Qentë endacakë janë problem i kamotshëm në Kosovë, e rastet kur ata sulmojnë qytetarët nuk janë të rralla.
Nuk ka të dhëna se sa janë, e komunat dhe niveli qendror në vazhdimësi ia hedhin fajin njëra-tjetrës për situatën në terren.
Një problem i tillë edhe shumë prezent edhe në Prishtinë, për çka komuna ka ndërmarrë disa veprime për trajtimin e tyre, duke përfshirë edhe subvencionimin e qytetarëve që janë të interesuar t’i adoptojnë.
Në një njoftim për media, nga komuna kanë bërë të ditur se deri më tani kanë trajtuar 3 mijë e 356 qenë endacakë.
“Kryeqyteti ka arritur një hap të madh në kujdesin për qenët endacakë. Deri më tani, kemi trajtuar 3356 qenë endacakë, duke i kapur, sterilizuar, kastruar, vaksinuar dhe pajisur me mikroçip për një mbikëqyrje më të mirë”, thuhet në komunikatë.
Ky proces bëhet e ditur se është realizuar në bashkëpunim me katër operatorë ekonomikë, që çdo qen të trajtohet me kujdesin që meriton.
“Vetëm nga janari deri në maj të vitit 2022, kemi trajtuar 709 qenë, duke treguar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë, përfshirë miqtë tanë me katër këmbë”, thuhet më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria e Maqedonisë do të bëhet me sistem të ri elektronik për menaxhimin e lëndëve
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real
Muhaxheri thotë se Sveçla po koordinohet me Serbinë: S’ka arrestime për armatimin e gjetur
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës
Ahmeti: Komiteti i Ministrave nuk e adreson rekomandimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Shiu i furishëm, vërshohet kryeqyteti
Armatimi që u gjet nga Policia e Kosovës në veri
Pse Kurti është i interesuar për zgjedhje gati në fund të mandatit?
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen