Elona Krasniqi
Në kohën kur shoqëria jonë po bëhet gjithnjë e më e varur nga mediat elektronike – si mjete informimi, komunikimi, dhe argëtimi – shtohet edhe nevoja që nxënësit të pajisen me aftësitë që ofron edukimi medial. Edukimi medial është aftësia për të analizuar, për të vlerësuar dhe për të komunikuar në mënyrë kritike mesazhet e medias dhe ndikimin e tyre në shoqëri.
Në epokën e sotme dixhitale, nxënësit janë të ekspozuar ndaj një fushe të gjerë mediale – nga artikujt e lajmeve në portale e deri te postimet në rrjetet sociale. Shkollat duhet ta përfshijnë edukimin medial në kurrikulën e vet, duke ua mësuar nxënësve mënyrat se si të konsumojnë dhe si të prodhojnë media me një sy kritik, në mënyrë që të jenë më të pajisur për të shfletuar në peizazhin dixhital dhe për të dalluar faktet nga trillimet. Hulumtimet tregojnë se shumë nxënësve u mungojnë aftësitë për të shfletuar në mënyrë efektive në këtë peizazh mediatik, dhe kjo ata i lë ata të pambrojtur ndaj manipulimit, keqinformimit dhe dezinformimit.
Mësimi për edukimin medial u ofron nxënësve mjetet e nevojshme për të vlerësuar besueshmërinë e burimeve – dhe mesazhet – për saktësinë apo për (keq)interpretimin. Nxënësit mësojnë si ta dallojnë propagandën dhe si t’i analizojnë reklamat, duke ua mundësuar atyre të vlerësojnë në mënyrë kritike median që konsumojnë. Këto aftësi janë thelbësore për suksesin akademik dhe për suksesin e përgjithshëm të jetës, duke i përgatitur nxënësit që t’i identifikojnë burimet e besueshme dhe të marrin informata të sakta. Po ashtu, kjo mund t’i ndihmojë nxënësit të bëhen mendimtarë kritikë e më të aftë për të vlerësuar.
Përveç këtyre aspekteve, media ka ndikim të jashtëzakonshëm në qasjen se si ne e shohim veten dhe botën përreth, gjë që mund të kontribuojë në çështjet sociale – si stereotipat, racizmi, seksizmi dhe imazhi i trupit në mediat elektronike apo në rrjetet sociale. Ky edukim mund t’i inkurajojë nxënësit të kenë mirëkuptim dhe vlerësim më të madh për diversitetin; mund ta evitojë rrezikun e ekspozimit ndaj dhunës, sharjeve, fyerjeve dhe kthimit të tyre si shprehi në familje apo në shoqëri.
Si përfundim, meqë nxënësit janë më të ndjeshëm ndaj përmbajtjeve që krijohen, duhet të jenë të parët që mësojnë se si t’i përdorin këto informacione; të dinë si ta vërtetojnë si fakt atë çfarë ata kanë lexuar. Përveç ndjeshmërisë, fëmijët përfaqësojnë gjeneratën e cila për pak kohë do të krijojë vet përmbajtje mediatike, ndaj duhet të dinë se çfarë duhet të publikohet e çfarë jo, se cilat informacione kanë relevancë, dobi dhe interes për veten dhe për shoqërinë.
Edukimi medial është nevojë e domosdoshme e shkollave, pra që nxënësit të përgatiten për epokën e revolucionit të katërt industrial dhe për menaxhimin e informacioneve të larmishme që e karakterizojnë atë.
(Autorja është në vitit e tretë të studimeve në Departamentin e Gazetarisë – Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës. Shkrimi është bërë në kuadër të lëndës “Editorial, koment dhe analizë”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMenaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'