LAJMI I FUNDIT:

U bë e njohur si Adriana në “The Sopranos”, aktorja Drea de Matteo i bashkohet platformës për të rritur për shkak të nevojës për para

U bë e njohur si Adriana në “The Sopranos”, aktorja Drea de Matteo i bashkohet platformës për të rritur për shkak të nevojës për para
(Foto: Instagram/dreadematteo)

Ylli serialit “The Sopranos”, Drea de Matteo, së fundmi i është bashkuar platformës për të rritur, OnlyFans, për ta siguruar jetesën.

Siç pretendon aktorja, ajo e humbi punën sepse nuk donte të vaksinohej. Më mirë preferon të fitojë para përmes platformës online, sesa të ishte në mëshirën e mandateve apo grevave në Hollywood – transmeton Fox News.

“Mund të thuash se isha një vajzë e keqe, sepse nuk i zbatoja rregullat disa vite më parë. Kështu që nuk dua të jem më në mëshirën e mandateve apo grevave apo diçka të tillë”, është shprehur Drea.


Duke qenë kundërshtare e vaksinave, 51-vjeçarja ishte objektiv i kritikave dhe agjenti i saj e braktisi për këtë gjë. Ndërsa për ta mbështetur familjen, ajo vendosi të regjistrohej në OnlyFans.

De Matteo beson se duhej “ta ndryshonte karrierën dhe të dilte me gjëra të reja, sepse industria e filmit mendon se ajo është një ‘mace e egër’ për shkak të qëndrimit të saj ndaj vaksinës anti-COVID”.

Sipas saj, meqë shumëkush paraqitet me të brendshme në Instagram, pse nuk mund ta bënte këtë në një platformë ku mund të paguhej.

Pavarësisht situatës kundër vaksinimit, Drea sigurisht që duhet të marrë ende para nga punët e saj të mëparshme (përveç “The Sopranos”, ajo ka luajtur edhe në “Sons of Anarchy”, “Desperate Housewives” e më shumë). Megjithatë, pagesat e mbetura u ndërprenë gjatë grevës së Hollywoodit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Tayna dhe Loredana Zefi paralajmërojnë një surprizë për fansat

Tayna dhe Loredana Zefi paralajmërojnë një surprizë për fansat

Magazina
Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Magazina
Fansat e Rita Orës shtangen me fizikun e këngëtares, u duket

Fansat e Rita Orës shtangen me fizikun e këngëtares, u duket "absolutisht e pabesueshme" me linjat e përkryera

Magazina
Momente romantike mes Dua Lipës dhe të dashurit të saj Callum Turner – dyshja u fotografuan gjatë daljes së tyre në Ibiza

Momente romantike mes Dua Lipës dhe të dashurit të saj Callum Turner – dyshja u fotografuan gjatë daljes së tyre në Ibiza

Magazina
Tuna reagon për vdekjen e reperit Fatman Scoop, kishte realizuar një këngë me të para tetë viteve

Tuna reagon për vdekjen e reperit Fatman Scoop, kishte realizuar një këngë me të para tetë viteve

Magazina
Djali i Beckhamit, Romeo flitet se la futbollin për të ndjekur hapat e Victoria-s

Djali i Beckhamit, Romeo flitet se la futbollin për të ndjekur hapat e Victoria-s

Magazina
Kalo në kategori