Gjatë javës që po lëmë pas për vizitë në Kosovë ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ndërsa pas takimit me të opozita pati qëndrime kontradiktore lidhur me atë nëse e kanë parë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Po gjatë javës ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier iu drejtua mediave lidhur me draftin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të prezantuar së fundmi nga BE-ja.
Ndërkaq, gjatë javës u bë e ditur se është shtuar numri i të interesuarve në veri që dëshirojnë t’i konvertojnë targat ilegale në RKS.
Deklaratat kundërthënëse – çfarë thanë Krasniqi, Haziri e Haradinaj për Asociacionin pas takimit me Lajçakun
Të martën për vizitë në Prishtinë ishte emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi ka takuar edhe liderët e partive opozitare në Kosovë.
Këta të fundit pas përfundimit të takimit u prononcuan për media, por deklarata e tyre ishin kontradiktore.
Derisa nga Partia Demokratike e Kosovës e Lidhja Demokratike e Kosovës thanë se nuk e kanë parë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar së fundmi, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se në takim me Lajçakun e pa dokumentin e draft-statutit të Asociacionit.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një deklaratë për media ka thënë se emisari i BE-së i informoi që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
I pari i PDK-së tha se nuk patën mundësi që ta shohin dhe ta konsultojnë tekstin integral të draftit për Asociacionin, shkruan Telegrafi.
“Takimet tona do të vazhdojnë, por shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye se nuk jemi të njoftuar për detaje e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt që një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë”, tha Krasniqi.
Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pas takimit tha se ka konfirmuar angazhimin e LDK-së në këtë proces dhe se nuk ka opsion tjetër përpos dialogut.
Haziri tha se situata pas 24 shtatorit ka ndryshuar, por fatkeqësisht Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të kapitalizojë këtë ambient të mirë politik dhe rikthimin e imazhit të Kosovës.
“Ne u takuam për të disatën herë. Angazhimi i tij është për tu vlerësuar përkundër që po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së dokumentit, së paku në parime dhe në angazhim apo orientime që kryeministri duhet me u ofruar deputetëve dhe popullit të Kosovës”, tha ai.
Ai tha se janë disa drafte në qarkullim dhe sipas tij asnjëri nuk është dokumenti kryesor, por që mund t’i përmbajë disa pika.
“Drafti është në kopje të limituara dhe në duar të pakta…”, tha ai.
Ndryshe, nga dy përfaqësuesit tjerë të partive opozitare, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, tha se patën mundësi që të njoftohen me dokumentin e draft-statutit për Asociacionin.
Për dallim nga kolegët e tij opozitarë nga PDK e LDK që deklaruan se nuk u njoftuan me dokumentin, Haradinaj e tha të kundërtën.
“Sapo e përfunduam takimin me z.Lajçak dhe patëm mundësinë që të njoftohemi me dokumentin e draft statutit të Asociacionit, që ta lexojmë në tërësi. Kemi lexuar draftin në tërësi, drafti e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep komunave me shumicë serbe, duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Haradinaj.
Si e shohin SHBA-të draftin e statutit të Asociacionit të paraqitur nga BE-ja
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, të enjten në një deklaratë para mediave ka treguar qëndrimin e SHBA-së për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të prezantuar së fundit nga Bashkimi Evropian.
Hovenier ritheksoi se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Siç e dini, draft-statuti është prezantuar nga BE-ja, por ShBA-ja ka qenë e pranishme dhe pjesë e saj. Bashkimi Evropian – dhe Shtetet e Bashkuara – konsiderojnë se është hartuar në mënyrë të tillë që respekton plotësisht kushtetutshmërinë e Kosovës.
Më lejoni t’ua përkujtoj qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se çka do të duhej të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. E kemi thënë shumë herë: duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e tanishme të Kosovës.
Nuk do të duhej të ketë asnjë ndryshim kushtetues. Duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv. Nuk duhet të jetë nivel tjetër i qeverisjes. Duhet të jetë në përputhje me pikëpamjet që i kemi shprehur në artikullin e botuar në janar nga këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm dhe zëvendës-ndihmësi i Sekretarit, Gabriel Escobar.
Ne besojmë se ky draft-statut që i është prezantuar Qeverisë së Kosovës i plotëson gjitha këto kritere. I përmbush ato kritere. Ne besojmë se është – dhe është hartuar në mënyrë të tillë – që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Por, në të vërtetë është vetëm një organ që mund të vendosë nëse draft-statuti është në përputhje me Kushtetutën apo jo. E kjo është Gjykata Kushtetuese dhe siç tha edhe kryeministri Kurti në Kuvend të premten, një nga dispozitat e këtij draft-statuti është se do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ashtu që ajo të shqyrtojë atë dhe të marrë vendim para se të hyjë në fuqi”, tha ai.
Ambasadori amerikan po ashtu tha se “…Prandaj, mendoj se shumë prej këtyre pyetjeve, komenteve e pothuajse histerisë për kushtetutshmërinë e draft-statutit na duken të jenë pavend sepse është bërë punë e kujdesshme në hartimin e këtij statuti dhe ka dispozita që sigurojnë se në Kosovë është një trup që ka aftësinë dhe autoritetin për të vendosur për kushtetutshmërinë e tij, Gjykata Kushtetuese, do ta ketë mundësinë që ta bëjë këtë para se të hyjë në fuqi”.
I pyetur pse drafti nuk është bërë publik, ai ka thënë se nuk ka asgjë sekrete, mirëpo këto janë vetëm çështje diplomatike në të mirë të procesit.
“Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për ta pranuar në tërësi vetëm disa javë më parë. Gjithashtu, jemi duke punuar për të parë të bëhet si element i strategjisë sonë më të gjerë. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e as nuk mund të jetë. Ka të bëjë me zbatimin e plotë dhe në tërësi të të gjitha detyrimeve që Kosova dhe Serbia i kanë marrë me Marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të Ohrit. Dhe këtë duam ta shohim”, tha ndër të tjera ambasadori amerikan.
Rritet interesimi i qytetarëve në veri për konvertimin e targave
Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe deri të enjten mbi 1100 vetura që kishin targa ilegale janë konvertuar në RKS.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani theksoi për Telegrafin se interesimi është gjithnjë në rritje e sipër.
“Numri i automjeteve të cilat janë regjistruar në RKS, që nga fillimi i nëntorit e deri tani ka shkuar në 1,140”, ka thënë Elshani.
Ndërkaq, pos ditës së shtunë, po shqyrtohet mundësia që edhe të dielave të u mundësohet qytetarëve që dëshirojnë të konvertojnë targat RKS.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.
Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A