Në një jetë dinamike, shpesh kujdesi për shëndetin fizik e atë mendor lihet në plan të dytë. Nëse bën pjesë në këtë grup ose po të duhet pak motiv për nisur këtë “maratonë”, atëherë je në vendin e duhur.
Njëra ndër aktivitetet me të cilin mund të nisni rrugëtimin për kujdesin ndaj shëndetit është vrapimi. Pikërisht për vrapimin dhe ndikimin e tij u diskutua në hapësirat e HaPiTe. Të ftuarit: Astrit Desku, Pranvera Selimi dhe Veton Kasapolli, sollën efektin e vrapimit në jetën e tyre, para të pranishmëve. Të tre kanë profesione të ndryshme, por një gjë e kanë të përbashkët: mëngjeset i kalojnë në Gërmi, duke vrapuar.
Ti që nuk e ke ndjek eventin, vazhdo me lexu për më kuptu se pse duhet me vrapu!
Ndikimi i vrapimit në produktivitet
“Produktiviteti nuk është kurrë një aksident. Gjithmonë është rezultat i një angazhimi drejt përsosmërisë, planifikim dhe përpjekje e përqendruar”, ka thënë Paul J. Meyer.
Por, sa ndikon vrapimi në produktivitetin tënd? Kësaj pyetje u janë përgjigjur të ftuarit tanë.
“Kurdo që planifikoj që kam një ditë të ngarkume unë dal vrapoj, sepse më mban të fokusuar dhe të përqendruar për ditën që vjen. Vrapimi të mban në disponim të mirë. Normalisht kjo e rrit edhe efikasitetin dhe produktivitetin në punë”, ka treguar Astriti.
Nëse po mendon që duke pas shumë angazhime lodhesh dhe nuk arrin me vrapu, e kemi edhe këtë përgjigje.
“Shumë kush mundet me mendu që ka me dal mu lodh me vrapu e mandej kom shumë punë sot, zakonisht funksionon e kundërta. Energjinë dhe dinamike që e ki nëse je rregullisht tu vrapu është e pashpejgueshme çfarë energjie ki gjatë ditës. Kështu që mos t’ju dekurajon kjo që keni shumë punë”, tha Vetoni.
Vrapimi dhe shëndeti mendor
Arsyeja e parë që Astriti filloi të mirrej me vrapim ishte shëndeti fizik. Por, ai thotë që vrapimi është shumë i nevojshëm për shëndetin mendor. Madje, ai e quan “vrasës i stresit”.
“Vrapimi është vrasës i stresit. Vrapimi edhe stresi si me thënë janë dy bota që e luftojnë njëra – tjetrën. Tash vrapimin e përdori për meditim, sepse kur fillon me vrapu truni fillon me i qit mendimet negative”, tha Astriti.
Edhe Pranvera thotë që mendimet dhe energjinë negative ia largon vrapimi.
“Nuk e di se qysh kisha qenë nëse nuk kisha dal me vrapu. Nuk ka shansa me dal me vrapu e mos me u ndi mirë”, tregoi ajo.
Madje, edhe vrapimi në grup ka efektin e vet në shëndetin mendor.
“Në vrap, sidomos nëse vrapon në grupe në të cilat ekzistojnë në Prishtinë është një kombinim i njerëzve të cilët vijnë në Prishtinë prej një prapavije secili ndryshe – ndryshe edhe secili prej tyre ka diçka që nuk e merr prej dikujt tjetër gjatë ditës. Zakonisht kjo ndikon mirë sepse mundesh me u shpreh më ndryshe gjatë vrapit edhe ajo automatikisht në ndër vetëdije ty të shliron dhe të ndikon pozitivisht”, ka treguar Vetoni.
Madje ai tregon që bashkë me grupin me të cilin vrapojnë, tash e 5 vjet organizojnë një garë në Prishtinë të cilën ua dedikojnë kauzave të ndryshme. Njëra ndër motot e kësaj gare ka qenë “Vrapo për mendjen tane.”
Të tre theksuan që vullneti për vrapim ekziston, por jo edhe infrastruktura në Komunë të Prishtinës. Ata kërkuan që të rregullohen shtigjet për vrapim si dhe të ndalohet hyrja e makinave në Gërmi.
Për ty që don me dëgju më shumë nga ky diskutim, klikoje videon poshtë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?