LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -1° clearsky_night

Policia në Shtërpcë takon pronarët e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve

Policia në Shtërpcë takon pronarët e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve

Rrjeti komandues i stacionit të policisë në Shtërpcë kanë thirrur në takim përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo zonë malore konsiderohej si mjaftë e rrezikshme për komunikacionin rrugor, andaj policia e Kosovës ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve të kenë kujdes. I pranishëm në këto takime ka qenë edhe Skender Kuka , menaxher për mirëmbajtjen e rrugëve për rajonin e Ferizajt nga Ministria Infrastrukturës.

“Është diskutuar situata e sigurisë në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt, e cila është vlerësuar e mirë. Veç aksidenteve me dëme materiale dhe aksidenteve me lëndime trupore, nga muaji shtator e deri më tani nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë shtuar aktivitetet e policisë në parandalim të aksidenteve në rrugë. Është paraqitur nevoja që të sensibilizohen dhe të udhëzohen shoferët e automjeteve për fillimin e sezonit të dimrit, që ti ndërrojnë gomat e veturës nga ato të verës në të dimrit dhe të kenë kujdes në komunikacionin rrugor, në motin me ngrica dhe reshjeve të dëborës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


Sipas Veselit, temë kryesore e këtyre takimeve ishte mirëmbajtja e rrugëve lokale dhe rajonale, apo magjistrale gjatë sezonës dimërore. Gjithashtu vëmendje e veçantë ju ka kushtuar eliminimit të barrierave që paraqiten gjatë kësaj kohe skaj rrugëve, si mbyllja e kanaleve atmosferike dhe rrjedhja e  ujërave të zeza që mund të krijojnë ngrica në rrugë.

“Policia kërkon nga kompanitë që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rrugëve që kalojnë nëpër zonat malore, sidomos rrugëve rajonale , Shtërpcë-Prevallë , Shtërpcë- Brezovicë, Kaçanik- Glloboçicë, Ferizaj-Jezercë dhe Shtime-Carralevë. Përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve kanë thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se automjetet borëpastruese do të jenë rregullisht në rrugë për të siguruar qarkullimin e lirë të trafikut. Kësisoj edhe menaxhmenti i stacioneve të policisë , Ferizaj, Kaçanik , Hani Elezit  dhe Shtime do të takohen me përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ti koordinojnë aktivitetet e tyre”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Kalo në kategori