Inter Miami do të emërojë një trajner me të cilin Lionel Messi ka punuar më parë
Inter Miami është pa trajner pas shkarkimit të Phil Neville javën e kaluar, por tani po kërkon të ribashkojë Lionel Messin me një ish-trajnerë të tij.
Neville u shkarkua javën e kaluar dhe vetëm disa ditë më vonë erdhi njoftimi i marrëveshje së klubit të MLS me ndoshta lojtarin më të madh të të gjitha kohërave, Messi.
Të gjithë menduan se fituesi i Kupës së Botës mund të kishte zgjedhur të shkonte në Arabinë Saudite, siç është trendi aktual, ose të përfundonte përsëri në Barcelonë, por ai zgjodhi Inter Miamin.
Pas sigurimit të shërbimeve të Messit, klubi nga Florida nuk dëshiron të ndalet pasi synon transferimin e pesë ish-bashkëlojtarëve të argjentinasit.
Por, sipas gazetarit argjentinas Ariel Senosiain, klubi nuk do të ndalet këtu pasi pritet ta emëroj në krye të skuadrës ish-trajnerin e Barçës dhe Argjentinës, Gerardo ‘Tata’ Martino.
60-vjeçari kishte vetëm një vit në Camp Nou dhe nuk arriti të fitonte asnjë trofe të madh, duke humbur në finalen e Copa del Rey nga rivalët e urryer, Real Madridi.
Ai ishte gjithashtu në krye të kombëtares së Argjentinës për dy vjet dhe pati dy dështime të tjera, duke humbur dy herë në finalen e Copa America me penallti nga Kili.
Martino ka përvojë në menaxhim në Amerikë dhe fitoi Kupën MLS në vitin 2018 me Atlanta United, kështu që Beckham do të shpresojë për sukses të ngjashëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze