LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e ka bindur top lojtarin që ta refuzojë Inter Miamin dhe t’i bashkohet Al Nassrit

Ronaldo e ka bindur top lojtarin që ta refuzojë Inter Miamin dhe t’i bashkohet Al Nassrit

Cristiano Ronaldo thuhet se ka bindur Luka Modric që të kalojë nga Real Madrid te Al Nassr. Kroati ka qenë një objektiv edhe për Inter Miami të Lionel Messit, por skuadra e MLS duket se do ta humbasë garën.

Sipas një raportimi në Todofichajes, portugezi është i vendosur për një ribashkim me kroatin dhe ai e ka bindur mesfushorin të bëjë një lëvizje në Arabinë Saudite. Skuadra e Lindjes së Mesme do t’i paguajë kroatit 30 milionë euro në sezon – mbi një të gjashtën më pak se ylli portugez.


Inter Miami ka shtuar Jordi Alban, Sergio Busquets dhe Luis Suarez, që të tre të bindur nga Messi. Ata tani synonin Modricin për ta çuar skuadrën në një nivel tjetër, por që gjërat tani nuk po shkojnë sipas planit të tyre.

Zbulohet klauzola speciale e Mbappes në kontratën me Real Madridin
Lexo po ashtu Zbulohet klauzola speciale e Mbappes në kontratën me Real Madridin

Todofichajes raporton se fituesi i Topit të Artë e ka njoftuar tashmë Real Madridin se nuk do të rinovojë kontratën. Mesfushori nuk është i kënaqur me kohën e tij të lojës këtë sezon dhe dëshiron të largohet.

MARCA ka raportuar se Modric ka thënë: “Askush nuk është i lumtur kur nuk luan. Pas gjithë karrierës sime, kjo ndjenjë është veçanërisht e çuditshme për mua. Por mirë, trajneri ka vendosur për arsyet e tij. Unë nuk do të inatosem apo qetësohem për shkak të kësaj. E kundërta”.

Luka Modric ka luajtur 15 ndeshje në La Liga këtë sezon dhe pesë herë në Ligën e Kampionëve. Kroati ka luajtur 222 herë me Cristiano Ronaldon dhe dyshja së bashku kanë bashkëpunuar për 16 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori