LAJMI I FUNDIT:

Suarez ‘paralajmëron’ pensionimin nga futbolli për shkak të problemeve fizike

Suarez ‘paralajmëron’ pensionimin nga futbolli për shkak të problemeve fizike

Njëri nga sulmuesit më të mirë të kohërave moderne mund të pensionohet nga futbolli aktiv së shpejti.

Luis Suarez ka sugjeruar se ai është afër pensionimit pasi ish-ylli i Liverpoolit dhe Barcelonës luajti ndeshjen e tij të fundit për ekipin brazilian Gremio mbrëmjen e së dielës.


36-vjeçari njoftoi largimin nga klubi javën e kaluar dhe tani është lojtar i lirë. Suarez bëri atë që ka bërë gjithmonë, shënoi golin e vetëm në fitoren me rezultat 1-0 ndaj Vasco da Gamas.

Ai është lidhur me një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht tek Inter Miami ku do të ribashkohej me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës dhe mikun e tij të ngushtë Leo Messin.

Por, komentet e Suarez kanë bërë që të mendohet se ky mund të jetë fundi i rrugëtimit të tij sa i përket të luajturit futboll profesional.

“Unë mund të ndjej dhimbje, trupi im po flet për mua. Dua ta shijoj dhe më pas do të vendosë për veten time pas një karriere të gjatë. Më duhet pushim, të shijoj kohën me familjen time dhe më pas do të shohim se ku do të jem në të ardhmen”, ka thënë Suarez.

Veterani ka shënuar 27 gola në 52 paraqitje gjatë kohës së tij si lojtar i Gremios, duke bërë që trajneri Renato Gaucho të pranojë se zëvendësimi i uruguaianit do të jetë i vështirë.

Karriera e Suarez ka qenë e mbushur me suksese dhe me rekorde. Pasi u transferua në Evropë në vitin 2007, ai shënoi 111 gola në 159 paraqitje për Ajaxin duke fituar ligën e Holandës para se të kalojë tek Liverpooli në vitin 2010.

Ishte pikërisht Liverpooli klubi në të cilin Suarez e arriti kulmin e formës si futbollist duke u bërë njëri nga sulmuesit më të frikshëm në futbollin evropian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori