LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 1° cloudy

Temperaturat e larta, qytetarët e Gjilanit ia mësyjnë qendrave mjekësore

Temperaturat e larta, qytetarët e Gjilanit ia mësyjnë qendrave mjekësore

Me ngritjen e temperaturave gjatë verës, spitalet dhe qendrat shëndetësore po përballen me rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore.

Njëjtë po ndodh edhe në rajonin e Gjilanit, ku është rritur numri i qytetarëve të cilët po kërkojnë ndihmë në qendra mjekësore për shkak të temperaturave të larta.

Rritjen e kërkesave për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, e konfirmon edhe drejtori Arsim Emini, i cili tha se për çdo vit ka rritje të numrit dhe se edhe këtë vit nuk ka dallime.


Temperaturat e larta, qytetarët e Gjilanit kërkojnë nga komuna t'i "freskojnë rrugët"
Lexo po ashtu Temperaturat e larta, qytetarët e Gjilanit kërkojnë nga komuna t'i "freskojnë rrugët"

“Muajve të verës, për çdo vit kemi shtim të numrit të rasteve në emergjencë. Kjo është si pasojë e temperaturave të larta, aksidenteve të komunikacionit si dhe ardhjeve të diasporës. Në këtë vit nuk kemi dallime në krahasim me vitet e tjera”, tha Emini për Telegrafin.

Ai theksoi se në këto kohë dominojnë simptomat nga helmimi i ushqimit si dhe sëmundjet kardiovaskulare (tensioni i lartë i gjakut, aritmia, goditja në tru etj).

Sezoni i korrje-shirjeve, Komuna e Kamenicës: Temperaturat e larta, qytetarët të kenë kujdes nga zjarret
Lexo po ashtu Sezoni i korrje-shirjeve, Komuna e Kamenicës: Temperaturat e larta, qytetarët të kenë kujdes nga zjarret

Përveç kërkesave për trajtim në emergjencë, qytetarët e Gjilanit kanë kërkuar nga komuna që të “freskohen rrugët”, kjo për faktin që të përballohen më lehtë temperaturat e larta.

Ndërsa, komunat kanë bërë thirrje dhe kanë apeluar qytetarët që të kenë kujdes në këto temperatura të larta duke i reduktuar daljet në rrugë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Boks
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Botë
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Arsim
Shpella e Gadimes, thesar natyror i Kosovës me kristale që sfidojnë Ligjin e Gravitetit

Shpella e Gadimes, thesar natyror i Kosovës me kristale që sfidojnë Ligjin e Gravitetit

Lipjani
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori