Nga kjo e premte ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë në vendin tonë. Pasi u shty disa herë për shkaqe të ndryshme, procesi që për herë të fundit u krye në vitin 2011, do të zgjasë deri më 17 maj. Por, sfida kanë dalë në disa komuna, përfshirë dhe disa prej atyre në veri.
Për Zveçan dhe Leposaviq nuk dihet, por në Mitrovicën Veriore sipas kryetarit Erden Atiq, procesi i regjistrimit të popullsisë po shkon pa asnjë problem.
“Në komunën e veriut të Mitrovicës ne nuk i kemi këto problem që u cekën më herët edhe me tableta, edhe me logjistika e tjerë e tjerë. Në komunën tonë sot në orën 8 të mëngjesit ekipet veç kanë filluar kanë dalë në terren, i presim informatat e para”, ka deklaruar Atiq, kryetar i Mitrovicës Veriore.
Në takimin me Kryeministrin dhe kryetarët e komunave tjera, Atiqi nuk tregoi nëse në orën tetë në terren kanë dalë edhe regjistruesit serbë.
Për dallim me të, homologu nga Zubin Potoku, tregoi se regjistrimi i popullsisë është shtyrë për javën tjetër dhe është përcjellë me dorëheqje nga komuniteti serb.
“Regjistrimi do të fillojë të hënën, sot pritet t’i nënshkruaj një pjesë për shkaqe të problemeve teknike. Shumica e konkurrentëve regjistrues të shumicës serbe janë tërhequr nga konkurrenca e tyre për të qenë regjistrues, kanë mbetur vetëm dy”, ka deklaruar Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut.
Zeqiri dhe Atiq udhëheqin komunat në të cilat ka luftë të hapur kundër regjistrimit të popullsisë.
Lista Serbe gjatë ditës iu ka bërë thirrje serbëve të bojkotojnë këtë proces, duke propaganduar se është i rrejshëm dhe duke akuzuar kinse për represion e spastrim etnik.
Në takimin e thirrur nga Ministria e Pushtetit Lokal, kryeministri më shumë e moderoi bashkëbisedimin, duke iu bërë thirrje përfaqësuesve kompetentë të mbajnë shënime për ankesat.
“S’duam ta mohojmë punën e askujt deri tani, përkundrazi jemi shumë të interesuar të përfshijmë të gjitha dokumentimet e deritanishme të krimeve të kryera gjatë luftës”, ka deklaruar Kurti.
Material për shënime kishte mjaftueshëm nga disa kryetarë, përjashto ata që i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët më shumë dhanë komplimente për procesin, sesa ankesa.
“Sot nuk ka filluar regjistrimi dhe është shtyrë për të hënën kjo për shkak të disa problemeve teknike të cilat nuk kanë arritur me kohë t’i përgatisin”, ka deklaruar Kujtim Gashi, nënkryetar i Prizrenit.
“Këtu e shoh vështirësinë se nuk janë planifikuar mjete ose janë sanksionuar ata që janë në një punë tjetër”, ka deklaruar Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit.
“Unë nuk e di a kemi të drejtë por unë kisha thënë që me e shty edhe dy javë ditë me e zgjatë procesin e regjistrimit se e kemi bukur vështirë, me e kry mirë”, ka deklaruar Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.
Kërkesa e Lladrovcit u refuzua nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave.
Në këtë organizim jo por më vonë Kastrati e konfirmoi se në pjesën veriore janë tërhequr regjistruesit serb për shkak të presionit.
“Sa i përket pjesës veriore kemi pas regjistrues dhe mbikëqyrës sa kemi kërkuar, mirëpo duket se ata kanë një lloj trysnie nga komuniteti i tyre, por ne kemi gjetur regjistrues dhe të hënën do të fillojnë trajnimet për komunitetin serb në veri, në katër komunat, dhe shpresojmë që edhe ata do të jenë të gatshëm.”, ka deklaruar Kastrati.
Kastrati po ashtu tha se ketë ndonjë bojkotim ad-hoc apo ndonjë trysni, por procesi do të ec përpara./TV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij