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës. Duhet të hetohet shpejt për çdo sulm të qëllimshëm në infrastrukturën kritike”, ka shtuar Hargreaves.

Infrastruktura kritike e Kosovës ka përjetuar sulmin më të madh terrorist, që nga paslufta, pasi kanali i Ibër-Lepencit është dëmtuar me eksploziv.

Policia e Kosovës ka siguruar prova dhe ka arrestuar tetë të dyshuar për këtë sulm. Ndërsa, krerët e shtetit e kanë fajësuar Serbinë për sulmin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori