LAJMI I FUNDIT:

“I kontrabanduar”, Projektligji për tekste shkollore procedohet në Komisionet e përhershme, opozita bojkoton mbledhjen

“I kontrabanduar”, Projektligji për tekste shkollore procedohet në Komisionet e përhershme, opozita bojkoton mbledhjen

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport e ka proceduar te Komisionet e përhershme Projektligjin për Tekste shkollore, ndonëse opozita ka bojkotuar punimet e Komisionit. 

Opozita edhe javën e kaluar ka lëshuar punimet e këtij Komisioni, pasi sipas tyre, Projektligji në lexim të parë në Kuvend nuk ka pasur votat e mjaftueshme dhe derisa kjo çështje është diskutabile nuk mund të vazhdohet tutje.

Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend
Lexo po ashtu Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola bëri të ditur sot se Projektligji me 11 amendamente i dërgohet katër komisioneve të përhershme, atij për Legjislacion, Buxhet, Integrim dhe të Drejta të Njeriut, ndërsa më pas kthehet për shqyrtim në Komisionin për Arsim.


“Me 6 vota për ky Projektligj procedohet tutje te Komisionet e përhershme që të shqyrtohet përputhshmëria me kornizën ekzistuese ligjore, me “acquis communautaire”, me të drejtat e njeriut dhe të validohet kostoja buxhetore… Më pastaj kur të kthehet në Komision procedohet tutje”, tha ai.

Ndryshe, ky Projektligj edhe javën e kaluar ishte në shqyrtim në Komisionin për Arsim.

Opozita kishte bojkotuar Grupin punues për tekstet shkollore, pasi Projektligji për tekste shkollore që u votua në lexim të parë po pretendohet se nuk ka pasur votat e mjaftueshme.

Opozita bojkoton Grupin punues për tekstet shkollore
Lexo po ashtu Opozita bojkoton Grupin punues për tekstet shkollore

Opozita kërkoi që të mos vazhdohet me punën në Grupin punues derisa të ketë një përgjigje konkrete nga Sekretaria e Kuvendit lidhur me votat për këtë Projektligj.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati kishte hedhur akuza të rënda ndaj Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe po ashtu Qeverisë.

Kastrati kishte thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj”, ishte shprehur Kastrati.

Në shqyrtimin e sotëm të këtij Projektligji opozita nuk ishte e pranishme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori