LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ia merr nga duart transferimin Interit – siguron mbrojtësin e talentuar Juan Cabal

Juventusi ia merr nga duart transferimin Interit – siguron mbrojtësin e talentuar Juan Cabal

Juventus ia ka dalë të rrëmbejë Juan Cabal nga rivalët e Interit, pasi ranë dakord për një marrëveshje prej 12 milionë eurosh me Hellas Veronan, me lojtarin që do të kalojë testet mjekësore këtë javë.

Vetëm pak orë më parë, shumë media ishin të sigurta se Nerazzurrët i kishin të gjitha në dorë, pasi oferta prej 10 milionë euro plus bonuset, ishin të mjaftueshme, me lojtarin po ashtu kishin rënë dakord për kushtet personale.

Sidoqoftë, Juventusi iu fut punës pasdite dhe shpejt arriti një marrëveshje me klubin dhe agjentin e lojtarit.


Sportitalia, Sky Sport Italia, Fabrizio Romano dhe të tjerë janë të gjithë të sigurt se marrëveshje ka përfunduar. Cabal do të nënshkruajë me Juventusin për 10 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera bonuse të lidhura me performancën.

Mund të ketë gjithashtu një bonus shtesë që Juventusi ta huazojë Marley Ake në Verona.

Mbrojtësi është gati të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me 1.2 milion euro në sezon plus bonuse dhe tu nënshtrohet testeve mjekësore gjatë 24-48 orëve të ardhshme.

Cabal është efektivisht zëvendësuesi i Riccardo Calafiori, pasi ai është në gjendje të luajë si një mbrojtës i majtë ose një qendërmbrojtës kur nevojitet.

Juve kishte rënë dakord për kushtet personale me Calafiorin, por klubi i tij preferoi të shesë jashtë vendit dhe ishte në negociata të avancuara me Arsenalin për 50 milionë euro, por duket se po shkon drejt dështimit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Serie A
Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

La Liga
Mbappe kapet i papërgatitur nga pyetja që ia bëri ylli i Real Madridit

Mbappe kapet i papërgatitur nga pyetja që ia bëri ylli i Real Madridit

La Liga
Publikohet lista me 20 legjendat e Real Madridit – renditje që do nxit debat të ashpër

Publikohet lista me 20 legjendat e Real Madridit – renditje që do nxit debat të ashpër

La Liga
Kthesë e çuditshme në sagën e stërzgjatur Arsenal - Calafiori

Kthesë e çuditshme në sagën e stërzgjatur Arsenal - Calafiori

Premier League
Kalo në kategori